Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Pse lihet në heshtje ngritja e flamurit në Kurvelesh më 11 Maj 1911

Shko poshtë

Pse lihet në heshtje ngritja e flamurit në Kurvelesh më 11 Maj 1911

Mesazh nga WebMaster prej Tue 20 Nov 2012 - 6:08

Nga Agim SHEHU

Në nderimin dhe harenë e përgjithshme kombëtare për 100 Vjetorin e Pavarësisë Flamuri qëndron në qendër. Ai rri si simbol i historisë dhe i të parëve tanë me tejmundime të pashterura sa arritën ngjarjen e madhe që përkujtojmë. Aty brezat bisedojnë me njeri tjetrin si vëllezër të një gjaku për ç’kanë bërë e për ç’do bëjnë bashkë. Bëhet shumë mirë më tej, që Festës qendrore me Flamurin e Pavarësisë në krye e njohur botërisht, ia zgjerojnë rrezatimin duke treguar dhe ngritje flamuri sado më të pjesshme diku gjetkë, siç i këshillonte vetë krahinat Prometheu i kësaj Pavarësie unike. Ato dëshmojnë se zjarri i atdhetarizmit ishte ndezur gjithandej e se Ismail Qemal Beu, “ky Sfinks i Diplomacisë” siç e cilësoi Ministri i Jashtëm i Italisë S. Xhuliano, vinte në një klimë lirie përgatitur nga të gjithë. Ngritjet andej këndej të Flamurit kuqezi qenë meteorë të ndritshëm që paralajmëronin daljen e Yllit polar mbarëkombëtar, 28 Nëntorin. Të gëzon zëmra kur sheh përkujtimin e ngritjes së Flamurit në Deçiq nga Heroi i pavdekshëm Ded Gjo Luli, e me radhë. Është nderim për iniciatorët dhe dëshmi se Flamuri në Ballkonin e Vlorës kish vitalitet të gjerë. Tepër i goditur festimi në 100 vjetor duke shkuar si maratonë në ato vende ku qe parangritur simboli kombëtar! Mbi të gjitha është nderim i merituar për krahinën që për aktin e bërë në kohët e vështira ka treguar heroizëm të veçantë. Çuditërisht Kurveleshit ky nderim nuk iu bë siç e meriton e siç iu bënë vëllezërve të tij. Flitet për një krahinë me atdhetarizëm e trimëri legjende brez pas brezi që ngritjen me kohë të Flamurit Kombëtar e bënin mëse natyrshëm. Kur bënë Aktin e madh, atyre burrave as u shkonte në mend që këtë ta përdornin për të dalë në krye të emrave. Ata bënë vetëm detyrën që e mbanin ngarkuar nga djepi te arkivoli me motivin e këngës së tyre popullore e luftarake:

“As për mua, as për ty/ po për gjithë Shqipëri”.
Tërhiqemi nga shpjegimet tona e lëmë të flasë kronika:
Për Flamurin Kombëtar ngritur në Kurveleshin e Sipërm 100 vjet më parë dokumentet e kohës shkruajnë : «Lajthizë, Gusmar-Kurvelesh, më 11 e 12 maj 1911. Populli i Kurveleshit i mbledhur në përfaqësi luftëtarësh, pasi folën gjatë, vendosën që të shpalosin (shpallin) Flamurin e tyre - prej kësaj dite - të kuq me këtë shkabë të zezë dykokëshe. Si ky Flamur do mbajë çdo fshat, derë e shtëpi Kurveleshi».
Ky akt madhështor e i guximshëm u bë nën drejtimin e një Komiteti Krahinor e në mbledhje të zgjeruar me përfaqësues nga tërë fshatrat (Kuçi, Kallarati, Bolena, Picari, Golemi, Nivica, Rerxhini, Gusmari, Progonati, Lekdush, Çorraj, Fterra etj). Shtojmë, ato kohë në Progonat kish ardhur një zabit osman me shpurën e tij të armatosur, duke kërcënuar krahinën për rebelimin dhe mosbindjen ndaj gjysmë-hënës së flamurit osman. Te Rrapi në qendër të Progonatit ku qenë mbledhur, atdhetari i shquar Shaqo Buzo, në sy të të gjithëve nxjerr shollën me prroka dhe zabitit të krekosur ia vërvit në fytyrë në emër të të gjithë Kurveleshit. E arrestojnë, dhe vdiq diku në burgun e Greqisë.

Megjithatë edhe si hakmarrje, Flamuri kuqezi u ngrit në Kurvelesh. Ky Akt vulosej dhe me Hymnin e tij krijuar mes malesh të asaj krahine, një poezi që do të nderonte çdo poet kurse autori, po aq modest e fisnik qëndron i panjohur për të mbetur i shkrirë në palët e Flamurit. Poezia, ultimatum për pushtuesin osman dhe Hymn për popullin e vet, edhe pse lind në një krahinë luftëtarësh rrethuar gryka e humnera ka një hapsirë të gjerë kombëtare me vizion rilindasish, që gjen gryka e del përtej hapësirës së maleve të tij. Mes të tjerash ajo poezi-hymn shkruar mbi 100 vjet më parë thotë tepër hijshëm e madhërisht:
Hiqe atë gjysmë hënë dhe ngrije atë Flamur
të kuq me zhkabë të zezë, si Hodo Beu, o nur!
O Flamur i kuq me zhgabë, anembanë flori qëndisur,
i veçantë për gjithë ne, me gjak ngjyer, me gjak ndritur.
Me këtë Flamur të artë s’turpërohet Labëria,
krenohet i gjithë vëndi, nderohet dhe Shqipëria.
Hiqe atë gjysmë-hënë skëterrën e osmanllisë,
ngre në vënd të saj Flamur - zhgabonjënë e Lirisë.
Kjo zhgabonjë hijerëndë për të huajt e Azisë
nuk ka njohur të përkulur se Nëna i ka dhënë sisë.
Hodo Beu apo Hodo Nivica është heroi legjendar nga Kurveleshi që bashkë me kryetrimin Gjonleka 150 vjet më parë shkuan në ndihmë të vëllezërve kosovarë për të mbrojtur trojet shqiptare nga sllavët, e atje u vranë. Në hapsirën e vendlindjes për të cilën flas ka edhe një dëshmi jo të vogël, po ashtu në vazhdimësi të së kaluarës që tregon se në çdo luftë e me çdo kundërshtar atdhetarizmi kuqezi ka qenë parësor në shpirtin e kurveleshasve. Lufta kundër pushtuesve nazi-fashistë kishte edhe një luftëtar të shquar krahinar i cili me përkushtimin vetëmohues arriti në udhëheqjen e partizanëve të krahinës. Ishte dëshmori martir Mustafa Matohiti, Hero i Popullit. Nuk hyjmë në gjykimin e anës ku ai u rreshtua, qe partizan apo ballist. Ai u vra për të dëbuar pushtuesit dhe gjakun që derdhi për këtë qëllim parësor të kohës e ka kapak floriri për jetën dhe për vdekjen. Por me të ka një dëshmi të paharrueshme që zgjatet mesazh gjer në ditët e sotme. Ai udhëhoqi aksionin luftarak për dëbimin e pushtetit fashist së pari nga krahina e tij. Datën e kurorëzimit të këtij akti e caktoi vetë, jo rastësisht më 28 Nëntor 1942, pikërisht në përvjetorin e 30-të të Pavarësisë. Këtë datë e zgjodhi si nderim për 28 Nëntorin e Vlorës duke pohuar se atdhetarizmi shqiptar zgjatet zinxhir i pakëputur nga brezi në brez; e vulosi si pohim përjetësie të Festës së shenjtë kombëtare mbi çdo festë tjetër. Paraqitja e vlerave kombëtare nga çdo krahinë është bukuri dhe vitalitet për tërë Shqipërinë. Aq më tepër kur sot ndasia krahinore ushqyer sa hollë por dhe aq dukshëm nga forca të errëta po ndjehet në rritje si një fantazmë ogurzezë ringjallur nga e kaluara dramatike e shqiptarëve. Jugu dhe Veriu në tërë kohërat kanë qenë dy sy të një balli, dy krahë të një trupi. Kur të ikën një i afërt apo një bashkëkombas thuhet «më preu krahët», pasi shqiptarët për të përballuar jetën me vuajtje e pushtime kanë qenë gjymtyrë të njeri tjetrit. Ata lidheshin bashkë si me një frymë hyjnore. Publicisti i shquar Vangjel Koça i viteve 30-të duke lidhur në një vijë kombëtare Lidhjen e Prizrenit me Pavarësinë e Vlorës thoshte bukur: «Shkrepi Prizreni, ndezi Vlora». Me këtë motiv ku simboli festiv i afrohet dëshmisë historike do të kish më bukuri e më vërtetësi që maratona e Flamurit të kalonte dhe në Kurvelesh, atje ku u ngrit më herët se kudo. Aq sa do nderonte krahinën po aq do nderohej dhe prej saj. Shqipëria ka ecur në histori si një shqiponjë me të dy krahët bashkë, Jugun e Veriun. Jo më kot Hasan Prishtina tha dikur (si dhe për sot) se “Unë nuk jam as gegë as toskë, jam Shqiptar”. E Fishta e plotësonte kur për siemër (pseudonim) mbante “Gegë-Toska”.
Sigurisht fajin për heshtjen e aktit të madh të Kurveleshit brenda horizontit të Festës së madhe të Pavarësisë e kanë bukëngrënësit me tituj krahine. Por kjo mbetet punë e tyre.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse lihet në heshtje ngritja e flamurit në Kurvelesh më 11 Maj 1911

Mesazh nga Anakonda prej Sat 24 Nov 2012 - 4:41

wowwwww shum tbukra kto shkrime shefe tpergeyoj qe i solle ne forum shum mbreslenese
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi