Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

Shko poshtë

“Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha Empty “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

Mesazh nga WebMaster Fri 28 Jun 2013 - 9:09

Të dhëna të reja mbi marrëdhëniet greko-shqiptare krijon fitorja e gjerë elektorale e Partisë Socialiste të Edi Ramës, ku ilustrohen gjithashtu edhe problemet serioze me të cilat ballafaqohet minoriteti grek, në përpjekjet e tij për vazhdimësinë e përfaqësimit politik”, kështu shkruan sot gazeta greke “Ethnos”. 

“Kryesocialisti shqiptar Edi Rama edhe pse ruajti një marrëdhënie rudimentare me PASOK-un grek si një parti “motër", i kishte praktikisht “zero” marrëdhëniet politike me Athinën, e cila në vitet e fundit investoi tek "përvoja dhe besueshmëria" e Sali Berishës”, vijon gazetari në shkrim. 

Ai vëren se një pikë kthese në marrëdhëniet e zotit Rama me Greqinë ishte iniciativa në Gjykatën e Lartë Kushtetuese, për marrëveshjen greko-shqiptare mbi delimitimin e zonave detare, duke e anuluar përfundimisht atë, gjë që çoi në "ngrirjen" e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

Gazeta thekson se Rama sigurisht ka vënë një prioritet të lartë të qeverisë së tij kapërcimin e problemeve lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të thellë, në mënyrë që të hapë rrugën për perspektivën Europiane të Shqipërisë. 

Duke kaluar te partia e pakicave greke, PBDNJ, “Ethnos” shkruan: “Në bashkëpunim me Partinë Socialiste u shfaq në zgjedhje PBDNJ, pika fokale e minoritetit grek”. 

Sipas gazetës, PBDNJ në zgjedhjet e mëparshme bashkëpunoi me Partinë Demokratike, një "martesë" që u shpërbë pas deklaratave nacionaliste dhe irredentiste të bëra nga z. Berisha mbi "Shqipërinë e Madhe" dhe pas bashkëpunimit të tij me partitë ekstreme të çamëve. “E ballafaquar me vështirësi shumë të mëdha, PBDNJ arriti të mbijetojë politikisht dhe sipas shifrave paraprake, kreu i saj Vangjel Dule arrin të zgjidhet në Vlorë dhe Andrea Martos në Tiranë në fletën e votimit të Partisë Socialiste. Me Partinë Socialiste dhe Partinë e Ilir Metës në Gjirokastër dalin dy deputetë të pakicës, respektivisht Anastas Angjeli dhe Vangjel Tavo”, përfundon shkrimi i “Ethnos”.
“Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha Spacer
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi