Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
LANÇ nuk ishte luftë civile, balli bashkëpunoi me italianët e gjermanë kundër partizanëve. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
LANÇ nuk ishte luftë civile, balli bashkëpunoi me italianët e gjermanë kundër partizanëve. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LANÇ nuk ishte luftë civile, balli bashkëpunoi me italianët e gjermanë kundër partizanëve.

Shko poshtë

LANÇ nuk ishte luftë civile, balli bashkëpunoi me italianët e gjermanë kundër partizanëve. Empty LANÇ nuk ishte luftë civile, balli bashkëpunoi me italianët e gjermanë kundër partizanëve.

Mesazh nga WebMaster Thu 28 Feb 2013 - 11:45

Doc. Kadri DINGU* Vijon... Në monografinë “Shqipëria gjatë luftës së viteve 1939-1945” historian amerikan Bernard Fischer i ka kushtuar disa faqe të ashtuquajturës “luftë civile” që qenka zhvilluar në Shqipëri. Veç të tjerave ai shkruan se: me ashpërsimin e luftimeve gjermanët filluan të ndërhyjnë gjallërisht në ndihmë të Ballit Kombëtar, kur Ofensiva e Dimrit nisi të japë shenja suksesi, njësitë e armatosura të Ballit Kombëtar nisën të merrnin pjesë aktive në të… Më se 10.000 nacionalistë ndihmuan gjermanët, të ndarë në disa grupe, ku gati gjysma ishin ballistë.

Aty nga fundi i dimrit 1943, LANÇ e pa veten në vështirësi të mëdha, i mungonin sgjithçka, ushqimet, veshjet, municionet. Ndihma britanike ishte e vështirë, për arsye të humbjes së personelit, të bazav të para pushtimit dhe të motit të keq. Partizanët vuanin sidomos nga mungesa e barnave…
Shifra e të vrarëve ishte e lartë. Historiografia Shqiptare njofton se partizanët në operacionin e Dimrit patën më shumë se 1000 të vrarë, ndërsa gjermanët japin shifra më të larta: në janar 1944, 2239 partizanë të vrarë, në shkurt 401 dhe në mars 236. Në këtë kohë gjermanët kishin në zotërim të gjitha prefekturat e vendit me përjashtim të Gjirokastrës. Këtë gjendje e pranon edhe vetë Enver Hoxha që në një letër që i dërgon Nako Spiros në mars të vitit 1944 ku shkruan: “Gjendja është e vështirë, vërtet shumë e vështirë. Pikërisht në këto rrethana të vështira neve nuk duhet ta humbim toruan”.

Në këto rrethana disa prej oficerëve britanikë i quajtën partizanët si të eliminuar plotësisht. Në mesin e janarit 1944 Forein – Office merrte një njoftim, sipas të cilit lufta civile kishte marrë fund, se pjesa më e madhe e vendit do të kalonte nën kontrollin e Balli Kombëtar, se shumë shpejt Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi do të largoheshin nga LANÇ.
Njoftimet e tjera theksonin se shancet e Abaz Kupit po vijnë duke u rritur. Një muaj më vonë, koloneli D. Talbot Rice i Ministrisë së Luftës Ekonomike shkruante se “LANÇ vazhdonte të korrte frutet e çmendurisë së saj provokuese ndaj Ballit Kombëtar”.
Nacionalistët ndaj këtyre ngjarjeve – shkruan autori – reaguan në mënyrë më të kthjellët, filluan të interesoheshin për të siguruar të ardhmen e tyre duke u afruar më shumë me luftën kundër gjermanëve. Disa anëtarë të Ballit Kombëtar filluan ta quanin veten zogistë, me qëllim që të distancoheshin nga kolaboracionistët e Ballit Kombëtar, por shumica e nacionalistëve u afruan më shumë me politikanët kolaboracionistë.

Qeveria kuislinge (K. D.) i bindi gjermanët që të lejonin që në radhët e saja të merrnin pjesë më shumë anëtarë të Ballit Kombëtar, në janar 1944 qeveria mundi të zgjerojë radhët e saj duke futur tre anëtarë të njohur të Ballit Kombëtar. Grupet e tjera armiqësore, përfshi këtu dhe shumë elementë klerikë, myslimanë dhe ortodoksë u afruan me qeverinë e Mehdi Bej Frashërit e shtriu kontrollin e tij duke përdorur Xhaferr Devën, ish ministër i Brendshëm, (K. D.) për të çrrënjosur me fund kundërshtarët e brendshëm të regjimit në disa qytetet. Ai shfrytëzoi këto për të shtuar besueshmërinë e vet në gjirin e radhëve të popullit”.

***
Është domosdoshmëri që tërë studiuesit historianë, për të qenë objektivë në gjykimin e ngjarjeve historike, duhet të njihen me të gjithë dokumentacionin arkival, me botimet e ndryshme të organeve shtetërore edhe organizatave të ndryshme politike si dhe me kujtimet e pjesëmarrësve në këto ngjarje. Është pikërisht kjo arsyeja që autori i këtij studimi, duke mos u njohur me dokumentat arkivale të LANÇ-it ashtu si dhe për disa probleme të tjerë të historisë së LANÇ edhe në gjykimin e karakterit të kësaj lufte, është treguar subjektiv dhe i pasaktë. Kështu LANÇ sipas logjikës së tij duhet ndarë në dy periudha: prill 1939 e deri tetor 1943 si Luftë Nacional-çlirimtare, ndërsa nëntor 1943 nëntor 1944 si luftë civile. Ky gjykim subjektiv i autorit që ndeshet me të vërtetën historike të LANÇ e ka burimin sepse ai është njohur vetëm me raportet e oficerëve anglezë që kanë qenë në Shqipëri ose që janë marrë me problemin e Shqipërisë gjatë viteve të Luftës. Siç dihet, në radhët e tyre ka patur disa që njiheshin për tendenca antikomuniste siç ka qenë Meklani që ishte pranë Shtabit të Abaz Kupit dhe siç del më lart ka dhënë shumë të dhëna për veprimtarinë e Abaz Kupit në këtë kohë. Gjithashtu ai është mbështetur në botimet e bëra nga ish udhëheqës të Ballit Kombëtar si Abaz Ermenji e të tjerë, të cilët, për t’i shpëtuar dhënies së llogarisë për krimet e bëra gjatë luftës, u arratisën në Perëndim.

Duke pranuar ekzistencën e luftës civile autori indirekt mbështet edhe tezën e Ballit Kombëtar se fajin kryesor për zhvillimin e kësaj lufte e ka patur Enver Hoxha dhe sipas Ballit Kombëtar për t’i shpëtuar asgjësimit të tij u detyrua të kalojë në kolaboracionizëm me forcat gjermane kundër ushtrisë NÇSH.
E vërteta është se Balli Kombëtar kishte kaluar që më parë në kolaboracionizëm me pushtuesit italianë në luftë kundër LANÇ dhe ushtrisë partizane. Kështu: që kur u krijua në nëntor 1942 Balli Kombëtar, iu kundërvu Frontit Nacionalçlirimtar dhe Partisë Komuniste shqiptare duke zhvilluar një luftë propagandistike ndaj tyre, të cilët i quante organizata shitur tek rusët dhe aerbët. Ndërsa në zbatim të marrëveshjes (protokollit) Dalmazzio – Këlcyra që me të drejtë oficeri britanik Gilbert që ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës, në monografinë e tij “Fitorja e hidhur” ka shkruar se kjo marrëveshje e Ballit Kombëtar me forcat italiane ishte për të luftuar së bashku me të gjithë mjetet e forcat e ushtrisë partizane: kështu gjatë muajve korrik-gusht 1943 forcat e Ballit Kombëtar së bashku me forcat italiane goditën forcat partizane në krahinën e Mallakastrës. Pas dështimit të prapaskenës së Mukjes korrik 1943 Balli Kombëtar doli hapur në kolaboracionizëm me forcat gjermane kundër Frontit dhe ushtrisë nacionalçlirimtare. Kështu në fillim të tetorit ushtria gjermane e mbështetur në të dhënat e Ballit Kombëtar dhe e drejtuar nga agjentët e tij sulmoi forcat partizane të Pezës dhe të brigadës së tretë në Arbanë, me synim që të asgjësonte Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ që ndodhej aty.
Qëndresa heroike e partizanëve bëri që forcat gjermane të pësojnë humbje të rënda.

Pra Balli Kombëtar kishte kaluar në kolaboracionizëm me pushtuesit fashistë para se të urdhërohej Ushtria Nacionalçlirimtare për likuidimin e forcave të Ballit, sepse ishte e domosdoshme që të anullohej direktiva e dhënë më parë që UNÇ të evitonte përpjekjet me armë me forcat e Ballit Kombëtar. Ngjarjet e mëvonshme treguan se Balli Kombëtar mori pjesë aktive së bashku me forcat gjermane për asgjësimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Për këtë ka shumë fakte e dokumente të pakundërshtueshme. Kështu ish gjenerali britanik Dejvis para se të zihej rob nga forcat balliste të komanduara nga Haziz Biçaku, të cilët ja dorëzuan gjermanëve, njoftonte Shtabin e Forcave Aleate të Mesdheut se forcat e Ballit Kombëtar veprojnë së bashku me njësitë e Forcave Ushtarake Gjermane, të armatosura e të drejtuara nga oficerë gjermanë dhe të veshur me uniforma të ushtrisë së tyre, të cilët bëjnë krime të tmerrshme duke vrarë qindra partizanë e civilë e duke djegur dhjetra fshatra e qindra shtëpi”.

Njësitet e Ballit Kombëtar të shkrira me ato gjermane ishte vështirë të dalloheshin nga gjermanët. Ato njiheshin se ishin shqiptarë vetëm kur ziheshin ose dorëzoheshin tek partizanët se flisnin shqip. Edhe kur forcat e Ballit Kombëtar nuk ishin të shkrira me ato gjermane, por që në shumë beteja drejtoheshin nga oficerë gjermanë, ato mbështesnin forcat gjermane në luftë kundër forcave partizane duke bërë goditje prapashpine, ose duke zënë rrugëkalimet. Në një vend të pushtuar siç qe Shqipëria, kontradikta themelore në këtë kohë ishte midis pushtuesit fashist dhe popullit shqiptar, pra lufta e zhvilluar gjatë viteve 1939-1944 për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë ka patur karakter nacionalçlirimtar. Në të njëjtën kohë u luftua dhe kundër forcave kolaboracioniste të Ballit Kombëtar që bashkëvepronin me forcat pushtuese gjermane për likuidimin e LANÇ dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare, pra Balli Kombëtar nuk është luftuar si forcë e veçantë politike dhe ushtarake. Me këtë bashkëpunim është e qartë se Balli Kombëtar synonte që të shfrytëzonte Forcat Ushtarake gjermane për likuidimin e LANÇ dhe të UNÇ me synimin që të siguronte marrjen e pushtetit mbas çlirimit të vendit. Lufta ka karakter civil vetëm atëherë kur ajo zhvillohet në një vend Sovran që nuk është i pushtuar, ku kontradikta themelore është ajo në mes klasave apo grupeve politike dhe që në mes të tyre zhvillohen luftë për të marrë pushtetin.
E ashtuquajtura “luftë civile” që neoballistët e sotëm çirren është vetëm demagogji që përdoret nga ata për të mbuluar krimet që ka bërë Balli Kombëtar në bashkëpunim me pushtuesin nazist ndaj popullit shqiptar. Vijon...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi