Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Ti themi stop rrenimit

Shko poshtë

Ti themi stop rrenimit

Mesazh nga An0nim prej Thu 13 Jun 2013 - 6:54



Atë që kryetari i Partisë Socialiste ka premtuar të sjellë me qeverisjen e tij të pas 23 qershorit, Rilindjen, e ka parë të garantuar në mitingun elektoral të qytetit të 1001 dritareve. 

“Ato dritare do të hapen në 23 qershor dhe do të hyjë era e rilindjes në çdo shtëpi, do të vijë me restaurimin e gjithë Beratit të vjetër”, tha Rama. Duke prezantuar skuadrën e Rilindjes për këtë qark, Edi Rama u ndal te një emër, Artan Lame, i njohur si mbrojtës i trashëgimisë kulturore. “Ky është njeriu, që do të ma marrë shpirtin, deri sa të jetë shtruar rruga më e fundit me kalldrëm Zgjedhjet 2013“Modeli i Ramës është absurd”Topi: Duhet rrotacion politik. Shteti në duart e një individi KiE: KQZ, rrezik për zgjedhjet e qytetit të 1001 dritareve”, tha Rama për Lamen. Edi Rama bëri një paralelizim mes asaj, që ofron Partia Socialiste, dhe alternativës kundërshtare, mes Rilindjes dhe rrënimit, siç tha. Rimëkëmbja e ekonomisë, fshatit, shëndetësia falas, kthimi i sigurisë në vend do të vijnë nga vota e shqiptarëve e 23 qershorit, deklaroi lideri i së majtës. “Çdo shqiptar do të çlirojë vetveten, familjen, lagjen, qytetin, fshatin dhe vendin nga hija e rrënimit”, shtoi Rama. Kryetari i opozitës nuk u ndal gjatë në komentet ndaj alternativës kundërshtare, në respekt - siç tha - të pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të njerëzve në sheshin qendror të Beratit. “Me këtë fuqi që është mbledhur në këtë shesh, e ardhmja është vetëm 12 ditë larg. Ju nuk do ta keni më pushtetin në qafë dhe ekonominë tuaj familjare përtokë, por qeverinë përkrah dhe ekonominë e familjes tuaj në këmbë”, u shpreh Rama. Edi Rama u premtoi qytetarëve të këtij qarku dhe të gjithë shqiptarëve, të jetë në krah të tyre, në betejën e tyre më të madhe. “Beteja juaj për të tundur varfërinë do të jetë beteja ime ditë-natë, deri sa të bëjmë të mundura gjëra që, padrejtesisht, janë bërë të pamundura në këto 20 vjet”, përfundoi Rama. / Top Channel
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi