Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Stoli i dashurise.

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Stoli i dashurise.

Mesazh nga qershicka prej Sun 10 Jan 2010 - 12:04

First topic message reminder :

Mbremje!Mbremje e bukur vere,ku njerezit shetisin te gezuar,krah per krah me bashkeshortet,shoket ,shoqet e miqte.Kisha vendosur me ne fund te dilja dhe une.Isha e trishtuar,e lene mbas dore,e braktisur pasi i dashuri im ishte divorcuar nga une.
Arsyeja?Kot fare,dashuria jone shteroi,mjaft u dashuruam,tani dua te jem i lire,te jetoj jeten time si dua une,pra dua te jem i lire...
C'paradoks?! U mundova t'i kerkoj arsyet e kesaj ndarje,t'i kerkoj arsyet objektive,t'me mbushte mendjen se ku kisha gabuar,s'isha ne nivelin e duhur a ku s'i isha pergjigjur deshirave te tij,por me kot...I dashuri im ishte i vendosur se dashuria jone ishte zbehur,ishim ftohur dhe nuk mund te vazhdonim me...
Eh!C'mund te beja une?Me cfare mund te kundershtoja une ?Me forcen e vajzes?Me forcen e atyre qindra e qindra vajzave qe braktisen si pa te keq nga te dashurit e tyre?Mendojne valle se cfare bejne ata?Jo,nuk mendojne se vyshkin me qindra lule,petalet e te cilave i rrezojne ne toke ku arrijne edhe te shkelen me kembe nga qindra udhetare te ndryshem...U bera shume pesimiste,shoqet me flisnin,sidomos shoqet e mija te dhomes.Me qendronin shume prane dhe me benin moral duke u munduar te me mbushnin mendjen se isha akoma nje gonxhe e pa celur mire dhe do te lulezoja perseri....Arriten t'me mbushin mendjen per te dale shetitje se bashku ne bulevardin e bukur dikur te endrave te mija...
Dola nga konvikti,ngadale ngadale hyra ne bulevard dhe per cudi nuk mund te perqendroheshadot,nuk ktheja pershendetjet qe merrja nga shoket,shoqet ndoshta edhe nga ndonje i aferm i cili habitej me indiferentizmin tim...Por mendja ime punonte vetem ne nje vend.A do ta shihja valle ate?A do te merrja pershendetjen e tij?O,Zot, si do ta dalloja silueten e tij te cilen kisha kohe pa e pare?Ne nje segment te caktuar te bulevardit,afer hyrjes per ne parkun e bukur te dashurise une ecja e ecja dhe papritur kthej koken majtas per te pare dhe per t'u perqendruar tek nje stol...
Uh,c'zagushi e madhe ishte sonte!Darka ose mbremja me mire ishte e qete,ajri i parkut i paster,por une nuk e di pse paskam nje siklet kaq te madh.Rrahjet e zemres sikur m'u shtuan dhe kembet po i hidhja instiktivisht....Ato drejtoheshin vetem majtas per te arritur tek i bukuri stol ku ishin shlodhur me dhjetra here ne nete si kjo dhe ne nete te tjera me ere e shi .Eh i dashur!Po ate nate kur tufani uturinte rreth parkut te kujtohet?Ne te dy te ulur tek ky stol dukej sikur e sfidonim ate dhe ashtu te dashuruar ne qeshnim te lumturuar.E sfidonim ate sepse krahet e tu te fuqishem me shtrengonin fprt fort dhe nuk kishte tufan te na ndante...Te pakten keto fjale degjoja nga goja jote ne ato nete me hene e magjike.O ,Zot!Hedh syte tek stoli dhe oh...per cudi,per ironi te fatit tim shoh ate...po,po ate te dashurin tim.Ferkoj syte se mos kushedi rastesisht me jane veshur nga sikleti qe kam dhe mbledh forcat e perqendrohem...Nuk eshte alibi,eshte ai ,po ,po dhe jo vetem...Ja pra kush na qenka ne mes qe dashuria jone u zbeh.Ja nje dashuri e re paska pushtuar zemren e zemres sime.E shkreta zemer!Po si mund ta durosh kete gje valle?
Dhe tani vertet ndjej nje keputje te pergjithshme,nje humbje ekuilibri dhe i varem shoqes sime ne krah...
Kjo ishte goditja ime e dyte.Kjo ishte ...ishte ...vdekja ime.Me dukej sikur te gjithe yjet e qiellit po binin para syve te mi...
Po kush ishte valle ajo qe zuri vend ne zemren tende? E ,kushdo qofte ,eshte dikushi,dikush me e afte se une qe pushtoi te dashurin tim.
Lufte ndjenjash,lufte mendimesh, hamendjesh e pse jo edhe xhelozie
Duke soditur stolin tim me ato dy silueta siper tij mendoja...Do te kete jetegjatesi kjo dashuri e lindur apo prape ne brendesine e saj do te kete zhgenjim,do te kete nje tradheti te trete?Do kete tradheti dhe nje tjeter do zere vend ne zemren e tij?Mos i dashur,mos keshtu...tani besoj premtimet qe me beje mua po ia ben asaj...dhe ajo te beson...
Me lendove,me kepute pa celur mire ,me plagose zemren,por dije mire se nuk me humbe shpresen...
Diku ne kthim,degjoj tingujt e nje kenge shume te preferuar,tinguj te cilet vinin nga nje ze i ngritur i nje manjetofoni,valet ete cilit nepermjet zerit melodioz te Manjola Nallbanit ,percillnin tek une vargjet e bukura...
...dhe pranvera serish do te vije
...e ,do te sjelle tjeter dashuri...
avatar
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1533
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 65
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Re: Stoli i dashurise.

Mesazh nga Anakonda prej Sat 25 Mar 2017 - 10:33

Sot esht hija e vdekjes.
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31612
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 22
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi