Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 16:42

First topic message reminder :

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.

Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.

Pjesa dërmuese e anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut .







SHQIPTARËT JAN SI SHQIPET



Në një ndejë në Mal të Zi, Mark Milnai i thotë Ali pashë Gucisë:

- Ju shqiptarët jini sikur dhitë e egra. A i ke parë dhitë e egra, njëra në atë rrëpirë, tjetra në rrëpirën përball thërasin e bërtasin se nuk u rrihet vetëm, por kur bëhën bashkë, të parën punë që bëjnë, godasin njëra-tjetrën në të ballit, veç në këmbë të prapme për të bërë belanë...

Ali pashë Gucia buzëqeshi e tha:

- E more Mark Milani, sa di unë, edhe ti prejardhjen e ke shqiptare, por pasi u bërë malazez “të koftë me sherr kombi i ri...” E për dhitë e egra, po them, e ke gabim!

- Pse e kam gabim?

- Sepse shqiptarët nuk janë sikur dhitë e egra, por janë shqiponja. I ke parë buburrecat? Ata janë të vegjël, qyqar, rrinë bashkë e punojnë bashkë se vetëm nuk ua mban dhe s’ia dalin dot. E shqiptarët sillen sikur shqiponjat. I ke parë shqiponjat në fluturim, i bien qiellit trup e tërthor e askënd se mbajnë afër vetes, sepse ato janë sundimtare të plota të qiellit e nuk ia kanë nevojën kujt për ndihmë.

- Hollë ke qitur Ali pashë Gucia!...

- Jo, s’thashë gjë të re, o Mark Milani! Shqiptarët prej shqipeve e kanë marrë emrin, e mjerë ata që s’kanë ndenjur me shqipe, po janë bërë bashkë me buburrecat!


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:07

TË RROFT JANUZI!



Januzi ishte berber por nuk kishte pas ditur të rruaj hiq. Njëri se kishte ditur dhe kishte shkuar për tu rruar tek ai.

Januziu e mori briskun, doli në oborr e ja nisi për ta rruar. Sa herë i mëshonte me brisk, syri i këtij qitke lot. Nganjëherë Jonuzi i thoshte:

-Ktheju pej drite (n’midis t’oborrit).

Ky i shkreti, që kishte shkuar për tu rruar, duroi sa duroi, e në fund kur u rrua, tha:

-Aman jarabi, pse thonë hallku për shkado sen: “T’rroftë dreqi!” tu kanë me thanë: “T’rroftë Januzi!”.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:07

PO T’RRUEJ EDHE UNË TY



Shaban Baja kishte hyrë tek berberi për tu rruar. Pe sheh berberin që ishte bërë më parruar se myshteriu. Kur u rrua, hoqi me e nxjerr qesen e me ja la paratë, po nuk i kishte qëlluar asnjë metalik. I thotë berberit:

-Qe besa, more mjeshtër, se s’paskna n’xhep asnjë metalik me ta dhanë.

-Ani çka me ba tash? -e pyeti berberi.

-S’di -i tha Shabani -çka me ba tjetër, veç ungju se po t’rruaj edhe unë ty!


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:07


QYASH T’I PRIJSH ASHTU T’DEL



Njëri u takua me hoxhën në mëngjes. Ishte ditë e premte (xhuma).

-Nadja e mirë, hoxhë!

-Nadja e mirë!

-Hoxhë, a ashtë mirë me i ngjitë kitë sot?

-Mirë a.

Sa kalo ai erdhi një tjetër. I tha:

-Hoxhë, a asht keq me i ngjitë kitë sot?

-Keq a, bre bir.

-Po pse i the atij: “Mirë a”, e mue: “Keq a?”

-Ai i prini mirë e i del mirë. Ti i prine keq e t’del keq. Mos gabo kur t’i prijsh se, qysh t’i prijsh asht t’del.



E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:10

UNË KUJTOVA SE PO THUE: “A E PA SHPINONJËN?”



Njëri e merr të birin dhe e qon në mal për t’i parë shtazët e egra se si po jetojnë. Këqyrin e këqyrin dhe dikur e panë një shqiponjë qysh e kish zënë një lepur dhe ishte duke e ngrënë. Pakë më larg e panë edhe një dhelpër që ishte bërë pupërr dhe shikonte. Kur fluturoi shqiponja, dhelpra u afrua te mbeturina e lepurit dhe filloi e po i merr erë e po ja lëpinë gjakun...

Kur i shikuan mirë, plaku e muarr të birin dhe u nis për shtëpi. Duke ecur rrugës, priste çfarë po i thoshte i biri. Masë një copë rrugëtim, djali po i thotë:

-Babë, a e pa dhelpën si e l’pike gjakun?

Babës nuk i erdhi hiq mirë dhe ja ktheu me hidhërim:

-Eu, bre bir, eu! Unë kujtova si po thue: “A e pa shpinonjën si e preu leprin” e jo “dhelpën si e l’pike gjakun”. Se unë kam qef t’bahash si shpionjë...


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:10

QOU NJERI E HA PËRSHESHIN



Ishte zgjuar një i Berishës në mëngjes i mrrolët dhe nis e po pinte duhan. E shoqja ja bëri kafjallin gati, bukë të misrit të ftohtë, e po i thotë:

-Avytu njeri e ha kaftjall e t’shkojmë n’punë!

Ky edhe kur e pa përsheshin me bukë misri, po i thotë:

-Grue, largoma pash zotin qatë përshesh se telashet që i kam unë unë, n’men për bukë s’po m’bjen.

-E pse njeri, çfarë telashesh ke ti? - e pyeti gruaja.

-Qysh bre çfarë telashesh kam: A e di ti që na kanë dek t’part e fisit e m’ka metë fisi n’krye?

Gruaja u kthye e po i thotë:

-Çou njeri e ha përsheshin e dil n’punë, se n’koftë metë fisi n’ty, paskemi marue për shtatqin vjet!


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:10

NJA, VLLA, EDHE ATA SAKAT



Njëri po e pyet një të Gjakovës:

-Sa djem i kie bre jaran?

-Nja, valla, edhe ata sakat.

-Po shka t’mirën ka?

-Kurgja, e pinë duhanin, njanën dore gjithmonë e ka nxanë.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:10

QËLLOFSH TI E JO BABA



Po e pyet djali babën:

-Babë, me u rrah dy te mençur a duhet me ndërhy?

Baba po i thotë:

-Jo djali i jem nuk ke nevojë se të mençurit nuk rrahën.

-Po me u rrah një i mençur e një budalla atëherë a duhet me ndërhy?

-Jo - i tha prapë baba, se i mençuri gjen një shteg dhe lëshon rrugë.

-Po me u rrah dy budalla?...

-E aty djali jem qëllofsh ti e jo baba.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:10

NJERIU I KEQ NUK I BAN DAM SALL VETES



Kishte qenë zakon në një vend, kur dikush bënte ndonjë punë të keqe, nuk e qortonte kush, po thoshin : “Gjithsecili berr virret n’kambë t’veta”.

Një ditë prej ditësh, njërit i mbushet kupa me ato fjalë dhe shkon e ta blenë një dash. E merr dashin, e pret, e rrjep dhe e varë në një lis. Pas disa ditësh filloi mishi i dashit të prishet (qelbet) dhe të kundërmoj aq shumë sa që e “qelbi” gjithë qendrën e atij vendi. Njerëzit u mërzitën dhe u mblodhën e shkuan e po i thonë:

Hiqe aq dash prej këtuhit se na more n’qafë prej erës s’keqe.

Ai u përgjigj:

- Shka po ju banë dashi? Ai asht i varun n’kambë t’veta? Ju vet po thoni: “Gjithsecili berr varet n’kambë t’veta”. A po e kqyrni pra që ky dash, edhe pse i varun n’kambë t’veta, po e qelb krejt qarshin. Ashtu si ky, edhe njeri i keq nuk i ban dam sall vetit, po krejt miletit.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:11

KALI I KA KATËR COPË EDHE HA DAJAK PËR DITË



Një familje kishte ndërtuar një shtëpi të re, dhe, si ishte zakon, dëshironin ta varnin dhe një patkua kali mbi derë, si simbol që sjell fat dhe mbarësi. Por, para se me e vendos patkoin, menduan se është mirë me shkua me e pyet edhe Hoxhën e fshatit, si njeri i respektuar dhe me e marr edhe mendimin e tij.

Shkuan në Xhami tek hoxha dhe po i tregojnë për dëshirën e tyre.

-Çfarë more?! Doni me varë patkoin e kalit mbi derë t'shpisë a?

E pse? -i pyeti hoxha.

-Po thonë se o sevap o hoxhë. T ‘hecin punët mirë e marë kur e var ni patku mbi derë.

-Sa budall që jeni! -po u thotë hoxha, -po kali i ka katër copë si ato edhe ha dajak për ditë, e ju po doni me ju hecun puna mirë e mbarë me nja.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:11

FAJIN E KA BABA QË SE KA ZGJEDH NANËN



Një plak, dikur, bartte ujë më kënata. Sapo arrinte në breg... një fëmijë shkonte dhe ia zbrazte kënatat... Plaku i urtë e i mirë nuk i bënte asgjë. Shkonte prapë që t’i mbushte me ujë.. 1 herë, 2 herë, 3 herë... Të katërtën herë Plaku e pyeti fëmijën:

-I kujt je bre djalë i mirë...

-I filan fistekut... përgjigjet fëmija!

-A e din çfarë babë të mirë ke e ti po bën këso sherresh?

-Nuk kam faj unë axhë, fajin e ka baba që se ka zgjedh nënën...


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:11

S’PATA QARE PA RREH MAGJUPIN SE MA PAT RREH ASLLANIN



Kishte qëlluar Ramadan Shabani në një odë të burrave, por aty kishte qenë edhe vëllai i tij, Asllani.

Dhe Asllani (vëllai i Ramadanit), jo bash i mençur, kishte pas folur shumë.

Veç fliste se si i kishte rrahur njerëzit, duke u paraqitur kështu trim i madh.

Dikur i thonë burrat Ramadanit:

-O Ramadan Shabani, e paske vllaun trim t’madh! Paska rreh shumë njerëz! Po ti Ramadan a ki rreh naj njeri?

-Ramadani po u thotë:

-Po, unë e kam rreh ni herë ni magjup.

-Qysh Ramadan me rreh magjupin... ti burr pleqnar?

-Ehhh more burra! S’pata qare pa rreh se ai magjupi ma pat rreh qet Asllanin, tha Ramadan

Shabani.

Asllani uli kokën e nuk ju dëgjua zëri ma.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:12

UJKU VEÇ MERR E S'LE KURGJA



Kur i kish pas ra njërit ujku në torishtë, bërtitke:

-Ujku more heeejjj!...

-Oooouuuu, çka u ba, more?

-Më ka ra ujku o heeejjj.

-A la, a muer gja?

-Po, a je në mend heejjjj? Ujku veç merr e s'len kurrë kurrgja.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:12

PO DËGJOI ÇKA NUK KAM DËGJUAR, DHE PO SHOH ÇKA NUK KAM PARË



“Një plak ishte ulur buzë rrugës dhe po shikonte kalimtarët e rastit që po kalonin aty pari. Dy mëzo burra, tek po kalonin aty pari e përshëndesin plakun dhe po ulën pak pranë tij. E ndezën nga një duhan dhe njëri nga ta po e pyet plakun:

-Mixhë, a je lodhur, a si po ia kalon?

Plaku i mbetur vetëm po i shikon e nuk po iu përgjigjet fare!

Tjetri, po i thotë, shokut të vet:

-Po ti lëre he burrë, a nuk e sheh se e paskan lënë veshtë.

Ai, prapë po i thotë:

-Mixhë, a po dëgjon, a po sheh?...

-Po, mor bijtë e mi - ua ktheu plaku:

-Po dëgjoi çka nuk kam dëgjuar, dhe po shoh çka nuk kam parë, kurrë më parë në jetën time!


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:12

SHKA ASHT HALLALL?



Njëri po e pyet hoxhën:

-Hoxhë, shka asht hallall?

-Çdo gja qi fitohet me njerës, asht hallall.

-Eh, hajër bafsh qi m’kallxove, bre hoxhë, se pramë e kemi vjedhë me bacin ni bletë e jemi kanë ba ujë pi njersve. Masi tek jemi njersë, hallall e paskemi, -tha edhe shkoi n’punë t’vet.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:12

KOT KËRKON NATËN ATY KU NUK MUND TË GJEJ UNË AS DITËN



Shkrimtari i madh Francës Honore de Balzak, siç e dimë, tërë jetën ishte ballafaquar me probleme financiare dhe kurrë i shkreti nuk kishte pasur para.

Një mbrëmje, derisa Balzaku po flinte, kupton se në banesë i kishte hy një hajdut dhe po kontrollonte nëpër dollap. Duke mos mundur të përmbahet, Balzaku fillon të qesh me të madhe. Hajduti i habitur nga kjo skenë por edhe pak i frikësuar, ashtu spontanisht po e pyet:

-Çka këtu për të qeshur?

Balzaku, duke qeshur vazhdimisht shumë këndshëm, po i thotë:

-Qesharake është, se aty ku je ti duke kërkuar para natën, unë nuk kam mundur t’i gjejë as në pikë të ditës! - dhe vazhdon të qeshet edhe më tej.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:12

DJATHI I NJELMËT



Një fshatari një natë ia vodhën djathin. Të nesërmen ai shkoi te kroi e po ruante. Atypari kalojnë do burra e po e pyesin:

Çka po ruen k’tu, o mik?

Ma ka vjedhë dikush djathin e po e reuj.

Shko, more mik, e bjeri mas nëpër katun e kshyr kush ta ka vjedhë e mos prit kot k’tu!

Jo, jo, s’ashtë nevoja. Po e pres qitu, se i kam qitë shumë kryp djathit e qitash vjen me pi ujë tu kroni ai qi e ka vjedhë.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:13

MA MIRË TË M’HANË DREQNIT E MI



Një fshatar shiti tokë e shtëpi në Arllat e shkoi e zuri vend në katundit Lloznicë. Qëndroi nja dy vite e nuk mundi të bëhet rehat as aty. E shiti edhe aty tokën e shtëpinë e u kthye prapë në Arllat. Një plakë po e pyet:

-Pse e pate lshue Arllatin e dole n’Lloznicë?

-Pse m’u paten lye me m’hangër pesqin dreqën.

-Po pse s’nejte n’Lloznicë e erdhe prap n’Arllat?

-Se atje i gjeta nimij dreqën e thashë: “Ma mirë le të m’hanë pesqin dreqnit e mi”, edhe u ktheva prap n’Arllat.


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Aristogata prej Sun 27 Dec 2009 - 17:13


PSE S’PO M’VETNI PËR RRAFSH?



Një plak i urtë ishte pas nisur për rrugë. Rrugës po takohet me disa udhëtar të tjerë dhe gjatë bisedës këta po e pyesin:

-O mixhok, a kie ma qef me hecë përpjetëz a teposhtës?

Plaku po e quar kokën po iu përgjigjet:

-Lanet i koftë njanës edhe qetrës! Po pse s’po m’vetni për rrafsh?





E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!


Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi: made in albania
Postime Postime: 47911
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 11/03/2009
Mosha Mosha: 22
Hobi Hobi: poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Anakonda prej Thu 7 Jun 2012 - 7:12

DIKUSH HIQ E VUAJ, DIKUSH PUTH E DUAJ




Njëri prej Tushilës ishte i varfër e i vetëm.


Fejohet me shumë mundime i shkreti, se të varfëritë,
si gjithkund, bartin peshën e rënd të jetës.


Gëzohet shumë për fejesën dhe nis ta çezojë nusen.
Merr para hua dhe blen pambuk e qo te nusja. Ço mëndafsh, lesh... e
gjithfarë harxhesh që i duheshin për çejzin e nusërisë.


“Ore, - i thoshin, - je pak i hollë prej takatit,
ndale dorën se këto para që po i merr hua, një ditë duhet kthyer!”


-
Veç le të çejzohet mirë nusja se unë punoj. Punoj e fitoj dhe, një
ditë, edhe borxhet i kthej.


Zgjati kjo punë, po, nja dy vjet e tepër.


Erdhi koha. Nusja kishte bërë çejzin gati. Ishte
caktuar edhe ditën e dasmës, u nda vadja.


Pikërisht kur u nda edhe vadja, çohet një Smakiç i
Arbrisë e t’i grabitë nusen me krejt çejzin e gatshëm.


Ky i shkreti ra për tokë: ta vriste Smakiçin, nuk
ishte punë që bëhej, të zinte nuse tjetër - ruajna zot, se ishte i mbytur në
borxhe deri në fyt.


Mbeti edhe pa nuse, edhe duhej punuar ditë e natë për
t’i kthyer borxhet.


Nuk shkoi gjatë e i doli kënga:


Dikush hiq e vuj,


Dikush puth e duj!

Anakonda
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi: Burrel
Postime Postime: 28579
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011
Mosha Mosha: 18
Hobi Hobi: Formuxhie

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Anakonda prej Thu 7 Jun 2012 - 7:13

ZOR ME U PASUNUE E SHPEJT ME U FIK




Një herë e pyesin një të pasur:


-
Allahile burr, a na kallxon drejt, a hoqe zor deri sa
bone shpi e pasuni kaq të madhe?


-
Vallahi more burra, masi po m’vetni, për t’drejtë t’zotit due me
ju kallxue. Derisa e qita shpinë në t’temel e u ktheve marë e u pasunova,
kom hek boll! Sa me e pasë shty ni guri t’madh me gjyks e me e qitë në
maje t’bjeshkës.


Masë do kohësh, meshkuj e asaj shtëpie u ndanë, se nuk
shkonin mirë njëri me tjetrin, e ky i pasuri u fik.


Shkonin prapë njerëzit me e pa, se i kishte pas
ndihmuar shumë të varfëritë, e po e pyesin:


-
Allahile a na kallxe drjetë? Sa shumë mall ke pas, qysh u fike kaq
shpejtë, e a hoqe zor?


-
Po ju kallxoj bre burra. Qysh kam pasë hekë zor me u ba shpi - me
qitë me gjoks atë gurin n’maje t’bjeshkës, tash s’pata anevoj hiq me u
mundue, se ai guri i madh u rrotulle meniherë vet e ra n’fund të bjeshkës.
Qaq shpjet jam fik.

Anakonda
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi: Burrel
Postime Postime: 28579
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011
Mosha Mosha: 18
Hobi Hobi: Formuxhie

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Anakonda prej Thu 7 Jun 2012 - 7:13

MENDJA E MADHE





Në një kuvend të burrave, hyri me pakë vonesë
edhe Shaban Hoxha i Isniqit. Ishte vonuar pak dhe, natyrisht, plakun e
mençur e pret kuvendi.


Mirëpo, një mendjemadh i Strellcit, me mustaqe
të holla si bishti i miut, që ja kishte mbushur mendjen vetes se e ka vendin
në kuvend të burrave, i hidhëruar pse kuvendi po e respektonte Shabanin,
mezi priste që t’ia thoshte ndonjë fjalë.


Shaban Hoxha u rahatue në kullë. Ia sollën edhe
kafen.


Njëri prej pleqve në kuvend tha:


-
Fol diçka Shaban Hoxha!


Ende pa e çelur gojën Shabani, ai mendjemadhi ia
priti:


-
Çka ka me fol Shaban plehu që vonohet në kuvend të burrave?


Të gjithë u prekën. Ai plaku që i tha Shabanit
më parë “fol diçka”, u zu ngushtë, por foli:


-
Mos u hidhëro lum Shabani, se është martue rishtas dhe e ka pak veten
n’qejf?


-
Jo - tha Shabani Hoxha, -nuk hidhërohem. Plehut ia sheh hajrin
dikush, se plehu e rrit bimën, e mendjes së madhe, pasha zotin, kush mbi dhe
hajrin deri sot s’ia ka pa!

Anakonda
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi: Burrel
Postime Postime: 28579
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011
Mosha Mosha: 18
Hobi Hobi: Formuxhie

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Anakonda prej Thu 7 Jun 2012 - 7:14

AI S’ASHT MSUE ME DHANË




Një zemërngushtë (tahmaçar) kishte pas ra në ujë e
donte me u mbytë, se nuk kishte pas ditur not. Qëllon njëri atypari e i
thotë:


- Ama dorën, bre burrë!


Një tjetër, që e kishte pas njohur këtë zemërngushtin,
ia kthen këtij:


- Ai nuk asht msue me dhanë, por veç me marrë e thuj:
“Ha dorën!” e jo ama dorën, n’dash me e pshtue paU MYTE

Anakonda
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi: Burrel
Postime Postime: 28579
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011
Mosha Mosha: 18
Hobi Hobi: Formuxhie

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Anakonda prej Thu 7 Jun 2012 - 7:14

MATE PUNËN E UJIT SE...





Bajram Selimi i Uçës shkon tek miqtë në Kërninicë. Për darkë
miqtë po bien reçel.


Duke e trazuar reçelin (duke i qitur ujë), i zoti i shtëpisë
i qetë ujë pak si shumë. Edhe duke i qitur ujë, po e pyet Bajramin:


-
A t’qes ma?


Bajrami po e sheh që nuk është kah i ndalet dore e që
nuk është më hajri i reçelit, se u mbush me ujë, po i thotë:


-
Valla bre mik, mate punën e ujit - a ki a s’ki, se reçeli, me nerë me
thanë u ba m....

Anakonda
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi: Burrel
Postime Postime: 28579
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011
Mosha Mosha: 18
Hobi Hobi: Formuxhie

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Anakonda prej Thu 7 Jun 2012 - 7:15


PA LËSHOJE MA TË MADHE, BRE BURRË!

Ishte nisur një malësor për Gjakovë. Rruga e gjatë dhe e kishte
marr uri e madhe. Afër Gjakovës e takon një bashkëvendës. Po e pyet atë:
- Ku ke, bre burrë?
- N’Gjakovë.
- A kish bukë n’Gjakovë? - po pyet prapë malësori, e prej urisë
së madhe, e kishte zënë frika, se nuk do të gjente bukë atje.
- Kish boll bukë, besa, - ja kthen bashkëvendësi.
- A ishin t’mdhaja buk’t? - po e pyet prapë malësori, se prej
urisë së madhe mendonte se nuk do i dilte një bukë e tërë.
- Bajagi t’mdhaja ishin.
- Pa banma me shej ni bukë qitu n’tokë, ta shoh sa janë t’mdhaja.
Ky mori një gur e fillon ta bëjë një rreth në tokë, përafërsisht
sa ishte një bukë e furrës.
Malësorit iu dukë i vogël ai rreth, ngaqë kishte uri, e po i
thotë atij:
- Pa lshoje ma t’madhe (bukën), bre burrë!
- More, unë po e lëshoj t’madhe sa Fusha e Bajram pashës, po
s’pe lshon furrunxhija se!

Anakonda
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi: Burrel
Postime Postime: 28579
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011
Mosha Mosha: 18
Hobi Hobi: Formuxhie

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

Mesazh nga Anakonda prej Thu 7 Jun 2012 - 7:15

A
JE TUJ PRITË SURLET ME KRISË?


Ishte kohë ramazani.
Tri-katër copë katundesh në Kabash të Prizrenit kishin pas bërë ramazan me
një tupan. Ndërmjet atyre katundeve kishte qenë një kodër, Murlan e kishin
pas quajtur. Për kohë të iftarit dilte në majte të kodrës tupanxhiu me
rrahë për iftar.



Hoxha kishte pas shkuar tek njëri në Kabash dhe
pritshin të bëhet iftar, pasi të gjithë ishin të uritur. I murrën orët e po
i vendosin përpara me shikuar kohën. Një djalit të shtëpisë i thanë:


- Del n divanhane e vëzhgo! Kur t’krisin tupanat,
na kallxo e t’bajmë yftar.


U bë koha e yftarit e djali nuk po lajmëron gjë.
Këta të lodhur e të uritur po i ja lëshojnë një zë djalit:


- O djalë!


- Hoj! - Përgjigjet ai.


- A krisën more tupanat a shka u bo?


- Qe besa, more babë, ni tupan krisi qatje
n’kodër...


- Po shka dreqin je tuj pritë. Me krisë edhe
surlet a? Ramazani s’ka surle. Pse s’erdhe me na kallxue?

Anakonda
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi: Burrel
Postime Postime: 28579
Gjinia Gjinia: Female
Anëtarësuar Anëtarësuar: 02/12/2011
Mosha Mosha: 18
Hobi Hobi: Formuxhie

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi