Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Tradhtia: A duhet të pranohet apo të heshtet?

Shko poshtë

Tradhtia: A duhet të pranohet apo të heshtet?

Mesazh nga An0nim prej Thu 13 Jun 2013 - 3:08

[You must be registered and logged in to see this image.]

Ka ndodhur. A duhet t’ia pranosh dhe të rrezikosh të ndahesh, apo ta mbash për vete? A është heshtja më e keqe se vetë akti? 
Përgjigja e kësaj pyetjeje do t’ju tregojë se ç’është më mirë të veproni.

Konstatoje tradhtinë
Më parë duhet ta kuptoni në vete faktin që në ndonjë moment keni vendosur të tradhtoni partnerin, pa marrë parasysh se sa tani jeni penduar dhe sa ju bren ndërgjegjja. Ballafaqohuni me vetveten dhe pranojani vetes (sa për fillim) atë që keni bërë, pa e qortuar veten dhe pa keqardhje. Gjëja tjetër është se çka do të bëni me faktin të cilin ia keni pranuar vetvetes: që e keni tradhtuar partnerin.

Të tregohet apo të heshtet?
Këshillë apo zgjidhje universale për situata të këtilla nuk ekzistojnë, sepse çdo individ është i ndryshëm, gjithashtu edhe vetë çiftet. Mos kërkoni këshillë nga miqtë apo nga personat e afërt, pa marrë parasysh se sa keni besim tek ta.
Nëse ndieni nevojë të madhe që t’ia pranoni partnerit tradhtinë, ndoshta më e rëndësishme është që të vendosni se përse dëshironi ta bëni atë: për shkak se ju bren shumë ndërgjegjja apo për shkak se konsideroni që lidhja juaj nënkupton sinqeritet absolut.
Është e këshillueshme të pranohet se krizat në jetën e një çifti duhen “jetuar” e jo “evituar”. Çfarëdo që të ndodhë, duhen lënë hapur kanalet e komunikimit. Vetëm nëpërmjet tyre mund të përballohen konfliktet, ndryshe ato janë shkatërruese. Nuk ka dyshim që tradhtitë janë një realitet i vështirë për t‘u gëlltitur. Ato provokojnë plagë të rënda shpirtërore. Fatkeqësisht nuk ka rregulla që vlejnë për të gjithë. Ka raste që tradhtia tejkalohet falë sinqeritetit, ka raste kur pikërisht ky i fundit shkatërron gjithçka. I takon vetë “tradhtarit” të vendosë nëse për jetën e tij të përbashkët është më e mirë heshtja apo e vërteta.

Lehtësim shpirtëror apo frustrim
Asnjë lidhje nuk është konstante, kurrë nuk e njohim mjaftueshëm partnerin që të jemi të liruar nga përjetimi i rrezikimit apo rrezikut të lidhjes. Mirëpo, kur e dimë që dashuria është e brishtë, nuk është keq ta dimë që mund të jetojmë edhe pa partnerin, si edhe ai pa ne, sepse nuk jemi në lidhje simbioze. Besnikëria është zgjedhje. E zgjedhim edhe ne, por e zgjedh edhe partneri. Gjithmonë ekziston mundësia që të mos e zgjedhim besnikërinë – konstatojnë psikologët. /Telegrafi/
avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tradhtia: A duhet të pranohet apo të heshtet?

Mesazh nga Єямєℓiиdå prej Thu 13 Jun 2013 - 19:33

Vallai eshte gje e veshtire te vendosesh vec ishalla thuj nuk na bie nga dera....
Po varet sesi e ke situaten familjare iher, se nqs ke femije duhet te mendosh per ta dhe lumturine e tyre para se te mendosh per vete.

Po mendimi im eshte se nqs ndodh dhe ti vendos te falesh dicka te tille, me mire mbaje te fshehte dhe vazhdo perpara.
avatar
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tradhtia: A duhet të pranohet apo të heshtet?

Mesazh nga Tonii prej Fri 14 Jun 2013 - 10:46

fatkeqsisht disa njerez e pranojne tradhetin pasi nuk shohin rrug tjeter vec heshtjes e nenshtrimit
avatar
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tradhtia: A duhet të pranohet apo të heshtet?

Mesazh nga Anakonda prej Fri 14 Jun 2013 - 20:05

nuk e di mendimin e tjerve po un e pranoj si pjes e jetes si sfid qe esht......edhe e heshtur nuk durohet sepse tgjith kemi nje ndergjegje nje karakter qe na ben tndihemi keq kur zbulojm se na kan tradhtuar
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tradhtia: A duhet të pranohet apo të heshtet?

Mesazh nga Kejla_mezemer prej Wed 10 Jul 2013 - 1:26

Tradhetia ? Fillimisht nuk duhet te behet .........por nese te shkon ne mendje ta besh , me mire tregoji partnerit/es qe ske me ndjenja per te ( gje qe djemte sdo e bejne ndo 1 here pasi thone bashkeshorten / te dashuren , e dua por dua dhe dashnore ) , ndaju si njerezit pastaj mund te shkosh me ke te duash kur dhe ku te duash . Thjesht respekto ate qe ke ne krah duke qene i sincerte, kaq ia ke borxh.


Edituar për herë të fundit nga Kejla_mezemer në Wed 10 Jul 2013 - 1:27, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : se nuk e rishikoj asnjehere postimin per gabime ne shkrim :P)
avatar
Kejla_mezemer
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : andej nga veriu
Postime Postime : 587
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/02/2011
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : yyyyyy sa shume

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tradhtia: A duhet të pranohet apo të heshtet?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi