Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

A është Rama një "socialist i vërtetë" ?

Shko poshtë

A është Rama një "socialist i vërtetë" ?

Mesazh nga WebMaster prej Sun 10 Mar 2013 - 9:42

Nisur nga sherret qe kane plasur ne Partine Socialiste kohet e fundit - reagimet e ashpra te Erion Braçes, Marko Bellos dhe sidomos Asllan Dogjanit - me çojne tek kjo pyetje :

A eshte Edi Rama nje socialist i vertete ?

Shprehja ne fakt, eshte e Asllan Dogjanit, i cili ne reagimin e tij fill pas prezantimit te kandidatit socialist per Kukesin, Vexhi Muçmata, reagoi duke thene nder te tjera se "Rama nuk ka qene asnje here nje socialist i vertete".

- C'do te thote per ju "socialist i vertete" ?

- A eshte Rama nje i tille dhe a mbron PS "socialistet e vertete", kur Partia eshte mbushur me ish-prokurore, ish-gazetare, ish-Mjaftista dhe Biznesmen te njohur e te panjohur nga publiku ?

Më poshtë reagimi i plotë i deputetit Dogjani në Facebook.

“Sot, Edi Rama tregoi arrogancën e vet dhe dha provën e radhës se nuk do të dijë për asnjë njeri, jo vetëm në Kukës, por as në gjithë Shqipërinë. Nuk do të dijë për anëtarët e simpatizantët e Partisë socialiste të Kukësit, të cilët kanë tetë vjet që kontribuojnë në opozitë, pasi nuk i pyeti dhe nuk u mori mendim as për emërimin e kryetarit të partisë në rreth e as për kandidatin për deputet që e prezantoi sot.

Nuk pyeti dhe hodhi në kosh kërkesën e mbi 250 anëtarëve të Partisë Socialiste që kërkuan të drejtën për të zgjedhur kryetarin e tyre me votë duke treguar se rregullat janë bërë formalisht dhe jo për t’u respektuar.

Ky njeri HAKEMARRES nuk di as të reflektojë, pasi nuk i pëlqen e vërteta, nuk dëgjon, nuk i pëlqejnë parimet dhe vlerat, ka frikë të përballet me argumentet dhe realitetin. Ai nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë një socialist i vërtetë. Ka menduar dhe mendon vetëm për interesat e veta.

Tregoi se është një kryetar pa dinjitet. Kjo është fytyra e vërtetë e tij dhe jo ajo që e tregon çdo ditë nga ekrani i televizorit.

Duke pasur këto probleme ai nuk pati as guximin të shkonte në Kukës që të prezantonte në terren, në mes të anëtarëve të Partisë Socialiste, kandidatin për deputet.

Ky njeri që nesër pretendon të bëhet Kryeministër u tregoi shqiptarëve se po kërkon ta identifikojë Partinë me kryetarin, tamam si në kohën e diktaturës, ku partia identifikohej me Enverin.

Por socialistët e vërtetë do fitojnë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe do vendosin me votë për kryetarin e tyre. Me njerëz të tillë, Partia Socialiste nuk mund të ecë përpara.”




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A është Rama një "socialist i vërtetë" ?

Mesazh nga Malsori prej Sun 10 Mar 2013 - 11:43

Nuk besoj se eshte nje Socilaist i Vertet
Malsori
Malsori
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjermani
Postime Postime : 1966
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : Lexim, sport, punë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A është Rama një "socialist i vërtetë" ?

Mesazh nga GANI TRUNI prej Sun 24 Mar 2013 - 23:58

mendoj se po dhe me shume se kaq eshte politikan real per shqiperin dhe shqipetaret
GANI TRUNI
GANI TRUNI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : GR
Postime Postime : 30
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2013
Mosha Mosha : 48
Hobi Hobi : POLITIKA ,FUTBOLLI

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A është Rama një "socialist i vërtetë" ?

Mesazh nga Anakonda prej Sun 26 May 2013 - 6:09

Edhe pse sjam per poltik sepse si ps e pd thon do ulim taksat po ni gja mban pershtypje po ulen taksat qeveria me qdo haj?kjo esht rrena qe populli beson e i gjori popull veq voton
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A është Rama një "socialist i vërtetë" ?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi