Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Njeriu, superorganizëm

Shko poshtë

Njeriu, superorganizëm

Mesazh nga An0nim prej Mon 5 Aug 2013 - 0:39

[You must be registered and logged in to see this image.]Pse njerëzit reagojnë ndryshe ndaj barnave? Pse nga të njëjtat shkaqe, njeri sëmuret e tjetri jo? Pse një ilaç, njerin e shëron dhe tjetrin jo? Pyetje të tilla vazhdojnë të jenë çështje debatesh, veçanërisht mes shkencëtarëve biologë.

Një teori e re është se shumica e qelizave në trupin e njeriut nuk janë të tijat, madje nuk janë as njerëzore. Ato janë bakteriale dhe njeriu është “superorganizëm” (përbërë nga shumë-organizma), konglomerat tepër kompleks qelizash, bakteresh, virusesh e gjenesh.
Nisur nga ky këndvështrim, shkencëtarët në Kolegjin Imperial në Londër, kryen një studim me rezultate të botuara para disa kohësh në [Only mods are allowed to see this link], ku ata përpiqen të shpjegojnë se në ç’mënyrë mikrobet e huaja në organizëm ndërveprojnë me qelizat e njeriut. Kuptimi i funksionimit të këtij superorganizmi, thonë ata, është i rëndësishëm për zhvillimin e mjekësisë së personalizuar dhe të kujdesit shëndetësor në të ardhmen, pasi individët reagojnë ndryshe ndaj barnave dhe trajtimeve, në varësi të faunës së tyre biologjike.
Studimi u përqëndruan tek bakteret. Në trupin e njeriut, thonë shkencëtarët, ekzistojnë më shumë se 500 lloje të ndryshme bakteresh që janë pjesë e rreth100-trilionë qelizave. Organizmi i njeriut përmban vetëm disa trilionë qeliza që i ka të vetat; dhe kjo i bën qelizat njerëzore të jenë më të pakta në numër sesa qelizat e huaja. Si rrjedhim, edhe shumë prej gjeneve në trupin e njeriut përbëhen nga mikrobe të huaja.
Fatmirësisht për njeriun, këto baktere janë shpesh të dobishme, pasi mbrojnë organizmin nga infeksione të rrezikshme, dhe e bëjnë këtë nëpërmjet bashkëveprimit të ngushtë me sistemin imun të njeriut.
Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se shumë sëmundje ndikohen nga një sërë faktorësh, përfshi gjenet dhe mjedisin. Por koncepti i superorganizmit mund të ketë ndikim të madh në të kuptuarit e proceseve të sëmundjeve dhe plakjes. Autorët besojnë se kjo qasje mund të zbatohet për kërkime në fushën e diabteteve, sëmundjeve të zemrës, disa lloje kanceresh dhe ndoshta edhe disa sëmundjeve neurologjike.
Duke vëzhguar sekuencën e gjenomit, shkencëtarët vunë re se gjenomi i njeriut ofron vetëm pak informata. Se në ç’mënyrë mikrobet e huaja ndikojnë në përgjigjet e trupit ndaj sëmundjeve, tani për tani kjo nuk dihet. Kuptimi i këtyre ndërveprimeve shkon përtej gjenomit njerëzor dhe kërkon njohuri e qasje të reja.
Studimi i shkencëtarëve të Kolegjit Imperial demonstron atë që shumë njerëz – nga X-Files, UFO – kanë pohuar prej kohësh: “Ne nuk jemi vetëm”. Sipas studimit, në mënyrë të veçantë, gjenomi njerëzor nuk përmban informata të mjaftueshme për të përcaktuar elementët kyç të biologjisë njerëzore.

Shqiperia.
avatar
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi