Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

EMIGRIMI “SHARRË” QË PO E PRETË KOMBIN SHQIPTAR!

Shko poshtë

EMIGRIMI “SHARRË” QË PO E PRETË KOMBIN SHQIPTAR!

Mesazh nga WebMaster prej Sun 4 Nov 2012 - 5:31

Po të përdorët sot i tërë intelekti - dija “truri” dhe kapitali shqiptar, nga do që është, për: zhvillim ekonomik, infrastruktur moderne, dhe për një jetë moderne bashkohore europiane, në trungun e origjinës, atëherë rinia dhe çdo qytetar do ta gjejë veten, do ta gjejë përspektivën dhe do ta gjejë ardhmërin në vendlindje, duke mos pasur arsye për largim. Emigrimi si dukuri dhe refren i kohës së sotme, do të ndalet. Kjo, do ta “shëroi” plagën e mallit, do ta shëroi dhembjen shpirtrore ,tek të gjithë ata që janë hise në këtë aktualitet – emigimi, si dhe do të sherohet malli i dhembjes, malli për tërë atë që quhet: ATDHE.


Gjatë pushime verore në trungun amë, ajo që të bie në sy, atë që e dëgjonë dhe që të brengosë, është se: në lagjet e banuara me popullatë shqiptare, shehë rrugë të pa asfaltuara, bërllok e pluhur sa të “duashë”, shtëpit asnjëra e ngjashme me tjetrën, njëra e ulët, tjetra më lartë, njëra me fasadë, tjetëra pa të si dhe me njerëz të neveritur, e me fëtyra të ngrysura dhe të lodhura nga nxehtësia tej mase. Pra, kur shikonë në tokë – dëshpërohesh; kur shikon drejt - horizontal – në njerëz mërzitesh dhe kur shikonë lartë në qiell të hapur, ndriçues e përcëlluese nga, temperaturë të larta, që është e pa përballueshme. Po kjo, pasuri diellore – energji - falas, kush nuk e shfrytëzon as për rrezitje. Përballë gjithë këtyre, ka edhe mrekulli, kalamajtë në ndonjë rrugë, duke luajtur e duke bërtit, sikur të ishin më të lumturit e botës, pa “asnjë brengë” çka rrugës, lagjes, e kalimtarit të rastit, i jepnin gjallëri dhe jetë - jetës.
Nga dita në ditë, nga shumë bashkëkombas të moshave të ndryshme, dëgjon një “trishtim” një dëshirë, te secili, për t`marrë “botën sy” – EMIGRIMIN. Kjo ishte më e dhimbshme dhe ma shqetësuese. Kësaj dukuri askush nuk ia vënte „syrin” – e as fjalëve “veshin” dhe kush, nuk “çante” kokën, për emigrimin. Me këtë largim – emigrim, nga viti në vit, gjithënjë e më pak, fëmi e familjar - popull, duke u nisur nga shtëpia në shtëpi, nga lagja në lagje, nga fshati në fshat, nga shkolla në shkollë, nga qyteti në qytet, nga universiteti në universitet, po edhe nga viti në vit, si dhe nga decenia në decenie. Pra gjithnjë e më pak: të rinj, nxënës, student, familjar, qytetar dhe ajo që është më e dhimbshmja, gjithnjë e më pak të ri, të cilët janë ardhmëria e një popullit, ardhmëria e një kombit, ardhmëria e familjes dhe ardhmëria e ardhmërisë së kombit. Pa këtë brez – të rinjve dhe pa shumë familjar, po mbeten të zbrazura shtëpi të tërat, lagje, shkolla me ma pak nxënës, po edhe shumë rrugë pa kalamaj, dhe pa gjallëri e “jetë”. Shtëpitë pa dritë, pa zhurmë, pa zjarr në votër, oxhaqet pa tym, dhe gjitha këto si të shkreta në terr dhe në qetësi absolute.
E keqëja tjetër është se,dita ditës po thellohet hendeku i ndarjes, i “urrejtjes” e kundërthënieve dhe i nënçmimeve ndër vëllazërore, ndër shqiptare, në ato të vendit dhe, në ato të „huaj - Auslender“. Edhe pse të gjithë janë një dhe vetëm një, të cilët kanë një origjinë, një gjuhë dhe se janë nga një trung, nga një “brumë” që ka vetëm një shije, por varet nga „gatuesja“ se, çfarë forme i jep. Deri “sot” është një gjuhë, po e nesërmja ndryshe do jetë ! Dhe se, nuk do të jetë më “krejt një“ po do të ketë dy, tre dhe askush nuk do ta dijë snjë herë sa ? ! ... E sigurt dhe e vërteta faktike, do të jetë dhe do të ketë tjetër lloj: të gjuhës, të kulturës, madje edhe të ngjyrës, po sigurisht edhe të genit !!! ...
Jeta në vende të ndryshme, jashtë trungut të origjinës, zhvillohet kuptohet ca më ndryshe nga, ajo në trungun e origjinës, nga ajo në vendlindje, prandaj edhe kundërthëniet, ka gjasa të jenë nga më të ndryshmet. Termin, trungu i origjinës, po e përdorim se kombi shqiptar edhe pse ka një trung, një gen, një gjuhë, një histori dhe shumë njësha tjerë. Sot në këtë kohë moderne “demokratike” ky komb edhe pse jeton në territor homogjen –autokton, nga lashtësia e pa kufijshme. Madje edhe në njëqind vjetorin e, pavarësisë jetoen i ndarë. Në këtë vit po festohet viti jubilar: 100 Vjetori i Shpalljes të Pavarësisë. Në aktin më sublim të Pavarësia përfshiheshin tërë trojet autoktone Shqipëtare. Kjo pavarësi nëkuptonte në atë kohë dhe sot tërë trojet shqiptare, aty ku i thonë bukës bukë, e ujit - ujë. Edhe pse kjo madhështi nuk u arrit të realizohet, sot populli jetojnë me shpresë se, një ditë do të bashkohen në një shtetë që ka vetëm një emër: SHQIPËRI.
Çudi, kjo sot nuk thuhet troçë, kështu. Edhe pse trojet janë troje, ato mund të qeverisen dhunshëm nga, kushdo qoftë, por realiteti historik, sot e kësaj dite është se, etniteti shqiptarë dhunshëm është ndarë nga trungu amë - SHQIPËRIA. Popull jetojnë edhe më i ndarë, në gjashtë “njësi” që quhen shtete. Një pjesë e tyre janë, nën qeverisjen e bijve të vetë - në dy shtete shqiptare, ndërsa pjesa tjetër përkohësisht nënë administrimin të huajë: sllavo - grekë.
Bashkimi i trojeve është një stabilitet, një qetësi dhe një harmoni rajonale në Ballkan e ma gjërë. Kjo festë, kjo madhështi,i këti Jubileut qoftë festim i fundit të kombit të ndarë dhe nisma e fundit, për realizimin e andërrës dhe mallit shumë shekullore, për bashkim Kombëtarë.
Mos bashkimi është një e keqe e madhe, një destabilizim që rajonin e më gjërë, e destabilizon dhe shkakton pa rregullsi nacionale e ndërnacionale. dhe është një pengesë që dëmton intergrimin, perspektivën dhe karierën, sidomos të moshës rinore.
Dhe ky çregullim, pa mbrojtje dhe pa përkujdesjen nacionale te shumë të rinjë i detyron, që t`ia mësyjnë rrugës, që nuk ia dinë fundin as vetë, as kah dhe ku të shkohet. Kjo shkakton dhimbje të pa shëruar dhe afatgjate, ndërfamiljar e më gjërë. Kur fëmiu ndahet nga fëmëria e origjinës, nga fëmijët e “rrugës”, nxënësit nga shokët e shkollës, studentët nga shokët e studimeve dhe të gjithë këto, nga gjiri më i ngrohtë – gjiri familjar. Të gjithë këta mungojnë si, familjar e qytetarët në vendbanimet e tyre stërgjyshorë dhe krejt kjo mungesë pengon dhe shqetëson jetën dhe destabilzon ekuilibrin jetësorë, normal ndërë njerëzor dhe zvogëlon numrin e popullsisë aktive në vend. Nga dita në ditë, nga viti në vit dhe nga kohë në kohë, gjithnjë po shtohet dhembja e malli për shumë e shumë familjar të ndarë në disa vendbanime diku larg e larg me mijra km. Për këtë “tragjedi” kush nuk çanë kokën, kush nuk merakoset, kush nuk i bie në hall të hallit, kush nuk ndërmerr asgjë edhe më të paktën mundësi, për të bërë diçka, bile një kërkesë bile teorike, për ta ndalë këtë dukuri që, po merr përmasa të pa parapara. Të gjithë sillemi e pështjellimi sikur nuk ndodhë asgjë, bile kjo rrugë e emirgimit, ç’është më e keqja po lakmohet nga të gjithë, të rinj, e pleq, sikur kjo të jetë një “mrekulli” që sjellë të mira të pakufishme. Dhe thua se, emigrimi është skaji i shpëtimit të jetës ! Kjo shëmti, kjo “sharrë” e mërgimit, po “sharron” dhe po ndanë kombin në: dyshë, treshë e, në ma shumë “copë” deri në pa mbarim. Çdo ndarje - “copëtim” jo i natyrshëm, sjellë vetëm dëm, vetëm shkatërrim, vetëm dhimbje, vetëm mallë e shqetësime, vetëm destabilizim te të gjithë kudo që jetojnë, kudo që frymojnë. Kjo ndarje shkakton e, krijojnë pa kënaqësi të shumta në jetën e përditshme në: familje; në shkollë; në rrugë dhe në jetë të jetës, tek të gjithë ku do që frymojnë. Kjo dukuri neveritëse, krijojnë çrregullime të mëdha ndër njerëzore e shpirtëro në vazhdimësi për shumë vitesh edhe shekujsh. Për të gjithë këto, përgjegjësia ma e madhe bie. mbi strukturat udhëheqëse të popullit shqiptarë që veprojnë në tërë trojet shqiptare dhe të cilët flasin në emër të popullit dhe sidomos te ata në, Tiranë, Prishtinë, Shkup e gjetiu.
Trungun dhe kulturën kombëtare po e, rrezikon edhe “pëlqimi” i kulturës së huaj, me element të ndryshme të huaja, me përdorim të fjalorit të huaj në gazetë, në radio, në tv-ë dhe përdorimi i “fjalorit” të huaj në jetën e përditshme qytetare, duke u përshëndet në gjuhën e huajë. Edhe ky fenomen – dukuri, e huaja në mesin e kombit Shqiptarë, po merr përmasa trishtuese e shqetësuese. Sikur gjuha dhe kultura e huajë të jentë: më e shenjtë, më e ëmbël se gjuha e nënës, më e mirë e më shenjt se, kultura dhe lashtësia stërgjyshore – kombëtare Shqiptare. Me këtë rast, pa mëshirë po përbuzet gjuha, pa mëshirë urrehet origjina dhe pa mëshirë po urrehet e gjitha ajo që është kombëtare. Sikur çdo gjë që është e jona, për një numër “qytetarësh” është pa “vlerë”, pa respekt e dhe pa perspektivë nacionale dhe fetare. Kjo përbuzje, kjo arrogancë, kjo urrejtje e pa kuptimtë, bëhet në këtë kohë moderne, në kohën më demokratik, mu atëherë kur demokracia, modernizim dhe kompjuterizimi ka marrë përmasa të mëdha të zhvillimit. Zoti i madhëruar, ka krijuar çdo gjë dhe gjithëçka në mënyrë shumë të përsosur. Kushdo që mundohet me bërë ndonjë ndryshëm, bënë vetëm mëkatë dhe harxhon kohë, kotë së koti. Se, këtë mrekulli e, këtë llojllojshmërin gjuhësore, këtë llojëllojshmërin nacionale, këtë llojllojshmërin fetare, dhe vetëm dy gjini njerëzore dhe që të të gjithë kanë vetëm: Një fëtyrë. Pra, qenia njerëzore duhet respektuar, si krijes e shenjtë e jo të, përbuzet njeriu si njeri, pse i takon një nacionalitet të cilit do qoftë, pse i takon një besimi tjetër fetar. Kjo dukuri shumë e shumtuar, sidomos tek ata që e njohin mirë gjuhën dhe kulturën nacionale, dhe e lakmojnë të huajën pa kriter dhe me fanatizëm, duke e mohuar të veten, dhe këtë po e bëjnë shumë individ e, grupe të caktuara dhe atë në shumë dimensione. Vallë a thua, Ne Shqiptarët “jemi kaq të etshëm për gjithçka që është e huaj” ??? !!! ...
Një dijetar i lashtë porositë se: Çdo shqiptarë në trojet e veta, duhet të përshëndetet me fjalën, TUNGJAGJATJETA.
Gjithashtu në fjalorin e popullit gjerman është një thënie shumë me vlerë si: “Von Ost nach West, Heimat ist die Best” ! Shqip: “Nga lindja në perindim, ma e mirë është vendlindja ! Apo në përshtatje. “Nga do të shkoshë, në perendim apo në lindje, ma mirë e ke, në Vendlindje”.
Brenga për gjuhën dhe kulturën kombëtare, le t`i mbetet për trajtim dhe për përdorim të denjë, e të mirëfillët, ata që e kanë dhe bëjnë punë të shenjtë, në shoqëri si: mësuesit, arsimtarët, profesorët, pedagogët, akademikët dhe predikuesit - mësuesit fetar: hoxhallarët dhe priftërinjt. Gjithashtu edhe të gjithë ata, që merren me laps dhe sidomos ata që paguhen për mbarëvajtjen e gjuhës, të kulturës dhe të fesë në gjirin e një popullit. Pra, i tërë potenciali intelektual te një komb, si në shkollat dhe në faltoret duhet ta kenë një qëllim të shenjtë: Ruajtjen e begatimin e gjuhës së nënës dhe respekzimi i kulturës kombëtare.
Ndryshe thyerje që po bëhen dhe në ndarjet fizike e kulturo-fetare, po e godet një popullit më liridashës, një popull më tolerant, që e dëshmon edhe toleranca fetare. I vetmi popull në botë, me një gjuhë, me një kulturë, me një histori, në një territor homogjen, nga një origjin dhe gen, ka tre besime fetare dhe kjo mrekulli, është mëkat të rrënohet, të përbuzet dhe përdhoset. Dhe kjo tentativë kundër kësaj mrekulli, vjenë nga drejtime të ndryshme, që kan për qëllim ta ndajnë, ta përçajë, të fusin grindje vëllazërore dhe nesër të sundoj, sipas orientimeve të caktuara armiqësore.
Populli thotë: “buka e thyer nuk ngjitet” po populli i “ i ndarë, i copëtuar e i shpërndarë në katër anët e botës a, do të bashkohet ndonjëherë në trungun e origjinës, aty ku i thonë bukës bukë e ujit - ujë” ? ... Mbetet koha ta dëshmoi.
Bashkarisht të kontribojmë në krijimi e gjeneratave të reja me një personalitet të ngritue kombëtarë, që e nesërmja në trungun tonë të jetë më e ndritur, më e shëndosh dhe perspektiva e të gjithëve të jetë në trungun e origjinës. Duke respektuar atë që na e lanë amanetë paraardhësit tanë, stëgjyshit tanë, përcaktimin kombëtar dhe fetar të trashiguar.
Po të përdorët sot i tërë intelekti - dija “truri” dhe kapitali shqiptar, nga do që është, për: zhvillim ekonomik, infrastruktur moderne, dhe për një jetë moderne bashkohore europiane, në trungun e origjinës, atëherë rinia dhe çdo qytetar do ta gjejë veten, do ta gjejë përspektivën dhe do ta gjejë ardhmërin në vendlindje, duke mos pasur arsye për largim. Emigrimi si dukuri dhe refren i kohës së sotme, do të ndalet. Kjo, do ta “shëroi” plagën e mallit, do ta shëroi dhembjen shpirtrore ,tek të gjithë ata që janë hise në këtë aktualitet – emigrimi, si dhe do të sherohet malli i dhembjes për tërë atë që quhet: ATDHE.
Të krijohet kushte për perspektivë të jetës, të krijohen kushte dhe standard bashkohor për jetë të bujshme, për një jetë me perspektivë, sidomos për moshat e reja. Atëhrerë, jeta do të ketë arsye, jeta do të jetë jetë e një popullit të qytetëruar, me standarde të kohës moderne, me një ardhmëri të bujshme e të shëndoshë dhe të sondojë arsyeja dhe jo anarkia dhe të sëndoi e drejta e jo pa drejtësia. Brezi e ri ta gjejë veten, aty ku ka përgaditje, aty ka aftësi psiko-fizike dhe aty ku ka respekt e mirëkuptim aty ku ka fare e fisë dhe origjinë. Infrastruktura urbanistike dhe shoqërore të përgaditet sipas standardeve dhe jetës bashkohore. Ndryshe emigrimi do të jetë “sharrë” që pretë, në palcë kombin shqiptarë dhe trojet shqiptare. Ndryshe do të largohen shumë të ri, e familjar, duke kërkuar pespektivën dhe kushte më të mira për jetë, për perspektivë, atje ku as vetë nuk e dinë. Nga kjo katraurë shoqërore, nga kjo “etje” për emigrim do të zbrazen shumë shpejt, shumë shtëpi e shkolla, do të mbeten “shtëpi muze, shkolla muze” të kohës, të këti shekullit të ri.

Qemal Musliu




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: EMIGRIMI “SHARRË” QË PO E PRETË KOMBIN SHQIPTAR!

Mesazh nga Anakonda prej Sun 4 Nov 2012 - 18:58

"Popullit te gjor shqiptar u shkoi jeta vetem neper gurbete.....se cdo ndodh me kto kurbetqar nje zot e di)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi