Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Kërkohet rivendosja e bustit të Enver Hoxhës

Shko poshtë

Kërkohet rivendosja e bustit të Enver Hoxhës

Mesazh nga WebMaster prej Thu 21 Feb 2013 - 11:48

Në Këshillin e Bashkisë Tiranë ka mbërritur një kërkesë për rivendosjen e bustit të Enver Hoxhës që u rrëzua më 22 shkurt të vitit 1991 nga studentët. Kërkesa është drejtuar nga Partia e Punës së Shqipërisë së Riorganizuar. Kreu i kësaj partie, Marko Dajti, shprehet se Hoxha e meriton të ketë bust pasi ai është heroi i kombit shqiptar.

“Është e vërtetë që ne do kërkojmë të ngrihet busti i Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, sepse e meriton. E dëgjuat për librin që ka bërë zoti Ngjela, libër i cili tregon se gjërat kanë filluar të ndryshojnë, kanë filluar të kuptojnë dhe mendojnë se erdhi koha për një gjë të tillë. Por ne po presim t’u dalë frika edhe disave që janë të stepur për të folur për Enver Hoxhën”, është shprehur Dajti në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”.

Ai nënvizon se nëse këshilltarët do të refuzojnë këtë kërkesë do të nisë punë për mbledhjen e firmave për mbajtjen e një referendumi për këtë çështje.

Dajti shton se “edhe politikanët nuk do bënin këto gjëra që bëjnë sot, nuk do vidhnin kaq shumë sa ç’vjedhin sot, sepse do kishin frikë edhe nga hija e tij”. “Enver Hoxha, politikanët që shëndosheshin shumë, që kalonin peshën 90 kilogramë i çonte të nxirrnin krom në minierë për Shqipërinë. Pra, kjo do ishte edhe një frikë për politikanët e sotëm”, është shprehur ai.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi