Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Molieri (Zhan Batist Poklen)

Shko poshtë

Molieri (Zhan Batist Poklen)

Mesazh nga Anakonda prej Sat 1 Nov 2014 - 5:26

Zhan Batist Poklen, i quajtur dhe njohur ndryshe si Molier, është një nga gjenitë e letërsisë klasike, jo vetëm asaj franceze por mbarë letërsisë botërore. Ai u lind më 15 Janar të viti 1622 dhe vdiq me 17 Shkurt të 1673. Jeta dhe krjimtaria e tij si komediograf dhe aktor skene i teatrit, i përkasin shekullit XVII, periudhë kjo që në historinë franceze njihet si periudha e sundimit të "mbretit diell" Luigjit XIV.

Molier, i përket klasës borgjeze por kjo nuk e pengon atë t'i kundërvihet të metave të kësaj klase, duke kritikuar ashpër anët e saj të errëta. Ai gjithashtu është një kritik i ashpër i oborrtarëve dhe klasës së klerit dhe, për të përçuar mesazhin e tij të fortë kundër tyre, ai zgjedh satirën. Si çdo gjeni i kohës, edhe ai do kritikohej dhe do i shfaqen shumë pengesa në artin e tij, por këto pengesa vetëm sa do e vinin më në qendër të vëmendjes mjeshtërinë e tij krijuese.
Me pendën e tij, ai i kundrejtohet çdo vesi dhe zakoni të shoqërisë njerëzore, që shpërfytyrojnë personalitetin e njeriut.

"Mizantropi" komedi e shkruajtuar nga Molier, është nga veprat që më ka lënë më shumë mbresa, më tepër edhe për vërtetësinë që risjell ajo vepër deri në ditët tona.
Alcesti, si personazh kryesor i kësaj komedie, është njeriu i cili s'duron dot hipokrizinë e njerëzve, padrejtësinë, veset dhe zakonet që e ulin njeriun. Ky fakt e bën ata që të shpërthejë shpeshherë përballë gjendjeve të tilla, nga ku ai arrin deri në atë pikë sa të shprehet se urren gjithë njerëzimin dhe se do të donte të largohej e të jetonte diku larg tyre.

Por a është vërtetë Alcesti një njeri që ushqen urrejtje ndaj njerëzimit? Për mendimin tim, ai urren veset që e kanë shndërruar njerëzimin në të tillë gjendje, duke e ulur deri në atë nivel sa njerëzit t'i shohin virtytet si diçka e dalë mode dhe se koha e sotme e kërkon të jesh hipokrit, sepse përndryshe po u tregove i sinqertë do dukesh qesharak.

Ai i urren edhe ata që heshtin përpara këtyre veseve dhe s'i kundërvihen. Alcesti, është njeriu i cili i kundërvihet deri në fund kësaj loje të shoqërisë njerëzore dhe, s'nguron në asnjë çast t'u thotë të gjithëve atë që mendon dhe duke e bërë këtë sinqerisht. Ai urren padrejtësitë, por kjo s'e pengon atë të shprehë një mospërfillje për vendimin e një gjyqi të padrejtë që do bëhet ndaj tij, nga ku për të s'i bëhet më vonë nëse e shpallin fajtor apo jo, por ajo që ka më tepër rëndësi për të, është të shikojë përpara tij sesa janë në gjendje njerëzit të gënjejnë, të shpifin, të sillen hipokritë, të nëpërkëmbin drejtësinë para syve të tij. Ai nuk do ta humbë këtë shfaqje.

Miku i tij Filenti, është nga ata njerëz që edhe pse i sheh padrejtësitë, nuk ngre zërin kundër tyre, por sillet me të gjithë si i dashur e i sjellshëm, sepse sipas tij kështu e do zakoni për të qenë gjithmonë njeri i kohës dhe me arritje të larta. Ai edhe kur sheh se ka gjëra që s'shkojnë fare mirë, sillet sikur çdo gjë shkon mirë dhe, nuk i kursen servilizmat.


S'mungojnë në këtë komedi as historitë rozë, ku në qendër është dashuria e Alcestit me Selimenën; Alcesti edhe pse e dashuron atë, nuk nguron t'i vërë edhe asaj para syve veset që ajo ka, me shpresën se ajo do ndryshojë dhe s'do sillet njësoj si shtresa e shoqërisë së cilës ajo i përket, me pretekstin se këto janë rregullat e shoqërisë së lartë dhe duhen respektuar.

Selimena tregohet e dobët në këtë këndvështrim, madje ajo në fund paraqet edhe luhtaje të ndjenjave të saj për Alcestin duke treguar simpati njëkohësisht edhe për Orontin. Alcesti është i gatshëm t'ia falë këtë Selimenës, me "kushtin" që ajo të braktisë veset e shoqërisë së lartë, gjë për të cilën Selimena refuzon ta bëjë dhe, rrjedhimisht kjo dashuri është e destinuar të dështojë.

Ndryshe nga Selimena, kushërira e saj Elianta, është një vajzë me virtyte të larta, e cila edhe pse e dashuron Alcestin dhe shpreh një admirim të thellë për karakterin e tij të rrallë, bën çmosin që Alcesti të jetë i lumtur me Selimenën.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Molieri (Zhan Batist Poklen)

Mesazh nga Anakonda prej Sat 1 Nov 2014 - 5:26

***
Disa pjesë të përzgjedhura nga komedia:
(Shumica e përzgjedhjes sime, i përkasin fjalëve të shprehura nga Alcesti, duke qenë se për shijet e mia, është nga personazhet letrarë që pëlqej tepër)

Akti I
Skena I (Filenti, Alcesti)

Alcesti: “Një zemër e korruptuar nuk dua të më dojë”

*
Alcesti:
“Për besë, ç’poshtërsi e ç’gjest pa turp ta quaj,
kur kaq e ulni veten, mohoni shpirtin tuaj.
Sikur për dreq të më ndodhte kështu të kisha shkarë,
nga turpi, oh, besoj në çast do isha vrarë”
*


Alcesti:
“Të jemi të sinqertë dhe një njeri me nder;
fjalën kur nuk e ndjen në zemër, s’bën ta nxjerrë”


*
Alcesti:
“Kur e vlerësojmë dikë, patjetër bëjmë dallim;
T’i çmosh të gjithë njëlloj është nënvleftësim.
Po dhe ju vesi i kohës iu ka tërheqë pas tij
Prandaj as mund t’iu rradhis ndër miqtë e mi.
Pajtimin me të gjithë, sipas normave të reja
Që s’bën dallim mes vlerash, s’ma do aspak mideja”
*
Alcesti:
“Duhet të jemi burra edhe në çdo takim
Sinqeriteti t’spikasë në çdo bisedim
Të ndjehet vula e tij, ndjenjat t’mbizotërojnë
Çiltas e të mos vishen me lajka që mashtrojnë”

Filenti:
“Mirëpo sinqeriteti i madh i tepruar
Na bën edhe qesharak dhe kjo s’është e këshilluar”

*
Alcesti:
“Më dhembin sytë kur shoh n’oborr e në qytet
Njerëz që m’i ngrejnë nervat përpjetë
Po, ndjej në vre të zi, një dëshpërim mynxyre
Kur rroj me ata që i shoh sesi sillen ndërmjet tyre
E s’gjej veçse ngado lajka e hipokrizi
Gënjeshtër, interes, dredhi, padrejtësi
S’përmbahem dot, pëlcas dhe pleqeve dhe të rinjve
Më është mbushur koka: t’ua përplas turinjve

Filenti:
“Duhet të hiqni dorë nga këto punë pa mend
Sado që të mundoheni kjo botë s’do ndryshojë
Kjo sëmundje, ua them pa droje aspak
Iu bën kudo që shkoni të dukeni qesharak
Dhe ky zemërim që modën përpiqet ta luftojë
Përpara gjithë botës, kudo iu vë në lojë”

Alcesti:
“O djall! Po s’ka më bukur! Dhe unë këtë po ndjell
Më ngjan një shenjë e mirë dhe ndjej gëzim të thellë
Aq shumë i urrej njerëzit në përgjithësi
Sa s’dua kurrë të dukem se sillem me urtësi”

*

Alcesti:
“Po, e përgjithshme, gjithë njerëzit i urrej
Disa pse janë të lig, keqbërës sa më s’ka
Të tjerët sepse s’kanë keqardhje për ata
Se u mungon këtyre urrejtja e pashuar
Q’ushqen një shpirt fisnik ndaj vesit të shëmtuar
.... .... ....
Djalli ta marrë, se oh, zemra më pikon gjak
Kur shoh se kundra vesit nuk ngrihemi aspak
Dhe nganjëherë më vjen aq rëndë e aq vështirë
Sa t’i braktis të gjithë, të zhdukem në shkretëtirë”

Filenti:
“Për këto zakone veten s’lipset ta shqetësojmë
Natyrën njerëzore diçka ta mëshirojmë
T’mos shikojmë në prizëm të ngushtë me rreptësi
Po t’ia gjykojmë të metat disi me butësi
Tek njerëzit virtytin ta kërkojmë me masë
Se urtësi e tepërt e bën njeriun të shkasë
Dhe ajo ngurtësi virtytesh e shekujve të shkuar
S’i shkon më kohës sonë, zakonet janë ndryshuar
Sepse çdo gjë tek njerëzit sa vjen e merr zhvillim
Duhet të shkojmë krahas me kohën, pa ngurrim.
Dhe është marri që s’ka të dytë ta krahasosh
Kur do që të përpiqesh botën ta korigjosh
Dhe unë si ti, shoh njëqind gjëra për besë!
Çdo ditë që mund të merrnim një tjetër kthesë
Dhe ndonëse në çdo hap mund të ndjej zemërim si ti
Përkundrazi përmbahem, s’tregohem kurrsesi
Skena II
Alcesti:
“Kam një të metë: jam më i sinqertë nga ç’duhet në të vërtetë.”

*
Oronti: “Mua më mjaftojnë të tjerët që dinë t’më vlerësojnë”
Alcesti: “S’kam aftësinë e atyre që bëjnë sikur besojnë”


(vazhdon....)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Molieri (Zhan Batist Poklen)

Mesazh nga Anakonda prej Sat 1 Nov 2014 - 5:27

Akti II
Skena I

Alcesti:
“Për besë! Duhet t’ju dashuroj!
Sikur ta shqisja zemrën nga duart tuaja, pa fjalë
I lumtur do isha, o Zot, të qofsha falë!
Se nuk e fsheh aspak sa kam fuqi
Kët’ dashuri të egër nga zemra ta fshi;
Por kot vetja ime mundohet e orvatet!
Duke ju dashtë aq shumë, si duket, laj mëkatet!”

Selimena:
“Vërtetë, nuk ka një tjetër me afsh të tillë t’më dojë.”

Alcesti:
“E pra, nuk ka në botë njeri të ma kalojë,
Se dashuria ime s’është e lehtë për t’u kuptuar
Dhe aq sa dua unë, asnjë s’ka dashuruar.”

Selimena:
“Në fakt metoda juaj e re është krejtësisht
Dhe me ata që doni grindeni vazhdimisht.
Ndjesia juaj shpërthen ngaherë me egërsi
Dhe kurrë s’është parë një e tillë dashuri!”


Akti IV
Skena I
Elianta: (për Alcestin)
“Është i çuditshëm me atë sjelljen e tij
Por unë e them me bindje: si ky nuk ka njeri
Ai sinqeritet që shpirtin ia përshkon
Ka diçka heroike, fisnike që e nderon.
Është një virtut i rrallë për kohën q’është tani
Do t’doja që dhe të tjerët të ishin si ai.”
Skena II
Elianta:
“Kur fyerjen na e bën dikush që dashurojmë
Sado bëjmë plane (hakmarrëse) aspak nuk i zbatojmë!”


Skena III
Alcesti:
“E di, mbi dashurinë s’vepron asnjë fuqi
Se shpirti është i lirë të zgjedhë, të dashurojë.
Me forcë askush s’arrin që zemrën ta pushtojë!”
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Molieri (Zhan Batist Poklen)

Mesazh nga Anakonda prej Sat 1 Nov 2014 - 5:27

Akti V

Alcesti:
Në kët’ shekull ku jetojmë sundon kudo zvetnimi
Prandaj dua t’tërhiqem nga bota, njerëzimi
Çudi! Çdo gjë duket se është kundra tij:
Dhe nderi, dhe turpi dhe ligjet n’veçanti
Që kam të drejtë, e thonë kudo me zë të lartë
Dhe unë fle i qetë se e drejta duket qartë
Po ja, që gënjehem i dehur me suksesin
Këndej më japin hak, andej humbas proçesin!
.... ..... .....
Dhe pikërisht pse desha më shumë ndershmëri
T’mos tradhtoj t’vërtetën, të jem korrekt ndaj tij
.... ..... .....
Kështu, dreqi ta marrë, na qenka njerëzia
Që në të tilla vepra e shtyn kotësia!
Dhe ja zell i virtutshëm dhe mirëbesimi, ja:
Dhe nderi e drejtësia që kanë në shpirt ata!
Po nuk durohen më vuajtjet që na kurdisin
Nuk rrihet më këtu ku të gjithë ta neverisin
Se ju me njëri - tjetrin si ujqërit jetoni
Prandaj, tradhtarë, askurrë mes jush nuk do më shikoni

*

Ngado i tradhtuar padrejtësisht m’sulmojnë
Do zhdukem nga ky pus ku veset triumfojnë
Do të kërkoj në botë një vend sado të mjerë
Ku, duke qenë i lirë, të mund të jetoj me nder.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Molieri (Zhan Batist Poklen)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi