Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Njeriun e fisnikëron edukata

Shko poshtë

Njeriun e fisnikëron edukata

Mesazh nga WebMaster prej Wed 17 Sep 2014 - 10:37

Nuk do të ishte e drejtë që të liheshin në harresë figura të intelektualëve që kontribuan në dekada për arsimimin e brezit të ri, i tillë ishte dhe është ende në moshë të thyer prof. Burhan Kaduku. Profesori që harmonizoi në disa breza moshën e rinisë studentore me interesimin e veçantë për të mësuar gjithcka në të mirë të shoqërisë. Dashuria dhe dhembshuria njerëzore tek prof. Kadaku shprehte një optimizëm. Një dukuri humane e jetës së tij e gërshetuar me seriozitet e përkushtim dinjitoz. Në shkallën e dijes, në fushën pedagogjike e kishte lartësuar figurën e tij. Me një vështrim dinjitoz, me një edukatë perfekte, ai prezantohej në auditorin student e pedagog e anasjelltas. Ky përshkrim i këtij portreti është i jetuar, nga ku mund të shpalos vlerat e tij. Prezenca e tij, sot në moshë të thyer, më shtyn të meditoj dhe me dëshirë e respekt ndaj tij tja arrij qëllimit me dy fjalë: “Personazhet zgjohen nga gjumi i harresës”. Në adresë të prof. Kadukut, do të gjejmë nga ish studentët e tij shprehje plotësisht të merituara mbi edukimin e brezit të ri në adresë të dijes, me një shpirt në brendësinë e të cilit shpërthente dija në shumë kahe. Prof. Kaduku dhe sot në moshë të thyer nuk i ndahet leximit, këshillave duke deklaruar: Pa ndërgjegjësim nuk egziston edukata. Sot në këtë moshë, ai përjeton suksesin e punës së tij, tek sheh studentët e gjimnazit “16 Shtatori”, të zotërojnë dije në shumë profesione. Tek këshillat e tij, ne gjejmë vlerësimin e fjalëve tek ata, teksa thoshte: Zemra e gjanë, fiton dynjanë. Me këto fjalë ato vite studentore edhe pse të censuruar nga regjimi, prof. Kaduku na qëndronte pranë si prind dhe ne ndiheshim kryelartë prej tij. Prof. Kaduku ka dhe i ruan edhe sot ato vlera universale, sidomos në fushën e edukatës. Ai mbetet korrekt dhe sot si nga ana e mësimdhënies dhe e etikës njerëzore. Në fushën e mësimdhënies atë e ka udhëhequr mendimi që me studentët të sillej ngrohtë, me sinqeritet, ndershmëri e drejtësi që të lë të kujtosh me respekt një figurë të tillë. Fryma e jetës për prof. Kadukun fillon nga edukata. Në këtë vështrim ai i qëndronte bsnik në një detaj unik kërkesës së llogarisë ndaj nxënësit. Aftësitë e prof. Kadukut në mësimdhënie ishin të depërtueshme tek studentët për t ëpërvetësuar më së miri lëndët. Fuqia tërheqëse e prof. Kadukut fillonte që nga prezenca e tij shumë elegante, sjellja e tij e përkryer. Gjykimi i mprehtë dhe përgjigjet e kristalizuara. Shpesh ai na thoshte: Njeriun e fisnikëron edukata dhe fjala e mbajtur, e me këshilla të tilla brilante ai na shoqëronte në atë shkollë të mesme. Po cili ishte prof. Kaduku? I lindur në Shkodër, nga një familje qytetare, intelektuale, arsimdashës e me ndjesi patriotike. Në gjirin e kësaj dere fisnike mbizotëronte humanizmi. Fëmijëria e tij është e pasur me episode mbresëlënëse drejt rrugës së dijes. 8 vjeçaren e mbaron në Tiranë dhe të mesmen ne Shkodër në gjimnazin e famshëm të atyre viteve, për të përvetësur dije e kulturë. Më 1948 merr diplomën e pjekurisë me motivacionin: Shkëlqyeshëm. Një nxënës rezultativ, ku ruan për vite të mëpastajme studentore të njëjtin temp drejt dijes. Më 1949 falë aftësive të tij dhe emrit si një pinjoll i një familjeje intelektualësh me emër, i japin bursë për studime universitare në poloni, në degën e Fizikës. Ai shpalosi më së miri etjen për të mësuar më shumë. Një student i kompletuar, studioz sistematik, përvetësues ideal i kulturës polake nga ku ndjen krenari që fati e ndihmoi dhe shkollën e lartë e mbaroi në vendlindjen e të mëdhenjve si Shopen, Mari Kyri, Papa Vojtila e të tjerë. Në ato vite studentore prof. Kaduku njihet me shokë e miq si Osman Kraja, Fatmir Sinojmeri, Emil Plumbi, Teufik Gjinali e të therë personalitete që bën emër në fushën e fizikës dhe inxhinierisë. I diplomuar ai przantohet për merita të gjithanshme si mësues pranë gjimnazit “16 Shtatori”, në Durrës, që asokohe kishte emër për nxjerrje vlerash nga më pozitivet. Në |Durrës prof. Burhani u bë i njohur si njeri me vlera e personalitet të padiskutueshëm. Më 1955 i jepet titulli “Mësues i dalluar” dhe si i tillë me hapjen e gjimnazit të ri në Durrës më 1960 “Nako Spiro”, emërohet zv/drejtor. Njeri parimor, virtuoz dhe studiues. Gjatë viteve 1955-1956ka qenë autor i komisionit të teksteve shkollore për fizikë pranë Ministrisë së Arsimit. Pjesëmarrës në shumë leksione për fushën e fizikës, reçensime e studime të ndryshme. Prof. Kadukun e shohim më 1968, tek shkolla e mesme “Gjergj kastrioti” si zv/drejtor edhe këtu. Vite pune intensive ku shpalos aftësitë e tij të përkryera si pedagog që gëzon respekt e reputacion. Më 1981, i rrethuar nga një kolektiv pedagogësh që vlerëson dhe ende dhe sot e ruajnë prezencën e tij për nga vlerat më njerëzore, del në pension. Cikli i mësimdhënies mbyllet me falenderim dhe respekt ndaj tij nga studentë e nxënës qytetar durrsak. Kudo që shkel këmba e tij ka gjurmë të denja për qytetarinë durrsake. Shembull i estetikës, i vështrimit vizionar, i shpirtit tolerant e parimor. Me një humor të hollë e plot kulturë, prezentabël e fisnik. Si hobi të tij ai kishte shkrimtarët klasik, veprat si “Saga e Frosajve”, “Paraja”, “Evgjeni Grande” etj, pa veçuar Fishtën, Migjenin, Mjedën, Kadarenë. Zotëron një bibliotekë të madhe, ku vendin kryesor e zë literatura fizike. Dallohet për ndjesi krenarie për figurat e muzikës operistike si Verdi, Moxarti, Rosini etj. Prof. Burhani dhe sot mbi të 80-tat si një gjysh komod, i lartësuar në dije e kulturë, me temperament shpërthyes për të mësuar gjithçka, i ofron fëmijëve, nipërve e mbesave, këshillën për t’u njohur me njerëzit e mëdhenj nëpërmjet leximeve. Ai adhuron këngëtaret si Mina, aktoren Sofia Loren, Këtrin Hepburn, Marlon Brando etj. I hedhur pas së bukurës, pastërtisë shpirtërore, penelit e daltës së njeriut të artit. Intensiv e komunikues. Modest me tiparet e nëj burri të mençr që edhe sot portretizon njeriun e vlerave, prof. Burhani mbetet personalitet. Ai edhe sot ruan respektin dhe konsideratën për kolegët e tij si: Ilia Jorgo, Remzi Tivari, Mark Dema etj. Prof. Kaduku, sot jeton në Itali pranë djemve të tij, i rrethuar nga nipër e mbesa e s’lë pas pa ndjerë mallin për Shqipërinë, vendlindjen e tij Shkodrën, Durrësin që e deshi aq shumë. Prof. Kaduku është dhe do mbetet figura e gjallë e një pedagogu që sjell e përçn fjalë zemre, krenarie e personaliteti njerëzor tek nxënësit e tij, kolegët e mbarë qytetaria durrsake. Vajza e tij, Ervina kujton: Shkodra për babin ishte dhe mbetet nostalgjia që ka nje njeri me potencial njerëzor, ku spikat ndërgjegja e lartë. Le të citojmë një varg në adresë të prof. Burhanit: “Njeriun e zbukuron sjellja, e vlerëson dija dhe e lartëson puna”. I tillë është ende dhe sot prof. Burhan Kaduku.


Burimi..[You must be registered and logged in to see this link.]


[You must be registered and logged in to see this image.][You must be registered and logged in to see this link.][You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this link.] [You must be registered and logged in to see this image.][You must be registered and logged in to see this link.][You must be registered and logged in to see this image.]


[You must be registered and logged in to see this image.]Emri  i Forumit do t[You must be registered and logged in to see this link.] ndryshoj  [You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this link.] [You must be registered and logged in to see this image.]
avatar
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Njeriun e fisnikëron edukata

Mesazh nga Anakonda prej Wed 15 Oct 2014 - 6:04

shum e bukur kjo, tema shum interesante esht nje shprehje e bukur qe thot cka ke nzemer ta nxjerr rakija qa ke nshpi ta nxjerr femija,mirpo njerezit ose me sakt te rinjt e sotshem se kuptojn fjalen "edukat"
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi