Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Kur nuk e kemi lexuar diktaturën

Shko poshtë

Kur nuk e kemi lexuar diktaturën

Mesazh nga WebMaster prej Thu 18 Jul 2013 - 6:48

Nderimet për Mehmet Shehun u shfaqën sërish edhe këtë vit. Këtë herë edhe më me zhurmë, kur nuk mungoi as zëri i ngritur i Gramoz Ruçit. 
Megjithatë, nëse për ish-ministrin e fundit të diktaturës komuniste është ende e kuptueshme (nuk nënkupton e justifikueshme) nostalgjia për figura të tilla, ajo që çudit është bashkëngjitja e figurave të llojit Pëllumb Xhufi në këtë histeri lavdesh. Si një historian, ai më së paku, duhej të ishte më i ftohtë në dhënien e mendimeve, sidomos kur kemi të bëjmë me një figurë që mbart mbi vete ndoshta veset më të rënda të sistemit komunist, ku ai ka vënë vulën e madhe të denatyrimit të shqiptarëve, të skllavërimit të shoqërisë. 
Me qëndrimet e tij Xhufi nuk është vendosur as në kufijtë e modestisë së të birit, Bashkimit, i cili në mënyrë qytetare, përmes letërsisë, është distancuar nga modeli i të atit. Madje me librat e tij ka dhënë një ndihmesë në të kuptuarit psikologjik të atij sistemi që ai e kishte njohur aq mirë.
Ajo që e rëndon më së shumti në këtë situatë, është fakti se Xhufi vijon të jetë lektor në universitet, çka do të thotë se dashuria e tij për diktaturën dhe përfaqësuesit e saj mund të transmetohet te studentët, të cilët më pas do ta mbartin te fëmijët tanë kur të jenë mësimdhënës. Pra, qëndrimi i Xhufit, në pamje është personal, por konkretisht është një dëm shumë i madh për shoqërinë, për faktin se ai e përhap ideologjinë e tij edhe në auditorë, pra për një pjesë të madhe të shoqërisë. 
E nëse një historian si Xhufi i thur elozhe një vrasësi si Shehu, çfarë mund të bëjë Ruçi, Lutaj, Zeqo, Koçi apo edhe të tjerë, të cilëve u ka mbetur ora pikërisht në atë kohë, duke mos pasur as shansin të kuptojnë skllavërinë e atij sistemi? Madje, nuk guxojnë të kuptojnë se mund të ishin njëlloj viktima, si vetë Shehu, që ra brenda lakut që kishte ndërtuar për vite me radhë për bashkëqytetarët e tij, bashkëluftëtarët e tij, miqtë e tij, madje edhe të afërmit e tij.   
Megjithatë, ky rikthim i ngjarjeve historike me nostalgji për ish-figurat e diktaturës, që mund të kulmojë me kërkesën e shpejtë për rikthimin e bustit të Enverit dhe heqjes së bustit të Zogut, ka një lexim më të gjerë sesa një kujtim ngjarjesh historike. Ky lloj modeli i kujtimit të figurave të tilla lidhet pikërisht me pafuqinë e shoqërisë për të ndëshkuar në parim atë denatyrim të madh që ndodhi në 46 vjet diktaturë komuniste, ku shqiptarët humbën identitetin dhe u bënë ushtarë të partisë. Ose në të kundërt, u ndëshkuan ose me zhdukje, ose me dënim e vetmi.
Unë besoj se pjesa e ish-komunistëve keqkuptoi mungesën e hakmarrjes nga ish-të dënuarit, që në këto 23 vite nuk ndëshkuan askënd që i kishte persekutuar, edhe pse shumicën e tyre i kanë njohur, i kanë parë, i kanë pasur ndonjëherë edhe përballë, madje duke drejtuar 




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi