Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !

Shko poshtë

Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !

Mesazh nga WebMaster prej Fri 1 Feb 2013 - 8:28

Ja çfarë ndodh te lulishtja e Sahatit

Njerëz që të vërtiten fare pranë nuk t’i ndajnë sytë e nëse i sheh guxojnë të të afrohen.

Burra në moshë, dikush i veshur me kostum të qepur në kohën e Enverit, por edhe djem me atlete me llapë jashtë pantallonave. Situatë e pakuptueshme. E njëjta gjë ndodh dhe të nesërmen, rrugës së kthimit për në shtëpi. Si kafshë që presin gjahun vështrojnë, por nuk guxojnë të flasin. Dikush u mërmërit nëpër dhëmbë disa vajzave, teksa presin dritën jeshile të semaforit. “Puzzle” (lojë me pjesëza të copëtuara kur ngjiten formojnë një figurë) fillon të formohet thuajse çdo ditë, por mungojnë personazhet kryesore. Lulishtja përballë Bibliotekës Kombëtare është kthyer në zonën e fenerëve të kuq, pazarin e prostitutave. A e quajnë Sara, apo ky është thjesht një pseudonim, këtë s’e dimë, por vajza bionde rreth të 25-ave është më e paguara dhe personazhi kryesor i prostitucionit në qendër të Tiranës. Janë rreth 5-6 femra të bardha, ku Sara është më e reja dhe më e hairit, që sapo bie muzgu lëvizin në këtë zonë në pritje të klientëve. Për disa ditë radhazi i kemi vëzhguar këto femra që kur i pyet ndonjë mashkull i përgjigjen; ne punojmë me seks.
Dita e I...
E veshur mirë, jo në mënyrë ekstravagante, me flokë të gjatë e të verdhë, e larë dhe e parfumosur, me një tualet të lehtë fytyrës, nuk duket si personazh i lëmit të prostitutave në Tiranë, e atyre që punojnë në rrugë. Dallohet vetëm sepse mban një palë syze të errëta, edhe pse është errësirë. Në fillim mendojmë se janë me numër, por besojmë se i ka më shumë për maskim. Të dallueshme e bën edhe xhiro e saj. Kjo është Sara, që nëse e sheh një paradite në rrugë, duket si studente. Na thonë se ajo ka disa kohë që punon aty. Pa tutor, sepse për të kujdeset e ëma, që del bashkë me të. Thonë se është nga veriu dhe kushtet e këqija ekonomike janë shkaku që i kanë shtyrë nënë e bijë të dalin në rrugë. Rreth orës 19:30, pikërisht në atë kohë që fillon të errësohet, Sara del dhe qëndron në rrugën e makinave. Ndonjëherë var-e-vingot e saj të trishtuara nga mungesa e klientëve shfaqen në ngadalësinë e gjesteve. Një djalë trupmadh i ndalon dhe flasin me zë të ulët, por ai largohet pa rënë në ujdi. Një tjetër mesoburrë i afrohet një prostitute tjetër me flokë të shkurtër, që pi cigare dhe ecën në mënyrë mashkullore, por ajo kthen kokën, se s’bie dakord. E në fakt propozimi ishte 200 lekë. Kalojnë 20 minuta dhe asnjë lëvizje. Në ecejaket e saj biondja nuk provokon kalimtarët, as ata që kalojnë me makina, ajo pret. Një djalë i gjatë me fytyrë e veshje fshatari ndalon para saj. Bisedojnë për disa minuta, ndërsa në dialog ndërhyn edhe e ëma, që sapo ka mbaruar byrekun që mbante në dorë dhe ndezi një cigare. Sipas atyre që e njohin Sarën, ajo nuk punon gjithë natën. Pret dy a tri klientë dhe kthehet në shtëpi. E mban pak pazarin e lartë në krahasim me çmimet përqark që vërtiten te 200-500-lekëshi, por padyshim që është më e mira. Minimumi 15-30 mijë lekë, por në raste të tjera edhe më shumë. Natë me fat për të. Pas pazarit, ajo bashkë me klientin hipin në një taksi dhe largohen. Shkëputemi për 30 minuta në një kafe aty pranë dhe mes kolegësh diskutojmë se është shpejt për t’u kthyer, por silueta e biondes që ecën në rrugë na dha përgjigjen që ia kishim futur kot. Ora është rreth 23:00. Klientët këmbësore janë rralluar, e bashkë me to dhe ata maniakë që i vërtiten rrotull pa rënë në një pazar. Një makinë me targa Fieri ndalon para këmbëve të saj, por pas disa sekondash largohet. Sara vazhdon të presë dhe shumicën e kohës rri larg të ëmës dhe prostitutës me flokë të shkurtra që punon dhe në mëngjes. Në vesh mban kufjet e celularit, që s’po i bie. Këto ditë ka qenë mot i freskët në mbrëmje dhe mbase kjo ka ndikuar në klientët e rrallë. Nga ana tjetër e rrugë,s prostitutave të bardha u bëjnë karshillëk travestitët dhe vajzat me ngjyrë, që zihen për territore.
Dita II
E njëjta skemë, por këtë herë anës rrugës përtej Bibliotekës e ngacmojnë sharjet që vijnë nga trotuari përballë ku ne qëndrojmë në makinë. Dy prostituta, njëra e shëndoshë, trupmadhe me flokë të errët që mbi janë ngjyer me të verdhë dhe tjetra trupvogël dhe e re në moshë ulërijnë si burra. “Më plasi trapi për Aliun, hë mi kurva s’po ju ecën, ë ju q... robt”, vazhdon breshërinë trupmadhja, ndërsa Sara qëndron në rrugën e saj pa e kthyer kokën fare nga ato. Dy të tjerat, e ëma dhe ajo me flokë të shkurtra i shohin dhe u kthejnë kurrizin. Sot ka punë, sot ka shumë njerëz vërdallë, shumë propozime. Për dy orë Sara lëviz dy herë, një herë më këmbë dhe një herë në makinën e një klienti. Pak kohë pas pazarit të së bijës e ëma kalon trotuarin dhe futet pas Pallatit të Kulturës, ndërsa mbrapa e ndjek një xhajë me kollare me nyje të hollë. Nuk zgjat shumë, rreth 10 minuta, dhe ajo kthehet. Aty në errësirën pus të lulishtes pas Pallatit të Kulturës, aty argëtohen në marrinë e tyre burrat. Ja dhe Nikoleta, travestiti i parë shqiptar që ka lënë flokë të gjatë. E duket se moda e prostitutave dhe homoseksualëve është ngjyra e verdhë e flokëve. Me cigare në gojë, Nikoleta kap pazarin e parë. Me këtë punë jeton. Edhe pse gropa e Hajdin Sejdisë u mbyll, ato aty kanë krijuar kontaktet dhe s’shkulen, edhe tani që është bërë lulishte. Terri i ndihmon, ndërsa pemët e rralla dhe muri i Teqesë së Pazareve shërben si strehë. Ora është 23:30. Sara ikën. E mbylli për sot, ndërsa në stolat e lulishtes përballë janë mbledhur grupi tjetër, që dallohen vetëm nga xixat që bëjnë cigaret. Ato nuk dorëzohen.
Në vazhdim...
Na tregojnë histori të ndryshme për Sarën. Na thonë që e ëma është ndaluar disa herë nga policia për ushtrim prostitucioni dhe se Sara është bërë sebep që e kanë lënë të lirë. Na thonë se të ëmën e ka shtypur një herë makina dhe u dëmtua keq, sa Sara ishte duke u çmendur, na thonë se Sara është prostituta më normale që kanë parë të shesë trupin në rrethin e kuq mu në qendër të Tiranës. E kjo s’ka dyshim. Taksistët janë ata që vëzhgojnë në heshtje atë çka ndodh. Nuk i pëlqen të flasin, e sidomos për Sarën, për të cilën ndjejnë keqardhje. Telefoni, ky mjet komunikimi, duket se u hyn në punë dhe punonjësve të seksit. Sarës i bie një telefon dhe më pas ajo largohet. Mënyrë direkte me klientin që duket se ka mbetur i kënaqur nga hera e parë. Kështu vazhdojnë ecejaket e vajzës së re bionde, e cila prej disa kohësh prostituon te Sahati, përballë Bibliotekës Kombëtare. Paradite ajo pushon dhe jeton normalisht, ndërsa sapo erret, bashkë me të ëmën dhe një sërë femrash të tjera dalin në kërkim të klientëve. Prostituta të shtrenjta dhe në qendër. Kjo është ajo çka ndodh çdo natë te lulishtja e Sahatit.

Në Qytetin Studenti
Që Sara punonte prostitutë, nuk ia kishte marrë mendja. Tek e kishte parë të ecte në Qytetin Studenti, me trupin e saj të rregullt, teksa lëvizte me elegancë, ai i kishte fishkëllyer dhe kishte shprehur komentet pozitive; E mirë kjo, alamet femre. Po në atë kohë shokët që e njihnin i kishin thënë se ajo punon prostitutë te Sahati. Studenti rrëfen se që kur e kishte fiksuar vajzën, kishte kuptuar se vizitat e saj në Qytetin Studenti ishin të shpeshta.

Sida dhe mbrojtësit
Disa shoqata që luftojnë kundër drogës dhe Sidës, shpesh kanë dalë në sheshin te Pallati i Kulturës dhe u kanë shpërndarë prezervativë prostitutave. Madje, për të realizuar qëllimin e tyre, ata punësonin pikërisht ndonjë nga ky grup, që t’u fliste shokëve për nevojën e masave mbrojtëse. Por në aksionin e fundit të policisë, bërë para disa muajsh, në këtë zonë u arrestua dhe bashkëpunëtori i shoqatave dhe ai që prej asaj kohe ka hequr dorë nga misioni i moralistit.

Autostrada
Autostrada Tiranë-Durrës duket se është një nga pikat e tjera të preferuara nga prostitutat. Shumë femra në moshë u ngrenë dorën shoferëve të makinave në formë autostopi, e kur ndonjëri prej tyre ndalon ato hipin dhe nisin të bisedojnë normalisht. Kur vjen rasti që pyesin njëri-tjetrin me çfarë merren, prostitutat nuk kanë kurrfarë ngurrimi për zanatin e tyre; “Unë punoj me seks”. Pazari i femrave-gra në autostradë është 500 lekë në makinë dhe 1000 lekë në hotel.

Pohimi në gjyq: Braktisa foshnjën për të prostituuar
“Koleget më denoncuan se u merrja klientët”

“Këtu para gjykatës duhet të ishin ato tre prostitutat që më denoncuan mua dhe polici që më arrestoi, jo unë që punoj për të ushqyer fëmijën tim”. Këto fjalë të thëna nga prostituta 22-vjeçare Rajmonda Sheta tri ditë më parë në Gjykatën e Tiranës ishin, veç tjerash, një nga arsyet mbi të cilat trupi gjykues i pranoi asaj kërkesën për aplikimin e gjykimit të shkurtuar, çka do të thotë ulje të një të tretës së dënimit të pritshëm dhe shkurtimin e kohës deri në përfundim të procesit. Gjatë shpjegimeve të dhëna, 22-vjeçarja pranoi se kishte braktisur në maternitet foshnjën e saj disajavëshe për të prostituuar, ndërkohë pohoi se ishte denoncuar nga tre prostituta të tjera ngaqë u kishte marrë klientët. Ajo nuk e mohoi faktin që ishte kapur në flagrancë prej policisë, ndërsa nuk harroi të falënderonte gjykatën që e kishte liruar tri ditë më vonë, pasi kishte mësuar se ajo kishte një foshnjë të mitur për të ushqyer. Tashmë 22-vjeçares, që prostituonte edhe për “dy mijë lekë”, i duhet të përballet me drejtësinë nën akuzat “ushtrim prostitucioni” dhe “braktisje fëmije”. fa.ma.

Rezarta Delisula G.Panorama


[You must be registered and logged in to see this image.][Only mods are allowed to see this link][You must be registered and logged in to see this image.] [Only mods are allowed to see this link] [You must be registered and logged in to see this image.][Only mods are allowed to see this link][You must be registered and logged in to see this image.]


[You must be registered and logged in to see this image.]Emri  i Forumit do t[Only mods are allowed to see this link] ndryshoj  [You must be registered and logged in to see this image.] [Only mods are allowed to see this link] [You must be registered and logged in to see this image.]
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !

Mesazh nga Leo_uk prej Fri 1 Feb 2013 - 9:46

po pse 20 mij lek qenka shtrenjte?

Nene e bij nga veriu te ardhur ne Tirane dhe per nje cope buke shesin trupin.. keq te vjen, por te ngrihen dhe nervat kur te bejne moral kta te Bathores e ku di une nga vijne..
avatar
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !

Mesazh nga Malsori prej Fri 1 Feb 2013 - 9:57

sa bejn 20 mij lek more
avatar
Malsori
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjermani
Postime Postime : 1966
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : Lexim, sport, punë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !

Mesazh nga Leo_uk prej Fri 1 Feb 2013 - 10:03

1 euro = 140 lek

ajo merr 1.500 - 2.000 lek ( te reja)

10euro = 1.400

14 euro = 2.000 lek

domethene me 15euro shkon me Malsoren qe eshte e bukur dhe studente dhe te del edhe per nje kanace birre... [You must be registered and logged in to see this image.]
avatar
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !

Mesazh nga EMI prej Fri 1 Feb 2013 - 11:44

Leo_uk shkruajti:1 euro = 140 lek

ajo merr 1.500 - 2.000 lek ( te reja)

10euro = 1.400

14 euro = 2.000 lek

domethene me 15euro shkon me Malsoren qe eshte e bukur dhe studente dhe te del edhe per nje kanace birre... [img]
hahah Leo i bie 7,5 euro se ka dhe momen ajo malesoria, e kshtu me shumice bejne ulje..hahha

vertet per te ardhur keq, mjerim madje edhe poshtersi te ulesh veten ne ket nivel .
avatar
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !

Mesazh nga Tonii prej Thu 7 Feb 2013 - 10:23

jam nga Tirana dhe e di cfar menxyre ndodh
deri ktu e katandisen kta pushtetar horra popullin, ne vend qe te shkollohen e te edukohen femijet i lene rrugeve. sepse ne te vertet dhe vet Shqiperia eshte kthyer ne prostituten e evropes ne kto 20 vite shqiperin e grabiten e tallen e vran kta kusar politikan ja hoqen nderin e dinjitetin e kthyen popullin ne, kriminel vrasin njeri tjetrin per nje cop gardh e nje pellemb tok. do te thot dikush- prostituta ka dhe ne evrop e vrasje
une do te thoja: nuk me intereson se cfar bejne te tjeret koken ngrencin
me intereson vendi im populli im. nderi cdokujt ne vend te vet.
dikur na ishte Migjeni, dhe tani them perseri eshte Migjeni
kafshat qe s'kaperdihet esht or vlla mjerimi
kafshat qe te mbet ne fyt e te ze trishtimi
kur sheh fytyra te zbehta e sy te jeshilta
qe te shikojne si hije dhe te shtrinj durt e mpira
dhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
ter jeten e vet deri sa te vdesin .
Posht pushtetaret donkishot.
posht borgjezet e skllavo-pronaret e koheve moderrne



Edituar për herë të fundit nga Tonii në Thu 7 Feb 2013 - 10:33, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !

Mesazh nga Gjilanasi prej Thu 7 Feb 2013 - 10:31

vetem pak te mendojm

pse asnji mashkull nuk del te shitet ne rrug per femra
por vetem femrat

mendoni pak dhe zbuloni
avatar
Gjilanasi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjilan
Postime Postime : 673
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 06/01/2013
Hobi Hobi : .....

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !

Mesazh nga Vizitor prej Mon 17 Jun 2013 - 8:12

Sa zone e nxete ketu. Dale te heq pak rrobat dhe te rrij lirshem.
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Prostituta të shtrenjta në qendër të Tiranës !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi