Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Turqia kërkon ndryshimin e librave të historisë në Kosovë

Shko poshtë

Turqia kërkon ndryshimin e librave të historisë në Kosovë

Mesazh nga WebMaster prej Sun 10 Mar 2013 - 9:20

Ministri i Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer i ka kërkuar të premten gjatë një takimi ministrit të Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, që të largohen paragrafët nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet historike të këtij vendi. Ministri Buja dhe homologu i tij nga Turqia, Dinçer gjatë një konference për media kanë deklaruar se këto dy vende, përveç në aspektin politik, duhet të avancojnë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera, sidomos në arsim. Më specifikisht ka qenë kërkesa që ka shtruar ministri turk, Omer Dinçer, i cili tha se ka disa paragrafe nëpër librat e historisë së Kosovës që fyejnë Turqinë.

“Ne biseduam dhe kërkuam nga Ministria eliminimin e paragrafëve nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për historinë turke. Ne jemi në finalizim të projektit, i cili vazhdohet të punohet nga Komisioni, i cili është themeluar për eliminimin e këtyre problemeve dhe neve do të na gëzojë pa masë fakti që kur të botohen librat e reja të mos t’i kenë këto paragrafe”, ka thënë ai.

Ministri Dinçer theksoi faktin se Turqia i ka ndihmuar Kosovës në faza të ndryshme të saj, duke përfshirë edhe periudhën e paraluftës, ndërkaq shtoi se Kosova është lokacion strategjik i rëndësishëm në Ballkan. Kurse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja duke u përgjigjur për gazetarët e interesuar për të kuptuar se çfarë ndryshimesh do të bëhen në histori, ka sqaruar se do të ketë vetëm disa korrigjime.

“ Nuk u tha se do të ndryshohet historia, u tha që do të korrigjohen ata kapituj ku ka pjesë fyese për popullin turk. Kjo do të korrigjohet dhe jo të ndryshohet historia, sepse nuk mund të ndryshojmë historinë e cila ka ndodh. Kjo do të ndodh duke qenë të përbashkëta të dy komisionet shumë profesionale në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Ministri Buja, pasi ka falënderuar ministrin turk për ndihmesa të shumanshme në arsimin kosovar, tha se në këtë takim është diskutuar edhe çështja e marrëveshjes, e cila ka të bëjë me themelimin e një Universiteti turk në Kosovë. Ndërkaq pasi ka kërkuar ndryshimin e historisë së Kosovës, ministri turk Omer Dinçer, nuk ka dhënë në sqarim të duhur pse shqiptarët në Turqi nuk gëzojnë plotësisht të drejtën e mësimit në gjuhën amtare.

“Sa i përket kësaj në shkollat turke për ata që duan të mësojnë gjuhën shqipe ka lëndë zgjedhore dhe mund të hapen edhe kurse në gjuhën shqipe, është plotësisht demokratike”, ka thënë ai për Kosovapress.

Në këtë rast, ministri Ramë Buja tha se Kosova mund t’i plotësojë nevojat me literaturën e domosdoshme për të mësuar gjuhën shqipe për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Turqi. Gjatë ditës ministri i Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer është takuar edhe me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagxhillar.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Turqia kërkon ndryshimin e librave të historisë në Kosovë

Mesazh nga Malsori prej Sun 10 Mar 2013 - 11:46

Po kur ka qen Turqia vend i dashur per Shipetaret
avatar
Malsori
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjermani
Postime Postime : 1966
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : Lexim, sport, punë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Turqia kërkon ndryshimin e librave të historisë në Kosovë

Mesazh nga Robi dashuris prej Mon 11 Mar 2013 - 8:07

un di kete, qe mos te jete turqia ne nuk ekzistojme si shtet....!
avatar
Robi dashuris
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Itali torini
Postime Postime : 381
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/01/2013
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Zemra jote ne doren time!!

Shiko profilin e anëtarit https://www.facebook.com/meperqafo

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Turqia kërkon ndryshimin e librave të historisë në Kosovë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi