Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Mesazh nga WebMaster prej Sun 6 Jan 2013 - 6:12

Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë


Në artikullin me titull: “Hightech përmbush dëshirat tradicionale” paralajmërohet se shifrat e lindjeve në vendet e Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri, mund të kenë pasoja dramatike për shoqërinë.
Kur statisticienët e Kombeve të Bashkuara kontrolluan gjatë punës së tyre rutinë nivelin e lindjeve në botë, konstatuan disa gjëra të çuditshme. Në disa vende të Ballkanit dhe të Kaukazit lindin më shumë djem se sa vajza. Shifrat janë të ngjashme me ato të Indisë dhe të Kinës, ku ekuilibri midis gjinive ka kohë që është prishur, sepse embrionet femërore abortohen në mënyrë të qëllimshme. Etërit në këto vende duan patjetër trashëgimtarë meshkuj dhe bëjnë gjithçka që të mos rrisin vajza…
Ndërkohë ky fenomen ka ardhur edhe në Evropë dhe në Kaukaz, ku për një të palindur mund të jetë mangësi vdekjeprurëse, nëse është femër. Në Armeni dhe Azerbaxhian lindin për 100 vajza 115 djem, në Shqipëri statistikat e publikuara flasin për 112 djem, shifra të ngjashme me Indinë.
Raporti gjinor normal në lindje është 100 me 105. Sasia natyrore më e madhe e djemve që lindin balancohet më vonë me vdekjet më të mëdha të bebeve dhe fëmijëve meshkuj. Por, nëse numri i madh i djemve është kaq i madh, atëherë demografia del nga ekuilibri. Në Indi, jetojnë shtatë milionë djem më shumë se sa vajza. Në Azi, thotë eksperti i popullsisë, Christophe nga Instituti për zhvillimin në Universitetin Paris-Descartes, mungojnë 117 milionë gra. Ato nuk janë lejuar të lindin, ose janë lënë pas dore me pasoja vdekjeprurëse, pasi kanë lindur. Në gjithë botën ekziston mangësi prej 160 milionë vajzash dhe grash.
Në fokus të demografëve, krahas Shqipërisë në Evropë janë vendosur edhe tre vende të tjera të Ballkanit, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Guilmoto, thotë se me raportin 100 vajza me 112 djem, Shqipëria ndodhet në krye e ndjekur nga Kosova dhe Mali i Zi me 110 përkatësisht 109 djem. Në Maqedoni raporti i lindjeve është 100 vajza dhe 106 djem, afër me raportet natyrore, por në disa komuna ky raport është ndryshe. Ato janë vende me pjesë të lartë të popullsisë shqiptare, thotë Guilmoto. ‘Dëshira e prindërve, që të kenë patjetër pasardhës meshkuj, është e madhe në rrethet kulturore shqiptare,” thotë demografi nga Parisi. Kjo dëshirë nuk është e përhapur vetëm tek myslimanët, por edhe tek ortodoksët dhe katolikët e vendit. Është e dhimbshme, por dihet, thotë Guilmoto, se aborti i të palindurve femra është një fenomen kulturor, që i ka rrënjët në botëkuptimin arkaik të familjes. Djemtë e ruajnë emrin, vajzat e lenë atë kur martohen dhe largohen nga familja e tyre. Tradicionalisht janë djemtë që kujdesen për prindërit.
Është paradoks, por përparimet mjekësore kanë bërë që prindërit të përmbushin dëshirat tradicionale për djem dhe vajzat të diskriminohen. Zhvillimet në Ballkan janë alarmante, mendon Christophe Guilmoto. Pasojat e mungesës së ekuilibrit gjinor janë dramatike: Burrat nuk gjejnë më gra, dhuna, prostitucioni dhe tregtia e mishit të bardhë rriten. Bashkimi Evropian duhet të marrë në dorë problemet e abortit në Ballkan.

adhmeriaonline


Lexo Rregulloren Pytje & Përgjigje Kontakto


Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Mesazh nga Arian 123 prej Sun 6 Jan 2013 - 6:16

Ne kete studim a jane perfsh edhe meshkujt qe dalin jashte dhe kalojne me femrat e huaja?
avatar
Arian 123
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Hamburg
Postime Postime : 2998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2012
Mosha Mosha : 43
Hobi Hobi : Tenis,Bowling,Sport.

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Mesazh nga Ariel prej Sun 6 Jan 2013 - 20:32

He mi mire qenkemi pse e bejne alarmante...100 goca me 112 cuna...duhet pasur parasysh qe lindin dhe cuna homosex...kshu qe balanci eshte ne rregull :p


avatar
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 97
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tung

Mesazh nga Mili-GJILAN prej Sat 25 Jun 2016 - 23:57

Aborti eshte krim.....
avatar
Mili-GJILAN
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 10
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/06/2016
Mosha Mosha : 27

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi