Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Matematika, rekord kopjacesh

Shko poshtë

Matematika, rekord kopjacesh

Mesazh nga An0nim prej Sat 6 Jul 2013 - 0:12

[You must be registered and logged in to see this image.]
Nëse provimi i Letërsisë u mbyll me 70 maturantë kopjacë, ata të Matematikës kanë qenë shumë më tepër se kaq. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur për plot 300 maturantë të cilët deri tani konsiderohen si të dyshuar për kopje. Fatmir Vejsiu konfirmon numrin e lartpërmendur duke thënë se këto fletë të dyshuara tashmë janë ndarë veç dhe do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm i ngritur nga MASH. Në rast se kopjet vërtetohen, Vejsiu pohon që do të ketë penalizime për ushtrimin përkatës. “Në provimin e dytë të Maturës Shtetërore janë veçuar rreth 300 teste të maturantëve që dyshohen se mund të kenë kopjuar në provim. Komisioni i ngritur në MASH do të verifikojë nëse maturantët kanë kopjuar apo jo.

Vetëm në rast vërtetimi do të ketë penalizime.” Të gjithë ata maturantë që nuk kanë gjetur emrin e tyre në listën e notave të Matematikës që doli fundjavën e kaluar, tani e kanë të qartë se fleta e tyre është një prej 300 të dyshuarave për kopje. Deri tani nuk dihet nëse fati i tyre është penalizmi me notën 4 për të gjithë testin apo penalizmi vetëm për ushtrimin që rezultohet të jetë i kopjuar. Në lidhje me masat ndëshkuese, Ndriçim Mehmeti shefi i Monitorimit dhe Vlerësimit të Cilësisë në Ministrinë e Arsimit, është shprehur në media se në bazë të rregullores, tezat e maturantëve që do të klasifikohen si kopje nga ekspertët e MASH, do të përjashtohen nga gara për në universitet dhe do t'u nënshtrohen sërish provimeve të maturës vitin që vjen.

"Me urdhër të ministrit të Arsimit është ngritur komisioni që do të verifikojë testet e dyshimtë dhe janë ekspertët e MASH që përbëjnë këtë komision, ata që do të përcaktojnë nëse këto teste do të klasifikohen si kopje. Në rast se konfirmohet kopjimi, atëherë maturantët do të penalizohen në bazë të rregullores së Maturës Shtetërore, e cila parashikon se ata përjashtohen nga procesi i maturës për këtë vit", - tha Mehmeti./shqiperia.com
avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2382
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Matematika, rekord kopjacesh

Mesazh nga Aristogata prej Sat 13 Jul 2013 - 10:17

Kjo eshte per te ardhur keq,ne menyre te drejtperdrejt  sjell rrenimin e sistemit arsimor,konkretisht nxenes me mesatare te ulet gjimnazi ,kopjon hapur ne provimet e matures dhe rezultati del paradoksal,jam skandalizuar kur kam pare ne fakultetin e drejtesise dhe ekonomis studentet e rinj qe erdhen vitin e kaluar ,nje pjes e mir e tyre rezultonin me mesataren 5 . Termi 'merite preferenc' do vij nje dite ku do mbesi thjesht utopi.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!

[You must be registered and logged in to see this image.]
avatar
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 26
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Matematika, rekord kopjacesh

Mesazh nga Anakonda prej Thu 18 Jul 2013 - 20:31

e vertet qe kan kopju madje kan dalk me mir ata qe gjith vitin kan qen me 5 sesa me 10.cfar nuk than qe do merren masat e asgje su morr jam dakord me parafolsen se ku do shkojm nje zot e di eh rinia sotme riniasotme
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Matematika, rekord kopjacesh

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi