Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Fati i shkruar në emrin tuaj: gaboni në zgjedhjen e partnerit, jeni të gatshme për pabesi!

Shko poshtë

Fati i shkruar në emrin tuaj: gaboni në zgjedhjen e partnerit, jeni të gatshme për pabesi!

Mesazh nga Anakonda prej Sat 3 Jan 2015 - 23:56

Mblidhni vlerën numerike të secilës shkronjë të emrit dhe mbiemrit tuaj sipas tabelës në tekstin e mëposhtëm.

Tabela: A – 1, B – 2, C – 3, Ç – 4, Gj – 5, D – 6, Dh – 7, Ë – 8, E – 9, F – 1, G – 2, H – 3, I – 4, J – 5, K – 6, L – 7, Ll – 8, M – 9, N – 1, Nj – 2, O – 3, P – 4, R – 5, S – 6, Sh – 7, T – 8, U – 9, V – 1, Z – 2, Zh – 3

P.sh. Blena Aliu 2+7+9+1+1+1+7+4+9 = 41= 4+1=5, dmth. numri 5 eshte numri juaj i dashurisë

Numri 1

Personat me këtë numër e bazojnë dashurinë e tyre në një bazë racionale dhe tejet intelektuale. Janë tepër individualistë, kanë interesime të llojeve të ndryshme. Është shumë vështirë t’i kënaqësh ata. Pritjet për nënshtrim dhe të qenit të dëgjueshëm nxisin agresivitet dhe refuzim tek ata. Nëse dëshironi që lidhja a martesa me tipa të këtillë t’ju ecë irë, duhet të sillni në jetë sa më shumë risi, pasi ata janë të gatshëm për pabesi në momente mërzitjeje apo kur ndjen se po i rrezikohet liria.

Numri  2


Janë shumë me huqe në zgjedhjen e partnerit. Nuk pëlqejnë lehtë. Duan persona praktikë dhe të mencur, intelegjentë dhe të aftë. Janë materialistë dhe jorrallë përcaktohen për pesona që mund t’ju sigurojnë një jetë të mirë. Nëse ju do sinqerisht, është tepër besnik.

Numri 3



Këta persona para së gjithash e duan shoqërinë e mirë dhe të sinqertë. Vec kur e ndjenjë këtë, jaanë në gjendje të lëshohen në lidhje dashurie a martesore. Shpesh për dashurinë e vet u tregojnë miqve. Dashuria e tyre bazohet plotësisht në respekt dhe besnikëri të plotë ndaj personit të dashur. Të gjitha problemet i zgjidhin me biseda të hapura dhe të sinqerta.

Numri  4

I duan lidhjet e gjata dhe stabile. U pëlqen martesa dhe hyjnë herët në të. Por, shpeshherë edhe gabojnë në zgjedhjen e partnerit. Janë pa imagjinatë në dashuri, madje janë pak të mërzitshëm për tipat që janë aktivë dhe të gjithanshëm. Për ata jeta e qetë dhe stabile është një nga qëllimet jetësore. Prandaj janë besnikë, stabilë dhe të gatshëm për cfarëdolloj kompromisi, mjafton vetëm lidhja të mbetet në kufijtë e konvencionalizmit.
Numri 5

Dëshira e tyre më e sinqertë është dashuria për tërë jetëm. Respektojnë familjen dhe martesën. Secila gënjeshtër i lëndon shumë dhe vështirë shërohen nga ky lëndim. Atëherë u duhet forcë që të mund të hyjnë në një lidhje tjetër. Kuptimi i vërtetë për jetën për ta është dashuria e qëndrueshme e përhershme. Kur nuk e kanë këtë, për ta është njësoj si të mos jetojnë.
Numri 6

Janë të pasigurtë dhe subjekt ndryshimesh. Nuk janë për lidhje të përhershme dhe të gjatë. Gjithnjë janë në kërkim të partnerit. Janë të ndjeshëm. Por, kur ndonjë lidhje përfundon në martesë, ata nuk janë të lumtur, madje edhe atëherë kërkojnë ndonjë lidhje tjetër. Dashuri të vërtetë dhe martesë solide mund të kenë vonë në jetë.

Numri  7

Jeta e tyre është përplot lidhje dashurore. Kënaqen me aventura dhe flirte. Madje edhe pasja e disa martesave nuk është e panjuhur për ta. Janë mësuar me shumë ndarje, por edhe me shumë takime. Mendojnë se e tërë kjo është normale dhe e dëshirueshme. Në jetë dhe në dashuri janë tepër aktivë dhe gjithmonë janë në kërkim të një partneri të ri.

 Numri 8



Ky numër simbolizon ndryshime dhe udhëtime. Jeta e tyre dashurore është shpirti i trazuar. Kanë shumë lidhje dashurore, po nuk do të thotë se mund të kenë edhe shumë martesa. Dëshira për diversitet dhe zgjatje të vazhdueshme të cështjeve serioze jetësore i ndjek për tërë jetën. Për një lidhje të gjatë vendosin pas të tridhjetave.

Numri 9



Këta në rini anojnë kah lidhjet me persona më të vjetër në moshë, ndërsa në vitet e mëvonshme mund të tërhiqen edhe nga persona të rinj. Gjithnjë janë në ca kundërshtime, për ta asgjë nuk është tipike. Shpesh zhgënjehen, por kjo gjë nuk le gjurmë të këqija në ta, ata edhe më tej vazhdojnë të kërkojnë lidhje dhe trazime të reja./femra
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi