Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Për një dashuri, gjeti vdekjen !!!

Shko poshtë

Për një dashuri, gjeti vdekjen !!!

Mesazh nga An0nim prej Mon 1 Jul 2013 - 1:30

[You must be registered and logged in to see this image.]


“Sot është dita më e lumtur e jetës sime. Ndjehem sikur jeta do më jep një puthje në faqe, kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur”. Këto ishin disa nga fjalët të cilat i tha 27-vjeçarja nga Tetova Rahime Bexheti, vetëm disa orë para se të ndodhte tragjedia në shtëpinë e familjes nga Tetova, në rrugën drejt Reçicës së Vogël.

Motër medicinale, e cila për vite jetonte në Zvicër, shumë pak gëzoi lumturinë e saj pasi u kthye në atdhe. Por jeta u bë mizore kur babai i saj gjuajti drejt saj dhe pastaj vrau veten me të shtëna në kokë. Grindjet për shkak të dashurisë së ndaluar solli tragjedi në familjen Bexheti. Vrasja dhe vetvrasja në rrugën “172″ në Tetovë, ndodhi pardje reth orës 17. Babai Qenani (51), i cili sapo kishte ardhur nga Zvicra, u përpoq që të bind vajzën që ti jep fund një lidhje me një djalë që nuk e pëlqente, por ajo nuk u bind. Shtëpia e familjes Bexheti dje ishte e mbushur me njerëz. Të njohur dhe të panjohur erdhën për ti bërë nderimet e tyre. Fjalët për rehati ishin të vështira të gjenden, shpjegim nuk kishte askush.

“Nuk mund të ndalem duke qarë, lotët rrjedhin vetvetiu”, tha xhaxhai i Rahimes. Derisa qëndronte në makinë në oborrin e mbushur plot me njerëz, ai mblodhi forcën për të shprehu falenderimet për të gjithë ata që erdhën dje për të ndarë dhimbjen me familjen e tyre. “Vajza ishte aq e lumtur, e bukur, e zgjuar, ambicioze…. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Fillimisht punoi si një motër medicinale në një spital për të moshuarit, shumë shpejtë përparoi në pozicione të larta të spitalit. Ajo e pëlqente jetën. Mësonte, punonte, gjithkund arrinte, ishte krenaria e familjes tonë”, tha xhaxhai.

“Të jeni ju gjallë dhe shëndoshë, diçka më të mençur nuk mund t’ju them”, u thonin të afërmit familjarëve të mërzitur. Siç rrëfejnë familjarët gjatë vizitave të fundit në qytet, Rahimja ra në dashuri me një djalë nga Gostivari. Ata dashuroheshin, kishin plane për të ardhmen, por babai i saj nuk u pajtua me të.

“Nuk e njohim mirë djalin. Nuk e kuptojmë se pse babai ishte aq i zemëruar me të. Ai ishte shumë i lidhur me Rahimen, por kishte edhe probleme shëndetësore”, deklaruan pjestarë të familjes Bexheti. Shi i fuqishëm e përmbyti zonën e qytetit që çon në Reçicë. Në rrugë shumë pak njerëz kalonin.

Njerëzit i ulnin kokat kur pyeteshin në lidhje me tragjedinë familjare. Deklaronin se bëhej fjalë për një familje të njohur, të respektuar dhe të pasur, e cila gati 15 vite jetonte në Zvicër.

“Vajza u kthye nga Zvicra të Hënën. Ishte e gëzuar dhe e lumtur. Babi i saj erdhi pardje, e priti në aeroportin e Shkupit dhe e solli në shtëpi. Menjëherë filluan grindjet me vajzën. Babai kërkonte që të ndërpres lidhjet me djalin. Ajo nuk u bind, ai nxori pistoletën dhe e vrau. Kur e pa se çfarë kishte bërë, vrau edhe veten. Kishte njerëz në afërsi, por nuk mund të bënin asgjë”, tregojnë fqinjët. Mësohet se vrasja ka ndodhur para syve të nënës. Vëllau i Rahimes dje pasdite duhej të vinte në Tetovë për të marrë pjesë në varrim. Policia konfirmoi se krimi ka ndodhur pas grindjes mes babait dhe të bijës, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çështjen e saj. “Në një moment nga një pistoletë “luger parabelum” i kalibrit 9mm, të cilin e posedonte me leje, dolën dy plumba në drejtim të Rahimes, duke i shkaktuar lëndime fatale dhe më pas qëlloi veten duke qëlluar kokën e tij”, raporton policia. Trishtim dhe zhgënjim, ndjenja të përziera në një shtëpi të bukur në fund të rrugës. Rahimja nuk pret që të përjetojë një karrierë të madhe as edhe të kurorëzoj dashurinë e saj, nuk pret të lë pasardhës. Vdekja e gjeti vetëm pak orë pasi përjetonte ditën më të lumtur të jetës së saj./Shqipmedia
avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për një dashuri, gjeti vdekjen !!!

Mesazh nga WebMaster prej Mon 1 Jul 2013 - 6:29

 Njerezit  sot jan te  luajtur mendsh si vritet  femija per femi mo a ka me  asuditet qe  bejne keta  lloj prinder mo nuk i len femit te jetojne ashtu si duan po thjesht  gjejne rrugen me te shkurter ti vrasin ku ka ma injoranc ,Me  vjen shum keq qe  akoma ekzistojne keto lloj gjerash akoma tek ne .


[You must be registered and logged in to see this image.][You must be registered and logged in to see this link.][You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this link.] [You must be registered and logged in to see this image.][You must be registered and logged in to see this link.][You must be registered and logged in to see this image.]


[You must be registered and logged in to see this image.]Emri  i Forumit do t[You must be registered and logged in to see this link.] ndryshoj  [You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this link.] [You must be registered and logged in to see this image.]
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për një dashuri, gjeti vdekjen !!!

Mesazh nga Ariel prej Mon 1 Jul 2013 - 10:05

Injorant prind...


[You must be registered and logged in to see this image.]
avatar
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 98
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për një dashuri, gjeti vdekjen !!!

Mesazh nga Anakonda prej Wed 3 Jul 2013 - 4:07

eh kot sthon dashuria tbo budall
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për një dashuri, gjeti vdekjen !!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi