Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Interneti, të miturit shqiptarë të rrezikuar nga abuzimet dhe pornografia

Shko poshtë

Interneti, të miturit shqiptarë të rrezikuar nga abuzimet dhe pornografia

Mesazh nga WebMaster prej Mon 11 Feb 2013 - 8:11

Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po përdoren edhe nga persona që abuzojnë me fëmijët. Konstatimi është bërë nga ekspertë ndërkombëtarë gjatë një konference mbi sigurinë e fëmijëve nga përdorimi i internetit. Ambasadori i UNICEF-it në Shqipëri tha se interneti po përdoret gjithnjë e më shumë për të abuzuar me të miturit, ndërsa përdorimi i shpeshtë i tij cenon edhe privatësinë.

“Një pjesë e fëmijëve kanë gjetur forma të reja komunikimi në internet. Është e domosdoshme të detektohen përmbajtja e papërshtatshme dhe kriminale, e faqeve që instalohen aty. Shkolla, mësuesit dhe autoritetet lokale duhet ti kontrollojnë dhe parandalojnë futjen në këto faqe pornografike të fëmijëve, pasi nuk duhet të ketë asnjë tolerancë, për shfrytëzimin pornografik të fëmijëve. Edhe qeveria shqiptare është pjesë e deklaratës së nënshkruar për dënimin dhe çuarjen para drejtësisë së personave që përdorin këto rrjete dhe kanë në dorë pornografinë e fëmijëve”, thotë Detlef Palm, ambasador i UNICEF në vendin tonë, raporton “AS”.

Edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe ai i Bashkimit Evropian, Etore Sekui thanë se legjislacioni shqiptar duhet të jetë më i efektshëm në luftën ndaj abuzimeve me fëmijët në internet. Duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë fushë, ambasadorët kërkuan nga qeveria që të marrë masa për të rritur sigurinë nga rrjetet sociale.

Sipas Ministrit të Teknologjisë dhe Informacionit, rreth 60 përqind e popullsisë në Shqipëri janë përdorues të internetit. Mosha që frekuenton më shpesh rrjetet sociale është ajo nën 24 vjeç, ndërsa rreth 6 % e përdoruesve janë të moshës nga 13-15 vjeç. Abuzimet me fëmijët në internet pohohen edhe nga një studim i “World Vision”. Ka pasur raste – thonë drejtuesit e kësaj organizate – që personat kanë bërë presione për të lënë takime, duke bërë shantazh me hedhjen e fotografive në rrjetet sociale.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Interneti, të miturit shqiptarë të rrezikuar nga abuzimet dhe pornografia

Mesazh nga Anakonda prej Wed 22 May 2013 - 19:29

ehhh jan 13-14 vjeq e qa spo dijn nga njera an ndikojn e prinderit ose edhe rrethi shoqeror apo modernizimi kohve tonna ben qe nvend tmesojn ulen ne pc a laptop e shohin budallalliqe medet qa kohe po vjennn
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi