Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

100-Vjet Pavarësi.

Shko poshtë

100-Vjet Pavarësi.

Mesazh nga WebMaster prej Thu 15 Nov 2012 - 12:45

100 vjet Pavarësi e Shqipërisë është një vit i mbushur me festime, në 2012 kur shqiptarët festojnë 100 vjetorin e themelimit të Shqipërisë së pavarur, shteti i parë shqiptar në historinë moderne .

Dita e hapjes së festimit ishte më 17 janar 2012, ku ceremoni solemne u organizua në parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe në të morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe Bujanoci, të cilët ishin së bashku në Kuvendin e shqipërisë pa dallime, ashtu siç ata ishin së bashku në parlament e Pavarur Shqipërisë 100 vjet më parë .

Organizimet e festimeve janë planifikuar dhe do të mbështeten nga qeveria e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në datat 26 dhe 27 janar 2011 përfaqësues nga qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën në një takim zyrtar në Prishtinë, për të koordinuar dhe bashkërenduar veprimtaritë për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si dhe bashkëpunimin e rregullt mes dy ministrive . 100 vjetori i flamurit kombëtar shqiptar do të shënohet në mënyrë institucionale edhe në Maqedoni. Kuvendi me 55 vota pro, një kundër dhe 28 të përmbajtur, miratoi programin vjetor për shënimin e datave të rëndësishme në vitin 2012, ku bën pjesë edhe jubileu një shekullor i flamurit kombëtar





Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 100-Vjet Pavarësi.

Mesazh nga Anakonda prej Thu 15 Nov 2012 - 23:58

28 Nëntori 1oo vjeqar

100 vjet Shtet e Pavarsi!
100 vjet mi gëzofsh o Flamur!
100 vjet ti valvite shpi për shpi
100 vjet i dha shtetit Hijeshi
100 vjet na dha jetë na dha zjarr
1oo vjet bëre të ndjehemi me ty Krenarë!
100 vjet të gjithë shqiptaret në Kosovë
E gjithandeje t` mbanin ne Dore e t` mbanin në gji!
100 vjet ti valvite shpi për shpi!
100 vjet O Flamur na dha Dritë na dhe jetë!
100 vjet ne të mbajtëm ne leckat tona
100 vjet ti ishe Endërra !…
Të valoje shpi për shpi me marrë frymë ne Liri!
100 vjet ti na mbushe atdhedashuri ti na mbushe me energji!
100 vjet me pare o Flamur Baca Is …te ra ne gjunjë
Me elgance ai te mori Ty në duarë e te puthi me shume malle!
Si baba djalin qe puthe ne Balle!Kur e nise ...a i per Luftë!
Tahir Meha o Flamur ai per ty u rrafshua me gjithe Kulle.
100 vjet O Flamur Adem Jashari ja ndrroje Kosovës Historinë
Që t`valvitëshe ti shpi për shpi …
Tim e flakë ai e kalli Kullen e tij
me familje e pa vdekjen ai me sy!
Shkau ne dere me Asqeri i kishte shkel …
Adem Drenica e priti Si shqiptari e ka zakon…
Vetum e vetum Flamurin në dorë të shkavit mos me lanë-…Amanetin ne Vend e qoi…
Të valosh ti sot i Lire … në Kosovë ti shpi për shpi…
O FLAMURI Kuqë e Zi…krenaria Kombit je ti!
100 vjet o Flamuri Kuqë e Zi ishe tmerri për Serbi…
100 vjet O Flamur ,nënat në Kosove e gjithandejë
Kanë lind e rritë djem për ty O Flamur!
Ma Gëzofsh për jetë e mot këtë :
100 Vjetor !Ti Shqipëri e ti Flamur!
Rroftë Shqipëria për jetë e mot!
Me gjithë motrat*që ka për rrethë!
Rroftë Flamuri Kuqë e Zi! Sa t` ketë Diell sa t`kete henë!
Ti valo sot i Lire shpi për shpi se te kemi vetum nje!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi