Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Krimet e luftës në Kosovë

Shko poshtë

Krimet e luftës në Kosovë

Mesazh nga An0nim prej Mon 17 Jun 2013 - 3:29

Bernd Borchardt, Shef i Misionit EULEX në një shkrim të tij të publikuar në “Radio Europa e Lirë” ka bërë një analizë rreth fakteve të njohura dhe të panjohura për krimet e luftës në Kosovë. 



Shkrimi i tij i plotë;



T’i sqarojmë gjërat

Prokurorët e EULEX-it, si edhe të gjithë prokurorët e tjerë të Kosovës, nuk i ndjekin rastet duke u bazuar në politikë. Ata i ndjekin rastet duke u bazuar në dëshmi. Nganjëherë kjo është e mjaftueshme për t’i bindur gjyqtarët për fajësinë e një të pandehuri të caktuar; nganjëherë nuk është. Megjithatë, deri sa të shpallet aktgjykimi nga gjykata gjithmonë qëndron supozimi i pafajësisë. 

T’i themi gjërat troç

Pjesa më e madhe e të dyshuarve për krime lufte të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës janë serbë të Kosovës, ose shtetas serbë. Por ata nuk janë më në Kosovë. Gjyqësori i Kosovës (përfshirë EULEX-in) mund të kryejë hetime kundër kryesve të pretenduar të krimeve, por ka juridiksion vetëm në Kosovë. Ne të gjithë veprojmë sipas ligjit të Kosovës, dhe ligji i Kosovës thotë që askush nuk mund të gjykohet në mungesë. Nëse personat e pretenduar të krimeve janë jashtë vendit, nuk mund të bëjmë shumë, vetëm mundemi t’i ndajmë informatat të cilat i kemi me shërbimet e ndjekjes penale në juridiksionet e tjera, dhe ne e bëjmë këtë.

Të hyjmë në temë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës të dyshuar për krime lufte kanë kryer krime kundër bashkëkombësve shqiptarë të Kosovës. Këta janë në Kosovë, brenda juridiksionit të Kosovës. Është parim kryesor i sundimit të ligjit, që të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin. Kjo ndodhë në gjithë rajonin: prokurori serb për krime të luftës i gjykon serbët në Serbi, Dhoma e posaçme e Bosnjës për krime të luftës i gjykon boshnjakët në Bosnjë, Prokuroria kroate për krime të luftës i gjykon kroatët në Kroaci. Do të vijë dita kur një gjykatë e Kosovës do t’i gjykojë kosovarët në Kosovë pa mbështetjen ndërkombëtare.

Të flasim me shifra

EULEX-i i ka trashëguar 1200 raste të krimeve të luftës nga UNMIK-u. Ne i kemi mbyllur apo i kemi hedhur poshtë (për shkak të mungesës së dëshmive) 500 prej tyre. Ekzistojnë 300 lëndë të pazgjidhura tek prokurorët e Kosovës dhe ata të EULEX-it në kuadër të PSRK-së. Ekzistojnë 300 lëndë të pazgjidhura në Njësinë e PK-së dhe të EULEX-it për hetimin e krimeve të luftës. Ne i kemi shqyrtuar më shumë se 800,000 faqe lidhur me këto raste. Po ashtu i kemi iniciuar 51 raste të reja të krimeve të luftës, përfshirë hetimet e para që janë bërë ndonjëherë lidhur me rastet ku veprat e dhunës seksuale apo të dhunimit janë vlerësuar si krime të luftës.

Prokurorët e Kosovës dhe të EULEX-it aktualisht janë duke i hetuar 100 raste të krimeve të luftës dhe janë duke u mbajtur 5 gjykime për krime të luftës. Gjithsej i kemi gjykuar 15 raste të krimeve të luftës, sipas kornizës juridike të Kosovës. Vetëm më pak se gjysma e tyre (7), kanë përfshirë të pandehur me prejardhje etnike serbe dhe vetëm pak më shumë se gjysma e tyre ( përfshinin të pandehur me prejardhje etnike shqiptare. I kemi edhe 13 urdhër arreste tjera kundër të pandehurve serbë, por ata janë jashtë juridiksionit juridik të Kosovës.

Janë 216 raste aktive lidhur me personat e pagjetur. Përmes operacioneve në terren dhe vlerësimit mjeko-ligjor, ne së bashku me kolegët tanë të Kosovës e kemi bërë të mundur kthimin e mbetjeve mortore të mbi 330 personave tek familjet e tyre. Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për familjet dhe është nderim për mua që EULEX-i është në gjendje të jap kontribut në këtë aspekt.

Të flasim për ndërlikueshmërinë

Shumica prej këtyre rasteve janë gati 15 vjet të vjetra dhe nevojitet shumë kohë për t’i përgatitur ato. Procesi nga fillimi i hetimit e deri tek dënimi përfundimtar mund të zgjatë pesë vjet. Shpesh mbeten shumë pak dëshmi materiale, edhe pse mjekësia ligjore kontribuon kur është e mundur. E vërteta është që shumica e rasteve të krimeve të luftës bazohen në dëshmi të dëshmitarëve. Kjo është e vërtetë në mbarë botën: dëshmia e dëshmitarit është kryesore për dënimet e suksesshme për krime të luftës.



Por dëshmia e dëshmitarit është jashtëzakonisht e brishtë pasi dëshmitarët kanë parë ngjarje traumatike. Kjo i bën ata jashtëzakonisht të cenueshëm ndaj kërcënimit, ose drejtpërdrejt përmes kontakteve private, ose tërthorazi, përmes deklaratave publike, në veçanti nga ata aktorë që dinë më mirë. Shumica prej tyre rrinë të heshtur me vite, në veçanti gratë, të cilat kanë filluar t’i paraqesin përvojat e tyre të dhunimit si krime lufte. T’i mbështesim ato!

Të flasim për të vërtetën

E vërteta është që ndonjëherë krimet ndodhin në kontekst të luftës. E vërteta është që populli i Kosovës mund ta bëjë dallimin ndërmjet përpjekjes së vet dhe krimeve të luftës, të cilat janë kryer në emrin e tij. E vërteta është që pikërisht populli i Kosovës jep informata të cilat ofrojnë bazë për dëshmi kundër bashkëqytetarëve të tyre kosovarë. Është e vërtetë që nganjëherë është vështirë të përballemi me të vërtetën. Megjithatë, po ashtu është e vërtetë që drejtësia duhet të realizohet, dhe duhet të përpiqemi që të realizohet, sidomos për secilën shoqëri që dëshiron ta kërkojë vendin e saj në komunitetin e popujve.

Të flasim për kujtimet

Unë vetë kam qenë dëshmitarë i ardhjes së njerëzve të dëshpëruar të Prishtinës në Bllace. Unë kam punuar në kampet e refugjatëve përreth Shkupit dhe Tetovës, dhe i kam parë miqtë dhe të njohurit që dilnin zvarrë nga tendat e leckosura. Jam kthyer në Kosovë tri ditë pas përfundimit të luftës dhe i kam parë të gjitha fshatrat, qytetet dhe shtëpitë e shkatërruara. Por ky nuk është kurrfarë arsyetimi për t’i falur, injoruar apo harruar të tjerët që kanë kryer krime të luftës!

Në fund, të flasim për drejtësinë

EULEX-i, nga ana e tij do t’i vazhdojë së bashku me partnerët e tij të Kosovës përpjekjet për ofrimin e drejtësisë për ata që janë më të cenueshmit në këtë shoqëri; t’i sjellim kryesit e krimeve, kushdo qofshin ata, para drejtësisë. Sepse këtë e thotë ligji i Kosovës dhe sepse kjo është gjëja e duhur që duhet të bëhet. /Marrë nga REL/

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Krimet e luftës në Kosovë

Mesazh nga Anakonda prej Thu 20 Jun 2013 - 22:54

e bukur kjo
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi