Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

JK 2015

Shko poshtë

JK 2015

Mesazh nga Anakonda prej Sun 21 Jun 2015 - 4:36

Ka disa qe nete qe gjithcka cfare me rrethon me kthen tek ty e papritur e gjej veten ne nje dimension te tjeter. Ngadale, asistoj se si muret e dhomes time rrezohen pa zhurme kurse zemra ime cuditerisht ngushtohet gjithnje e me teper e me le pa fryme. Eshte nje proces sa i zakonshem po aq edhe i paevitueshem, e megjithate nuk arrij te kuptoj pse gjithmone me ben te ndihem disi i disorientuar. Ndonese tashme qe muret jane zhdukur e arrij te shoh henen ndjej se si nje shi i imet pikon mbi mua, nje shi i vecante, qe lag vetem perbrenda dhe kthen kete dimension e atmosferen qe ndihet ne te ne me teper asfiksuese. Kujtime te ndryshme me sjellin perpara meje momente, situata diferente, por te shoqeruara gjithnje nga e njejta ndjenje, nderthurje e mrekullueshme e trishtimit, melankolise e nostalgjise, qe e ben me te hidhur se sa gota e konjakut qe kam rrekellyer pak caste me perpara se te fluturoja ne keto treva te panjohura qe nuk di ne i perkasin me teper imagjinates time apo realitetit. Jo, nuk jam i dehur si mund te mendoj dikush prej jush, fatkeqsisht jam totalisht i ndergjegjshem perndryshe nuk do arrija te ndjeja kete shtrengim qe po me le pa fryme ketu brenda ketij gjoksit tim, nuk do te isha duke shtrenguar fort celularin ne tentative ti rezistoj tundimit te te telefonoj ndonese tashme e di qe je duke shtrenguar fort jastekun sic ben gjithnje kur enderron dicka te bukur,e une nuk kam dashur e kurre nuk do te te dua te te prish endrrat, nuk do te kisha deshire te vrapoja drejt shtepise tende e te citofonoja gjithe familjet qe banojne ne rrugen tende e t'iu bertisja se kam nevoje per ty, se kam nevoje te te shoh brenda shtratit tim qe ti fal nates time edhe une nje enderr, qe ti fal jetes time nje agim, qe te jem serish une... Por brenda meje dicka me pengon te rend drejt teje e te te tregoj se ne c'ferr gjendem nganjehere gjate ketyre neteve te mia, me frenon deshiren per te pare ate shkelqimin e veshtrimit tend qe do te thyente cdo brenge ketu brenda ketij shpirtit tim me ate forcen e tij vezelluese. Brenda meje dicka me thote se eshte nje nate si gjithe te tjerat e nuk ka pse te kthehet ne te vecante, prandaj me shtyn drejt sirtarit, te terheq bllokun tim te shenimeve e ti gjej nje mbyllje kesaj skices time..nje mbyllje qe sonte une nuk po arrij ta gjej dot, prandaj po te lutem qe ne se nje dite ti do te lexosh keto rrjeshta ndihmome ti gjejme nje fund ...une e di qe ty te pelqejne perrallat
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31613
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi