Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Disa mite false mbi alkoolin

Shko poshtë

Disa mite false mbi alkoolin

Mesazh nga An0nim prej Sun 21 Jul 2013 - 6:03

Ekzistojnë disa klishe të përgjithshme të cilat lidhen me konsumin e alkoolit. Shpesh thuhet se: “vera bën mirë për gjakun”, “të ngroh”, “është një tretëse e mirë e ushqimit” etj. Por bëhet fjalë vetëm për disa thënie të zakonshme, pa asnjë bazë shkencore. E vetmja gjë e sigurt është se alkooli i bënë keq organizmit tonë, madje ai nuk ndihmon as në jetën seksuale, përkundrazi e përkeqëson situatën. Le të shohim disa prej këtyre miteve:

[b style="font-family: Arial, sans-serif; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); font-size: 16px; line-height: 25px; text-align: justify; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Të ndihmon të marrësh veten pas emocioneve të forta[/b]

Nuk është aspak e vërtetë. Alkooli ndalon gjakun të furnizojë trurin dhe organet e tjera të brendshme të trupit. Në këtë mënyrë këtij të fundit i shtohet edhe një problem tjetër!

[b style="font-family: Arial, sans-serif; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); font-size: 16px; line-height: 25px; text-align: justify; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Ndihmon tretjen[/b]

Një tjetër mit që duhet hedhur poshtë. Përkundrazi alkooli ngadalëson tretjen, pasi ai krijon një sasi të madhe lëndësh gastrike, të cilat janë pengesë në tretjen e ushqimit.

[b style="font-family: Arial, sans-serif; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); font-size: 16px; line-height: 25px; text-align: justify; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Të ngroh[/b]

Efekti i ngrohtësisë zgjat vetëm në momentin e parë, ndërsa rritet shpejtësia e qarkullimit të gjakut në lëkurë, më pas trupi e ndien përsëri të ftohtin, në rastet kur bën ftohtë. Bëni kujdes ndërsa shkoni me pushime në mal, sepse nëse atje pini shumë alkool, mund t’ju zënë ethet.

[b style="font-family: Arial, sans-serif; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); font-size: 16px; line-height: 25px; text-align: justify; background-color: rgb(255, 255, 255);"]I bën mirë gjakut[/b]

Kjo gjë thuhet për verën, por nuk është aspak e vërtetë dhe gjyshërit tanë e kanë shumë gabim nëse e thonë këtë gjë. Në fakt, në sasi të tepërt, alkooli favorizon rritjen e lipideve në qarkullim dhe zhvillimin e disa forma të anemisë, si dhe rrit praninë e yndyrës në gjak.

[b style="font-family: Arial, sans-serif; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); font-size: 16px; line-height: 25px; text-align: justify; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Heq etjen[/b]

Edhe ky është një mit fals. Alkooli dehidraton, sepse në të vërtetë metabolizmi ynë kërkon një sasi më të madhe uji, pra alkooli provokon një bllokim të hormonit antidiuretic. Për pasojë shkakton akoma edhe më shumë ndjenjën e etjes, ndërsa ne shkojmë më shpesh në banjë.

[b style="font-family: Arial, sans-serif; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); font-size: 16px; line-height: 25px; text-align: justify; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Të jep forcë[/b]

Është vetëm një legjendë. Në të vërtetë ai vepron vetëm si një qetësues, të bën të ndiesh më pak ndjenjën e lodhjes dhe dhimbjet. Vetëm një pjesë shumë e vogël e kalorive të ofruara nga alkooli përdoret nga muskujt për punën e tyre të përditshme.

[b style="font-family: Arial, sans-serif; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); font-size: 16px; line-height: 25px; text-align: justify; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Prodhon qumësht[/b]

Kjo gjë thuhet për birrën, por në fakt, gratë për të pasur qumësht kanë nevojë vetëm për ujë, lëngje frutash, perime dhe fruta. Pra është e kundërta, alkooli është i rrezikshëm për nënat të cilat ushqejnë me gji fëmijët e tyre. Ai kalon nëpërmjet qumështit të gjirit të nënës te fëmija. Ndërkaq, gjatë shtatzënisë alkooli mund të kalojë në lëngun amniotik. Kjo është shumë e rrezikshme për rritjen e fetusit. Por jo vetëm, fëmija mund të dalë me probleme apo me ndonjë sindromë të mundshme.

[b style="font-family: Arial, sans-serif; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); font-size: 16px; line-height: 25px; text-align: justify; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Të jep siguri[/b]

Pi dhe do të jesh më i sigurt te vetja…shumë e gabuar. Është e vërtetë që në fillim të jep thjesht eufori, por më pas të dëmton duke mos perceptuar ndonjë rrezik të mundshëm.

[b style="font-family: Arial, sans-serif; outline: 0px; padding: 0px; margin: 0px; border: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); font-size: 16px; line-height: 25px; text-align: justify; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Mbron organizmin[/b]

Është treguar se te meshkujt e rritur, vetëm një sasi e vogël alkooli ndihmon për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, por në të njëjtën kohë ai rrit rrezikun e dëmtimit të mëlçisë, shfaq cirozën e mëlçisë. Po kështu ai ndihmon krijimin e tumoreve të ndryshëm dhe përkeqëson sëmundjet cerebrovaskulare apo dhimbjet e ndryshme të cilat mund të jenë shkaktuar nga një aksident./shqiperia.com
avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2382
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Disa mite false mbi alkoolin

Mesazh nga Anakonda prej Mon 22 Jul 2013 - 5:24

Edhe ky është një mit fals. Alkooli dehidraton, sepse në të vërtetë metabolizmi ynë kërkon një sasi më të madhe uji, pra alkooli provokon një bllokim të hormonit antidiuretic. Për pasojë shkakton akoma edhe më shumë ndjenjën e etjes, ndërsa ne shkojmë më shpesh në banjë.
sa rrejn e sa u besojn njerzittt
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi