Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Identitet kombëtar kosovar apo identitet shtetëror kosovar?!

Shko poshtë

Identitet kombëtar kosovar apo identitet shtetëror kosovar?!

Mesazh nga WebMaster prej Sun 4 Nov 2012 - 5:38

(Marrë nga tema e magjistraturës, të mbrojtur në Fakultetin Juridik të Prishtinës, me titull:
"Filozofia e çështjes kombëtare shqiptare")

Intelektuali atdhetar, Mr. Ukshin Hoti, deklaron: “Politikën e komandojnë interesat dhe jo emocionet, të cilën duhet ta udhëheqë vetëm arsyeja dhe jo instinkti”.

Kohët e fundit, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Republikën e Kosovës është lansuar “teoria” e identitetit kombëtar kosovar. “Teoricienët” e tillë, të cilët, me qëllim (me vetëdije) apo pa të, e ngatërrojnë identitetin shtetëror me identitetin kombëtar, “harrojnë” se dallimi midis kombësisë dhe shtetësisë është shumë i madh.

Por, ka mundësi që “teoricienët” e tillë qëllimisht e “ngatërrojnë” identitetin kombëtar të shqiptarëve të Republikës së Kosovës me identitetin shtetëror të shqiptarëve të Republikës së Kosovës; sepse, ata mund të paguhen nga qarqet antishqiptare që në kuadër të kombit shqiptar të krijojnë edhe një komb tjetër, dhe shqiptarë të quhen vetëm shqiptarët e Republikës së Shqipërisë; kurse, shqiptarët e Republikës së Kosovës të quhen kosovarë, shqiptarët në “Maqedoni” të quhen maqedonas, shqiptarët në Mal të Zi të quhen malazez dhe shqiptarët në Serbi (Kosova Lindore) të quhen serbë.

“Teoricienëve” të tillë, të “kombit kosovar”, të cilët qëllimisht teorizojnë, ashtu siç bënin dikur edhe teoricienët e kombit jugo-sllav, duhet t’iu bëhet vetëm një pyetje: A do të quhen kosovarë edhe serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës, apo ata (serbët) do të quhen serbë dhe kosovarë do të quhen vetëm shqiptarët e Republikës së Kosovës?!

Të gjithë ata që sot na “teorizojnë” dhe përpiqen që, artificialisht ta krijojnë “kombin kosovar”, harrojnë të na thonë se çfarë është identiteti etnik, si krijohet ai, çfarë dallimesh ka ndërmjet identitetit të një grupi të zakonshëm dhe të një grupi etnik.

Termi “etnicitet” (ethnicity) nuk është një sistem racional i raporteve ndërmjet anëtarëve të grupit, por përbëhet nga disa dimensione emocionale, brenda të cilave ndjenjat e formimit të një populli (sense of peoplehood) dhe e besnikërisë (loyality) janë më të rëndësishme. Sa u përket këtyre ndjenjave, duhet besuar se, në origjinën e tyre do ta gjejmë besimin subjektiv ndaj një komuniteti, një model fillestar, i karakterizuar nëpërmjet një ngjashmërie të habitusit të jashtëm, të zakoneve apo të të dyjave, ashtu që ky besim tenton të bëhet shumë i rëndësishëm për përhapjen e jetës në mënyrë të përbashkët. Besimi subjektiv në prejardhjen e përbashkët nuk e përjashton ekzistimin e disa dallimeve domethënëse, dialektike a fetare, ndërmjet personave që vazhdojnë të perceptohen subjektivisht si anëtarë të të njëjtit grup.

Identiteti etnik ndërtohet duke u nisur nga ndjenja e njësimit, në sensin, në të cilin tërheqja midis atyre që përceptohen si të ngjashme nuk mund të shkëputen nga neveritja (figurative apo vërtet ekzistuese) ndaj atyre të perceptuara si të huaja. Vërehet se ndjenja (apo ndërgjegjja) e lidhjes me grupin nuk ka si premisë një gjendje të izolimit politiko-administrativ; përkundrazi, ajo del nga komunikimi i natyrës dalluese, nëpërmjet së cilës anëtarët e grupit vetë përcaktohen në momentin e vendosjes së kufijve të tyre etnikë.

Pushtimet dhe kolonizimet e njëpasnjëshme romake, bizantine, osmane dhe sllavo-greke, edhe pse kanë ndikuar nëpërmjet interaksioneve të vazhdueshme, duke krijuar disa dallime gjuhësore (nën) dialektore dhe fetare, nuk kanë arritur që t’ua zbehin shqiptarëve identitetin e tyre etnik shqiptar. Fondi i përbashkët u pasurua nëpërmjet sjelljes së imazhit kolektiv të rezistencës, të luftërave të pandërprera për çlirim e ribashkim kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve etnike të Shqipërisë, në veçanti në trojet e okupuara të Kosovës historike.

Pra, ashtu siç quhen edhe shqiptarët e krahinave të tjera të Shqipërisë historike, si p.sh. vlonjatë shqiptarët nga Vlora, labë shqiptarët nga Labëria, çamë shqiptarët nga Çamëria, shkodranë shqiptarët nga Shkodra, tetovarë shqiptarët nga Tetova etj., edhe shqiptarët e Kosovës janë quajtur, quhen dhe do të quhen kosovarë, por kjo nuk do të thotë që identiteti i tyre kombëtar do të duhet të ngatërrohet me nocionin gjeografik (krahinor apo shtetëror) të tyre dhe shqiptarët e Republikës së Kosovës të ngatërrohen me të “famshmin" e "teoricienëve" të "kombit kosovar".

Prishtinë, më 31 tetor 2012




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Identitet kombëtar kosovar apo identitet shtetëror kosovar?!

Mesazh nga An0nim prej Sun 4 Nov 2012 - 7:08

-Kur behet fjale per identitetin e shqiptareve kohet e fundit,mendohet kryesisht per ate mysliman.Shtrohet pyetja,a jane shqipfolesit mysliman shqiptar apo jo!?
-tani kur integrimi ne BE eshte bere qellim edhe i shqiptareve (shumices ?),disa edhe ne kete forum (te krishtere) vene ne dyshim identitetin shqiptare te myslimaneve qe jane shqiptare,sepse mbi 90% te shqiptareve ne Ballkan :
1.- flasin gjuhen e njejt shqipe (gjuhe amtare),
2..-jetojne ne nje teritor kompakt,
3.- Kryesisht kane kulture te njejte,perveq komponentit fetar.
-Pasi krijimi i shtetit shqiptare eshte bere kryesisht nga shqiptaret myslimane (a ju kujtohet se çka tha kryetari usa kur e pyeten "kush jane shqiptaret" ai tha se ata jane myslimane!!).
-Andaj,banoret tjere te teritoreve shqipfolese (te krishtere),nese nuk duan te kene identitetin e njejte me shumicen absolute te shqiptareve ,por e vene ne vend te pare fene e tyre -le ta ndrrojne identiteti shqiptar- le te behen greke,malazez,italian,turq,...bile le te shkojne ne keto shtete te jetojne...
-Pra,ti leme prallate anash - mos e diskutoni se shqiptaret jane mbi 90% me kulture te percaktuar edhe nga feja islame dhe se pa keta nuk do te ket shqiptar fare:shumica do ti bashkohen Turqise,10% mund te shkojne ne Greqi apo itali!
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Identitet kombëtar kosovar apo identitet shtetëror kosovar?!

Mesazh nga Anakonda prej Sat 25 May 2013 - 20:02

mpelqeu shum pergjigja e ktij siper
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Identitet kombëtar kosovar apo identitet shtetëror kosovar?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi