Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera

Shko poshtë

Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera

Mesazh nga An0nim prej Tue 9 Jul 2013 - 3:02

[You must be registered and logged in to see this image.]Flirti nuk është gjithmonë edhe aq i padëmshëm, siç ndoshta duket. Shpesh loja me zjarrin përfundon me tradhti, ndërkaq pasojat mund të jenë shumë të pakëndshme. Në vazhdim po i përshkruajmë disa fakte të cilat disa refuzojnë t’i pranojnë.
Kush një herë tradhton, do të tradhtojë sërish!
Psikologu i njohur nga Goettingeni, RagnarBeer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 2.600 meshkuj dhe femra, që i kanë tradhtuar partnerët apo partneret e tyre së paku një herë dhe të cilët kanë qenë të tradhtuar.

Flirti kryesisht zgjat
Hulumtimi ka treguar që tradhtia e cila përfshin edhe seksin për një natë është e rrallë, sepse vetëm 12 për qind e femrave dhe 15 për qind e meshkujve kanë deklaruar që vetëm për një natë kanë tradhtuar. Pothuajse 60 për qind kanë pranuar që afera u ka zgjatur më shumë se një muaj, ndërsa të tjerëve më shumë se një vit.

Tradhtia vazhdon...
Përveç kësaj, ata që kanë tradhtuar një herë, do të tradhtojnë sërish! 49 për qind e meshkujve tradhtarë dhe 55 për qind e femrave tradhtare kanë tradhtuar vetëm një herë. 12 për qind e meshkujve deri në dy herë, ndërsa 22 për qind e tyre më shumë se tri herë. Femrat nuk mbeten shumë prapa meshkujve: 20 për qind i kanë tradhtuar bashkëshortët dy herë, 10 për qind tri herë, ndërsa 15 për qind më shumë se tri herë.

E, shkaktarët për tradhti janë...
1. Sipas specialistëve, pika e dobët e meshkujve është pikërisht krevati dhe kjo vihet re nga përqindja e lartë e meshkujve (71%) që tradhtojnë, sepse partneret nuk i kënaqin në shtrat. Përqindja e femrave që tradhton për të njëjtin motiv është më e ulët, 29%.

2. Një shkak tjetër është ritakimi me një ish të dashur. Të shohësh te sytë e tjetrit pasionin e rinisë është burim tradhtie për 32% të femrave dhe për 21% të meshkujve. Rreziku është më i madh për të tradhtuar kur një histori ka përfunduar para pesë vjetësh, sesa kur të dy kanë kaluar një moment të fortë pasioni.

3. Dihet që mundësitë më të mira për të tradhtuar të jepen kur je në udhëtim pune. Pak nga mërzitja dhe pak nga qejfi duket sikur udhëtimi i punës është kthyer në kthinë pasioni për 36% të meshkujve dhe 13% të femrave, pavarësisht ndjenjës së dashurisë që kanë për partnerin.

4. Shpeshherë tradhtohet edhe për t’u hakmarrë ndaj një gabimi të shokut ose partnerit. Edhe një zënkë e vogël mund të jetë mundësi e mirë për t’u ngushëlluar në krahët mikpritës të dikujt tjetër.

Zemra nuk komandohet
Në fund janë ata që tradhtojnë, sepse të tillë e kanë natyrën, ose më saktë e kanë në gjak. Në qoftë se të dy partnerët tradhtojnë sistematikisht, nuk ka ndonjë problem, sepse në fund të fundit kompensojnë njëri-tjetrin. Por kur njëri shkon lule më lule siç bën bleta në pranverë dhe tjetri është besnik, atëherë tradhtari duhet të lutet ditë e natë që partneri/ja të mos e marrë vesh kurrë… Nuk është aspak e hijshme të kapesh “presh në dorë”! /Telegrafi/
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera

Mesazh nga Anakonda prej Fri 19 Jul 2013 - 21:33

Shpeshherë tradhtohet edhe për t’u hakmarrë ndaj një gabimi të shokut ose partnerit. Edhe një zënkë e vogël mund të jetë mundësi e mirë për t’u ngushëlluar në krahët mikpritës të dikujt tjetër.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera

Mesazh nga Thjeshtësia prej Tue 23 Jul 2013 - 22:16

Anakonda shkruajti:Shpeshherë tradhtohet edhe për t’u hakmarrë ndaj një gabimi të shokut ose partnerit. Edhe një zënkë e vogël mund të jetë mundësi e mirë për t’u ngushëlluar në krahët mikpritës të dikujt tjetër.

 OK, por nuk eshte zgjidhje ajo, te hakmerresh...
Gjithsesi e urrej tradhetine... dhe nuk i kuptoj fare ato qe tradhetojne???
Thjeshtësia
Thjeshtësia
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 31
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/07/2013
Mosha Mosha : 31

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera

Mesazh nga LaDescarada prej Sat 27 Jul 2013 - 5:53

E VERTET
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi