Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe

5 posters

Shko poshtë

Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe Empty Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe

Mesazh nga WebMaster Mon 12 Nov 2012 - 11:23

Janë seksi, padyshim të bukura dhe moskokëçarëse. Zbulojnë shpatullat, nxjerrin gjoksin, kërthizën dhe këmbët. Veshin bluza më shumë se të hapura, minifunde të shkurtra, ku mund të dallohen qartë zhartieret dhe në fund nuk harrojnë takat e larta e të holla.

Bëjnë shoping së bashku me fëmijët, në dyqanet që janë për të rinjtë dhe ndonjëherë blejnë rroba ekstravagante dhe të së njëjtës masë sa fëmijët e tyre. Janë ato që kanë ndryshuar thënien e vjetër nga: \"Mosha që ke është ajo që ti ndien\", në: \"Mosha që ke varet nga mënyra se si vishesh\". Janë padyshim protagonistet e një brezi të ri, të një tendence të re, e pagëzuar me emrin \"10 vjet më të reja\". Gra që tregojnë dhjetë vjet më pak, vishen, jetojnë dhe sillen padyshim pa komplekse. Në të vërtetë ka kohë që të gjithë po i vëzhgojnë këto 40-vjeçare të mrekullues! hme, të cilat duken si 30, por mungonte vetëm emri për të pagëzuar këtë gjeneratë të re.

Mirëpo edhe për këtë kanë menduar tabloidët anglezë, duke marrë shkas nga lajmi se industria e veshjeve në Britaninë e Madhe ka kaluar për herë të parë një miliard sterlina xhiro (rreth 400 milionë euro), ku padyshim në krye qëndrojnë blerjet e grave. Një sondazh vërtet domethënës, që nxjerr në pah një cilësi. Sot, 25 për qind e grave me moshë nga 43 deri në 53 vjeç, besojnë në shprehjen: \"Për mua është e rëndësishme mënyra se si vishem\". E të mos harrojmë se vetëm 5 vjet më parë përqindja ishte 15. Moralistët mund ta përcaktojnë si mendjemadhësi, ndërsa psikologët flasin mbi një dëshirë për të jetuar dhe ide të rinisë së përjetshme. Udhëheqësi i këtij revolucioni të vogël është një gjeneratë fotomodelesh, aktoresh, këngëtaresh, të cilat e kanë kaluar paksa moshën, por që ndihen akoma në qendër të vëmendjes, si për shembull: Linda Evangelista 45 vjeç, Elle Macpherson 47, Madonna 52, Sharon Sto! ne 53. Gra të mrekullueshme padyshim, por statistikat tregojnë se nuk është e nevojshme të jesh një yll i show-biznesit për të qenë pjesë e klubit \"10 vjet më të reja\", siç tregon edhe numri i madh i palestrave në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka më shumë \"qendra fitnesi\" sesa pabe, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale estetike që aty kanë arritur një xhiro prej 225 milionë sterlinash në vit.

\"Janë në formë falë vrapit dhe gjimnastikës, të kujdesshme për dietat dhe nëse është e nevojshme nuk hezitojnë të shkojnë te kirurgu plastik\", shkruhet në \"Daily Mirror\". Padyshim që prezantojnë një elitë. Janë gra të shtresave të mesme ose të larta, që kanë bërë karrierë në punë, që kanë fituar pavarësi ekonomike dhe kanë lekë për të shpenzuar për veten. Por mbi të gjitha, janë një pikë referimi për të gjitha gratë e brezit të tyre. \"Jemi 40 vjeç dhe ndihemi të formë të shkëlqyer, me pak fjalë jemi të mrekullueshme\", thonë ato. As \"shtëpiake\", as \"të dëshpëruara\", citojnë të mrekullueshmin serial televiziv, \"Shtëpiake të dëshpëruara\". Janë padyshim ato me një luk dhe një pamje 10 vjet më të vogël se mosha e tyre në pasaportë.

Mosha nuk ka rëndësi

\"Në fillim të gjithë më mëshironin. ‘E shkreta’, thoshin shoqet e mia. Edhe pse mendimi im nuk përputhej me të tyrin, them se kam qenë me fat\". Në moshë 41-vjeçare, një zonjë solli në jetë dy binjake, të cilat sot janë rritur dhe shkojnë në kopsht. Teknikisht, kjo zonjë futet te kategoria e \"nënave të vonuara\", ose te gratë që janë bërë nëna pas të dyzetave. Në fakt, nuk është e vetmja që ka vendosur të lindë në këtë moshë. Numri i këtyre grave ka arritur në 28 mijë, pra duke e krahasuar me 20 vjet më parë është dyfishuar. Në Europë, Italia është shteti i parë ku \"nëna 40-vjeçare\" gjenden me shumicë. Më pas vjen Franca e Britania e Madhe me 3 për qind dhe Gjermania me 4 për qind. Në Itali, mosha mesatare e grave që sjellin në jetë fëmijën e parë është 31, në Shtetet e Bashkuara 27, në Francë 21, ndërsa në Spanjë dhe Gjermani 30. Të dhënat tregojnë se me çfarë ritmesh është zhvilluar shoqëria jonë.

Dikur, gratë që arrinin këtë moshë ishin bërë gjyshe, ndërsa sot ndërrojnë pelenat e të vegjëlve të tyre dhe u japin për të pirë. \"Femrat dëshirojnë të afirmohen në të gjitha aspektet e jetës. Nëse vjen në jetë një fëmijë, ato duhet të heqin dorë nga shumë dëshira dhe mbi të gjitha karriera\", shpjegon një psikologe. Një lindje në moshën 40-vjeçare është si një fitore pas një ndeshjeje shumë të lodhshme. \"Nënat e sotme dëshirojnë të lindin pas të 40-ave, sepse mund t‘i përkushtohen më shumë fëmijës, duke qenë se e kanë kaluar moshën për të bërë karrierë, ose sepse më parë nuk kanë gjetur një baba të përshtatshëm\", vazhdon më tej ajo.

Por, vendimi për të lindur në moshë të madhe ka pasojat e veta. \"Bashkëshortin me të cilin jetoj sot e njoha kur ishte 37 vjeç. Kur vendosëm të bashkëjetonim ishim të dy 39 vjeç dhe vendosëm të sillnim në jetë një fëmijë. Për një vit me radhë provuam me mënyrën natyrore, por meqë kjo metodë nuk po jepte rezultate vendosëm t‘u drejtoheshim specialistëve. Nuk kishim probleme steriliteti, na nevojitej thjesht një ‘ndihmë”. Iu nënshtruam analizave dhe kontrolleve të imtësishme. Dua të kujtoj se disa prej analizave ishin vërtet të rënda, si nga ana psikologjike, ashtu dhe ajo fizike\", tregon një nënë 41-vjeçare.

Veshja

Por pavarësisht se kur bëhen nëna, gratë e sotme kanë shumë dëshirë të ngjajnë shumë vite më të reja në moshë. Për këtë stili i veshjes i ndihmon shumë. Elegante, bukuroshe me taka të larta dhe minifunde. Janë këto nënat e reja që duken si vajza beqare në kërkim që vishen kështu për të tërhequr vëmendjen. Por jo, ato dëshirojnë të jenë bukuroshe dhe ta mbajnë veten më shumë se kurrë, sepse fakti se kanë një dy apo tre fëmijë nuk u bën gjë tjetër veçse u shton gëzimin në jetët e tyre.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe Empty Re: Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe

Mesazh nga Ariel Mon 12 Nov 2012 - 23:44

E mi se ka lezet...mama 40 vjecare qe duken si goca te reja...
Me e bukura e kesaj eshte qe dhe femijet ndjehen mire kur kane mamat e mbajtura juhjjjjj
Dhe moderne jo vetem ne veshje...por dhe ne mendime...sepse duhet te jesh bashkohore ne mendime per tu kuptuar me mire me femijet...

Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe Empty Re: Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 19:27

Ariel shkruajti:E mi se ka lezet...mama 40 vjecare qe duken si goca te reja...
Me e bukura e kesaj eshte qe dhe femijet ndjehen mire kur kane mamat e mbajtura Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe 3189159776
Dhe moderne jo vetem ne veshje...por dhe ne mendime...sepse duhet te jesh bashkohore ne mendime per tu kuptuar me mire me femijet...

a ku ta gjej ta kem mamin si ti e un se kam mamin e keqee jo Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe 3784912568 Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe 3784912568na ka zon halli me mat prz
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe Empty Re: Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe

Mesazh nga Ariel Mon 17 Mar 2014 - 0:05

Anakonda shkruajti:
Ariel shkruajti:E mi se ka lezet...mama 40 vjecare qe duken si goca te reja...
Me e bukura e kesaj eshte qe dhe femijet ndjehen mire kur kane mamat e mbajtura  Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe 3189159776
Dhe moderne jo vetem ne veshje...por dhe ne mendime...sepse duhet te jesh bashkohore ne mendime per tu kuptuar me mire me femijet...

a ku ta gjej ta kem mamin si ti e un se kam mamin e keqee jo  Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe 3784912568 Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe 3784912568na ka zon halli me mat prz
Hajde behu goca ime hahahaha...mos u tremb se sta heq te drejten nga mami jot juhjjjjj  jeni vend i vogel dhe ju vret mentaliteti.... Mami perpara duhet te jete shoqe pastaj mami [smile_1]
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe Empty Re: Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe

Mesazh nga Leo_uk Sat 29 Mar 2014 - 10:01

Arieli eshte mami seksi e gjun cunat ne truare... Apo nuk ka dale edhe si mode tani ju thone MILF ketyne mamave seksi mbi 40 vjece.. jane hallakat adoleshentet qe kur pane "American Pie"  me maman e Stifler qe ishte bombe..  Happy  Happy
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe Empty Re: Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe

Mesazh nga dajti modh Sat 29 Mar 2014 - 18:16

Keto mamat moderrne na moren ne qafe.
Kane eksperience e gjithka.
Na lam beqare me nje fjale.
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe Empty Re: Brezi i mamave moderne dhe bukuroshe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi