Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Lojërat e fëmijëve – çelës i fëmijërisë së lumtur

Shko poshtë

Lojërat e fëmijëve – çelës i fëmijërisë së lumtur

Mesazh nga Alberti prej Fri 11 Jan 2013 - 8:07

Lojërat e fëmijëve – çelës i fëmijërisë së lumtur

Loja është aktivitet shoqëror, e cila te njerëzit eliminon prirjen drejt lakmisë dhe arrogancës dhe zhvillon kujdesin mbi ndjenjat dhe mirëqenien e të tjerëve. Mbi të gjitha, loja është shprehje e lirisë.
Psikologët e zhvillimit të fëmijëve konsiderojnë se loja është shumë e rëndësishme për kapërcimin e prirjes së lindur drejt agresionit dhe dominimit. Mirëpo, falë lojës e cila çon në bashkëpunim reciprok, shoqëritë primitive kanë arritur të mbijetojnë. Ata thonë: “Loja dhe gjendja e mirë shpirtërore nuk kanë qenë vetëm mënyrë që jeta të jetë sa më argëtuese, por mjete për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke, etj. Këto janë virtyte të njohura të shoqërive të gjuetarëve të shtazëve, nga të cilat është varur edhe mbijetesa e tyre”.

Barazia dhe rregullat
Loja është aktivitet shoqëror, e cila te njerëzit eliminon prirjen drejt lakmisë dhe arrogancës dhe zhvillon kujdesin mbi ndjenjat dhe mirëqenien e të tjerëve. Shoqëria e cila harron se si të zhvillohen lojërat, është shoqëri të cilën e përbëjnë individët vetjakë. Mbi të gjitha, loja është shprehje e lirisë. Ajo është çdo gjë, vetëm jo obligim, pranon që t’u binden rregullave të caktuara, të cilat vendosen me marrëveshje. Prandaj, loja është një ndër aktivitetet më demokratike. Fëmijët nuk mund t’i mësojnë vlerat demokratike nëpërmjet aktiviteteve, të cilat i bëjnë të rriturit, por ekskluzivisht vetëm nëse i shijojnë vetë, nëpërmjet lojës me fëmijët e tjerë. Kjo është situata në të cilën të gjithë fëmijët janë të barabartë, vendosin bashkërisht, por, ajo që është më e rëndësishme, patjetër duhet të respektojnë të drejtat e të tjerëve, po qe se dëshirojnë që edhe vetë të marrin pjesë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lojërat e fëmijëve – çelës i fëmijërisë së lumtur

Mesazh nga Alberti prej Fri 11 Jan 2013 - 8:07

Përparësitë e lojës së lirë
Ekspertët e kësaj fushe thonë se kemi filluar ta kuptojmë se kemi shkuar tepër larg në pikëpamje të zhvillimit të frymës garuese te fëmijët. Loja e rëndomtë jogaruese është kryesore për zhvillimin e ndjenjës ndaj të tjerëve. Lojërat e tilla, të cilat u ngjajnë shoqërive të gjuetarëve-grumbullues, janë të ngjashme me lojën çfarë i ka dalluar edhe fëmijët në SHBA. Ajo është loja e lirë të cilën nuk e kanë organizuar të rriturit, ajo i përfshin fëmijët e të gjitha moshave dhe nuk ka karakteristika garuese. Gjithashtu, nuk ka më asgjë të përbashkët me video-lojërat, me shikimin e TV-së apo me aktivitetet e organizuara jashtëshkollore të fëmijët, siç është sporti.

Bashkëpunimi në vend të garave
Fëmijët të cilët luajnë me letra bixhozi apo bejzbol, nuk i kushtohen edhe aq “fitores”, sa i kushtohen bashkëpunimit reciprok. Prania e të rriturve e çon lojën e fëmijëve në gara, dhe atëherë ajo nuk është më lojë. Shkathtësia më e rëndësishme shoqërore është ajo e kënaqjes së të tjerëve dhe njëkohësisht plotësimi i dëshirave dhe nevojave vetjake. Kjo është pikërisht ajo që loja i mëson fëmijët – të jenë në harmoni me fëmijët e tjerë, të bëjnë kompromise, të marrin në konsideratë nevojat e të tjerëve. Për t’i joshur fëmijët e tjerë që të luajnë, fëmijët patjetër duhet të mësojnë që të vënë veten në pozitën e të tjerëve. Shtytja e fuqishme për të luajtur, e cila ekziston te fëmijët, nuk është nevojë e thjeshtë për argëtim. Ajo pikërisht është shtytje për mbijetesë, duke pasur parasysh se nëpërmjet historisë së racës njerëzore loja ka qenë mënyra themelore që fëmijët të arrinin shkathtësitë, vlerat dhe njohuritë të cilat u ishin të domosdoshme që të mbijetonin në kulturën vetjake. Loja për fëmijë nuk është ikje nga realiteti, por mënyrë që të hyjnë në realitetin e jetës dhe me to t’ia dalin –si fizikisht, ashtu edhe intelektualist dhe emocionalisht.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lojërat e fëmijëve – çelës i fëmijërisë së lumtur

Mesazh nga Alberti prej Fri 11 Jan 2013 - 8:08

Loja është ambient i sigurt
Nëpërmjet lojës, fëmijët realitetin e transformojnë në imagjinatë dhe në atë mënyrë në një ambient të sigurt mësojnë që të ballafaqohen me sfidat reale. Për ta loja është edhe përvojë, edhe trajnim. Prandaj, edhe mënyra me të cilën luajnë fëmijët shpreh veçoritë e shoqërisë në të cilën jetojnë – ata në lojën e tyre i praktikojnë ato situata çfarë i presin në jetën reale. Sipas kësaj, raca njerëzore aspak nuk dallon nga ajo e kafshëve – të vegjlit e luanëve dhe të vegjlit e tjerë të grabitqarëve luajnë lojën e vështrimit dhe të ndjekjes, barngrënësit, siç janë zebrat dhe antilopat, luajnë lojën e ikjes dhe shmangies, majmunët lojën e kërcimit dhe të ngjitjes në drunj. Meshkujt e rinj te të cilët ekziston gara e për femra, luajnë lojën e luftës. Ngjashëm është edhe me fëmijët – ata pa gabuar e dinë se cilat shkathtësi do t’u nevojiten në shoqërinë e tyre dhe i praktikojnë në lojërat e tyre. Ata lehtë “nuhasin” edhe se cilat shkathtësi në shoqëri janë të rëndësishme, andaj bëhen ekspertë për kompjuterë dhe teknikë më shpejt se prindërit e tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lojërat e fëmijëve – çelës i fëmijërisë së lumtur

Mesazh nga Alberti prej Fri 11 Jan 2013 - 8:08

Problem shkakton implikimi i të rriturve
Problemi shfaqet kur përzihen të rriturit. Ata imponohen si autoritarë dhe mbrojtës, andaj loja shndërrohet në ankesa dhe në naze, pastaj fëmijët sillen me më pak përgjegjësi dhe pjekuri sesa kur luajnë me moshatarët e tyre. Në atë mënyrë humbet fryma e vërtetë e lojës. Loja i mëson fëmijët me shkathtësinë e negociatave, zgjidhjen e problemeve dhe me mbështetjen në vetvete. Loja e cila nuk mbikëqyret pikërisht është me rëndësi kryesore për zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve. Ajo ndihmon që fëmija të mësojë rregullat shoqërore, si edhe të mësojë t’i krijojë rregullat e veta. Zvogëlimi i pjesëmarrjes në lojë në fëmijëri shprehet në aftësinë tonë të ndërtimit të marrëdhënieve me njerëzit kur të rritemi. Nëpërmjet lojës, ne mësojmë të japim dhe të marrim, t’i kuptojmë ndjenjat e të tjerëve, të zgjidhim konfliktet – që është bazë e çdo lidhjeje. Të rriturit nuk bën që fëmijëve t’ua ndalojnë këto leksione të rëndësishme me implikimin e tyre. Është për të ardhur keq që fëmijët e sotëm kanë aq pak raste që vërtet të luajnë, pa mbikëqyrjen e të rriturve, ashtu siç kemi luajtur ne kur kemi qenë fëmijë, tërheqin vërejtjen psikologët. Jo vetëm se për këtë shkak mbizotëron epidemia e peshës së madhe trupore dhe e depresionit te fëmijët, por janë gjenerata e cila po rritet pa mundësinë që t’i mësojnë vlerat e vërteta shoqërore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lojërat e fëmijëve – çelës i fëmijërisë së lumtur

Mesazh nga Alberti prej Fri 11 Jan 2013 - 8:08

Ndjenja për barazi
Fëmijët dhe tinejxherët në kulturat e gjuetarëve-grumbullues, për këtë arsye kalojnë shumë kohë duke luajtur, zhvillohen në njerëz të rritur shprehimisht bashkëpunues, me ndjenjën e zhvilluar për barazi. Vend të posaçëm në shoqëritë e tyre ka humori – ai shfrytëzohet për t’u ndërprerë grindjet dhe për t’u eliminuar tensioni shoqëror.
/Telegrafi/

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lojërat e fëmijëve – çelës i fëmijërisë së lumtur

Mesazh nga Anakonda prej Sat 19 Apr 2014 - 3:53

Leximet dhe lojerat gjate femijerise ndikojne ne zhvillimin e trurit

Mjedisi intelektual, në të cilin rritet një fëmijë ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të korteksit të tij cerebral
Mjedisi intelektual, në të cilin rritet një fëmijë ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të korteksit të tij cerebral
Nga një studim i kryer gjatë 20 vjetëve rezulton se mjedisi intelektual, në të cilin rritet një fëmijë, me libra dhe lodra edukative, ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të korteksit të tij cerebral.
Në studimin e disa studiuesve të Universitetit të Pensilvanisë tregohet se fëmijët, që kanë lodra edukative dhe libra në moshën 4 vjeç, kishin një korteks cerebral më të imët.
Studiuesit ndoqën që nga lindja deri në fund të periudhës së adoleshencës 64 fëmijë, të cilët jetonin në mjedise shoqërore jo të favorshme. Kur fëmijët mbushën 4 dhe 8 vjeç, studiuesit u shkuan në shtëpi për të vlerësuar mjedisin ku rriteshin: librat, lodrat edukative, por edhe ngrohtësinë dhe dashurinë që tregonin prindërit ndaj tyre.
Dhjetë vjet pas vizitës së dytë të studiuesve, adoleshentët iu nënshtruan skanerit të trurit, nga i cili studiuesit zbuluan se sa më shumë kishte lexuar dhe luajtur fëmija, aq më i hollë ishte korteksi i tij.
Në moshën 8 vjeç, lidhja midis mjedisit dhe zhvillimit cerebral ishte shumë më pak e dukshme. Faktorë të tjerë, si për shembull inteligjenca e nënës apo dashuria e saj për fëmijën nuk kanë pasur asnjë efekt në trashësinë e korteksit.
Ky studim tregon për ndryshimin e strukturës së trurit tonë në varësi të ambientit, por thjesht duke dhënë lidhjen midis dy ngjarjeve. Vetëm nga studimet më të thelluara do të mund të vërtetojnë lidhjen shkak pasojë.
Ky studim tregon për ndryshimin e strukturës së trurit tonë në varësi të ambientit, por thjesht duke dhënë lidhjen midis dy ngjarjeve. Vetëm nga studimet më të thelluara do të mund të vërtetojnë lidhjen shkak pasojë. /infoshqip/
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lojërat e fëmijëve – çelës i fëmijërisë së lumtur

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi