Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë

Shko poshtë

Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë

Mesazh nga WebMaster prej Wed 28 Nov 2012 - 23:40

Në Vlorë u shënua sot më madhështi 100 vjetori i themelimit të shtetit
shqiptar. Drejtuesit më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës morën
pjesë në ceremonitë zyrtare që u mbajtën në Sheshin e Flamurit.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani tha se shqiptarët festonin Ditën e
Flamurit më të bashkuar se asnjëherë tjetër në historinë e tyre.
Asnjëherë më parë, jo vetëm në historinë e Sheshit të Flamurit në Vlore,
por edhe ne historinë e shtetit shqiptar nuk zhvilluar nje ceremoni
me madhështore se ajo e sotmja. Ansëherë politikane dhe qeveritarë
nga te gjitha viset shqiptare nuk kanë qenë më të bashkuar se sot me
qindra mijëra vetet qe mbushën Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës
Shpëtim Gjika prenë një tortë simbolike te 100 vjetorit te shtetit
shqiptar. Ndërkohe, me parë, krerët më të lartë të Shtetit Shqiptar dhe
të Kosovës nderuan sakrificën e heronjve .Me ta u bashkuan Kryetarët e
Parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës Kryeministri Berisha dhe
Kryeministri Thaçi, Kryetari i Opozites Shqiptare Edi Rama dhe
politikanë të lartë. Ata bënë homazhe dhe vendosën kurora tek Ushtari
Panjohur. Në ceremoninë në Sheshin e Flamurit Kryetari i Bashkisë se
Vlores Shpetim Gjika tha se bashkimi i madh i shqiptarëve kishte
ndodhur pikërisht në këtë shesh, në këtë 100 vjetor të themelimit të
shtetit shqiptar. Ai vlerësoi lart rolin e Ismail Qemalit dhe
themeluesve te shtetit shqiptar, si dhe te vete qyteit të Vlorës.

Presidenti i Shqipërise Bujar Nshani përshendeti nga Vlora gjithe
shqiaptaret, të cilët, siç tha ai, festojne më të bashkuar se kurrë në
historinë e tyre Festën e madhe të Flamurit. Zoti Nishani tha se
flamuri kuq e zi ishte mbajtur jetë e mot krenar me sakrficën e madhe
te gjithë shqiptarëve. Presidenti Nishani vlerësoi vitin 1912 dhe rolin
e themeluesve të shtetit shqiptar duke bere nje pershkrim të udhës se
tyre historike me sakrifica sublime. Disa qindra mijë shqiptarë nga të
gjitha trevat u derdhen me pas në Sheshin e Flamurit me gëzimin e
festes. Kaloresit nga Gjilani pas 12 ditesh udhetim mberritën në vlore
per te evokuar diten historike te 100 viteve me pare kur Isa Boletini
zbriste ne Vlore per t`u bashkuar me Ismail Qemalin per mbrojtjen e
trojeve shqiptare. Vlora, vazhdon te jete e veshur në festë, kuq e zi,
si ngjyra e flamurit, me bashkimin e te gjitha viseve shqiptare, me
bashkimin e te gjithe shqiptarëve




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë

Mesazh nga Xhan prej Wed 28 Nov 2012 - 23:42

Uroj qe edhe me shekuj te festohet Pavarsia ne vlor e ne te gjitha trojet Shqiptare ......... Klea ty te pershendes shum syneeee per kete mengjes te bukur
Xhan
Xhan
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 4302
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/11/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë

Mesazh nga WebMaster prej Wed 28 Nov 2012 - 23:42



Rekord vizitorësh, 1 milion shqiptarë festojnë në Vlorë.

Qyteti i flamurit shndërrohet në një vend pelegrinazhi. Vijnë me makina, biçikleta e kuaj.

Berisha e Rama bashkohen në Sheshin e Flamurit, shtrëngojnë duart.
Maxhoranca dhe opozita bashkë në festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë në qytetin e Vlorës.

Miliona
shqiptarë nga të gjitha trevat kanë festuar dje 100-vjetorin e
Pavarësisë në Vlorë dhe Tiranë. Liderët e Shqipërisë dhe Kosovës
bashkohen në Sheshin e Flamurit.
Dritëro Agolli: Populli festoi i bashkuar, politikanët të ndarë.
Paradë ushtarake me 1800 forca dhe 50 mjete luftarake në Tiranë.
Zbulohet Monumenti i Pavarësisë te parku “Rinia”, kushtoi 350 mijë euro.
Mijëra veta në radhë për tortën gjigante në Tiranë.

Vlora
thyen rekord në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Rreth 1 milion
banorë mbushën dje sheshin dhe rrugët kryesore të qytetit, duke e
shndërruar festën në një pelegrinazh madhështor për flamurin kombëtar.
Ishte tejet e vështirë për t’u futur në Vlorë, megjithatë qytetarët nga
të gjitha trojet shqiptare ia dolën mbanë. Dikush me makinë, me tren, me
motorë, me biçikleta, me kuaj e deri edhe më këmbë, shqiptarët më në
fund u bashkuan për një ditë dhe u përqafuan në jubileun shekullor të
Pavarësisë pa dallime krahinore, politike e fetare. Sheshi kryesor në
Vlorë nuk merrte më njerëz, vargu i të cilëve vijonte përgjatë
bulevardit deri në Skelë. Duke u shtyrë me njëri-tjetrin, një portë e
madhe që rrethonte një objekt shumëkatësh në ndërtim e sipër, u
shpërthye. Manifestuesit “pushtuan” oborrin e ndërtesës dhe që aty, duke
u kacavjerrë mureve e gjysmëshkallëve të pambaruara, mbushën katet me
radhë. Situata u bë tronditëse, pasi disa fëmijë, pa asnjë masë sigurie u
ngjitën deri në katin e gjashtë përmes dërrasave të pagozhduara dhe
hekurave të palidhur, duke rrezikuar rënien nga lart. U desh ndërhyrja e
Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe e shumë policëve të tjerë që dy
katet e fundit të objektit, ata më të rrezikshmit, të boshatiseshin
brenda pak minutave. Sakaq, manifestues më të kujdesshëm preferuan të
ngjisin kodrat përballë sheshit për të parë atmosferën festive.

Të rinjtë
Adoleshentët
dallonin dje në festimet në Vlorë, por “ngelnin në klasë” sa i përket
historisë. Shumë të rinj kishin gati 48 orë që festonin me patriotizëm,
por përveç emrit të Ismail Qemalit, vështirë se gjenin ndonjë firmëtar
tjetër të Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë. Për shembull, pas disa
minutash mendimi, gjimnazistët nga Mitrovica Melazim Mehmeti, Edon
Ferizi, Ilir Sulejmani dhe Egzonin Ferizi e thanë një emër. “E gjetëm,
është Luigj Gurakuqi, e kemi nga Prishtina atë”, brohoritën djemtë
gjithë seriozitet, ndërsa pak më tutje një vajzë shpërtheu në të
qeshura. “Ai është nga vendi im, nga Shkodra”, ua ktheu ajo djemve, duke
nxituar që t’u bashkohej familjarëve para saj. Lapsuset me firmëtarët e
Pavarësisë shqiptare ishin më se të zakonshme ndër të rinj dhe mund të
dëgjoje çudira, por vlonjatët duket se ishin më të përgatitur. Ani, një
djalë 18-vjeçar që së bashku me motrën, Inën, kishin bërë flamurin dhe
shqiponjën tatuazh të përkohshëm në fytyrë, ishin në gjendje që jo vetëm
të tregonin mbi themeltarët e shtetit shqiptar, por edhe të mahnisnin
me fakte nga Vlora e më gjerë. Njësoj edhe Sibora 15-vjeçare, e cila
duket tepër e vogël për të rrëfyer mbi fatin tragjik të firmëtarëve.
“Katër të arratisur, gjashtë të burgosur, tre vdiqën në burg, 15 vdiqën
në emigracion dhe gjysma u keqtrajtua. Ministri Lef Nosi madje u
pushkatua dhe nuk i dihen eshtrat”, thotë vlonjatja, duke shtuar se këtë
vit i është shtuar tej mase kureshtja për historinë e Shqipërisë,
ndërsa më parë nuk kishte asnjë lloj ideje. Edhe të rinjtë nga Tirana të
sfidonin me historinë, por edhe me gjetjet në veshjet e tyre të
dhuruara nga firma “Univers Promotion”. Mbi bluzat e kuqe ata kishin
stampuar emrat e disa trojeve shqiptare, që kanë mbetur jashtë kufijve
të vendit tonë, që pas copëtimit të trojeve para një shekulli. Mbi
kraharorët e këtyre djemve dhe vajzave ndalonin sytë e shumë
manifestuesve të ardhur nga këto vise në Vlorë, duke i kërkuar për
fotografi së bashku. Në këtë dialog gjetëm Xhenin dhe Sofie Metajn, nënë
e bijë me origjinë çame, të ardhura pas 15 vitesh nga qyteti i
Korinthit të Greqisë…




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë

Mesazh nga bekimi prej Thu 29 Nov 2012 - 0:33

ne vloren heroike festuan mbi nje milion shiptar

bekimi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 1890
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/08/2012
Mosha Mosha : 41

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë

Mesazh nga Anakonda prej Sat 25 May 2013 - 20:05

Xhan shkruajti:Uroj qe edhe me shekuj te festohet Pavarsia ne vlor e ne te gjitha trojet Shqiptare ......... Klea ty te pershendes shum syneeee per kete mengjes te bukur
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi