Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Kabineti i ri, Berisha: Qeveri personale e Rames

Shko poshtë

Kabineti i ri, Berisha: Qeveri personale e Rames

Mesazh nga An0nim prej Wed 31 Jul 2013 - 23:46

Kryeministri në largim, Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social Facebook për emrat e ministrave të qeverisë së re të së majtës. Berisha e ka cilësuar qeverinë e re, qeveri personale të Ramës, ndërsa ka përmendur edhe një rast konkret, atë të Ministrisë së Brendshme, edhe pse i ati i Saimir Tahirit u shpall nga prokuroria i papërfshirë në kontrabandën e barnave, 1 muaj më parë.

“Të dashur miq, për herë të parë në histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës. Qeveria e re për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në prokurori për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo qeveria e babëzisë por qeveria e lukunisë. Qeveria e Piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS-së. Në krye të Ministrisë se Brendshme një njëri me të atin të arrestuar në flagrancë për trafik ilaçesh dhe histori skafesh, etj.

Qeveria e aleancës së 1 prillit, është qeveria e neobllokmeneve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë 'Çarçani 2'.  Përpara drejt te shkuarës me Piktorin dështak!”, shkruan Berisha në Facebook./shqiperia.com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi