Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Berisha: Nese humbas do te pranoj rezultatin

Shko poshtë

Berisha: Nese humbas do te pranoj rezultatin

Mesazh nga An0nim prej Wed 19 Jun 2013 - 1:15


Kryeministri Berisha për herë të parë në një intervistë për mediat austriake, dhënë gazetarit Martin Richter thotë se nëse do të humbasë do pranojë rezultatin. Njëherësh ai betohet se kurrë nuk do bëjë protesta nëse do të dalë në opozitë. Berisha tha se do jetë në krye të PD-së dhe në opozitë.

INTERVISTA

Pas një kohe kaq të gjatë në politikë, përse doni të zgjidheni edhe një herë dhe përse duhet të votojnë shqiptarët për Ju?

Po, është një kohë e gjatë. Por le të marrim tetë vitet e fundit. Projekti im e ka ndryshuar Shqipërinë. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, Shqipëria u bë një vend me një Marrëveshje Asociimi me BE-në të hyrë në fuqi, një vend që ka merituar statusin e kandidatit të BE-së. Reformat e procesit të integrimit kanë vepruar.

Nëse do ta shikonit këtë vend para gjashtë vitesh: Ndërprerje të energjisë elektrike, gjendjen më të keqe të rrugëve që mund të imagjinohet, furnizimin më të keq me ujë (…). Ku jemi ne tani?

Ne kemi ndërtuar ndoshta rrjetin rrugor më të mirë, ne kemi punuar me të gjithë infrastrukturën. Ne e kemi ndryshuar tërësisht vendin dhe kjo ka tërhequr investitorë të huaj. Gjatë krizës vendi ynë nuk ka rënë në recesion.

A duhet atëherë që shqiptarët t’ju jenë mirënjohës dhe të votojnë për vazhdimin e politikës suaj të deritanishme? Apo në rast rizgjedhje ju do të ndiqni një politikë të re?

Një politikë të re. Unë lutem për vota për të ardhmen, jo për të kaluarën. Unë jam tërësisht i bindur, se në vitet e ardhshme ekonomia do të lulëzojë më shumë. Ne do të ulim taksat ose do t’i heqim, ne duam ta shndërrojmë vendin në një qendër prodhuese. Së shpejti Shqipëria do të jetë vendi me energjinë më të gjelbërt në rajon dhe do të eksportojë energji të gjelbërt. Përveç kësaj, ne duhet ta shpejtojmë procesin e integrimit në BE.

Dhe për këtë arsye ju jeni i bindur se do t’i fitoni zgjedhjet?

Po, unë jam i bindur se do të fitoj. Por sigurisht që unë do të pranoj vendimin e popullit tim.

Pra, në rast humbje ju nuk do të reagoni me protesta dhe bojkote sikurse kundërshtari juaj, lideri i socialistëve Edi Rama, kur ai nuk erdhi në pushtet para katër viteve?

Kurrë!

Nëse ju fitoni, bëheni kryeministër. Çfarë do të bëni nëse humbisni? E imagjinoni veten sërish lider të opozitës?

Unë jam një njeri plot energji. Unë kam shumë mundësi, nuk e kam vendosur ende. Unë pres verdiktin e popullit tim.

A mendoni se sistemi i tanishëm politik në Shqipëri është i mirë, ku partitë-pjesërisht në prapaskenë janë të lidhura ngushtë me botën e biznesit, të cilëve u përkasin edhe mediat, dhe ku shumë nëpunës publik janë të lidhur me pushtetarët dhe ngrihen ose bien bashkë me ata? Apo duhet që ky sistem të ndërrohet?

Nuk ka asnjë vend ku politika të mos punojë me mediat. Kjo ka të bëjë më tepër me linjën politike të mediave të qendrës së djathtë ose e qendrës së majtë. Shumica e mediave këtu kontrollohen nga opozita. Përsa i përket botës së biznesit: ky është një problem. Nuk mund të ndalohet futja e biznesmenëve në politikë. (…)

Edhe në këtë vend askush nuk e ndalon një biznesmen të futet në politikë. Më pak biznesmenë do të ishte më mirë. Mënyra, sesi Rama ka zgjedhur biznesmenët e tij, është e veçantë, dhe nuk e përshëndes. Por nuk është e mundur ta bllokosh këtë, sepse bëhet fjalë për një të drejtë themelore. Ata (socialistët, red.) duhet t’i mbajnë biznesmenët e tyre brenda rregullave.

Kështu siç është hartuar kodi zgjedhor, ju dhe lideri i opozitës Rama përzgjidhni shumicën e deputetëve të parlamentit, sepse ju të dy përcaktoni listën e kandidatëve, dhe për arsye të sjelljes së zgjedhësve shpesh është e qartë, se kush zgjidhet me siguri. Vetëm në disa zona ka konkurrencë të vërtetë, ku edhe vendoset se kush ka shumicën në parlament qendra-e majtë apo qendra-e djathtë. A mendoni se ky kod zgjedhor, për të cilin keni rënë dakord ju dhe Rama, është i drejtë?

E mira e sistemit është se rajonet janë të përfaqësuar mirë dhe të barazpeshuar. Ajo që mungon është një bonus për fituesin e zgjedhjeve, për të siguruar një shumicë të qartë.

A jeni çuditur kur partneri juaj në koalicion Ilir Meta i Lëvizjes Socialiste për Integrim më pak se tre muaj para zgjedhjeve, pas katër vitesh la qeverinë tuaj për t’iu bashkuar në zgjedhje sërish bllokut të qendrës së majtë të Ramës?

Ishte një hap i papritur, por jo për të të ardhur keq. Ai donte të rrëzonte qeverinë pak para zgjedhjeve. Ishte gabim ta çosh vendin në një situatë të tillë në një gjendje të pasigurt. Por qeveria ime mbijetoi.

A do të mund të bashkëpunonit sërish me z.Meta, i cili për mungesë provash u shpall i pafajshëm nga akuzat për korrupsion të madh? A do t’i bënit pas zgjedhjeve sërish një ofertë për bashkëpunim në qeveri, nëse ju duhet për të formuar shumicën?

Përsa u takon koalicioneve paszgjedhore, ju lutem më pyesni pas zgjedhjeve
avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi