Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Legjenda e një gruaje shqiptare

Shko poshtë

Legjenda e një gruaje shqiptare

Mesazh nga WebMaster prej Tue 6 Nov 2012 - 11:23

Mendimi për të treguar këtë rëfim,më lindi,si të gjithë ju,që doni të mësoni për rrënjët e familjes tuaj,nga babai e nga nëna.Pasi u mëkëmba ca dhe u shkollava,isha kureshtare të di ,për prindërit e mij,prejardhjen e tyre,të mblidhnim e të shkruanim bashkë me fëmijët e tjerë, Pemën e Familjes..
Por ngeca në një rrënjë,në një emër.Dokumentacioni mungonte në përgjithësi edhe faktet ,vetëm dëshmitë e gjalla ishin burimore..Kishte shumë gojëdhëna e historira për të.Asgjë e shkruar apo e dokumentuar,pasi atëhere nuk ekzistonin as librat e gjendjes civile,as edhe ato të regjistrmit të popullsisë,Vendi ishte nën sundimin shekullor të pushtuesit osman turk,të cillet i kishin zhdukur e asgjësuar çdo gjë shqiptare.
Mbahet mend nga të moshuarit,gojë pas goje,brez pas brezi, kanë mbritur në ditët tona si legjendë,në formë gojëdhënash,por ka jetuar me të vërtetë, një grua legjendare devolleshë…
Atëhere vendosa të shkruaj për të pa ilustrime ,gojëdhënat që ishin më të besueshme, e që vinin në një emërues të përbashkët ,më afër realitetit.
Edhe fëminija e saj qe mister,enigmë.
Thonë gjthmonë thonë… qe ridhte nga një derë e pasur agallarësh ,familja e prindërit ishin pronare tokash e çifligjesh ne Devoll.Kur u rit ,e u bë goxha vajzë për të martuar, mbeti jetime,fillikat,e vetme pa njeri të afërt. Pothujase i gjithë familja e të afërmit iu zhduk nga një girp i rëndë epidemi,ashtu zhdukeshin atëhere fise të tëra,ndersa djemtë burat i merte ushtar turqia,mish për top si i thonë një fjale të vjetër popullore,i dërgonte në Anadoll, në luftra pushtuese në vende të tjera,…e më s’ktheheshin .
Kur qe vogel ,flokët ia prisnin si djalë,se ishte vjaza më e vogel mes katër motrave,pa vellezer.Kur u rit thonë se i la gersheta ,dhe me gersheta u martua,ashu e mbajnë mend të gjithë që tregojnë.Ishte e bukur ,fytyrën si hëna gjashtëmbedhjetë,t’ia këpusje kokën.Trupin e kishte si djalë,edhe te ecurin dhe të folurin, me zë të trshashë.Thonë qe nisur për djalë por doli vajzë,…Njerëzit e fisit ia mbushën mendjen dhe e martuan,nuk mund ta përballonte jetën vetëm,duhet të krijonte familje,duhet të linte oxhak,trashëgimtarë në fis,kështu ishte zakoni atëhere…
..Martohet me një “kaçak”,djalë tirm,luftëtar për liri,kundër pushtuesve otomanë tuq.Kaçakët sterhoheshin në malet përreth Korçës,Follorinës dhe Kosturit,qytetete shqiptare sot në teritorin e e shtetit grek.Ishte trim i madh se nihte frikën,e therrsinin kapedan Kolonja,me vone u be famos e thersinin “Be Kolonja”,ishte nga fshati Taç i Kolonjës,i Ersekës.
Pas vetes ne çetë mbante 4-5 kaçakë trima si diva, djem devollinj te beses nga fshatrat e Poloskës ,Kapështicës ,Vishocicës dhe Bilishtit .Gjithashtu mbante lidhej dhe bashkepunonte me një çetë kaçakësh nga qyteti i Korçës,që i kishin bazat në fshatrat e malit të Moravës. Aq trim i madh ishte, sa Pashai turk kishte vënë nje torbë me franga ar, kush e vriste ei shpinte kokën e tij, në Stamboll. U kishte nxjerë probleme në pashallëkun e Janinës,vriste oficera turq e i plaçkiste karvanët ushtarakë të tyre ei ndihmonte të vobegtit,të varfërit….Gruaja e tij i qëndroi besnike deri në vdekje, nuk iu gjunjëzua pushtuesve,nje trimershë e pamposhtur.
Anko Ane e quanin,nga fshati Vishocicë,Devoll……Anko,emër gruaje i jetuar, apo shkruhet dhe thirret me “h” Hanko,emër ofiq familjar,për hallot tezet apo gratë e moshuara në fis apo në mëhallë, sot thirret zonjë,për respekt.Dikur në kohët e para që arin deri më sot,hanko ishte gruaja më vjetër e familjes e fisit,ajo që mbante çelësat e shtëpisë të zaireve ,të sëndyqeve, e lëshonte urdherat,komandonte si burrë,se më parë jetonin në familje të mëdha.
Ane-ja,me këtë emër thireshin dhe grat ëe martuara,mamatë apo nënat.Edhe sot ky emër është ende i përdoreshëm nga të vjetërit në disa krahina…Ajo lindi disa vajza, por asnjë nuk i ronte gjatë.Më në fund lindi djalë.E ia vunë emrin Rush-i,emri i frtutit më të emëbël,nje emër përkëdhelës për femijët e vegjël,emër qe i mbeti tërë jetën.Por edhe ky pati fatin e të emës,mbeti e u rit jetim…Le ta lemë histrotinë tij,e të kthehemi tek e ëma,Anko Aneja.
“Kaçaku”,i shoqi, vinte rrallë në shtëpi natën,ose dërgonte “të falat” ndonjë pusullë,letër, a plaçkë, ushqim për djalin , me kaçakët e tij besnike,pasi ndiqej nga jeniçeret ,ushtarë turq kriminale të pashpirt e katila.
E shoqja,ishte grua e menëur dhe kapedane,çante dhenë, burneshë e vërtete.Jo vetëm fisi i saj ,por terë fshati dëgjonte fjalëne saj,fjalë urtë e melem për plagë.Kur mblidheshin pleqtë nëpr odat apo konakët, per te kuvenduar,e thërrisnin dhe Ankon,dhe fjala e saj ngjiste si me zamkë,behej ligj,si i shoqi dikur, qenë lindur për njeri tjetrin,-thonë.
Thonë, që pasi kishte lindur djalin, Anko Anëja,disa muaj me pas ,vijnë një ushtri e madhe turqish në fshat,dhe gruan e “kaçakut” e lidhin me fortoma pas pemës se madhe, në mes të oborrit,gorices(një dardhë e egër,keshtu jane goricat), dhe e torturuan,për të treguar se ku fshihej i shoqi,kaçaku.
Ajo s’nxori asnjë fjalë nga goja e saj.Një grua e forte dhe e pamposhtur.Deshin ta turpëronin ,por s’munden ajo i kafshonte,aq sa ia këputi litarët me dhëmbe.Cfarë s’tregojnë për qëndresën dhe karakterin e asaj gruaje, e cila nuk u gjunjëzua para toturave më çnjerëzore për një grua…Nuk i dhanë ujë të pijë një javë ashtu lidhur pas trungut të gorices,ia lagnin buzët me peshtemallin e lagur,përparesen, që të mos vdiste,por ajo qëndroi kokë lart e krenare.Vetëm disa fjalë pëshpëriste vazhdimisht.:
-Nuk turpëroj trimin,nuk e tradhetoj,…(për burrin,kaçakun, e kish fjalën) , ia kam dhënë besën e burit..)…-Amnanet djalin,-u thoshte fshatarëve qe i kishin mbledhur tuqit me forcë që të shikonin torturat e saj e të trembeshinnin për të treguar ,se ku fshihej “kaçaku”..Rahen e turturuan dhe plot bura e pleq te vjeter,..por edhe ata ia mbajtën besën Anko Anes,nuk nxoren asnje fjalë..
Qante fëmija i vogël për gji,nxirte pështymë, gajasej ,për qumësht, ushqim nga nëna,por ata s’ia jepnin, ia kishin lëshuar aty nën këmbët e saj, lyrek ,të pavesshur, pa djep..
Nuk ka torture,dhimbje më të madhe për një grua ,t’i qajë femije e mos e zerë njeri me dore.Thonë që natën fëmijen i shpinin të pinte qumësht nga lopët, në haur,as sa të mos vdiste.Pas një javë torturat nga më ç’njerëzoret për një grua,sa nuk mund të tregohen për fëmijet,e bene gjak e gjalle,si një bagëti të rjepur nuk shikohej me sy..
Pasi nuk e gjetën kaçakun ,të shoqin dhe asnjë gjurmë për të,vranë fshatarë të pafajshëm plaçkitën dhe fshatrat përreth,,,,ushtarët turqit e marin me vete, Anko Anen,ashtu zvarë të tërhequr pas një karoce, dhe ia shpien Pashait turk në Janine.( pasi vrane Ali Pashe Tepelene,shqiptarin, sollën një pasha turk në Janine,Janina ishte vilajet,krahinë e madhe ne juge te Shqiperise se sotme, shqiptare në sundimin e pushtuesve turq.).
Këtu mbarojnë gjurmet e vërteta të histrorite e jetës së saj ,…e gojëdhenat kthehen në legjenda,te pabesueshme,por që kanë ndodhur,ndoshta ekxakte në kohë e e me emra…
Jeta e saj,Anko Aneja, mbaron pa nam e nishan..Ca thonë qe ia prenë kokën dhe ia shpunë Sulltanit në Stamboll,..të tjerë thonë qe u hodh në puset e kështjellës të Janines..Legjenda nga më të kurdisurat bukur me historirra të shumta, por pa data kronologjike dhe dokumente të shkruara.
…Po djali si u bë?!….Rushiti u rit jetim ne dyert e te pasurve si peng a si amanet i “kaçakut”,e u martua Bëri dy djem e një vajze…Degët e pemes rriten e zgjaten ,duke u shtuar me nipëra e mebsa, që vijnë deri në ditet tona.Pema e familjes vazhdon rrite e behet më e madhe,ndërsa rrënjët ngecen vende -vende..
…Si perfundoi “kaçaku” ?! Rrënjet e pemës zgjaten për ne, thellë ne kohë.
Kaçaku,ose”Be Kalaja”,që më vonë kishte ndryshuar edhe emrin dhe që maskuar,për t’u hakmarur për të shoqen,kishte mundur të futet në oborrin e Sulltanit në Stamboll,si padishah ,ushtaraku më i besuar i tij.Priste momentin ta vriste Sulltanin,por qe e pamundur,..Por pasi vret disa gjeneralë jezitë të Sulltanit,arratiset e largohet,prapa diellit,keshtu i thoshin kontinentin të ri ,duke prere navllën,biletën me vapor për në Amerikë.Gjurmet mbarojne diku më larg.Thonë që shkoi ,larg në Oqeanin Paqesor,në ishullin e gjelbërt te Amerikes,ndër banorët e parë të ardhur në ishujt Hawai,bashkë me ata të ardhur nga Azia.Vazhdojne telefonatat apo ne internete me nipërit e mbesat ,qe banorë nga Hawai kërkojnë rrënjet e familjes së tyre…
Ndërsa legjendat për Anko Anen, vijnë e bëhen ndodhira, duke mbaruar në fashtin, ku u lind ,u martua e beri fëmije,..në Vishocicë,Devoll .
Më të dëgjuarat janë janë ato si…”të Gjatës së vareve të Gorës”që dilte natën e vinte takonte në gjumë të birin e ritur,..Nje legjendë tjetër është ajo për “të Bukurën,vajzën me gersheta të pellgut te Ormanit” ,buzë lumit Devoll.Një gjysëm vajzë,e gjysëm peshk, që sot i thonë mërmete.
Ajo dilte ditën,thonë, që të shihte të birin që ishte lopçar,bari bagëtish, se ai i shpinte bagëtitë per meris,për të pushuar,për vapë të pinin ujë në pellgu…thone dhe ai e shihte,por nuk i tronte njeriu,se po t’i tregonte njeriu ,pëlciste në vend e vdiste,kështu thoshin atëhere..
Legjendat vijne duke u shuar,prandaj po refej dhe shkruaj për ju,se kanë një të vërtetë burimore,gojëdhënat brez pas brezi të moshuareve,emrin e saj te pavdekshëm..
Emri i saj vjen i gjallë edhe sot,kur thonë disa shpreje edhe gratë me te reja,,..”Ajo është tëpkë,i ngjet, “si Anko Anes trimerneshë, burneshë qe s’e ka shoqen”. apo.. .”nuk i bënte tër syri , ( nuk i dridhej qerpiku),nuk e njihte frikën”..,”Nuk u bërë të na komandosh fshatnë si Anko Aneja”.si…”i mban gërshetat( të gjata) si Anko Ane”,…”shtron konak si Anko Ane”,..për hidhërime e për dasma ajo do të hapte shtëpinë e do të shtronte konakët ( dhomat me të ngrënë e me të pirë nga ajo)për tërë fshatnë.

Ishte grua devolleshë e bukur,e ndershme,e besës,trimershe e pamposhtur,dhe bujare e pashoqe ,me zemër te madhe.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Legjenda e një gruaje shqiptare

Mesazh nga Anakonda prej Wed 7 Nov 2012 - 4:49

Legjende interesante mu duk
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi