Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Femrat, më nostalgjike për seksin me ish-at...

Shko poshtë

Femrat, më nostalgjike për seksin me ish-at...

Mesazh nga An0nim prej Thu 27 Jun 2013 - 6:55

[You must be registered and logged in to see this image.]Një përqindje e madhe femrash janë nostalgjike për marrëdhëniet e shkuara, duke vlerësuar se seksi me ish-të partnerin ka qenë më i mirë se sa me të dashurin aktual. 

Një total prej 38% e femrave dhanë këtë përgjigje, gjatë një ankete të realizuar nga një eksperte britanike e seksologjisë, Tracey Cox.

Përsa i përket meshkujve, 29% e tyre u shprehën se pëlqenin më shumë marrëdhëniet seksuale me ishat e tyre se sa me femrat me të cilat ishin të përfshirë në një lidhje.

Studimi i Cox nxorri gjithashtu në dritë ndryshime në rolin që luajnë marrëdhëniet seksuale në mënyrën se si të dy gjinitë konceptojnë rolin e seksit.

”Femrat nuk kanë tendencë që të martohen me personin që i plotëson më shumë seksualisht, pasi vlerësojnë më shumë cilësi të tjera, si besnikëria dhe aftësia për të qenë një baba i mirë. Ka shumë gra që pranojnë se dashurojnë bashkëshortët e tyre, por fantazojnë marrëdhënie seksuale me ishët. Kjo nuk do të thotë se janë penduar për zgjedhjen e tyre, por ndihen nostalgjike ndaj partnerëve më të aftë seksualisht të së shkuarës”. 

Rreth 10% e të dy gjinive pranuan se ndiheshin të eksituar nga tradhëtia dhe ideja se mund të kapeshin nga partnerët e tyre me dikë tjetër.

Anketa, rezultatet e së cilës u publikuan të enjten në “Daily Mail”, u realizua duke marrë në pyetje 1 100 meshkuj dhe femra të reja, të anketuar në mënyrë rastësore në disa dyqane erotike në Londër.

E mare nga:Shqiperia.Com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi