Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

EH, SIKUR TË ISHE GJALLË ...

Shko poshtë

EH, SIKUR TË ISHE GJALLË ...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes prej Tue 17 Nov 2015 - 4:16

EH, SIKUR TË ISHE GJALLË ...
 
Prej ditës kur Ti nga jeta, u ndave!
Veç vuan e vajton kjo zemër, pa Ty.
Eh, sikur ... Sikur të ishe ende gjallë ...
E t'jetonim bashkë në paqe, harmoni.
 
Prej ditës kur Ty të mori, vdekjezeza!
Veç më digjet shpirti e mbytem në lot!
Eh, sikur ... Sikur të ishe ende gjallë ...
E t'jetonim bashkë, të dashuruar fort.
 
Prej ditës kur Ti ike, n'botën e përtejme!
Veç më rritet malli, m'i lidh këmb e duar!
Eh, sikur ... Sikur të ishe ende gjallë ...
E t'jetonim bashkë, të dy të përqafuar.
 
Prej ditës kur Ti u nise, udhës së pakthim!
Të mbaj brenda n'shtpirt dhe me Ty, jetoj.
Eh, sikur ... Sikur të ishe ende gjallë ...
E ta ndjeje vetë se sa shumë, të dashuroj.
 
Por Ti, o shpirti im, shtegtove n'botë tjetër!
Përgjysëm i le ëndërrat, dëshirat edhe mua!
Eh, sikur ... Sikur të ishe ende gjallë ...
E të t'puthja në buzë, të të thoja "Të Dua".
 
Eh, sikur ... Sikur të ishe ende gjallë ...
Sikur të mundesha të t'merrja n'parqafim.
Të t'puthja edhe njëher si dikur, në ballë.
E frym nga fryma jote, t'i jepje shpirtit tim.
 
© S. Murati

(04 Maj 2013)
avatar
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi