Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Deja Vu

Shko poshtë

Deja Vu

Mesazh nga Anakonda prej Sun 26 Oct 2014 - 22:27

Deja-Vu, vjen nga frengjishtja që do të thotë : “E sapo parë ".Disa shkencëtarë mendojnë se fenomeni DEJA-VU është i lidhur me anomalitë që paraqiten gjatë funksionimit normal të trurit, të cilat quhen gabime gjatë njohjes.

Deja vecu (e përjetuar para përjetimit)

Po thuajse të gjithëve neve na ka ndodhur ndonjëherë por jo shpesh por e sigurt kur përjetojmë diçka që e kemi përjetuar në një moment, flasim apo veprojmë, të cilin e kemi fol përpara apo vepruar përpara se e po ndodhë në këtë moment. Ndoshta dikur, ndoshta dje, ndoshta para 100 viteve. Për të qenë magjia e plotë, pikërisht e dimë se çfarë do të ndodhin në vijim. Krejt është e qartë, e njohur dhe e përjetuar: personat, fytyra, gjërat, mjedisi etj. Të gjitha janë nën kontrollin tonë, jashtë kohet, edhe pse përkohshëm por e përsosur!
Shumica këtë sensacion e identifikon si “deja vu”, duke mos gjetur arsyen për të hyrë në detaje. Informata zyrtare nga intervistat e shumta, ku tregojnë se një e treta e njerëzve që jetojnë në këtë planet, i kanë përjetuar këtë fenomen.
Në çfarë është magjia e kësaj dukurie? Kur jeni në mesin e mrekullueshëm filmit të jetës, jeni i vetëdijshëm , se ata që ishte përpara edhe do jetë ashtu – ato qëndrojnë në bibliotekën e juaj të kujtesës. Gjithçka ata që ishte përpara ka një aromë ndaj të TASHMES që po ndodh. Kurse njerëzit skeptik do t’iu thonë, “ato gjëra nuk të kanë ndodhur ty, por diçka të tillë e ke parë në televizor”; “ke nevojë për një pushim”, ose “ke fjet keq ditët e fundit”, “pakësoji alkoolin” etj.
Zakonisht hulumtimet flasin për këtë fenomen që e përjetojnë më së shumtit grupmosha nga 15 deri më 25 vjeçare. Përvojat janë të ndërlidhura me ngjarjet banale, por këto mbeten në kujtesë për një kohë ma të gjatë. Deja vecu jo vetëm nuk përmban të pamit por habitemi hollësisë për gjërat e njohura. Zakonisht kjo dukuri i shpreh përshkrimin intensiv dhe lajmërohet si pjesë e kujtesë së ngarkuar.

Deja senti (e ndjenë para se e ka ndje)
Po ashtu edhe këtu e kemi të njëjtën ambalazh por materialin tjetër, do t’iu thonë cinikët. Te dukuria “deja senti” praktikisht ndodh e njëjta gjë, por vetëm në rrafshin emocional, pa ato gjëra që na rrethojnë. Por ne ndjejmë para se e ndjejmë qofshin ato interno, qofshin ato të brendshme qofshin apo intime.
Këtë sensacionet janë të “rrezikshëm” kur është në pyetje raporti në mes gjinive. Takimi me personi të gjinisë tjetër sipas psikologëve mund të jetë shumë i rrezikshëm që mund t’i shkatërrojnë çiftet martesore sa do të jenë ato të forta, përndryshe këtij fenomenit ja përshkruajnë “përjetimet mistike”.
Ekspertët që mundohen për t’i reduktuar këto dukuri në arsyen e “mendjes së shëndosh”, pohojnë se ky fenomen shpesh lajmërohet te pacientit të cilët vuajnë nga epilepsia. Në çdo rast dallimi në mes normales dhe sëmundje është në “rrafshin mental”, dhe nuk ka të bëjë me profetizimin apo largpamësinë, sa i përket lëvizjeve apo mimikës zërit, mendimit, dhe gjendjet e tilla janë në kundërshtim me “deja senti” dhe radhë mbetet në kujtesë. Së paku deri te përjetimin tjetër.
Me fjalë tjera është fjala për përjetimet mentale dhe nuk ka ndonjë njohuri apo sjellje të përparshme. Sipas ndodhive ato mbeten në kujtesën e njeriut, që e përjeton.
Kjo dukuri lajmërohet si e thamë më lartë tek pacientit që vuajnë nga epilepsia. Një prej pacienteve flet, se si i lajmërohet deja senti, edhe ata gjithherë, kur dëgjon zërin e personit tjetër ose kur ai e thotë mendimin e vetë ose prapë kur lexon nga ndonjë libër i krijohen përfytyrimet e zërave.
Në këto situata jo normale zakonisht mishërohet fraza siç është: “po, vërtetë, qarta..” pas një momentit i kujtohet se nuk ka qenë ndonjë fjalë as mendimet që ishin të dallueshëm nga kujtesa. Por i kujtohen përfytyrimet e ngjashëm në mes atyre që ndjenë në gjendje jo normale.

Deja visite (vizituar par vizitës)

Fakti se shumë ma radhë na ndodh për ta ndje se si gjendemi në ndonjë vend, banesë, shtëpi apo gjetiu edhe pse realisht në këtë jetë nuk kemi qenë ndonjëherë.
Karl Gustav Jung shkruan mbi sinkronizimin “deja vizite” që e dallon nga “deja senti”, ashtu lexuesit i pyet : “po qe se objektin ku e ke vizituar” a e ke vizituar realisht ndonjë herë tjetër, ose diçka të ngjashëm, ose diçka identike”, nga kjo del mendimi për ndonjë “mrekulli” ose prape personi përkatësisht konteksti i përgjithshëm, në të cilin gjendemi në momentin e caktuar, që na imponohet iluzioni, që kemi qenë aty përpara se jemi qenë, edhe pse nuk na kujtohen as kurë, as me kë kemi qene, dhe me çfarë arsyeje ishim atje.
Si e shpjegojnë këtë fenomen? Shkolla skeptike përkatësisht racionalizmit japin mendimin e vet, se “pacientët që vuajnë nga ky fenomen” rrezaton ato çfarë ka lexuar për atë vend, ashtu i bëhet se atë vend edhe e ka vizituar. Madje skeptikët edhe i quajnë njerëzit e tillë “të devotshmit utilitar”: ndoshta për përvojat e tilla është përgjegjëse reinkarnimi (rishtas të lindesh, të mishërohesh rishtas, sipas besimit budist shpërngulja e shpirtit) . Ndoshta është i fokusuar versioni i kultit: në pyetjet qe janë projeksionet astrale, dikur e kini lëshuar trupin e juaj, kini bredhë nëpër këtë vend, kurse tani jeni të pranishëm realisht, ashtu ju përzihen regjistrimet të “mbi unit” me pamjen e tashme aktuale.
Po qe se dëshirojmë vërtetë të konstatojmë, për çfarë fenomenit është fjala, është thelbësore të konstatojmë burimin e ndjenjave. Deja vecu është shumë e varur nga lajmërimi i momentit dhe procesit. Kurse deja viste është ndërlidhur me gjeografinë dhe raporte ndaj mjedisit.

Deja entendi (ndijimi para ndijimit, përgjimi para përgjimit, e njohur para njohjes)

Simptomat e këtij fenomenit janë të përafërta të pamit në kuptimin e gjerë, kurse në kuptimin e ngushtë të përjetuarit. Gjithçka është e njëjtë por kjo dukuri zhvillohet në rrafshin e veshit. Fjala vjen, dëgjoni një fjali, ju e keni dëgjuar përpara se t’iu thonë bashkëbiseduesi, po ashtu individi i tillë flet dhe i dëgjon zërat, si jehojnë nëpër korridoret të kaluarës, dhe në të njëjtën kohë, e dini se do ta dëgjoni në të ardhmen përkatësisht hapave të mrekullueshme ku aparati i ndijimi, i trurit me të papritmas ju braktisë.
Tek kjo dukuri, çfarë është interesanten, njeriu ka iluzion ose ndoshta në mënyrë iluzione nuk është më ai, por është një korrent i jo i përditshëm “ nga sot deri dje dhe mbrapa” mund lehtë të kontrollohet dhe me orvatje të vogël e vazhdon se si është rasti me përjetimin e pamit. Krijohet një përshtypje se personi ka fuqi t’i lëshohet “unit të kaluarës”, në vijën verbale që është sikurse ndonjë vizatim ose siç janë fletorja e notave muzikore që e kanë shkarravitë muzikant, prej faqet në faqe, dhe tani vetëm i ndjek instruksionin e notave. Kryesisht është para dispozicioni që është dëgjuar dhe e vazhdon në mënyrë identike, ashtu siç dëshironi ta vazhdoni këtë muzikë.




Deja vu-ja hipotetike

Në udhëtimin e juaj të parin në Alaskën e izoluar dhe jeni të ftuar në një familje eskimeze. Në moment kur hyni brenda, papritmas ndjeni se çdo gjë e dini ku gjendet. Edhe më tepër, shumë mirë i njihni gjerat e veçanta, këmbët e lososit që përherë e par i shihni.
E frikshme dhe e hareshëm në njëjtin moment. Habiteni, se ju jeni në “shtëpi”, dhe njëherë këtu jeni për herën e parë. Shtëpiza eskimezë nuk ishte e njohur për ju, dhe tërë kohën ju kaplon ndjenjat se ju keni qenë këtu përpara, gjithçka është e njohura. Nuk dini se çfarë ju pre dhoma tjetër pa me hy në të.

Deja vu-ja e vërtetë

Për një deja vu të vërtetë, duhet kjo përvojë të dallohet nga kujtesa e harruar.
Zakonisht fjala është për diçka që na befason, diçka e veçantë. Këtë shprehje e shpiki hulumtuesi Francez Emile Boirac, që do të thotë e parë par se u pa.

Përvojat e deja vu-së i shoqërojnë:
- Ndjenjat se diçka është e njohur dhe pse është misteriozen, e frikshëm, e habitshëm dhe diçka jo e përditshëm.
- Rreth 70% njerëzve e përjeton deja vu.
Përqindja e lartë nuk do të thotë se vërtetë kaq njerëz e përjetojnë këtë fenomen, por nganjëherë i ngatërrojnë me largpamësin, parandjenjat, intuitën, ëndrrat. Në të vërtetë deja vu është një fenomen i radhë, që për këtë fushë ende nuk kemi argumentet shkencore, sepse është shumë vështirë të analizohen në për laboratoriume dhe të vëzhgohen. Kohët e fundit hulumtuesit konstatojnë fuqia e këtij fenomenit mund të hulumtohet nëpër mes hipnozës.
Çfarë thotë shkenca

Kohët e fundit janë bërë mjaft hulumtime psikologjike lidhur me këtë fenomen. Deja vu nuk është pjesë e përbërëse profetizmit as parandjenjave por është fjala për anomalin e kujtesë. Që lënë përkatësisht jep mbresa e një përvojës, që e kemi rikujtuar në kujtesën tonë, por kjo nuk është e vërtetë.
Fakti është, në rastet e shumta jep ndjesi, se diçka kemi kujtuar, nganjëherë mjaft të furishëm, por asnjëherë nuk mund ta kujtojmë ku dhe në vend e kemi përjetuar si dhe ndjemë. Pas pak kohet “subjekti mund të lërë ndjenjat e shqetësimit duke përjetuar deja vu-në, kurse hollësirat dhe rrethanat nuk mund t’i kujtojnë.
Mund të jetë si pasojë e gërshetimit dy sistemeve neurologë: ai që është përgjegjës për kujtesën e aftat shkurtër (gjërat ndodhin në tashmen) dhe sistemi tjetër që është përgjegjës për kujtesën e afatgjatë (që gjërat kanë ndodhur në të kaluarën).

Lidhshmëria me skizofreninë

Eshtë konstatuar në mënyrë klinike se ka një lidhshmëri e përjetimeve deja vu –së dhe ngarkesave përkatësisht çrregullimeve e skizofrenisë dhe anksiozitetit, po qe dikush vuan nga këto dy çrregullimet, shpeshherë lajmëron ndjenjat e deja vu.
Lidhjen më të madhe është konstatuar te pacientit, të cilët vuajnë nga epilepsia. Ashtu disa shkencëtar e parashikojnë se përvojat e deja vu-së ka mundësi që të jenë çrregullime neurologjike, që krijohen nga përpunimin e çrregulluar të sinjaleve elektrike në trurin e njeriut. Supozojnë se deja vu tek pacientit që vuajnë nga epilepsia e lehtë që krijohet nga ngarkesa e tepërta të shqetësimeve që dalin nga kujtesa.

Farmakologjia: kundra gripit deri te deja vu
Po qe se individi merr disa lloj ilaçeve, ka mundësi, tek disa konsumues te medikamenteve të lajmërohet fenomeni deja vu. Pasojat e disa ilaçeve (medikamenteve) në kombinimin me medikamentet tjera japin ndjenjat e përjetimet te deja vu-s. Për arsye të reaksioni dopamimës në medikamentin Taiminenës dhe Jaaskelainës supozojnë se ndikon në shfaqen e deja vu-së si pasojë reaksionit të hiperdopaminës në pjesën e trurit te konsumuesit. Disa pacient që i marrin këto medikamente kundra gripit edhe tek ata shfaqet ky fenomen i deja vu-së.

Mos është shkaktarë kujtesa?
Për ta përshkruar anomalitë e kujtesës duhet patur një klasifikim për kujtesën normale. Ekzistojnë disa skema, por në praktikën klinike më e dobishme është skema e kujtesës që ndahet në tre lloje “depo” magazinash.
1. Depot sendore, marrin informacion nga organet sendore dhe e ruajnë atë për një periudhë të shkurtër (rreth 0,5 sekonda) deri sa të përpunohet.
2. Depot e kujtesës afatshkurtër, ruajnë informacionin për një periudhë më të gjatë (rreth 15-20 sekonda). Informacioni ruhet për një periudhë të gjatë prej provash të përsëritura, p.sh. kur një numër telefoni ende i pa familjarizuar përsëritet me mend deri sa të arrish tek telefoni.
3. Depoja e tretë, është kujtesa afat-gjatë: ajo merr informacion të zgjedhur për magazinim më permanent dhe ka kapacitet shumë më të madh se dy të tjerat. Informacioni magazinohet në përputhje me karakteristika të tilla si kuptimi apo tingulli i fjalëve. Gjendja e humorit në kohën e magazinimit është e rëndësishme: kujtimet e magazinuara, kur personi është i helmuar, rikujtohen më me lehtësi në gjendje mendore të pikëlluara. Në lidhje me kujtesën afat-gjatë duhet bërë dy dallime të vlefshme. E para është ndërmjet kujtesës për ngjarjet (kujtesa episodike) dhe kujtesa për gjuhë dhe dijet (kujtesa semantike). E dyta është ndërmjet njohjes se një materiali që prezantohet dhe rikujtim pa këtë prezantim kjo e fundit është më e vështirë.
Në paraqitjen e anomalive të kujtesës përshkruhen disa terma teknike, dhe ja disa prej tyre:
• Amnezia anterograde, shfaqet pas një periudhë pavetëdije. Është dëmtim i kujtesës, për ngjarje që kanë ndodhur ndërmjet periudhës së fundit të pavetëdijes së plotë dhe restaurimit të vetëdijes së plotë.
• Amenesia retrograde, është humbja e kujtesës për ngjarje që kanë ndodhur përpara fillimit të pavetëdijes. Një amnezi e tillë ndodh pas dëmtimit të kokës ose terapisë elektrokonvulsive.
• Konfabulacioni është kallëzim i “kujtimeve” për ngjarje që nuk kanë ndodhur në periudhën që bëhet fjalë. Kjo ndodh në disa pacientë me çrregullime të rënda të kujtesës recente.
• Jamais vu, është dështim për të njohur ngjarjet që kanë ndodhur më parë, ndërsa deja vu, është njohja e ngjarjeve si familjare, kur ato nuk kanë ndodhur asnjëherë. Të dy anomalitë mund të takohen në çrregullimin neurologjike.
Ngjashmëria në mes stimujve deja vu dhe subjektit real, kurse tjetri shkon pas kujtesës, mund të çojë deri te sensacioni. Ashtu janë munduar shkencëtar ta shpjegojnë deja vu me hipnozën, por shpeshherë nuk kanë patur suksese.

Teoria neurologjike

Deja vu e shpjegojnë si pasoj e çrregullimit neurologjike që nuk përputhet me kohën. Për arsyet të defektit të kohës truri e kupton, se ka marrë një stimul për herën e dytë, çka në të vërtetë ishte përjetimi i njëjtës ndjenë por pakëz me burimi me te larg.

Parapsikologjia

Po ashtu disa e ndërlidhin deja vu edhe me parandjenjën, largpamësinë si dhe me ndjenjat jo normale për ta kuptuar, gjithashtu është shenjë e fuqive shpirtërore si dhe aftësisë e një popullatës njerëzore. Deja vu e ndërlidhin edhe me profetizmin, parashikimin dhe me kujtimet nga jeta e kaluam.

Ëndrra si burim i deja vu-së


A ju ka ndodh ndonjëherë në situatë që do të dini se çfarë do të ndodhin? Kur kini arrit në një vend për herën e parë, juve ju duket se gjithçka është e njohur, kjo është ajo fuqia e ëndrrave?
Disa mendojnë se deja vu nuk është asgjë tjetër përveç kujtimet nga bota e ëndrrave. Zakonisht nuk i kujtojmë shumicën e ëndrrave, vetëm na mesin në kujtesë disa detaje të vogla. Këto detaje mund të ruhen në kujtesën e njeriut dhe i shmanget kujtesës aftat shkurtër. Në këtë mënyrë ndoshta mund të shpjegohet fenomeni deja vu , kujtesa nga ëndrrat që i kemi parë më herët me ato elementet që na kujtohen në momentin e zgjuarit nga gjumi.

Si arrihet deri tek këto gabime?

Kur ngjarja e perjetuar ne moment na duket e njohur, ne ne fakt nuk e kujtojme ate, por nje ngjarje nga e kaluara qe eshte i perafert dhe e ngjashme me te. Ndonje element i situacionit te tashem, aktivizon nje fare “grushti” ne tru, ku ruhen ngjarje te ndryshme, por shume te peraferta me momentin qe po perjetojme.

Paramendoni sikur te jeni ne ndonje feste. Njerezit perreth jush jane te dehur. Paramendoni se cdo te ndodhe kur festa do te mbaroje dhe kur secili do duhet te hipi ne veture dhe te niset per ne shtepi. Papritmas e keni ndjenjen e te perjetuares. Ne fakt, ju keni arritur tek nje “fajl” i sistemit nervor, ne te cilin eshte skeduar kujtesa per ndonje feste tjeter, ku keni qene para ca muajsh apo vitesh.
Dhe atehere njerezit kane qene ne disponim, dhe ty te ka kaluar i njejti mendim neper koke.
Sipas specialisteve, nqs dy ngjarjet jane te lidhur edhe me moment emocional, mundesia per paraqitjen e Deja vu-se eshte shume me e madhe.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Deja Vu

Mesazh nga Anakonda prej Sun 26 Oct 2014 - 22:28

PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU (pjesa e parë)
    Misteri i fenomenit Deja-vu nuk qëndron në natyrën e saj enigmatike, por në natyrën  enigmatike të vet qenies njeri. Njeriu, siç e dimë edhe shkencërisht, është qenie me aftësi të kufizuara. Pra ai nuk është një specie e përkryer, edhe pse ne kemi dëshirë të mendojmë ashtu. Ai përkufizohet vetëm nga pesë shqisat e tij, dhe përmes tyre e percepton realitetin që e rrethon. Pra, bota që na rrethon nuk është e përkufizura, por të kufizuara jemi vet ne.


Të relaksuar bisedoni dhe çlodheni me një mikun tuaj në një kafene të qytetit bregdetar ku ju keni shkuar për pushime. Mbi tavolinë ndjeni aromën e kafes së porositur. Dhe, për një moment, juve ju përshkon një ndjenjë e çuditshme dhe ju duket sikur keni qenë edhe një herë këtu. Pikërisht në këtë karrige, në këtë tavolinë dhe po e njëjta aromë  e kafes! Bile, juve ju kujtohet edhe fluturimi i një mize pranë filxhanit... përjetim i përsëritur! Por, kur kishte ndodhur kjo? A është kjo vallë  e mundur? Ju ndodheni për herë të parë në atë vend...
            Kjo ndjenjë konfuze e një situate të panjohur por të përjetuar më parë, nuk është diç e pazakontë. Me siguri se shumica prej nesh e ka përjetuar, së paku një herë, këtë ndjenjë të çuditshme. Dhe, kjo dukuri e pazakontë, ky fenomen psikologjik, është emërtuar si Deja-vu, që  rrjedh nga frëngjishtja, e që do të thotë “një herë e parë (përjetuar) ose tashmë e parë (përjetuar)”. Anketat e ndryshme, në shumë vende të botës, kanë vërtetuar se dikur rreth 70% e njerëzve e kanë përjetuar fenomenin Deja-vu. Një studim i bërë në Universitetin Halle-Wittenberg  të Gjermanisë shkon edhe më lart. Ai rezultoi se 90% e pjesëmarrësve e kishin përjetuar, së paku një herë, një situatë të tillë. Edhe në forumet shqiptare (virituale), ku diskutohej për fenomenin Deja-vu, shumica e diskutuesve e pranojnë se kishin përjetuar efektin e Deja-vu-s. Ja disa nga postimet e diskutuesve:
            A. - “Ndjenja e Deja-vu-s , nuk të ndodh veç një herë, por shpesh herë. Personalisht e kam shpesh ketë ndjenje, dhe për çudi, disi truri im, sikur përkujton se një bisede apo një veprim po ndodh për te dytën herë!”
            L. - “...shpesh me ndodh. Ja p.sh. një situate që është kah ndodh momentalisht, me duket se ka ndodhur edhe më parë. Gjithçka është plotësisht e njëjte... gjithçka e përjetoj si për herë të dytë! Gjithashtu e di se cila është fjala tjetër. P.sh. që ka për t’ma thënë personi...  Shumë interesant ...shumë mister.”
            K. - “Mua personalisht më ndodh shpesh një gjë e tillë. Kur jam në ndonjë situate në jetën e përditshme (pa marr parasysh çfarë situate) më ndodh që të mendoj se kjo situate ka ndodhur  edhe më parë, para disa kohesh.”
            E. - “Edhe mua më ka ndodhur shumë herë. Çka me duket interesant është se gati çdo herë ka qenë një situatë e parëndësishme...”

M. - “Nuk mendoj se vuaj nga ky fenomen, se është diç që më ndodh rrallë, ama ngel në kujtesën time...”
            A. - “Mua kur më ka ndodhur, disa herë kam menduar se ka të ngjarë që unë kam qenë më herët në ketë bote, por në një trup tjetër, e tash kur më ripërsëriten ato gjëra me duket se po i dijë të gjitha, por jo në ketë trup që jam tash....”
            M. - “Kjo edhe mua më ndodhe shumë herë por zgjatë vetëm 2-3 sekonda. E di se çka ndodh në atë moment ....dhe më duket që e kam përjetuar atë situatë më pare.”
            Edhe për këtë dukuri, sikurse edhe për shumë dukuri të tjera, kanë shfaqur interesim shumë koka të mëdha  njerëzish që nga lashtësia.  Përjetimet e tilla i përshkruan para më se dy shekujsh edhe i shenjti Augustin, e të cilat i krahason me “kujtesën e falsifikuar”. Fenomenin Deja-vu, flitet se e ka përjetuar edhe Napoleon Bonaparta. Derisa e vështronte ushtrinë e armikut, i ishte parafytyruar beteja e cila do të pasonte pak qaste më vonë. Bile supozohet se edhe vet dukuria Deja-vu, e ka burimin nga ajo kohë.  S. Frojdi e ndërlidh dukurin e Deja-vu-s me mendimet dhe imagjinatën tona, të ndrydhura, për ndonjë arsye, diku thellë në ndërdijen tonë  ose me sekuenca të harrura nga ëndrrat tona të shumta, të cilat në situata të reja krijojnë ndjenjën e Deja-vu-s. Edhe J. W. Gete, në një nga librat e tij e përshkruan një përjetim që i përngjanë shumë fenomenit Deja-vu. Në librin “Sajimi dhe e vërteta”, ai e përshkruan një situatë, kur si i ri, duke kalaruar me kalë nëpër natyrë, e sheh për një moment vetveten, gjithashtu duke kalaruar në një kalë tjetër, por nga drejtimi i kundër. Aty dukej më i moshuar dhe i veshur me rroba tjera. Disa vite më pas, ai kalëron rastësisht po nëpër të njëjtin vend dhe i kujtohet plotësisht përjetimi i mëhershëm dhe vëren se vërtet ai bartte po ato rroba të cilat i ishin parafytyruar atëherë.  Këtë dukuri nuk ka mundur ta tejkaloj as Holivudi, për të cilën edhe ka realizuar një film me të njëjtin emër “Deja-vu - gara kundër kohës”, ku rolin kryesor e interpreton artisti i mirënjohur Denzel Washington.
 
            Në fakt ç’është Deja-vu?
            Njëri ndër profesorët e psikologjisë nga Universiteti i Dallasit, që u mor posaçërisht me dukurin Deja-vu, është Alan Brown. Ai kishte mbledhur studime të shumta nga kolegët e tij shkencëtar, në lidhje me këtë fenomen, dhe i kishte studiuar me vite të tëra.  Rezultatet e tij ishin deprimuese: aq shumë mendime kishte, po aq sa edhe shkencëtar!
            Megjithatë, të gjitha këto mendime (supozime) nga hulumtimet dhe eksperimentet e bëra, shkencëtarët i ndajnë në dy grupe. Disa mendojnë se fenomeni Deja-vu është çrregullim psikologjik i një “lidhje të shkurtër” në tru, ose thënë ndryshe, një mini-sulm në tru, dhe si pasojë e atyre çrregullimeve, halucinacionet e reflektuara, pranohen si realitet  faktik. Ndërsa të tjerët mendojnë se këtu kemi të bëjmë me përjetime të mëhershme, të memorizuara diku thellë në ndërdije, të cilat në momente të caktuara, i perceptojmë si Deja-vu, pra, nga eksperienca dhe ngjashmëria e tyre, krijojmë bindjen se një situatë të tillë e kemi përjetuar edhe më parë.
            Sipas përkrahësve të teorisë së parë (anomalisë mentale), ku fenomen paraqitet, pasi një devijim i përcaktuar në tru, shkakton spontanisht ndjenjën e njohjes.  Normalisht kjo ndodhë  në laprat e tëmthit të trurit, në qendrën e vetëdijshme të kujtesës, ku  Hippocampusi, rregullon sipas një strukture të veçantë, për secilin perceptim shqisore përshtypjen e të njohurës ose të panjohurës. Nëse kjo përshtypje  është e njohur, neuronet flakën në një pjesë tjetër të laprave të tëmthit, tek parahippocampalis Gyrus, ku edhe  shkaktohet
ndjenjën e njohjes. Tek fenomeni i Deja-vu-s, flakën neuronet në parahippocampalis Gyrus, pa u përcaktuar më parë si perceptime faktike. Pra, truri na mashtron dhe tek ne paraqitet  ndjenja e njohjes, e bindjes së përjetimit të situatës edhe më parë. Një anomali e tillë mund të shkaktohet nga faktor të ndryshëm si: lodhja, medikamentet etj., por më shpesh nga ndonjë avari që pason gjatë proceseve metabolike në tru.
           
      Argumente për këtë teori paraqesin pacientët që vuajnë nga epilepsia, ku vatër e sulmeve janë laprat e tëmthit. Ata edhe përjetojë jashtëzakonisht shpesh fenomenin Deja-vu. P. sh. kemi rastin e Klaus Gecke-s nga Berlini, të cilit, gjatë mënjanimit të një tumori në tru, i lëndohen këto qendra të kujtesës, dhe dy muaj më pas, ai fillon të përjetoj diç të çuditshme: “Në rrugë dhe gjetiu kisha ndjenjën se secilin njeri po e njoh!”- shprehej ai më pas. Në kokën e tij, pas operimit, ishte zhvilluar epilepsia. Neurologët besojnë se janë në gjendje që në çdo kohë të provokojnë ndjenjën e Deja-vu-s. Nëse parahippocampalis Gyrus ngacmohet me sinjale elektrike, sipas tyre, provokohet ndjenja e njohjes, të cilën e dëshmojnë pacientët e eksperimentuar.
             Mirëpo, edhe përkrahësit e teorisë tjetër kanë argumentet e tyre.

Ata mendojnë se gjithçka që na duket si e njohur, ne veç e kemi parë ose përjetuar diç të ngjashme, ndoshta vite e vite më parë, por me kohë është “harruar” diku në depon e kujtesës. Në fakt, gjatë procesit jetësor ne u nënshtrohemi vazhdimisht veprimit të numrit jashtëzakonisht të madh të ngacmimeve. Pra, ne pranojmë shumë më shumë përshtypje se sa në të vërtet mendojmë. Mirëpo ne perceptojmë dhe zgjedhim vetëm një pjesë të vogël të tyre, ato që i konsiderojmë si më të rëndësishme dhe nevojshme për mirëqenien tonë. Pra, truri vendos se cilat informacione meritojnë vëmendjen dhe cilat mospërfilljen tonë dhe ato informacione  i memorizon në forma të ndryshme. Një përshtypje nga ambienti i jashtëm, qarkullon në forma të ndryshme nëpër procesin përpunues të trurit dhe tek në hierarkinë më të lartë qendrore të tij, këto pjesë informacionesh krijojnë imazhin e plotë. Mendohet se dukuria Deja-vu paraqitet kur ndonjë nga këto informacione arrin pak me vonesë në hierarkinë qendrore. Pra, arrin deri tek qendrat e kujtesës, derisa informacionet e tjerat veç kanë kaluar në vetëdije. Kjo ngecje e informacioneve krijon përshtypjen se situata pasuese për ne është tashmë e njohur.
            Ekzistojnë edhe shumë teori tjera rreth fenomenit Deja-vu.  Spanjolli Hoze. L. Pinios, mendon se paraqitja e Deja-vu-s shfaqet si pasoj e një moskordinimit mes receptorëve  dhe efektorëve. Derisa njeriu përmes shqisave pranon perceptimet nga bota e jashtme, dëgjon, sheh, ndjenë etj. dhe këto informacione i memorizonë në ndërdije, mendja e tij ndodhet krejt diku tjetër. Dhe kur këto dy procese koordinohen, pra kur vetëdija  bëhet e vetëdijshme për situatën, paraqitet fenomeni Deja-vu. Tani njeriu e përjeton situatën, që e ka ndjerë pak sekonda ose milisekonda më parë, edhe emocionalisht.
            Mirëpo ka edhe shkencëtarë të tjerë që mendojnë se fenomeni Deja-vu është i lidhur me çrregullimet e rënda shpirtërore siç është epilepsia, skizofrenia, anksioziteti etj. dhe këto dukuri shfaqen gjatë fazave sulmuese tek të sëmurit.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Deja Vu

Mesazh nga Anakonda prej Sun 26 Oct 2014 - 22:31

Deva-ju nga një këndvështrim pak më tjetër!
            Është me rëndësi të theksohet se shumica e eksperimentimeve në këtë drejtim bëhen nën ndikimin e hipnozës. Bile një grup shkencëtarësh nga Anglia, në krye me Psikiatrin A. O’Connor, deklaruan se kanë arritur ta provokojnë përjetimin Deja-vu artificialisht në laborator, dhe atë falë hipnozës. Mirëpo hipnoza, edhe pse e pranuar nga gjiri i shkencës si e vetmja degë nga lëmi i parapsikologjisë, për shumë shkencëtarë skeptik mbetet edhe më tej çështje diskutabile, pasi definicion të plotfuqishëm për të, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Ajo mbetet akoma e definuar si dukuri, mistiko-shkencore. Por në fakt, pavarësisht nga kjo, ndikimi i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm, ndaj edhe zbatimi i saj në qarqe të ndryshme, e sidomos në mjekësi është gjithnjë e më i madh.
            Hipnoza mund të merret edhe si një urë lidhëse në mes të dukurive shkencore empirike dhe dukurive paranormale, përgjithësisht të karakterit psikik. Dhe kjo lidhshmëri u jep edhe hulumtuesve të parapsikologjisë po aq të drejt në interpretimin e këtyre dukuria, pjesë e së cilës është dhe Deva-ju, sa edhe hulumtuesve shkencor, pavarësisht këndvështrimeve të tyre të kundërta.
            Njëra nga teoritë e parapsikologëve për paraqitjen e këtyre përfytyrimeve të çastit nga një situate e panjohur, por të përcjella me ndjenjën e të përjetuarit e asaj situate edhe më parë, pra Deja-vu-s, është edhe fenomeni i “parandjenjës” ose “parashikimit”, që shpesh ndërlidhet me profecitë. Sipas kësaj teorie, ky fenomen dëshmon afinitete mbinatyrore që posedon qenia njeri për parashikimin e ardhmërisë, pra kalimit në një dimension tjetër, i cili për ne është akoma i panjohur. Ne situata të caktuara, ne (dija, shpirti, astrali...) shkëputemi për pak qaste nga realiteti që e perceptojmë përmes pesë shqisave tona, dhe kalojmë në një dimension tjetër, në të cilin, edhe pse për pak sekonda, ne jemi në gjendje të udhëtojmë në ardhmëri dhe ta shohim ose përjetojmë atë.
            Teoria tjetër është ajo e dijës më të lartë, të quajtur “Dija kozmike”. Quhet kështu, pasi në të nuk ekzistojnë kufij midis objektivitetit dhe subjektivitetit, prandaj gjithçka ekziston dhe gjithçka është gjithçka. Në këtë rrjet të dimensionit kozmik nuk ekziston objekti i izoluar, p.sh. nuk ekziston vetëm gishti, gishti njëkohësisht është edhe dora, dora është trupi e trupi është gjithë njerëzimi: e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja njëkohësisht. Pra, në këtë “Dije kozmike” gjenden të gjitha njohurit, si për të kaluarën, të tashmen por edhe për të ardhëm. Ata njerëz që kanë arritur përsosmëri në këtë drejtim, që ndryshe quhen edhe njerëz të përndritur, e kanë edhe aftësinë për t’i lexuar,parë apo përjetuar ngjarjet, edhe në të kaluarën por edhe në të ardhëm.  Edhe fenomeni i Deva-ju-s, sipas kësaj teorie, është pjesë e “Dijes kozmike”, që neve na paraqitet për pak çaste në situata të caktuara.
            Disa të tjerë mendojnë se Deja-vu ka lidhshmëri me dukurinë e telepatisë. Përmes mënyrës telepatike, mendimet e emetuara nga dërguesi që shpërndahen në hapësirë, vetëdijshëm apo pavetëdijshëm, pranohen nga pranuese me të cilin ai është në lidhje mentale. Valët e emetuara përpunohen nga qendrat përkatëse në tru, ku shndërrohen në mesazhe të cilat, tek pranuesi, krijojnë ndjenjën e njohjes ose përfytyrimin e një situate të përjetuar edhe më parë. Këtë gjendje e përshkruan edhe profesori dhe psikologu i njohur C. K. Jungu, në teorinë e tij të “Sinkronicitetit”. Jungu mendon se përveç lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuri me përmbajtje të njëjtë. Gjithçka që ndodh në një moment të caktuar përmban karakteristikat e atij momenti. Në ato raste përmbajtja e vetëdijes së emetuesit dhe pranuesit, janë të njëjta për nga kuptimi, sepse përmbajtja e njëjtë ose e ngjashme paraqitet në momentin e njëjtë tek te dy, mirëpo tek pranuesi, ajo përmbajte krijon ndjenjën e njohjes së situatës, edhe pse e pa përjetuar kurrë më parë. Kjo teori sqaron edhe fenomenin e lindjes së ideve njëkohësisht te dy persona që përdoret shpesh në biseda të zakonshme si: “ma more fjalën nga goja”.
     Temë në vete është edhe teoria e reinkarnimit, pra, “ringjallja” ose e thënë ndryshe “lindje e re në një kohë tjetër dhe trup tjetër”. Reinkarnimi si proces njihet dhe pranohet nga shumë popuj, por për besimtarët e budizmin, reinkarnimi paraqet procesin bazë të ndërtimit të këtij religjioni. Edhe tek kjo dukuri hulumtimet e përgjithshme, bazohen përgjithësisht në eksperimentimet  që bëhen më ndihmën e hipnozës, ku mediumi, përmes sugjestioneve dërgohet në kohën para lindjes ku ai e gjen vetën të transformuar në një kohë dhe trup tjetër. Njohja zyrtare e hipnozës nga shkenca bashkëkohore po i kthehet asaj si bumerang, pasi hipnoza si dukuri mistiko-shkencore, tek fenomeni i reinkarnimit me faktet e pamohueshme, po e sfidon tashmë vetë atë. Ka raste kur mediumi, fillon të falsë edhe gjuhë të huaja, për të cilat në përditshmëri nuk ka kurrfarë njohurie. P.sh. kemi rastin e 12 vjeçares nga Berlini J. Markard, e cila pas një traume të rëndë, fillon të flas rrjedhshëm në gjuhën italiane, e të cilën kurrë më parë nuk e kishte mësuar. Ajo deklaronte se quhej Rozeta K. Se kishte lindur në Itali më 1887 dhe kishte vdekur më 1917. Kishte një vajzë që tanimë jetonte në atë shtëpi. Verifikimet vërtetuan saktësinë e vajzës.  Në derë u paraqit një grua e moshuar e quajtur Fransea, që ishte e bija e Rozetes e cila, vërtet kishte vdekur më 1917.
            Ithtarët dhe besimtarët e kësaj teorie e përshkruajnë edhe talentin e individit, jo si një dhunti, prirje të lindur, por si një dukuri të trashëguar, pra të bartur, nga jetët e kaluar. Edhe fenomeni Deja-vu, për përkrahësit e kësaj teorie, nuk është asgjë e jashtëzakonshme, thjesht, një përjetimit nga jetët e kaluara. Jeta, sipas tyre, nuk fillon me lindjen, dhe as që mbaron me vdekjen. Ajo është një vazhdimësi reinkarnimesh.
            Edha pas gjithë këtyre teorive sqaruese shkencore e mistike, çështja e fenomenit Deja-vu mbetet akoma e mbështjell me vellon e misterit - enigmë e pazgjidhur.
 
            Natyra enigmatike e njeriut

Misteri i fenomenit Deja-vu nuk qëndron në natyrën e saj enigmatike, por në natyrën  enigmatike të vet qenies njeri. Njeriu, siç e dimë edhe shkencërisht, është qenie me aftësi të kufizuara. Pra ai nuk është një specie e përkryer, edhe pse ne kemi dëshirë të mendojmë ashtu. Ai përkufizohet vetëm nga pesë shqisat e tij, dhe përmes tyre e percepton realitetin që e rrethon. Pra, bota që na rrethon nuk është e përkufizuar, por të kufizuara jemi vet ne. Ambienti ku frymojmë dhe veprojmë është shumë më i përsosur se sa mendojmë se e njohim ne. Sipas ligjeve të fizikës, realiteti objektiv nuk është asgjë tjetër përpos lëvizjesh të vazhdueshme të llojeve të ndryshme të energjisë. Njeriu, falë organeve shqisore dhe sistemit nervor është në gjendje t’i regjistroj këto lëvizje të energjisë. Kështu që çdo gjë që ne përjetojmë gjatë procesit jetësor, e perceptojmë përmes këtyre pesë shqisave. Mirëpo, të perceptuarit nuk është proces aq i thjesht, përkundrazi, ai është proces shumë më i ndërlikuar, pasi në vete përfshin edhe shumë nënprocese të lloj-llojshme dhe të komplikuara. Dhe pasi qenie njeri është e përkufizuar, ose thënë ndryshe  e kushtëzuar, vetëm nga këto pesë shqisat, ajo nuk ka mundësi ta ndjej, shijoj e përjetoj gjithë madhështinë e ambientit që na rrethon, e më këtë edhe të gjitha proceset e ndryshme që zhvillohen në të. Prandaj edhe shumë fenomene, e ndër to edhe dukuria Deva-ju, mbetën mister për kapacitetin e njohurive tona. Mister që provokon edhe debate nga më të ndryshme në lidhje me to.
            Dhe për ta sqaruar paksa më mirë përkufizimin shqisor të qenies njeri, po e marrim si shembull vetëm spektrin rrezatues elektromagnetik. Në atë spektër, pjesa e dritës që ne arrijmë ta kapim përmes shqisë së të pamurit,  quhet “drita e dukshme”. Dhe kjo “dritë e dukshme”, në atë spektër, është vetëm një prerje tepër e hollë në krahasim me spektrin e përgjithshëm ekzistues që i është e njohur shkencës, së paku, deri më sot. Ajo ka një gjatësi valore prej vetëm 380-750 nanometrash nga gjatësia e përgjithshme  elektromagnetike, që është 103 metra tek radiovalët dhe arrin në 10-15 metra tek rrezet kozmike. Edhe pse prerje shumë e vogël, ne, përmes shqisës së të pamurit, arrijmë t’i përjetojmë në mënyrë të vetëdijshme ato ngacmime dhe ta shohim e shijojmë koloritin e mrekullueshme të botës që na rrethon, të ngërthyer në miliarda nuanca nga më të lloj-llojshmet.
           
Por, rrezet e tjera si ato: ultraviolet, rëntgen, infra të kuqe, mikrovalët, radiovalët etj., për fat të keq, shqisa e të pamurit nuk arrin t’i regjistroj! Por kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë. Ato në fakt janë, veprojnë, por kufizimi i shqisave tona nuk na mundëson qasje në to. Dhe tek më vonë, kur përmes ndihmës së instrumenteve spektrometrike u bë i mundur regjistrimi i asaj drite të “padukshme” për syrin tonë, u dëshmua njëkohësisht, se ajo që në fakt është e pakapshme për shqisat tona, nuk do të thotë se është çrregullim psikik e as fiksion i marrë.
            Shfrytëzimin e këtyre valëve sot e hasim në shumë sfera të jetës, duke filluar nga mjekësia (rrezet rëntgen); radiovalët që na mundësojnë komunikim medial (radioja, TV-ja etj.), e deri tek mikrovalorët, me të cilët është e pajisur pothuajse secila shtëpi.
            Por më herët, kur këto rreze nuk ishin të njohura, vetëm ideja për ekzistimin e tyre do e sillte njeriu në pozitë të palakmueshme (injoruese, përqeshëse etj.) para të tjerëve. Dhe atë thjesht, vetëm për faktin që shqisat tona nuk janë të afta t’i regjistroj ato. E njëjta gjë vlen edhe për fenomenet  paranormale, pjesë e së cilës është edhe Deva-ju. Merreni me mend se si do i shihnim mrekullitë e natyrës, sikur shqisa jonë e të pamurit të kishte mundësin t’i perceptoj, po e zëmë, edhe rrezet ultraviolet ose rrezet infra të kuqe! Po sikurse edhe shqisat tjera të kishin aftësi më mëdha perceptuese. Po sikur njeriu të posedoj edhe shqisën  gjashtë... Natyrisht që shumë, shumë më ndryshe sesa nga këndvështrimi që i shohim ne sot.
             Siç u tha edhe më lartë, realiteti objektiv nuk qenka asgjë tjetër vetëm lëvizje e vazhdueshme e lloje të ndryshme të energjisë. Anadaj edhe shtrohet pyetja: a i njohim ne të gjitha llojet e energjisë? Natyrisht, që përgjigja do të jetë JO. Atëherë si mund t’i gjykojmë gjërat që në realitet fare nuk i njohim. Si marrim guxim t’i quajmë pseudodituri këto fenomene? Me çfarë të drejte i ofendojmë të tjerët vetëm pse nuk pajtohen me ligjet ekzistuese të shkencës empirike? Pse vallë nuk mund të pajtohemi me këtë realitet dhe nuk e pranojmë faktin se këto dukuri janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave njerëzore?... Ne jemi shumë të vegjël në skemën e përgjithshme kozmike, jo vetëm si qenie njerëzor, por si planet në përgjithësi. Jemi vetëm si një kokërr rëre në një shkretëtirë të pafund.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Deja Vu

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi