Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Rama: Duhet nje pastrim total

Shko poshtë

Rama: Duhet nje pastrim total

Mesazh nga An0nim prej Thu 18 Jul 2013 - 3:50

Në cilësinë e Kryeministrit të zgjedhur të Shqipërisë, Edi Rama ishte i ftuar i gazetares Sarah Montague në emisionin më të rëndësishëm politik të BBC-së, 'HARDtalk'. Shqipëria, sipas 'Transparency International' rezulton vendi i vetëm më i korruptuar në Europë dhe intervista me zotin Rama u fokusua mjaft në këtë temë.

Njeriu, që do të bëhet Kryeministër i Shqipërisë në muajin shtator është një artist modern, - thotë BBC,- i lavdëruar prej ndërkombëtarëve për transformimin e Tiranës në kohën kur ishte kryetar bashkie i saj dhe meritat nuk i referohen vetëm ngjyrave plot jetë me të cilat u veshën ndërtesat gri. Rama ka premtuar rilindje per te gjithe vendin. Sa do të arrije t`ia dale mbane aty ku politikanet e tjere perpara tij kane deshtuar?

"Kjo mbetet per t'u pare, por mendoj se eshte koha per t'i dhene vendit tone nje pastrim te mire. Eshte nje vend qe ka nje reputacion te keq dhe jo krejtesisht te pamerituar, por në të njëjtën kohë është një vend me potenciale të jashtëzakonshme e plot talente, që jetojnë brenda kufijve e jashtë kufijve. E vërteta është se kemi bërë pak për ta ndryshuar imazhin e tij dhe nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian, për shkak të procesit tonë të integrimit në BE, problemet janë shfaqur qartazi, e ne duhet t'i zgjidhim. Mendoj se kur bën llogarite me korrupsionin dhe problemet e thella të krijuara prej tij, duhet mbajtur gjithmonë parasysh se është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo e kundërta. Besoj me forcë se lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e sistemit dhe mënyrat se si t`ja bësh sa më pak të mundur njerëzve përfitimin nga një sistem defektoz," tha Rama.
 
Zgjedhjet e fundit dhe 21 janari u prekën gjithashtu gjatë intervistës gati 30 minutëshe.

"Ne morëm angazhime dhe njeri prej tyre ishte të ndjekim me vullnet të plotë procesin që duhet të nxjerrë para drejtësisë, e supozohet të japë një vendim të drejtë, ndaj të gjithë atyre që ishin përgjegjës për 21 janarin. Për vrasjet ka një përgjegjësi të qartë dhe këtë duhet ta përcaktojë gjykata," tha Rama.

Gazetarja në këtë pikë, kërkon të dijë nëse në bankën e të akuzuarve, do të ulet edhe Sali Berisha.

"Kjo nuk ka te beje me çfare dua apo mendoj une, ka te beje me sistemin e drejtesise. Kur fola per Sali Berishen kam thene se atij i takojne te gjitha pergjegjesite ne sensin moral dhe politik. Gjyqi sigurisht duhet te vazhdoje, por në bazat e një procesi të pavarur," tha Rama.
 
Rama shton se do te duhet te gjendet rruga per te reformuar sistemin shendetesor, e cila ta transformojë nga sistemi i çalë që është aktualisht në një tjetër funksional.

Ndersa pyetjes nese do te nevojitet nje pastrim rrenjesor i njerezve ne administraten shqiptare, Kryeministri i zgjedhur i përgjigjet: "Jo, nuk kemi pse ta bejme nje gje te tille. Kam bindjen e forte se edhe brenda ketij sistemi me probleme ka njerez te vlefshem. Siç e thashe dhe me pare, ajo qe na nevojitet eshte te transformojme sistemin; nuk jemi ne pozitat qe te shpikim dicka nga e para, thjesht duhet te ndjekim shembullin e historive te suksesshme jashte kufijve, e ka mjaft te tilla, madje edhe ne situata shume me te veshtira se kjo e Shqiperise te cilat tregojne se korrupsioni mund te mposhtet."/shqiperia.com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi