Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Jetimët që Shqipëria nuk i mbron dot

Shko poshtë

Jetimët që Shqipëria nuk i mbron dot

Mesazh nga WebMaster prej Sun 10 Mar 2013 - 9:36

Histori të fëmijëve të braktisur, të rrugës apo jetimëve të rritur që mbeten të paintegruar. Rastet e dhunës dhe dramat që shërbimet sociale nuk arrijnë t’i shërojnë

Ju nuk e njihni Ilian. Shokët e mi të shkollës së mesme në rast se e lexojnë këtë shkrim, sidoqoftë do të vënë buzët në gaz, ata dhe shumë breza para e pas tyre e kanë pasur shok dhome jetimin, historia e të cilit është fundi i një zinxhiri të dështuar të kujdesit për fëmijët e braktisur në Shqipëri. Nuk njihni as Marselin, jetimin e abuzuar në qendrën “Fëmijët e tij”, i cili sot bredh korridoreve të zyrave të Shërbimit Social Shtetëror, sepse askush nuk e pranon. Nuk keni pasur rast të dëgjoni as për 13-vjeçarin e lindur jetim, të birësuar dhe më pas të ‘lënë’ në Fshatin SOS, ku megjithëse ishte në kushte më të mira se dy të parët, sërish përfundoi i dhunuar dhe i përfshirë në një histori komplekse gjyqesh e përplasjesh mes të rriturish që fajësojnë njëri-tjetrin për të. I fundit i kësaj historia është fëmija pa emër, rreth 6 vjeç, të cilin e takuam në kryqëzimin e madh të Tiranës, ku lypte nën patronazhin e një gruaje, jetim e i braktisur dhe me shumë gjasa viktimë e radhës e sistemit që dështon në mënyrë të përsëritur.

… Alo 129 dhe ata nuk vijnë

Merita Beqiri, një drejtuese sektori për monitorimin e qendrave të shërbimeve sociale për njerëzit në nevojë, na tha se gjithkush prej nesh duhej të denonconte nëse shihte fëmijë që shfrytëzoheshin në rrugë për lypje. “Kemi kryer evidentimin e 43 rasteve”, thotë ajo për një aksion të zhvilluar kohë më parë në bashkëpunim me policinë, edhe pse duhet të pranojë se një pjesë e tyre janë kthyer sërish në rrugë. Sipas saj, në rast se ne do të denonconim sistemi do duhej të funksiononte. Hallkat janë të thjeshta. Qytetari telefonon policinë dhe kjo e fundit pasi ndërhyn kontakton Shërbimin Social Shtetëror (SHSSH) dhe ky i fundit kujdeset të gjejë një strehë për fëmijën e identifikuar si të kërcënuar për të qenë viktimë veç e shfrytëzimit dhe e trafikimit apo abuzimit.

Ne bëmë pikërisht këtë. Dolëm në kryqëzimin në qendër të qytetit. Më shumë se 10 fëmijë të fotografuar prej nesh lypnin apo lanin xhama makinash në këmbim të pak qindarkave, të ruajtur nga larg prej tutorësh që janë në mjaft raste prindër ose të afërm të tyre. Aty sigurisht kalojnë makina të policisë dhe eskorta qeveritare apo makina deputetësh e të zgjedhurish thuajse çdo ditë, një lajmërim i mjaftueshëm për krimin që kryhet në mes të ditës. Sidoqoftë, ne vendosëm të telefononim. Zëri përtej ishte mjaft i qetë dhe serioz. “Faleminderit, tani po dërgojmë një patrullë”, e mbyll bisedën polici në sallën operative. Por patrulla nuk erdhi. 30 minuta më vonë pasi ne biseduam me një 6-vjeçar që ndodhej aty duke lypur i monitoruar nga “padronia” mbi peshë, dhe që na tregon se prindërit i kanë vdekur, vendosim të largohemi, ndërsa tashmë e dimë që sistemi nuk funksionoi. 6-vjeçari është edhe të nesërmen në të njëjtën rrugë, duke kryer të njëjtin ritual me të njëjtën histori nga pas.

…Fëmijët e tij

Historia monstruoze e tre pedofilëve të huaj që shfrytëzuan një qendër jo-publike jetimoreje, megjithë dënimin e tre abuzuesve, ka lënë pas një dramë që rritet. G.B, një prej fëmijëve të abuzuar, tani i birësuar dhe me një familje, paditi disa ditë më parë gjithkënd që kishte dështuar ta mbronte përfshi SHSSH. Ai kërkon para për atë që i ka ndodhur, edhe pse vështirë se kjo do mund të përmirësojë historinë e tij. Nga ana tjetër është Marseli, 15 vjeç, një tjetër i abuzuar në të njëjtën qendër, i cili nuk ka pasur të njëjtin fat si vëllai i tij i tragjedisë. I riu gjendet çdo ditë në korridoret e SHSSH.

Ai njeh punonjëset me emër dhe ato e njohin atë shumë mirë. “Asnjë nga qendrat ku ka qenë nuk e pranon më”, thotë Merita, e cila pohon se me gjithë përpjekjet e tyre djali i abuzuar dhe me probleme nuk ka mundur të rehabilitohet. Kujdesi i vetëm për të është gjetja e një strehe me më të rritur, sigurimi i një pensioni që i paguhet një restoranti ku ai mund të hajë 2 vakte dhe një vakt tjetër buke që i jepet në një qendër shërbimi ditor për fëmijë të braktisur. “Ne nuk kemi ç’të bëjmë më për të”, thotë Beqiri. Gruaja tregon se mjaft herë i riu ka thyer xhamat e institucionit, ajo dyshon se ai mund të marrë drogë, ndërsa thotë se adoleshenti refuzon thuajse të gjitha mundësitë që i ofrohen për t’u integruar në shoqëri. Shenjat e pranisë së tij gjenden në muret e SHSSH mjaft lehtë. Ai ka shkarravitur aty dhjetëra herë emrin dhe parulla të tjera. “O shtet, o shtet, t’i e ke në terezi”, shkruan ai në një nga ato shkarravina muri, me anë të të cilave duket se hakmerret. Shteti ka dështuar disa herë të mbrojë Marselin. Ai dështoi të kontrollonte qendrën “Fëmijët e tij” për të parandaluar abuzimin, dështoi ta zbulonte në kohë abuzimin dhe në fund dështon të rehabilitojë viktimën.

Historia “S.O.S”

Një fëmijë i birësuar kur ishte 2 vjeç dërgohet në fshatin me përkujdesje speciale, pasi nëna e tij pranoi që nuk mund të kujdesej për të. Gazmend Zita, tani drejtor i Inspektimit të Standardeve të Shërbimit Shoqëror pranë ISHP-s , tregon se atëherë ka qenë në ekipin e shërbimit social që ka vlerësuar rastin. Ai thotë se me dëshirën e nënës, e cila kishte një raport për probleme mendore, fëmija që ishte i vonuar është kaluar në kujdestari të Shërbimit Social e prej aty në S.O.S. Prej 2006 deri në mars të vitit që shkoi gjithçka ka shkuar “mirë” për fëmijën. Raporte të plota dhe një përkujdesje që përfshin të gjitha hallkat nga edukatoret deri te psikologu thuhet se e ka ndihmuar fëmijën të avancojë megjithë konfliktin që evidentohet aty mes Nënës SOS dhe nënës që ka adoptuar djalin. Por në mars 2012 fëmija dhunohet. Këtu fillon një histori gjyqesh që ende vijojnë me një padi civile në Gjykatën e Tiranës dhe tre kallëzime penale në prokurori e gjykatë, dy prej të cilave janë mbyllur dhe një i tretë është ankimuar në Prokurorinë e Përgjithshme.

E vetmja gjë e qartë në këtë histori është se dikush e ka rrahur fëmijën, edhe pse ai ishte i strehuar me shumë gjasa në institucionin më të mirë për përkujdesje në Shqipëri. Kjo është provuar në ekspertizë mjekoligjore dhe po ashtu edhe pohimet e palëve. Një ish-nënë S.O.S., Lumturi Toli, u akuzua nga drejtoresha Mimoza Manaj dhe nëna e fëmijës se e kishte dhunuar (rrahur) atë, u shkarkua për këtë nga puna, pas një hetimi të brendshëm që e nxori, sipas Manajt, fajtore për dhunën. Dy paditë e para penale në prokurori dhe gjykatë kundër Tolit u mbyllën për arsye proceduriale. Në fillim mungesë kompetence dhe në rastin e dytë përfitim nga amnistia e nëntorit të kaluar. Toli e akuzuar nuk u shpall fajtore, por as e pafajshme në asnjë nga rastet, veç hetimit të brendshëm të institucionit.

Historia sidoqoftë nuk u mbyll këtu. Lumturi Toli që nuk pranoi për asnjë moment akuzën thotë për “Mapo” se ka qenë nëna adoptive, sipas saj, e diagnostikuar e dhunshme dhe agresive që ka rrahur fëmijën. Dy padi të saj, e para kundër drejtoreshës Manaj që kallëzohet për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë, një tjetër kundër institucionit për shkarkimin nga puna, kanë rikthyer çështjen në gjykatë dhe prokurori, çështje që ende s’kanë marrë zgjidhje. Ish-edukatorja në kallëzim pohon se nëna e fëmijës kishte probleme dhe se e kishte dhunuar fëmijën edhe në raste të tjera. Sipas saj, përgjegjësia për dhunën i takon gruas, ndërsa drejtoreshën e akuzon se ka mbuluar këtë fakt për të hequr përgjegjësitë nga vetja, se ka dhënë leje që fëmija të takohej me nënën, megjithëse e dinte se ajo kishte probleme.

Manaj dhe avokati i institucionit kanë një version të ndryshëm. “Një nënë S.O.S, është mjaft e vlefshme”, sipas tyre, dhe nuk do të largohej nëse nuk do të ishte provuar dhuna. Ata thonë se pretendimet e Tolit në lidhje me nënën adoptive nuk qëndrojnë. Një raport shëndetësorë i 2011, muaj përpara abuzimit, të cilin na e paraqesin, tregon se ajo ishte në gjendje të mirë dhe se mund të kujdesej për djalin. SHSSH dhe Inspektoriati të cilët duhej të monitoronin në këtë rast, pohuan për ne se nuk kanë marrë kallëzim, edhe pse e dinë historinë e fëmijës, edukatores dhe nënës adoptive. Por sipas drejtuesve të S.O.S ata e kanë raportuar rastin dhe se SHSSH ka kryer një inspektim dhe rënë dakord me masat e tyre. “Çështja për ne është e mbyllur”, thotë Manaj. “Ne identifikuam dhunën, ndoqëm hapat ligjorë dhe larguam dhunuesin”, por ajo e di se ai që ka vuajtur në gjithë këtë histori është fëmija, të cilit i është dashur të përsërisë historinë në salla gjyqi dhe prokurorie.

… Po pas 40 vjetësh

Zyrtarët e SHSSH dhe ata të Inspektoriatit e dinë se S.O.S është problemi më i vogël i tyre, por nga ana tjetër rasti i dhunës në një qendër e cila tani po merret si model edhe për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, tregon se pjesa tjetër e shërbimeve mund të ketë probleme më të mëdha. Në fakt në mjaft raste rezultati përfundimtar i fëmijëve që kalojnë në qendrat e përkujdesit kryesisht publik është i trishtë.

Ilia Filipin, 41 vjeç, ne e kemi njohur më 1996. Shumë më i madh se ne, i strehuar në konviktin e shkollës Pedagogjike, Filipi ishte prodhuesi i rezistencave për ngrohjen e ujit me kanaçe konservash që përdoreshin sa herë nuk mund të shfrytëzoje dushet. Ai ka lindur në Vlorë. Kur mbushi 6 vjeç është dërguar në shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’ në Tiranë. Prej kësaj kohe i ka mbetur tifozlliku për Tironën, të cilën e ndiqte sido që të ishte puna, edhe përmes radiove gjysmë të shkatërruara që i kthente në gjendje pune. U kujtuam për të ndërsa kalonin pranë ish-shkollës. Ilia ishte po aty, vetëm më i plakur se dikur.

Ai tregon se para 21 vjetësh ka ardhur në Elbasan, por nuk mban mend sesi, vetëm di se është sistemuar në një dhomë te konviktet e shkollës Pedagogjike. Tani thotë se përfiton vetëm 2600 lekë përkrahje në muaj. Nuk punon, e vetmja gjë që bën është të kujdeset për kopshtin e shkollës ku jeton, apo të kryejë porosi kundrejt ndonjë honorari. Ilia që mbajmë mend ne, kishte vetëm një dëshirë, të kthehej në Tiranë. Thuajse 16 vjet pasi ne e takuam për herë të parë, dëshira e tij nuk ka ndryshuar, ai sërish mendon të jetojë në Tiranë, në të cilën kthehet sa herë vetëm për të tërhequr asistencën mujore me të cilën jeton, por deri tani askush nuk i ka dhënë punë, askush nuk e ka ndihmuar për një shtëpi. Ilia është shembulli i dështimit të sistemit dhe shoqërisë për të integruar fëmijët e braktisur.

Të dhëna

595 fëmijë trajtohen në Institucione Rezidenciale të Përkujdesit për fëmijë, nga këta: 266 fëmijë në 9 institucionet publike 329 fëmijë në 15 institucionet jopublike (OJF- të);

1610 fëmijë trajtohen me shërbime ditore/komunitare, nga këta: 70 fëmijë në 3 Institucione Publike dhe 1540 fëmijë në 27 Qendra Ditore Jopublikete (OJF-të)

53 birësime të fëmijëve nga institucionet Publike të Përkujdesit janë kryer, sipas analizës vjetore të Shërbimit Social Shtetëror.

66 fëmijë janë kaluar ndërkohë në një shërbim të ri social. Ata dërgohen në familje që, kundrejt pagesave nga shteti, kujdesen për ta.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Jetimët që Shqipëria nuk i mbron dot

Mesazh nga Malsori prej Sun 10 Mar 2013 - 11:45

nga gjithe keto imformata Klea
avatar
Malsori
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjermani
Postime Postime : 1966
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : Lexim, sport, punë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Jetimët që Shqipëria nuk i mbron dot

Mesazh nga Anakonda prej Wed 22 May 2013 - 19:22

sa gjynah prz shum gjynah qa qeverie kemi edhe ne
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Jetimët që Shqipëria nuk i mbron dot

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi