Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Opinion/ Shteti vret femrat me heshtjen e tij

Shko poshtë

Opinion/ Shteti vret femrat me heshtjen e tij

Mesazh nga WebMaster prej Sun 30 Jun 2013 - 23:46

Me shume se gjysma e femrave shqiptare rezulton t’i jene nenshtruar dhunes fizike apo emocionale nga bashkeshortet si dhe te afermit e tyre, kryesisht babai apo vellai. Ky konstatim eshte bere nga nje studim i kryer prej Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (UNDP), i realizuar disa kohe me pare ne Shqiperi. Keshtu, sipas ketij studimi, rreth 50.6% e grave te vrojtuara kane pranuar qe te kene perjetuar dhune emocionale nga burrat e tyre ose partneret e tyre intime apo edhe baballaret e tyre; 39.1% kane pohuar se kane perjetuar dhune psikologjike; 31.2 % dhune fizike dhe 12.7% dhune seksuale. 
 
Ne shoqerine shqiptare vihet re nje rritje e ndjeshme e fenomenit te dhunes ne familje, e cila ushtrohet me shume mbi grate dhe vajzat, femijet dhe te moshuarit. Ky eshte konkluzioni i Raportit te Qeverise Shqiptare ne Keshillin e Evropes ne Strasburg.
 
Sipas Strategjise Kombetare Per Barazine Gjinore dhe Dhunen ne Familje, rreth nje e treta e grave dhe vajzave shqiptare perjetojne nje forme dhune brenda familjes. “Kjo dhune shfaqet ne te gjitha format, si dhune emocionale, si forma me shpesh e hasur e dhunes ne familje, dhune ekonomike, e cila ndeshet me shume ne zonat urbane, dhune fizike, e cila ndeshet me shume ne zonat rurale, dhune seksuale, e cila rezulton me pak e raportuar”,- pohon raporti i qeverise shqiptare. Sipas raportit ne fjale, grupmoshat qe perjetojne me shume dhune jane 18-23 vjec dhe 37-45 vjec, nder te cilat me te rrezikuara jane grate dhe vajzat me aftesi te kufizuara, grate dhe vajzat rome, si dhe grate e vajzat e zonave rurale. Nderkohe jemi ne dijeni te plote se Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, sanksionon mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te individit dhe ndalimin e diskriminimit. 
 
Po cfare ngjet me femrat neper bote? Ne shtetin afrikan Kongo, cdo vit dhunohen rreth 400.000 femra, ose mbi 1.100 femra ne dite, perkatesisht per cdo ore dhunohen nga 48 femra. Mbi 120 milion femra i’u jane nenshtruar gjymtimeve gjenitale femerore ne bote. Femrat mbajne vetem 12% te vendeve ne parlament ne mbare boten. Grate llogariten si 2/3 e analfabereve te rritur, ndersa vajzat 2/3 e femijeve pa qasje ne arsim ne tere rruzullin tokesore. 
 
Pa humbur kohe rikthehemi ne Shqiperi, ku edhe pse ndodhemi 20 vjet pas shembjes se nomenklatures komuniste ende vazhdojme te kemi rritje te krimit ne familje dhe vecanerisht dhune sistematike karshi gjinise femerore. Detajet e vrasjeve te zbuluara keto dite ne media nuk deshmojne thjesht nje prirje rritese te krimit ne familje, por permes brutalitetet me te cilin kryhen mund te lexohet qarte mllefi qe fshihet ne instinktin vrases te vellait, babait apo bashkeshortit te ketyre grave. Eshte e trishte te degjosh per fatin e Liljanes se gjymtuar, Fiqeretes 16-vjecare te ekzekutuar nga i ati, 20-vjecares Ina te rrahur nga i ati, Bukuries se vrare nga i shoqi... e sa e sa te tjerave qe figurojne vetem si emra ne dosjet ende te pazbuluara te organeve hetimore. Por me e trishte eshte te shohesh nivelin e ulet te ndjeshmerise se opinionit publik permes te cilit mund te matim standardet e normave te shoqerise. 
 
Legjislacioni shqiptar e paraqet qarte te drejten jetesore indviduale te cdo shtetasi, madje ligjet tona jane ne perputhje te plote me ato europiane. Duhet theksuar se nderkombetaret deshmojne per nje legjislacion nder me te mirin ne Europe qe ka vendi yne. Problemi eshte jo tek hartimi i ligjeve, sesa tek moszbatimi i tyre. Pikerisht, ketu gjendet edhe defekti i shoqerise shqiptare, e cila ende sot vazhdon me ato ritme te larta te dhunoje dinjitetin dhe personalitetin e femres. Nga ana tjeter, shoqeria ne pergjithesi dhe shteti ne vecanti kane zgjedhur rrugen e heshtjes, per aq kohe sa jeta e tyre nuk eshte e cenuar drejtpersedrejti. 
 
Vetem gjate muajve tetor-dhjetor te ketij viti kemi pasur nje rritje te ndjeshme te krimit ne familje dhe te dhunes ndaj grave. Duke nisur nga zonat ne veri te vendit, ne Shkoder me ngjarjen e 20-vjecares Ina me 15 tetor, ne Diber me vrasjen e bashkeshortes nga bashkeshorti, ne Tirane me krime te njepasnjeshme brenda familjes, per te vazhduar ne jugun e vendit po me te njejtat ritme. Kjo tregon qarte se psikika vrastare e ketyre njerezve eshte e pandalshme. Nga ana tjeter tregues i qarte eshte edhe heshtja e femrave, ndrydhja dhe vetmia e tyre, mosfunksionimi i sistemit gjyqesor, organet e pabesueshme te shtetit, si policia apo edhe organe te tjera, te cilat duhet te marrin ne mbrojtje individin, e kjo gje asnjehere nuk ka ndodhur.
 
Ndersa, krimi edhe me lenien e ketij viti dhe fillimin e vitit te ri 2012 nuk po di te ndalet duke vazhduar te marre ende shume jete femrash te pafajshme. Duket sikur vendi ngjan me nje skene makabre ku femrat trajtohen si ne thertore, «kasaphane», per te pritur kasapin me thike ne dore. Deri kur? Derisa shoqeria te reflektoje, shteti te reagoje dhe politika te vendose drejt fatin e individit-femer.
 
Aida Shehu




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Opinion/ Shteti vret femrat me heshtjen e tij

Mesazh nga Anakonda prej Wed 3 Jul 2013 - 4:13

hmmm e cduam ne nket jet tkoti ateher vall kta qe bejn e sulmojn nket menyr nje femer si ka lind nje nen a kan gra vajza e motra???
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi