Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Tetëmijë serbë kërkojnë nuse në Shqipëri

Shko poshtë

Tetëmijë serbë kërkojnë nuse në Shqipëri

Mesazh nga WebMaster prej Fri 26 Jul 2013 - 7:32

Një kompani private në Shkodër ka lidhur deri tani 86 çifte. Kërkesat vazhdojnë të rriten 

ARDI HOTI

Serbia dhe Shqipëria, dy vende që dikur flisnin me gjuhën e luftës, sot duket se kanë krijuar një marrëdhënie më shumë se miqësore. Prej dy vitesh, 86 vajza shqiptare janë martuar me djem nga Serbia, por fakti që aktualisht ka tetëmijë djem që janë vënë në radhë për t‘u martuar me vajza shqiptare flet qartë se tashmë mes dy vendeve po fryn një erë e re, shumë miqësore.

Në lagjen "Rus", në periferi të qytetit të Shkodrës, ndodhet shoqata "Moraça Rozafa", e cila përfaqëson pakicat serbo-malazeze në Shqipëri. Pranë zyrave të kësaj shoqate ushtron aktivitetin e saj edhe një kompani private "Maruel 2008", e licencuar për konsulencë familjare dhe që në bashkëpunim me kompaninë serbe "Novi Varosh" kanë marrë përsipër të bashkojnë në martesë djemtë serbë me vajzat shqiptare.

Çdo ditë, pranë shoqatës "Moraça Rozafa" të zë syri makina të shumta me targa të Beogradit. Janë të rinj nga Serbia të cilët kanë ardhur në Shkodër vetëm për një arsye: të gjejnë nuse. Kompania serbe është ajo që gjen djemtë, ndërsa kompania shqiptare merr përsipër të gjejë vajza dhe pasi djali me vajzën shihen dhe njihen, vendosin nëse duan të martohen. Kërkesat e djemve serbë për t‘u martuar me vajza shqiptare kanë kaluar çdo parashikim edhe të vetë dy kompanive që kanë marrë përsipër të martojnë djemtë serbë me vajzat shqiptare.

Procedurat nuk janë aspak burokratike dhe tepër praktike, madje ka raste kur fejesat ndodhin dhe brenda një dite, mjafton që djali dhe vajza të pëlqehen dhe nëse vendosin të fejohen duhet të bëjnë dhe një pagesë te kompanitë private që mundësuan njohjen.

Një tjetër anë pozitive është fakti se njerëzit e dy kombësive nuk shohin as përkatësinë fetare, as etnike dhe as të kaluarën, duke treguar një emancipim të brezave.

Një nga kandidatët për t‘u bërë dhëndër në Shqipëri është Vidan Mitroviç nga qyteti i Uzhlicës, 40 kilometra larg Beogradit. Atë e gjetëm duke u interesuar pranë shoqatës "Moraça Rozafa" ku ndodhet edhe kompania "Maurel 2008". Vidan Mitroviç duket me fat, sepse për të kompania propozon një vajzë në fshatin Grudë të Shkodrës. Kandidati për dhëndër së bashku me drejtues të kompanisë niset për në fshatin Grudë, ku e pret familja e Kanto Isufit, për t‘u njohur me vajzën e shtëpisë.

Pasi prezantohen, djali me vajzën pëlqehen dhe siç i takon zakonit të shqiptarit, fjala jepet nga i zoti i shtëpisë. Me lot në sy, Kanto Isufi jep fjalën e burrit se është dakord të krijojë miqësinë e re.

Vidan Mitroviçi është shumë i gëzuar. Në Serbi ka qenë e vështirë të gjejë nuse, sepse siç thotë ai, vajzat serbe po largohen drejt Perëndimit. Vidani thotë se u interesua për nuse nga Shqipëria pasi disa shokë të tij të martuar me vajza shqiptare kishin krijuar familje të lumtura. "Mua nuk më intereson e kaluara, as çështjet etnike, as ato fetare. Më intereson që të gjej një njeri të mirë", thotë Vidani, i cili sqaron më tej se në Beograd, shqiptaret kanë namin për vajza të thjeshta, të ndershme dhe punëtore.

Ndërsa nusja shqiptare që do shkojë në Serbi, Diana Isufi, pas fjalës së dhënë nga babai thotë se është e kënaqur që do të shkojë nuse në Serbi. Ajo pohon se do vazhdojë të ruajë traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar më kryesoren, që nesër fëmijët e saj përveç serbishtes do të flasin dhe gjuhën e nënës, shqipen.

Miqësia mes familjes serbe Mitoviç dhe familjes shqiptare Isufi merr formë pas një dasme të vogël familjare të organizuar në një nga zonat turistike të Shkodrës.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetëmijë serbë kërkojnë nuse në Shqipëri

Mesazh nga LaDescarada prej Sat 27 Jul 2013 - 5:51

ncncncncn ok mir o me pas miqesiii...por jo ne kete menyr edhe mu martu mes keto dy kombeve...mundeni mem thon se sjam aspak moderne...qe spo eci perpara...por kjo met vertet osht nje gje e teprume...MU MARTU ME SERB???iihhaa. iihhaa. iihhaa. iihhaa. iihhaa. iihhaa. hm,m hm,m hm,m hm,m JOO JOO JOO JOO
avatar
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetëmijë serbë kërkojnë nuse në Shqipëri

Mesazh nga WebMaster prej Sat 27 Jul 2013 - 8:02

Vallai kur e lexova  edhe un me beri pershtypje  Shqiperia ka shum meshkuj te  bukur edhe te zgjuar  te  ikin te  morin serbin eshte  kulmi i kulmeve  per zotin.




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetëmijë serbë kërkojnë nuse në Shqipëri

Mesazh nga Thjeshtësia prej Sun 28 Jul 2013 - 22:47

Po qenkan mbarruar vajzat ne Serbi??
Nuk e kuptoj cila femer shqiptare do shkonte te martohej me nje serb... une per vete beqare kisha ngelur dhe nuk isha martuar.. me nje race te shpifur sic jane serbet...

ADMIN shkruajti:Ndërsa nusja shqiptare që do shkojë në Serbi, Diana Isufi, pas fjalës së dhënë nga babai thotë se është e kënaqur që do të shkojë nuse në Serbi. Ajo pohon se do vazhdojë të ruajë traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar më kryesoren, që nesër fëmijët e saj përveç serbishtes do të flasin dhe gjuhën e nënës, shqipen.

Nuk e kuptoj se si do funksionoj nje martese e tille, si do mundet ti ruaje traditat, zakonet e gjuhen ne mes te Serbise? Po femijet pastaj, e sigurt jam se sdo kene asnje pike deshire te thuan e te mburren se jane shqiptare.. Nuk e kuptoj vertet aspak!!
avatar
Thjeshtësia
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 31
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/07/2013
Mosha Mosha : 31

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetëmijë serbë kërkojnë nuse në Shqipëri

Mesazh nga Anakonda prej Thu 1 Aug 2013 - 21:30

nccncnccncnnc si mundesh me kry marrdhenie me armikun serbet cka spo punojn nshqiptart e kosovart e kta dun tmartohen me ta gjynah bukurin e zgjuarsin(se x fjala) e meshkujve tvendit ton se ka asni nbot
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tetëmijë serbë kërkojnë nuse në Shqipëri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi