Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Kanuni, tashmë si kod i stigmatizimit social

Shko poshtë

Kanuni, tashmë si kod i stigmatizimit social

Mesazh nga An0nim prej Mon 20 Jan 2014 - 9:48

Bruno Rexhaj/Jurist

Gegët, po po atje në veri, ku më pak e ku më shumë, apo diku tjetër më ndryshe, gjakmarrja dhe vrasja në emër të nderit, sidomos për shqiptarët e bjeshkëve, ka qenë pjesë e pandashme e bashkëjetesës zakonore.

Ligji i hekurt i burrave(Kanuni), ky rregullator “famëkeq”, i cili atëkohë u krijua për të ruajtur balancën e marrëdhënieve shoqërore. Në një kohë kur koncepti i shtetit akoma s’njihej, duket se ekskluzivisht në lëkurën e tij mbështillen veç veriorët(malësorët).

Vitet e fundit, tranzicioni politik, shoqëruar me plogështinë e shtetit, ka ndikuar në qëndrimin mosbesues të shoqërisë sonë, e cila dëshpërimisht ka zbehur besueshmërinë tek institucionet shtetërore dhe veçanërisht ndaj aparatit gjyqësor.

Impotenca e kurdisur e drejtësisë, që butësisht ledhaton krimin krahas karshillëkut të autorëve ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre pse jo dhe ndaj shtetit, detyrimisht i hapi rrugë rikthimit të modeleve primitive të vetëgjyqësisë. Teksa kronikat e zeza transmetojnë karakterin makabër të ngjarjeve, shpesh herë veprimet e shëmtuara stimulohen me të drejtën zakonore të krahinës së vendngjarjes.

Vepra të ulëta si, vrasja e një femre për të marrë gjakun e një vrasjeje që ka bërë dikush nga fisi i saj, masakrimi i një të mituri për gjakmarrje, ose gjymtimi i një anëtari për të çuar nderin e familjes në vend, apo raste tjera të kësaj natyre, sigurisht që janë maksimalisht të dënueshme, moralisht dhe penalisht.

Por a është e vërtetë dhe a janë të arsyeshme trumpetat që bien me të madhe se këto qenkan traditat e veriorëve, apo se kështu e dashkërka Kanuni atje? Ndërkohë që kasta e pseudoliberalëve turret me vrap t’i dënojë këto akte me arsyetimin e ngurtë se “na mbyten malokët”, “kështu e kanë shpellorët”, “na fëlliqën në sy të botës”, “ato kafshët akoma jetojnë me Kanunin”, e shumë të tjera si këto.

I dëgjon përditë nëpër kafenetë brilante nën pjergullat bulevardeske, apo rrjetet sociale, sa herë që ndodh një vrasje në veri ose nga dikush që ka prejardhjen e thepisur. Por historia është e mbushur me lavdi edhe për gegët, që sot fatkeqësisht në mendësinë e elitave urbane shihen si kanceri i shoqërisë dhe harbutërisht iu drejtohet gishti se janë ata përgjegjësit për kalbjen e pjesës së shëndoshë të gjysmë-mollës tjetër.

Aktualiteti na imponon analizimin e panoramës mbi kriminalitetin, e cila sot ka thurur një hartë të gjerë dhe fatkeqësisht po mbulon gjithë vendin, panoramë nëpërmjet së cilës na jepet mundësia të shohim që krimi, madje edhe ai më i pështiri, nuk qenka monopol veç i veriorëve. Sepse kur bëma vjen nga kryeqyteti, apo çdo krahinë tjetër poshtë tij, ajo gjithmonë justifikohet me ndonjë anomali që lidhet me individin dhe jo me krahinën, apo zakonet e tij.

Atëherë çështja që vetvetiu shtrohet: Pse ndodhitë e mbrapshta, ç’njerëzore si marrëdhëniet e ndaluara seksuale dhe vrasjet brenda fisit, lidhjet paralele jashtëmartesore që degjenerojnë deri tek krimet e pasionit, masakrimet e familjarëve apo lloj-lloj monstruozitetesh tjera, që ditë për ditë lulëzojnë në toskë, qenkan probleme individuale dhe raste të izoluara, apo mos ndoshta edhe atje kështu e do zakoni?

Pse këtu zëri kritik është neutral ndaj paragjykimeve të ulëta apo etiketimeve kafshërore, meqë atje as Kanuni e as zakonet mesjetare, nuk ndikokan sa në veri? A thua është zakoni? Jo, jo, s’ma ha mëndja. Thjesht aty kriminelët janë disa psikopatë dhe s’kanë lidhje me traditat e zonës. Ndërsa e njëjta gjë po të ndodhë diku në gegë, hataja tinëzash bën gjëmën, ngaqë fajin gjithmonë e paska krahina e zakoni dhe jo individi, sepse atje nuk ka njerëz problematikë dhe të sëmurë mendorë.

Larg tendencave të paragjykimit krahinor, apo nxitjes së përçarjes, se sinqerisht, kjo është gjëja e fundit që na duhet! Por ama në kandarin e mëkateve, njësia matëse duhet të ketë të njëjtin standard. Vrasja nuk justifikohet në asnjë rrethanë, edhe nëse diku e thotë Kanuni, por që faktikisht në shumicën e rasteve s’kanë asnjë lidhje me të, por shumë-herë pabesisht shërben si strehë e disa maskarenjve që fshihen pas burrërisë së munguar.

Kurse nga ana tjetër, dramat familjare dhe format e sado-mazokizmit fisnor pasqyrojnë një realitet të trishtë që e kemi vështirë ta besojmë, e jo më ta pranojmë se kjo i përket zonës sonë. Qëllimi nuk është damkosja e askujt, aq më pak e ndonjë zone të caktuar, por manifestimi i pasojave që vijnë nga gremina e fukarallëkut, papunësia, edukimi i mangët dhe problemet e trashëguara që po i transformon shqiptarët anë e kënd vendit në makina vrasëse dhe përbindësha të krimeve pasionante.

Ndjehem shumë i vogël në formim dhe identitet për të peshuar moralin ndërmjet dy hemisferave psikologjike të popullit shqiptar, por kjo s’ma heq të drejtën për të theksuar se nëse do hiqen vijat paralele të paragjykimeve, apo etiketimeve midis krahinave, ato duhet të kenë bazamentin e përbashkët që praktikisht zgjatja të vazhdojë në varësi të shkaqeve.

Shqipëria është shumë e vogël për ndarje kaq të mëdha, ndaj sëbashku le të merremi me identifikimin dhe përmirësimin e gjenezës së problemeve, për domosdoshmërinë e përafrimit në funksion të socializimit dhe integrimit normal të individit në shoqërinë ku ai bën pjesë.

Duhet të ndërgjegjësohemi njëherë e mirë se jo çdo mbrapshtësi në këtë vend vjen nga e drejta zakonore apo Kanuni, që tashmë i përkasin të shkuarës dhe çdo ditë e më shumë po vetë-stazhionohen në analet e historisë që nesër të kujtohen si relike të çmuara për kohën kur kanë shërbyer.

Kokulur nga skuqja se vendi po lëngon, pavarësisht se shpresa e dëshirat pulsojnë pozitivisht, realiteti na përplas në sy faktin se shoqëria jonë ka marrë tatëpjetën dhe dalëngadalë po pajtohemi me idenë se vlerat tona morale duhet të perëndojnë në perëndim. Megjithatë, vesi vështirë të shqitet dhe prapë nuk reshtim së rropaturi të shfajësohemi apo t’ia faturojmë fajin, diku Kanunit, diku zakonit e ndërsa diku tjetër, individit.

Nëse për këdo, pavarësisht nga është, nga e ka origjinën apo ku banon, harku i paragjykimit është barrë e rëndë dhe e njollos veç nëse i drejtohet, atëherë pse shigjeta e helmuar duhet të lëshohet veç mbi gegët?! shekulli.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi