Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjinushi: Ne zgjedhje fituan ata qe kishin para People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjinushi: Ne zgjedhje fituan ata qe kishin para People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjinushi: Ne zgjedhje fituan ata qe kishin para

Shko poshtë

Gjinushi: Ne zgjedhje fituan ata qe kishin para Empty Gjinushi: Ne zgjedhje fituan ata qe kishin para

Mesazh nga An0nim Sat 27 Jul 2013 - 4:19

Gjinushi: Ne zgjedhje fituan ata qe kishin para 1374924494-gjinushiSi gjithmonë ironik dhe autoironik, por edhe akuzues, Gjinushi rendit disa aryse që sipas tij sollën rezultatin e ulët të partisë së tij, por edhe bumin e LSI. “Kjo tregon që një pjesë e njerëzve, pavarësisht, se flasin gjithë ditën kundër korrupsionit nuk e kanë problem të votojnë pro korrupsionit.”-shprehet ai.

Zoti Gjinushi PSD arriti që në zgjedhjet e 23 qershorit të marrë 10 mijë vota. Si do ta vlerësonit këtë rezultat, pasi krahasuar me të gjitha zgjedhjet e mëparshme është më i ulëti?

Sigurisht ky është rezultat i ulët dhe i papritur, sepse PSD ka qënë partia që ka investuar më shumë në qëndrimin opozitar. Ka qënë partia më e qartë opozitare. Jo vetëm kaq, por ka patur edhe biografinë më të pastër gjatë qeverisjeve të mëparshme të së majtës. Pra në këtë aspekt ka patur dy tipare dalluese: një që PSD nuk lëviz majtas-djathtas dhe një votë për PSD-në është një mandat i sigurtë për atë që e ka votuar në mbrojtje të interesave të tij, dhe së dyti PSD kishte treguar se ishte më e papajtueshmja me korrupsionin qeveritar…

Kjo duhet ta favorizonte dhe jo ta dëmtonte në zgjedhje…

Pikërisht kjo nuk ndodhi, pra ndryshe nga pritshmëria, ndryshe nga gjithë historia e PSD-së dhe këto dy tipare kryesore, nuk patëm atë vlerësim që pritej nga një pjesë e votuesve. Pra sigurisht që votat nuk janë ato që lexohen, pasi ka dhe vota të tjera, sepse numërimi ka problemet e veta. Këtë e kanë dëshmuar dhe rinumërimet në qarqet e caktuara, pavarësisht se edhe rinumërimi bëhet po nga të njëjtat personazhe, madje në kushtet më të këqija se numërimi.

Duke marrë shkas nga kjo që po thoni, gjatë rinumërimit të Shkodrës u duk qartë se katër partitë që kishin numërues kishin arritur të merrnin në vijmësi vota të partive të vogla. Kishit ju një marrëveshje me PS-në për mbrojtjen e votës dhe a u respektua ajo?

Ky është një fenomen që tregon që kësaj procedure i ka kaluar koha. Numërimi në super-qëndra e bëjnë procesin të pakontrollueshëm veçanërisht për partitë që s’kanë numërues dhe komisionerë, madje neve na u mohuan dhe vëzhguesit. Pra PSD nuk arriti të ketë vëzhgues, edhe ato që u dhanë në marrëveshje nuk u zbatuan. Kjo ishte një munges transperence që neve na jep të drejtën që të dyshojmë seriozisht mbi saktësinë e numërimit të votave.

Kishit marrë garanci nga PS për të ruajtur votat?

Kishim marrëveshje për të patur nga 3 vëzhgues në çdo ZAZ dhe kjo nuk ndodhi. Pra ndodhi pjesërisht dhe atje ku u zbatua ishin me kohë të pjesëshme. Pra u bë fut e nxirr. Ndaj vëzhgimi u bë vetëm pjesërisht, në mënyrë spontane dhe të sforcuar. Sigurisht që PSD ka një zhgënjim, nuk e ka thjesht për votën PSD, pasi ne shtrojmë një pyetje të madhe; si shpjegohet që në Shqipëri pas 8 vitesh në opozitë, e majta triumfon me të drejtë në zgjedhje, pra shumica dërrmuese e popullit siç pritej voton për grupimin e majtë, por nga kjo votë massive nuk shpërblehet asnjë parti që bëri opozitë. Pra këtu për çdokënd që merret me politike shtrohet pyetja se mbi ç’bazë bënë zgjedhjen një pjesë e zgjedhësve. Pra zgjedhin vërtetë alternativën më të mirë, zgjedhin vërtetë ata që ofrojnë më shumë mundësi për luftë ndaj korupsionit, apo pasi zgjedhin alternativën e madhe, pra të majtën apo të djathtën, më tej disa shkojmë shumë pas interesit, pas parasë, ose pas dhunës verbale që bënë media tetë orë në ditë duke folur për partitë që sponsorizojnë.

Keni parasysh këtu LSI-në, pasi e vetmja forcë politike që ishte në koalicion e majtë dhe që nuk kishte qënë në opozitë në 4 vitet e fundit ishte pikërisht LSI?

Absolutisht ju e dini se kush ka qënë mendimi ynë ndaj LSI-së dhe jo thjesht si LSI. Pra PSD ka qënë e parimit që opozita ka ditur të bëj opozitë në tërësinë e vetë, opozita ka qënë ndaj qeverisë dhe qeveria ka qënë PD-LSI për 4 vite. Realisht kuptohet që kur vijnë zgjedhjet që tërë debatet bëhet mes pjesës që do vijimësinë e kësaj qeverisje dhe pjesës së votuesve që duan ndryshimin. Sigurisht PSD vlerësonte gjithë kohën, dhe kjo prognozë besoj që doli që opozita fitonte bindshëm zgjedhjet. Madje kemi theksuar dhe thënë që në janar dhe më parë që opozita shkonte në 80 mandate. Them për opozitën e vërtetë plus AK dhe FRD-në, të cilat sëbashku ishin mbi 56 për qind. Edhe sondazhi më antiopozitar nxirrte antiqeverinë 55 deri në 56 për qind. Ndaj ishim të bindur që opozita fitonte zgjedhjet. Pastaj ajo që ishte palca e opozitës, pra grupimi i majtë merrte mbi 70 mandate.

Si e shpjegoni rezultatin e LSI-së në këto zgjedhje?

Në atë kohë flitej që LSI do kalonte në një grupim të qëndrës dhe çfarë ndohi në zgjedhjet e 23 qershorit? Të gjithë bëjnë një analizë të gabuar, se ajo që ndodhi është se opozita ruajti parashikimet në tërësinë e vet, pra morri 60 % të votave të shqiptarëve, por kjo erdhi edhe se u shtyp qëndra. Pra në rast se nga shkurti dhe marsi parashikohej një qëndër, madje goxha e fortë sepse e jepnin FRD-në nga 4 deri në 6 për qind, po ashtu edhe AK-në, pa harruar që mund të bashkohej edhe ndonjë forcë tjetër. Atëherë, jo vetëm që nuk u krijua kjo qëndër, por ajo u shtyp. U reduktua në minimumet e pritshmërisë. Pra surpriza reale është që këto dy forca që sondazhet i jepnin të dyja bashkë mbi 8 % dolën te %. Çka do të thotë që të gjithë votuesit shkuan në të majtë.

Pse?

Kjo ndodhi, sepse vetë sistemi të imponon ose andej ose këtej. Pra forcat që hyjnë të pavarura ishin tashmë të ndëshkuara dhe kishin handikapin e votës që shkon dëm. Pra fillon dhe luftohen lehtë, sepse të gjithë votuesit thonë që mirë ja jap votën, por nuk e fiton mandatin. Kjo është rrudhja e parë. Rrudhja e dytë është se AK patjetër gaboi që bëri këtë zgjedhje, ndërkohë që FRD ishte e detyruar, sepse duhet të ruante një identitetin e djathtë dhe zgjodhi identitetin duke marrë parasysh dhe riskun. Që nga momenti që shtypet qëndra, merr statistikat e janarit, hiq qëndrën dhe kaloje në të majtë dhe ajo shkon në 80 mandate. Këtu s’ka çudi.

Pse kjo rrudhje e qendrës shkoi vetëm në favor të LSI-së, sepse vet PS nuk është se ka pësuar ndonjë rritje në përqindje të votave të saj?

Këtë pyetje që bëni ju, unë ja bëj opinionit dhe votuesve. Pra si shpjegohet që brenda kësaj të majte, brenda këtij grupimi tani opozitar, partitë opozitare nuk shpërbelehen për opozicionin e bërë. Sigurisht, një faktor është i qartë dhe kjo në rastin e PSD-së ka të bëj me mungesën e mjeteve financiare dhe çensurën e plotë konsensuale mediatike. Në këtë aspekt, PSD nuk u la as të konkurojë mediatikisht. Sepse, ka një konsensus për të mos u faktorizuar përvecc tre partive dhe së dyti që të çash këtë ambient duhen para dhe duhen shumë. Përshembull PSD duhet të bënte të njohur se çfarë numri kishte në fletën e votimit. Dhe për ta bërë të njohur këtë shuma ishte 1 mijë euro 15 sekonda dhe ne 1 mijë euro nuk kemi financimin vjetor, në korrupsion nuk na ka ecur fare dhe për pasojë sesi e kanë përballuar të tjerët qoftë edhe spotet televizive?! Vetëm në një kanal në një ditë duhej ndonjë 10 milionësh, shumëzoje për 30 ditë duhen 300 milion dhe shumëzoje për tre apo katër kanale, kjo shumë shkonë në miliarda. Pa përfshirë pastaj flamurët e panumërt, zyrat e panumërta. Dhe mund të them sesa financon dikush një zyrë lagjeje, ne s’kemi në selinë qëndrore. Pra një problem që del është që pa një minimum fondesh nuk çahet në gara elektorale. Por problem është që një pjesë mesa duket votojnë, jo duke u nisur nga pastërtia e politikës, por nga pragmatizmi. Pra kjo tregon që një pjesë e njerëzve pavarësisht se flasin gjithë ditën kundër korrupsionit nuk e kanë problem të votojnë pro korrupsionit.

Duke marrë shkas nga kjo që shpreheni ju, doja t’iu pyesja si e shpjegoni faktin që ndërsa një pjesë e mirë e opinionit publik prisnin që LSI për shkak të akuzave për korrupsion të kishte tkurje të mbështetjes së saj në elektorat  arriti të katërfishojë rezultatin?

Kjo është pyetje që i bëhet shoqërisë dhe që media dhe analistët duhet t’ia bënin njëri-tjetrit. Shoqëria shqiptare ka një problem të madh, sepse është folur për ndëshkueshmëri dhe PSD i qëndron pikpamjeve të saj se, ndëshkueshmëria bëhet me dorëheqje, nëpërmjet gjyqësorit dhe ndëshkueshmëria nëpërmjet votës. Në Shqipëri nuk funksionon asnjë nivel i ndëshkueshmërisë deri më sot. Ne urojmë deri tani që mazhoranca e re…

Ku jeni dhe pjesë dhe ju….

Ku desh ishim pjesë dhe ne.

Çfarë do të thotë  “desh ishim pjesë dhe ne“?

Po, sepse, nga numri i votave jemi në mënyrë tepër modeste, pra të votave të numëruara.

Kjo do të thotë se nuk do jeni pjesë e qeverisë së re?

E kisha fjalën që mazhoranca e re të krijojë një klimë krejt të re politike, sepse pastrimi politik fillon nga vet politika. Po nuk ishte vullneti politik për të luftuar korupsionin, për të mos u pajtuar me të korruptuarit, dhe kjo nuk do të thotë të vërtetuar, por të dyshuar. Për të mos u pajtuar me dështimet ndaj korrupsionit dhe përgjegjësia e parë është ajo politike, dhe pastaj vjen dhe përgjegjësia morale për dyshimet e arësyeshme që lindin në skandalet e caktuara dhe deri sa vjen pjesa kur janë të vërtetuara dhe duhet të japësh llogari deri në fund. Pra absolutisht PSD ka qënë dhe është për këtë. Sigurisht ne nuk kemi aq ndikim tashmë në këtë mazhorancë që krijohet për të imponuar politikën tonë, por ne urojmë që të jetë e tillë. Por si gjithnjë PSD do mbajë të njëjtin qëndrim, ndonëse në mënyrë pak sarkastike mund të themi që kemi rënë pak preh e ndonjë thënie tonës, pasi unë kam kohë që deklaroj në emër të PSD-së që korrupsioni në Shqipëri fatkeqësisht në politikë është kthyer në virtyt. Pra kjo duhet shkatëruar, pasi pohimi ynë duket se vlen akoma, se sa më i korruptuar aq më shumë i votuar do jesh. Pasi këto zgjedhje vërtetuan se të vetmet forca që rritën përfaqësimin e tyre janë vetëm ato që patën fuqinë që të përballojnë një fushatë me mjete financiare tej dimensioneve partiake.

Rama prezantoi para disa ditësh strukturën e kabinetit të ri qeveritar, i cili do ketë 21 anëtarë. Si tu duk?

Jam marrë një herë me strukturë qeveritare kur kam qënë zv/kryeministër. Qëlloi momenti kur duhet ishte përplasja Nano-Meta dhe ndërkohë që duhet të bëhej ligji organik për Këshillin e Ministrave. Atëherë u tentua që në ligj të vihej një strukturë e qëndrueshme, pra që struktura të mos ishte thjesht vullnet pakice. E thënë kjo në kutpimin që të paktën, hierarkia në Këshillin e Ministrave, pozicioni i drejtorive të përgjithëshme, në varësi kryeministri apo Këshill Ministrave, ministrive etj, të mos ishin thjesht teka të kryeministrit. Një gjë e tillë në fillim  u pranua, u bë projektligj, desh u votua dhe e prishën dhe nuk kaloi. Kështu që pas kësaj nuk nisem shumë pas strukturës qeveritare, se ajo ka pak rëndësi, megjithëse do ishte mirë që të kishte një bosht, pra disa ministri të palëvizshme, hierarki të qëndrueshme etj, pasi këto kanë rëndësinë e vet, në mënyrë të veccantë për të ulur abuzivizmin dhe arbitraritetin e kryeministrit në raport me institucionet. Gjithësesi nuk është ndonjë tregues për të parashikuar më shumë sukses apo më pak sukses. Sa i përket kostos kjo nuk varet nga numri i ministrive, por nga administrata.

Gjithësesi shtimi i numrit të ministrive duket se vjen edhe si pasojë e kërkesave të aleatëve për poste ministrore…

Kur bëhet struktura qeveritare dhe postet, si rregull ndahen përgjegjësi. Poste nuk i ndan për orekse, por i ndan për përgjegjësi. Vetëm në Shqipëri, postet shihen vetëm për përfitim. Kjo, pasi këtë përvojë negative ka në shumicën dërrmuese. Dhe ky perceptim duhet të ndryshojë. Nuk më duket, se po të kesh 14 ministri nuk ke çfarë t’i japësh tjetrit dhe po të kesh 16 ke se çfarë i jep. Kjo pasi nuk matet me numër ministrish, por varet sesa pushtet i jep tjetrit. Numri i ministrive,  shtohet kur ka disa aleatë që do t’i përfshish dhe ke një ministri e bënë dy dhe sajdis dy aleatë.

Në rasti aktual po funksionon kjo?

Këtu ka një ndarje PS-LSI. Dhe po qe për LSI-në nuk ndryshon gjë nëse merr një të pandarë apo dy të ndara. Nëse ata duan të rregullojnë sa më shumë brenda vetes, atëherë kjo është tjetër punë.

PSD në çfarë niveli do përfaqsohet në qeverisjen e ardhshme?

Ne s’kemi ndonjë gjë konkrete. Të enjten është bërë një takim, ne nuk kemi marrë pjesë. Ka një marrëveshje paraprake, nuk e di se në çfarë shkalle apo proporcionesh do zbatohet. Kur të kristalizohet do marrim vesh se kush është si të thuash oferta apo vizioni apo koncepti i PS-së për bashkëpunimin me PSD-në.

Ra në sy mungesa juaj në këtë takim. Cilat ishin arësyet?

Arsyeja ishte se nuk isha.

Ky është fakti, arsyeja me se ka të bëj?

Unë kam munguar në shumë gjëra.

Vet personalisht do të pranonit post zv/ministri, pasi në bazë të marrëveshjes që keni nënshkruar me votat që keni marrë nuk ju takon post ministror?

Nëse bëhesh ti ministër do pranoja të bëhesha zv/ministër.

Rezultati i LSI

Në atë kohë flitej që LSI do kalonte në një grupim të qendrës dhe çfarë ndodhi në zgjedhjet e 23 qershorit? Të gjithë bëjnë një analizë të gabuar, se ajo që ndodhi është se opozita ruajti parashikimet në tërësinë e vet, pra mori 60 % të votave të shqiptarëve, por kjo erdhi edhe se u shtyp qendra.

Qeverisja

Mazhoranca e re të krijojë një klimë krejt të re politike, sepse pastrimi politik fillon nga vetw politika. Po nuk ishte vullneti politik për të luftuar korupsionin, për të mos u pajtuar me të korruptuarit, dhe kjo nuk do të thotë të vërtetuar, por të dyshuar. Sigurisht ne nuk kemi aq ndikim tashmë në këtë mazhorancë që krijohet për të imponuar politikën tonë, por ne urojmë që të jetë e tillw

Struktura

Jam marrë një herë me strukturë qeveritare kur kam qënë zv/kryeministër. Qëlloi momenti kur duhet ishte përplasja Nano-Meta dhe ndërkohë që duhet të bëhej ligji organik për Këshillin e Ministrave. Sa i përket kostos kjo nuk varet nga numri i ministrive, por nga administrata.

Roli i PSD

Ne s’kemi ndonjë gjë konkrete. Të enjten është bërë një takim, ne nuk kemi marrë pjesë. Ka një marrëveshje paraprake, nuk e di se në çfarë shkalle apo proporcionesh do zbatohet. Kur të kristalizohet do marrim vesh se kush është si të thuash oferta apo vizioni apo koncepti i PS-së për bashkëpunimin me PSD-në./shqiperia.com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi