Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Rama I vetmi vend i NATO-s pa uje

Shko poshtë

Rama I vetmi vend i NATO-s pa uje

Mesazh nga An0nim prej Tue 11 Jun 2013 - 0:23

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur pasditen e së hënës në fshatin Derviçan, ku u ka premtuar banorëve zgjidhjen e problemeve të tyre.

Uji, ai i pijshëm që mungon dhe ai nga reshjet që sjell përmbytjet kanë qenë temat e prekura si nga banorët ashtu edhe nga kreu i opozitës. “Sapo nisin reshjet ne përmbytemi, ndërkohë që uji nëpër banesa mungon. Ne jemi i vetmi vend anëtar në NATO ku mungon uji i pijshëm në familje”, ka vënë në dukje Rama. Për zgjidhjen e kësaj situate, kreu i PS ka ftuar banorët e Zgjedhjet 2013Partitë prezantojnë kandidatët dhe programetMeta: Punësimi, prioriteti ynëPS, projektet për Shkodrën kësaj zone: “Votoni Partinë Socialiste për rilindjen e Shqipërisë”. Rama: Të kthejmë turizmin në Gjirokastër “Do t'i japim një rol të ri Gjirokastrës në zhvillimin ekonomik e kulturor përmes turizmit”. Ky ishte premtimi i Edi Ramës nga qyteti i gurtë më herët gjatë ditës. Nuk është e pranueshme, tha Rama, që ky qytet, gjatë një viti të ketë vetëm njëmuaj e gjysmë turizëm. "Me patjetër duhet t'i shpluhurosim dhe duhet t'u kthejmë shkëlqimin e humbur, për t'i bërë pjesë të çdo udhëtimi turistik drejt Shqipërisë. Në qoftëse sot Shqipëria ka një problem me turizmin, ndër të tjera është problemi i një turizmi shumë të ngushtë në hapësirën 12 mujore, një turizëm gjysmë primitiv. Nëse duam një turizëm gjithëvjetor, ne këtë do ta realizojmë në radhë të parë duke rigjalluar përmes restaurimit. Ne t'i japim realisht Gjirokastrës një rol të ri në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit dhe ne do ta bëjmë këtë", tha Rama. Pyetjes së një banori të kësaj zonë, nëse do të ndryshojë kjo gjendje, ku ushqimet dhe ilacet merren me listë dhe papunësia është e lartë, Rama u përgjigj: "Në realitete të tilla, në vende rreth e rrotull nesh dhe në Europën ku ne jetojmë, nuk ekziston papunësia. Në mes të kësaj pasurie me një numër kaq të vogël banorësh sa ka Gjirokastra, të gjithë kanë një punë për të bërë. Të disponosh këtë pasuri dhe të mos kesh për të ngrënë, kjo është një gjë që mund të ndodhë vetëm po të kesh Saliun, Kryeministër. Ai thotë se jemi të dytët pas Gjermanisë! Takova kryeministrin kinez më tha: Shumë shpejt po ecni dhe po na kapni,dhe nuk dimë si të justifikohemi me gjithë popullin kinez! Shkon merr të përpjetën e Murit Kinez, thotë se është i vetmi që ka arritur deri kaq lart dhe e nxjerr TVSH-ja: 'Kryetari i shtetit që ka shkuar më lart në Murin Kinez në këmbë'...sporte që i shpik vetëm ky". Rama: Vëmendje punësimit Gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagoge në Gjirokastër Rama u ndal në çështjet e punësimit. "Synojmë që të krijojmë 300 mijë vende të reja pune në 4 vite, vende reale pune, jo statistika të manipuluara, sic janë fatkeqësisht shifrat që i jep sot Kryeministri. Ne besojmë që ka një potencial punësimi për 150 mijë njerëz në fshat, janë 45 mijë vende të reja pune dhe 12 mijë të tjera në industrinë prodhuese", tha Rama / Top Channel
avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Rama I vetmi vend i NATO-s pa uje

Mesazh nga Tonii prej Tue 11 Jun 2013 - 10:51

shqiperia ne nato ka vetem emrin , se per ushtri eshte turp te thuash se ka shqiperia eshte larg cdo standarti evropian ne te gjitha fushat
avatar
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi