Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Kimia organike

Shko poshtë

Kimia organike

Mesazh nga Alberti prej Wed 9 Jan 2013 - 1:15

Kimia organike është degë e kimisë, qe studion konponimet e karbonit.Ne komponimet organike te karbonit bëjnë pjesë jo vetëm ato komponime që gjenden ne botën e gjallë, por edhe ato konponime qe perfitohen ne menyre sintetike ne laborator.Konponimet organike janë të ndërthurura me ato inorganike dhe mund të shëndrrohen në njëra-tjetrën: p.sh: procesi i fotosintezes(shnderrimi i konponimeve inorganike në ato organike)dhe përfitimi i amoaniakut nga metani(shëndrrimi i konponimeve organike në ato inorganike). Konponimet organike i karakterizojnë disa veti fizike dhe kimike që i dallojnë nga konponimet organike(tretshmerinë,pika e vlimit dhe e shkrirjes,djegëshmëria,struktura kimike,reaksionet kimike)etj.Konponimet organike i paraqesim me formulë molekulare,racionale te strukturës etj.
Në kiminë organike bëjnë pjesë: Komponimet organike të karbonit, Hidrokarburet, Komponimet organike me oksigen dhe azot (alkoolet) dhe komponimet organike me rëndësi jetsore.

Komponimet organike të karbonit


Kimia organike është degë e kimis, që studion përbërjen, strukturën, vetitë, reaksionet dhe sintezën e komponimeve të karbonit. Në kiminë organike nuk merren të gjitha komponimet e karbonit su oksidet e
karbonit (CO,CO2), kripërat karbonate etj. që bëjnë pjesë në kiminë oraganike. Kimia organike si shkencë më vete është themeluar vonë, në gjysmën e parë të shek. XIX. Kimistët para dyqind vjetësh substancat
kimike i ndanin në dy grupe:në substanca inorganike që fitoheshin nga bota jo e gjallë dhe organike që fitoheshin nga bota e gjallë. Kimisti suedez Bercelius për herë të parë në vitin 1806 e pëmendi termin kimi organike. Sipas tij komponimet organike përbëhen nga po ato elemente , që përbëjnë komponimet inogranike, mirëpo komponimet organike përfitohen vetëm nga organizmat e gjallë.kjo u quajt ndryshe "teoria vitaliste" Por këtyre
mendimeve u dha fund shkenctari gjerman Friedrich Wöhler ku thot qe ai mund ta fitoi uren nga cianati i amoniumit(NH4OCN (aq) -nxehje-> CO(NH2)2(aq)). Tani numri i komponimeve organike të sintetizuara është
shume më i madh. Viti 1828 merret si bazë e fillimit të kimisë organike si shkencë. Termi kimi organike përdoret sot e atëditë dhe ka të bëjë jovetëm me komponimet organike por edhe me ato komponime inorganike që mund të kthehen në organike me sintetizim në laborator. Numri i komponimeve organike sot është rritur në 19 milion.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kimia organike

Mesazh nga Alberti prej Wed 9 Jan 2013 - 1:15

Alkanet dhe Cikloalkanet

Alkanet jane hidrokarbure jo ciklike, te cilet permbajne vetem lidhje njefishe dhe kane numrin maksimal te lidhjeve me atomin e hidrogjenit.

Cikloalkanet jane nje klase e vecante e hidrokarbureveqe kane ndetim ciklik.


Keto dy grupime nuk kane grup funksionor.Jane perberje me reaktivitet jo te larte.
Alkenet dhe alkadienet

Janë hidrokarbure te pangopura.Kur dy atoma karboni bashkezoterojne dy cifte elektronike atëherë formohet lidhja dyfishe,qe është grup funksionor për alkenet dhe dienet.Për alkenet përdoret dhe emri olefineqe rrjedh nga "olefiantgas",qe do të thotë "gaz qe formon vaj"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi