Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Infeksionet e veshit tek fëmijët

Shko poshtë

Infeksionet e veshit tek fëmijët

Mesazh nga Alberti prej Sat 2 Feb 2013 - 5:38

Infeksionet e veshit tek fëmijët

Infeksionet e veshit janë shumë të zakonshme te fëmijët. Zakonisht shfaqen në kohët e ftohta apo ndonjë infeksion tjetër i frymëmarrjes.

Inflamacioni nga rrugët e epërme të ajrit udhëton përgjatë Eustachian tube, (kanali Eustachian) i cili është një kanal ajri që kalon nga mbrapa hundës dhe fytit drejt veshit të mesëm, duke siguruar që të ruhet presioni i ajrit. Vargu i kanalit fryhet dhe kanali bllokohet, dhe mund të mblidhet lëng në veshin e mesëm.

Si pasojë, ky lëng mund të infektohet nga viruset apo bakteriet, duke shkaktuar fryrje, inflamacion dhe dhembje. Infeksioni në veshin e mesëm gjithashtu quhet acute otitis media (otit akut).

Shume fëmijë do ta përjetojnë së paku një infeksion të veshit, dhe shumë fëmijë mund të përjetojnë disa.

Infeksionet e veshit mund të shfaqen në çdo moshë, por shumica shpesh paraqiten me moshës 6 muajshe dhe 3 vjeç. Faktorët trashëgues mund të bëjnë që disa fëmijë të jenë të prirur për infeksione të veshit. Gjithashtu, alergjitë hundore mund të luajnë një rol, nëse ekspozohen ndaj tymit të duhanit.


Simptomet dhe shenjat

Fëmiu me infeksion të veshit shfaq shenjat e para me ftohje, me rrjedhje të hundës, teshtimë dhe kongjestion hundor. Dhembja veshit ka mundësi të zhvillohet zakonisht në njërën anë. Fëmijët e vegjël, të cilët nuk mund të përshkruajnë llojin e dhembjes, mund të ulërijnë, të bëhen irritues, të bezdisshëm apo të pangushëllueshëm. Dhembja zakonisht paraqiten natën sepse shtypja në vesh rritet kur fëmiu merr pozitën shtrirë.

Infeksioni në vesh gjithashtu mund të shkaktojë temperaturë, sidomos tek foshnjat, dhe mund të ndikojë sesi ndihet fëmiu në përgjithësi.


Komplikimet

Në disa raste, veshi i mesëm mund të përflaket dhe të mbushet me qelb. Qelbi kalon nga kanali i veshit në pjesën e jashtme të veshit. Kur ndodhë kjo, dhembja mund të pakësohet qartë, sepse nuk ka më shtypje të lartë pas daulles së veshit. Kjo quhet mastoiditis. Veshi më pastaj fryhet dhe skuqet, dhe po ti prekni pjesët e lëkurës rreth veshit të fëmiut do të vëreni se janë shumë të ndjeshme.

Në raste të rralla, jotrajtimi i infeksionit të veshit mund të zhvillohet në meningjit (infeksion i vargut të trurit dhe kordonit spinal).

Infeksionet e veshit të mesëm mund të shkaktojnë mbledhjen e lëngjëve në veshin e mesëm, sa që ky lëng mbetet edhe pasi që të kurohet infeksioni. Ky quhet otit me rrjedhje, apo otit serioz.

Përderisa lëngu është prezent, fëmiu mund të ketë probleme me ndëgjim, dhe kur lëngu të largohet, ndëgjimi kthehet në gjendje normale. Kjo nuk kërkon trajtim të veçantë, por kërkon monitorim nga afër të mjekut tuaj.
Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Trajtimi për infeksion të veshit mvaret se sa janë simptomet serioze dhe nga mosha e fëmiut.

Antibiotikët mund të ndihmojnë vetëm në raste të infekcionit bakterial dhe shumë infektime të veshit do të zhduken pa ndonjë nevojë trajtimi. Për fëmijët më të mëdhenj me simptome më të buta, mjeku do të ju sugjerojë që të pritet për një ose dy ditë para se të fillohet me antibiotikë.

Amoxicilini është antibiotikë i cili përdoret më së shpeshti tek infeksionet e veshit, përderisa fëmiu nuk është alergjik në të.

Antibiotikët duhet që gjithmonë të përdoren ashtu siç iu janë përshkruar. Duke e ndaluar mjekimin më herët do të mundësoni që infeksioni të iu kthehet përsëri.

Trajtimet tjera mund të nevojiten për të lehtësuar simptomet. Trajtimi më i rëndësishëm ndaj infeksionit akut të veshit është mjekimi i dhembjes. Mund të përdorni Ibuprofen apo me një leckë të lagur në një enë me ujë të ngrohtë ta afroni jashtë veshit mund të lehtësojë dhembjet.

Fëmiu i cili zgjohet natën me dhembje të veshit dhe me temperaturë zakonisht nuk ka nevojë për vëmendje mjekësore të menjëhershme, duke u bazuar në gjendjen e tij të mirë paraprake.

Nëse ju duket fëmiu i sëmurë apo ka temperaturë pas 48 ore nga mjekimi i zakonshëm i dhembjes, atëherë duhet të kontaktoni mjekun.

Nëse fëmiu për disa ditë me rradhë është i ftohur dhe simptomet fillojnë të përkeqsohen me temperaturë të lartë dhe dhembje të veshit, atëherë duhet të kontaktoni mjekun, sepse infeksioni bakterial mund të zhvillohet.

Gjithmonë kontaktoni mjekun nëse dyshoni për komplikime në formë të meningjitit apo mastoiditisit apo nëse fëmiu nuk po përparon nga antibiotikët pas 2 – 3 ditësh.

Gjithashtu, mund ta kontaktoni mjekun nëse vëreni që qelbi po rrjedh nga kanali i veshit jashtë dhe ju dyshoni që është zhvilluar në daullën e veshit. Ju duhet të caktoni vizitë me mjekun 2 – 3 javë pas fillimit të trajtimit të infeksionit të veshit. Mjeku do të kontrollojë nëse fëmiu juaj nuk ka patur mbledhje të lëngut në veshin e mesëm.
Preventiva

Viruset që shkaktojnë ftohje të zakonshme dhe shkaktojnë infeksione të veshit, janë të shpërndara nga piklat në ajër prej personave të infektuar, apo nga kontakti i drejtëpërdrejtë.

Larja e shpeshtë e duarve mund të zvogëlojë mundësinë e infektimit nga këto viruse. Mbuloni gojën tuaj gjatë kollës apo teshtimës, që infeksioni të mos shpërndahet lirshëm nëpër dhomë. Gjidhënja gjatë vitit të parë të jetës mund të mbrojë foshnjen tuaj nga infektimet e veshit gjatë vitit të parë të jetës.

Fëmijët të cilët rriten në shtëpitë ku ka duhanpirës janë më të ndjeshem ndaj të ftohurit dhe nga infeksionet e veshit. Gjithmonë mbroni fëmijët nga tymi. Fëmijët që shkojnë në qendrat e kujdesit ditor (kopshtet) ku ka edhe fëmijë të tjerë, janë më të ekspozuar ndaj viruseve dhe sëmuren me shpesh sesa fëmijët tjerë. Fëmijëve të cilëve iu rrjedhin hundët vazhdimisht duhen të egzaminohen ndaj alergjive, sepse fryrja kronike e membranës së mukozës rrit rrezikun nga infeksionet e veshit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Tenisi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Infeksionet e veshit tek fëmijët

Mesazh nga Anakonda prej Wed 15 Oct 2014 - 6:25

SHBA, udhëzime të rrepta për
infeksionet e veshit të fëmijëve



Infeksionet e veshit janë ndër sëmundjet më të shpeshta të fëmijëve. Pothuajse gjysma e recetave të përshkruara për fëmijët janë për infeksionet e veshit. Kolegu ynë Astrit Lulushi sjell hollësi.

Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që numri i recetave të tilla të pakësohet – ajo sapo ka publikuar udhëzime të reja të rrepta për diagnostikimin dhe trajtimin e infeksioneve të veshit.

Akademia e Pediatrisë thotë se antibiotikët duhet të jepen:
- Për infeksione të rënda të veshit për fëmijët 6 muaj e sipër
- Kur dhimbjet në vesh janë të moderuara ose të rënda
- Kur këto dhimbje zgjasin të paktën 48 orë (ose)
- Kur dhimbjet e veshit shoqërohen nga një temperaturë 39 gradë Celsius = 102,2 gradë Fahreneit ose më e lartë. (Konvertim i temperaturave, klik këtu)
- Pritje e kujdesshme këshillohet për rastet më pak të rënda

Nëse gjendja e fëmijës me dhimbje në vesh nuk përmirësohet ose përkeqësohet brenda 48 orëve deri në 72 orë, atëherë këshillohet përdorimi i antibiotikëve.

Një përjashtim – fëmijët e moshave 6 muaj deri në 23 muaj me të dy veshët e infektuar duhet të trajtohen me antibiotikë.

Diabeti dhe humbja e shikimit

Ndërsa mbipesha bëhet problem shëndetësor global, edhe një prej pasojave të saj – diabeti i tipit 2 - po merr përmasa pandemike. Kjo ngre shqetësime të reja rreth sëmundjeve që lidhen me diabetin, përfshi të parit që nëse lihet pa trajtuar mund të çojë në verbim.

Organizata botërore e shëndetësisë thotë se 160 milionë njerëz në botë me diabet gjithashtu janë të prekur edhe nga një shkallë e humbjes së shikimit e quajtur ndryshe “retinopathy diabetike” - shkaktuar nga ndryshimi i enëve të gjakut në retinë, pjesë e syrit që kthen imazhet e dritës në impulse nervore duke lejuar njeriun të shohë.

Një studim 10 vjeçar i kryer nga shkencëtarë pranë shkollës mjekësore Johns Hopkins në Baltimor, tregon se i vetmi faktor rreziku për humbjen e shikimit që u rrit gjatë periudhës në vëzhgim ishte diabeti. Studimi gjithashtu zbuloi se diabeti po përhapet edhe mes moshave të reja. Shkencëtarët vunë re se mes personave në moshën 20 deri 40 vjeçare, rastet e diabetit janë rritur 40 për qind.

Ekspertë të shëndetësisë thonë se çdo njeri me diabet është në rrezik për të humbur shikimin. Por i rëndësishëm është fakti se është se retinopathia diabetike mund të trajtohet dhe nëse zbulohet herët, pacienti ka gjasa të parandalojë humbjen e të parit në 90 për qind të rasteve. Ndërsa pa trajtim, sëmundja mund të rezultojë në humbje të pjesëshme ose deri të plotë të shikimit. Studimi u botua në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, JAMA.
(Marrë nga "Zëri i Amerikës")

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi