Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

A kemi secili një kopje të dytë?

Shko poshtë

A kemi secili një kopje të dytë?

Mesazh nga Anakonda prej Mon 23 Feb 2015 - 23:07


Në universë të tjerë, shumë të largët prej këtu, janë kopjet e përsosura të të gjithëve ne. Dhe po lexojnë këtë artikull.
Shumë larg prej këtu, në një galaksi që i ngjan shumë Rrugës së Qumështit, ndodhet një yll që i ngjan shumë Diellit. Dhe në planetin e tretë të këtij ylli, një lloj binjaku i Tokës sonë, jeton dikush: ti. Jo vetëm “ngjan” identik me ty, por është plotësisht i tillë. Dhe në këtë moment, ky tjetri, po lexon pikërisht këtë artikull, këtë resht.

E çuditshme? Eshtë vetëm fillimi. Ka një pafundësi galaksish që ngjajnë me tonën. Që përmbajnë kopje të pafundme të tuat dhe të familjes tënde që kanë bërë, deri në këtë moment, jetë absolutisht identike, duke përfshirë leximin e këtij artikulli apo mëngjesin që keni ngrënë sot.
Ekzistenca e këtyre botëve paralele nuk është vetëm një spekulim filozofik. Nuk varet nga teori të çuditshme si ajo, e frymëzuar nga mekanika kuantike, e multiversëve që binjakëzohen në vazhdimësi. Eshtë pasojë e pashmangshme e teorisë së universit, që sot besohet më shumë prej shkencëtarëve.
Horizonti kozmik
Këta pohime kanë nevojë për një shpjegim. Pika më e largët që ne mund të shohim është larg pothuajse sa distanca që i është dashur të përshkojë drita, që kur lindi universi 13.7 miliardë vjet më parë. Drita e objekteve që janë atje përtej nuk ka mundur ende të mbërrijë deri tek ne. Ata objekte janë përtej horizontit tonë kozmik. E megjithatë ne e dimë që atje ka diçka. Studimi i rrezatimit të krijuar nga Big Bang duket se konfirmon që universi ka kaluar nëpër një fazë ekspansioni super të shpejtë i quajtur “inflacion”. Dhe nëse ka qenë ky inflacion, është e pashmangshme që përtej horizontit kozmik të ketë vërtetë një sasi të pafundme universësh. Universi që ne shohim është si një tollumbace, përtej universit tonë ka një pafundësi tollumbacesh, të gjitha si e jona, me horizonte që pengojnë të shihet e jona.
Të gjithë këto tollumbace kanë patur të njëjtin Big Bang që kemi patur edhe ne. Dhe secila prej tyre bazohet po në ligjet tanë të fizikës. Megjithatë, kushtet fillestare në disa raste kanë qenë pakëz të ndryshëm dhe kjo gjë solli yje dhe galaksi të ndryshme.
Tollumbace binjake
Pavarësisht kësaj, do të dukej e pamundur që të gjenim në univers ekzaktësisht të njëjtë me tonin. E megjithatë mekanika kuantike na thotë të kundërtën: bëjmë një zoom dhe shohim se universi është “ranor” dhe hapësira duket si një lloj skakiere. Menjëherë pas Big Bangut, universi ynë i dukshëm, “tollumbacja” jonë përmbante vetëm disa “kuti” të skakierës. Dhe kishte vetëm pak hapësira që materia të niste krijimin e galaksive të sotme.
Tollumbacet pranë galaksisë sonë përmbanin një sistemim të materies në hapësirë pakëz të ndryshëm nga yni. Tollumbacet fqinjë të fqinjave tona ndryshonin nga këto të fundit e kështu me radhë.
Por mënyrat e disponimit të materies ishin të fundme. Dhe mes tollumbaceve të pafundme, është edhe një tollumbace identike me tonën. Dhe kjo do të thotë që ekziston një numër i fundëm mënyrash sipas të cilave këto tollumbace janë zhvilluar dhe si është zhvilluar historia në brendësi të tyre. Në të njëjtën kohë, duke ditur që universi është i pafundëm, duhet të ketë pasur histori të pafundme ekzaktësisht të njëjta me historinë tonë plus një numër të pafundëm historish të ndryshme nga e jona.
Përgatitje pa fund


Nëse do të mund të udhëtoje mes universeve, do të mbërrije më në fund në një univers ekzaktësisht të ngjashëm me tonin, deri në detajin më të vogël, përfshirë ty. Megjithatë, të mbërrish deri aty, do të ishte një goxha sipërmarrje!


Max Tegmark i MIT, ka përllogaritur që për të gjetur një kopje identike tënden duhet të udhëtosh pa ndalim për 10 miliardë miliardë miliardë metra. Dhe kjo do të thotë që nuk mund ta gjesh asnjëherë atë tjetrin, që është identik si ti. çdo moment që kalon, universi zgjerohet por kur të jetë zgjeruar deri në pikën që të ketë përfshirë universin e kopjes tënde, të gjithë yjet do të jenë shuar. Duhet thënë që mënyra e vetme për t’u shpëtuar këtyre konkluzioneve është që teoritë më të besuara për origjinën e universit dhe vetë mekanika kuantike të jenë të gabuara.


Je pakëz i mërzitur? Nuk je i vetmi. Kozmologu Alexander Vilenkin i Universitetit Tufts në SHBA ka punuar mbi këto ide për 25 vite dhe ka deklaruar që “nuk më ka pëlqyer asnjëherë të mendoj që ka një numër të pafundëm Alexander Vilenkinësh. Por, fatkeqësisht, është shumë e mundur që kjo të jetë e vërtetë”.


Dhe duhet të kujtojmë që kjo vjen me teoritë më të thjeshta dhe të pranuara për multiversët. Në fakt ka edhe shumë teori të tjera për ta. Për shembull, edhe “teoria e fijeve” parashikon ekzistencën e universeve të tjerë.


Fakti që universi duket se është bërë posaçërisht për ne mund të nënkuptojë që ekzistojnë universe të bazuar në ligje të tjerëtë fizikës. Dhe shprehje shumë të ndryshme të mekanikës kuantike që zhvillohen, me histori dhe të ardhme të ndryshme, përfshirë tënden, në universe të ndarë.
Dhe nëse kjo është e vërtetë ka edhe një univers ku ti mund të jesh kryegolashënues i Serisë A. Tegmark i ka klasifikuar këta multiversë në një hierarki versionesh gjithnjë e më të mëdhenj. Por askush nuk e di nëse, apo se si këto hipoteza për multiversë përzihen mes tyre. Multiversi është një ide në zhvillim, ende pak e përcaktuar. Duhet që të shpërndahet pluhuri për të na dhënë një version më të qartë, si neve, ashtu dhe kopjeve tona të pafundme në universet binjakë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi