Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Sistemi periodik i elementeve

Shko poshtë

Sistemi periodik i elementeve

Mesazh nga Alberti prej Thu 17 Jan 2013 - 10:40

Sistemi periodik i elementeve

Nga fundi i shekullit XVIII kimistet filluan ti ndajne substancat e thjeshta ne elemente dhe ne perberje kimike ( substanca te perbera)
Jane bere shume perpjekje per te arritur deri ne klasifikimin e elementeve ne nje sistem periodik.
Fillimet e tyre i perkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner,tregoi se masa e Stronciumit ne nje perberje kimike gjendet midis masave te dy elementeve te ngjashen,Kalciumit dhe Bariumit ( metale alkalinotokesore) e ne perberje kimike te ngjashme.
Vite me vone u bene te njohura dhe treshe te tjera elementesh te ngjashem....Triada. ..p.sh triada e halogjeneveku renditeshin klori,bromi e jodi.
triada e metaleve alkaline,ku renditeshon Litiumi,natriumi e kaliumi.
Kimiste te tjere kane treguar se elementet mund te grupoheshin ne bashkesi me me shume elemente te ngjashem. Keshtu magnezi iu shtua alkalinotokesoreve, fluori iu shtua halogjeneve etj.
Po keshtu oksigjeni,squfuri,arseniku,antimoni e bismuthi qe nga 1854 bejne pjese ne nje familje.
Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua,i vendosi elementet sipas rritjes se mases atomike
Pohimi se vetite e elementeve jane ne varesi periodike te mases atomike te tyre perben ligjin periodik.
Kimisti Anglez Nju lends me 1863 propozoi nje sistem klasivikimi te elementeve sipas rritjes se mases atomike.
Elementet ishin ndare ne shttate grupe me shtate elemente secili. Ai e quajti kete klasifik Ligj i Oktatave.

Idet e mevonshme e me nje rendesi kolosale dalin ne pah ne 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev.
Ai kreu nje studim te thelluar midis mases se elementeve dhe vetive te tyre fizike e kimike
Ai propozoi nje tabele te perbere nga 17 shtylla e me pas nje tabele me 8 shtylla e cila u perdor per shume kohe e me vone u zevendesua me tabelen me perioda te gjata, te cilem e perdorim dhe sot.
Grupin VIIIA ,gazet e plogeta, qe nuk njiheshin ne kohen e Mendelejevit,e shtuan anglezet Relej dhe Ramsej me 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin dhe argonin.

Pas zbulimit te elektonit nga fizikanti Tomson dhe propozimit te teorise berthamore te ndertimit te atomit nga Ratherford,fizikanti anglez Van Den Brok,vuri re se ngarkesa e berthames qe e njohim si numri atomik perputhet me numrin e elementit ne sistemin periodk.
Fizikanti anglez Mozli percaktoj vlerat e sakta te numrit atomik te elemeteve nepermjet studimit te spekterave te tyre rentgen X
Me 1922 Bori beri nje interpretim te tabeles sipas struktures elektronike te atomit dhe propozoi tabelen me perioda te gjata, qe perdoret e sot.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi