Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Shko poshtë

Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Erika prej Tue 26 Jan 2010 - 3:58

Kurmerr penën në dorë të shkruash për personalitete dhe figura të shquara si ajo e Dritëro Agollit, padyshim që përgjegjësia morale dhe ajo sociale, nuk të lejon të anashkalosh karrierën dinjitoze të këtij shkrimtari LEGJENDË, skalitësit më origjinal të fjalës shqipe. Dritëro Agolli lindi më 13 Tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa ato të mesme në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta për gazetari në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad (Shën Petërburg), Agolli rikthehet në atdhe. I “armatosur” me dije dhe ndjenja kontribuese, fillon të ofroj shërbimet e veta në redaksinë e gazetës së përditëshme “Zëri i Popullit”. Pasioni dhe dashuria për letërsinë, ishin shfaqur që herët në jetën e gjimnazistit të atëherëshëm, dhe shkrimtarit të ardhshëm. Shumëllojshmëria e veprave të Agollit, por e bazuar gjithëmonë në një stil unik, e diferencojnë atë nga të tjerët, duke e renditur kështu midis penave më të shquara që sot kemi. Tipar kryesor i shkrimeve të Agollit është thjeshtësia, por e ndërthurur bukur dhe mjeshtërisht, pa e shndërruar veprën në rrëfim apo tregim të rradhës. Bota letrare e Agollit përfshin një gërshetim personazhesh të jetës së përditëshme me ata të cilët mendojnë se janë superiorë. Agolli hyri në zemrat e lexuesëve si poeti i shpirtit, i cili brenda çdo vargu që shkruante, të “detyronte” ta lexoje me endje. Kush mund të qëndroj pa u emocionuar duke lexuar këto vargje të dala nga thellësia e shpirtit të sinqertë të Agollit tone?!
Ketu s’ do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.



Dhe neper udhet ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.



Ti do trishtohesh atehere,
Se s’do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.



Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje



Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.




Vepra… më e shquar e Agollit është “Nënë Shqipëri”, brenda të cilës protagoniston figura e atdheut me aktet heroike dhe tradicionale, Agolli përshkruan ashtu siç vetëm ai di, vështirësitë me të cilat u përballë, por dhe vendosmërinë që tregoi për të mposhtur çdo pengesë dhe armik. Ajo çka vërehet në shumë vepra të Agollit, është ndjenja patriotike dhe mbështetja absolute e saj. Më pas, vijuan dhe vepra të tjera të shkrimtarit, të cilat u pritën po me të njëjtën ngrohtësi dhe interes nga publiku i gjerë si p.sh “Njeriu me top”, “Fjala gdhend gurin”, “Trëndafili në gotë” etj. Ndersa romani me permbajtje satirike “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” u shndërrua në objekt diskutimi, jo vetëm nga lexuesit e thjeshtë, të cilët kishin arritur të mësonin përmendësh pothuajse të gjitha dialogjet që shtjelloheshin brenda kryeveprës me esencë ironike, por dhe nga letraret e tjere, te cilet e vleresuan dhe e lartesuan maksimalisht vepren në fjalë. Urtësia e këtij dijetari, nuk e lejoi kurrë të implikohej në çështje të cilat mund ti falnin një sukses të përkohëshëm, por ndoshta dhe një “kryqëzim” të vlerave të veta. I përkushtuar totalisht pas pasionit dhe profesionit të vet, Agolli mbante që nga 1973 postin si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Modestia që gëzon si personalitet e ka mbajtur për shumë kohë larg dritave të ekspozimit publik. I kujdesshëm në çdo hap, zgjedh të shfaqet dhe të jap intervista të rralla. Duke mos e lodhur publikun e gjere me ripërsëritje të rradhës, Agolli ka arritur të fitoj respektin e të gjithëve duke e shndërruar në shkrimtarin nr 1 më të preferuar nga të gjitha grupmoshat. Fjala poetike e shkrimtarit nuk tingëllon vetëm tek të rriturit, meshkujt apo femrat, por si një dallgë tunduese përfshin në ujërat e veta cilindo që ndjen etje për dije…
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : studente

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Єямєℓiиdå prej Fri 15 Oct 2010 - 9:34

Kësaj nate me hënë të vjeshtës

Kësaj nate me hënë të vjeshtës,
dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
hëna duket aty-ketu.

Porsi vetë mendimet e mia,
po më shtyhen ndër mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perëndim s'do të kesh kurrsesi.


Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Єямєℓiиdå prej Fri 15 Oct 2010 - 9:37

I përndjekuri i dashurisë

Unë jam i burgosuri yt,
Rroj me prangat që ti më ke vënë.
Po, çudi, as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë.

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Eshtë rast i pashembullt, ta dish,
Që xhelatin ta puth a ta dua,
I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë.

Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë
Ky burgim sa do zgjasë s'e di,
I përjetshëm do kisha dëshirë!
Veç ti eja më shih në qeli
Të përndjekurit tënd i vjen mirë
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Leo_uk prej Fri 15 Oct 2010 - 9:37

A e dini qe Dritero Agolli ka lindur ne nje dite me Margaret Thatcher?

Poezia ime e preferuar e tij;

Ketu s'do jem,do jem larguar
ne toke i tretur si te tjeret
ne kafenene e preferuar
nuk do me shohin kamarieret.


Dhe neper udhe ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thate
mbi varin tim do rij i heshtur
nje qeparis si murg i ngrate.


Ti do trishtohesh atehere
se s'do me keshe ne dhome gjalle
dhe kur mbi xham te fryje ere
do qash me eren dal-ngadale.


Po kur te jesh merzitur shume
ne raft te librave kerkome
atje do jem i fshehur une
ne ndonje fjale a ndonje shkronje.


Mjafton qe librin pak ta heqesh
e une do zbres do vij pas teje
dhe ti si dikur me mall do qeshesh
si nje blerim pas nje rekeje.
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Leo_uk prej Fri 15 Oct 2010 - 9:38

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Eshtë rast i pashembullt, ta dish,
Që xhelatin ta puth a ta dua,



Vertet mjeshter..
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Єямєℓiиdå prej Fri 15 Oct 2010 - 10:23

Mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari,
Ka rënë në ullishtë mizë e ullirit.
Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dalë nga plisi kërcelli i misrit

Ne ëndërronim të bënim një anije,
Kurkush s'e mendonte më ç'dru do ta ngrinim,
Kishim ndërmend ta ndërtonim me degë hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poçe me verë
Dhe të lundronim në ishujt e Havajës;
Ta pinim verën me vajzat e ishujve në Belvedere,
Zezaku të bënte fresk me fletën e palmës.

Mos vdis se kalit i ra në vrapim një patkua
Dhe nisi ta ngrejë nga dhimbja këmbën e parë;
Kërkojmë patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejmë as nallbanin e marrë.

Ne ëndërronim të shkonim në hipodrome,
në vende të lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali çalon e s'na ha as barin e njomë;
me sy si gota na sheh si të huaj...

Mos vdis, se dielli në oborr e ka shtruar sofrën e madhe
Dhe presim të vijnë vajzat të gjitha,
Të gjitha ato që ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet në driza.

Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh!
Ne ëndërronim një vdekje më të mirë:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim në pikën e vesës.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Єямєℓiиdå prej Fri 15 Oct 2010 - 10:24

Ta mburrim njëri-tjetrin

Pa ejani ta mburrim njeri-tjetrin
Dhe mos kursejmë as fjalë lavdërimi,
T'ia bëjmë shoku-shokut komplimentin
Në caste dashurie dhe pendimi.

Pa ejani dhe ciltërisht të qajmë
Kur vec e vec dhe ku me shoqërinë,
Mëri për fjalët sharëse mos mbajmë,
Se dashuria fqinje ka mërinë.

Pa ejani, dhe gjysmë fjale qoftë
Për ne pendim, pajtim dhe marrëveshje:
Që kush gaboi, më tutje mos gaboftë,
Nese kupton se jeta ka një vdekje.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Єямєℓiиdå prej Fri 15 Oct 2010 - 10:27

Shiu i Marrë

Dikur na bridhte qiejve një shi
Që veç poetët çmendte po t’i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
Poetët u lajthitën pas një nate.

Filluan të kopjonin veç një varg,
Të kishin të përbashkët veç një metaforë
Për shembull: “Jam Homeri, jam bust në park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorë.

Jam rrugë vetëtimash e rrufè
Jam dhe kostelacion në qiell,
Jam rrap me rrënjët pleksur nëpër dhè,
Jam udhëtar që kam në sup një diell…”

Po nga ky shi s’u lag veç një poet
Se ishte fshehur në një pyll të dendur,
Poetët e lajthitur në qytet
E qeshnin dhe i thoshin: “Je i çmendur!”

Dhe u mërzit poeti në vetmi
Se talleshin të çmendurit, poetët,
Dhe luste zotin që të binte prapë ky shi
Që dhe ai të çmendej si të tjerët.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Aristogata prej Fri 15 Oct 2010 - 11:58

Leo_uk shkruajti:Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Eshtë rast i pashembullt, ta dish,
Që xhelatin ta puth a ta dua,



Vertet mjeshter..

Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.




E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!

Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Leo_uk prej Sat 16 Oct 2010 - 23:42

Aristogata shkruajti:
Leo_uk shkruajti:Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Eshtë rast i pashembullt, ta dish,
Që xhelatin ta puth a ta dua,



Vertet mjeshter..

Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.

Bukur.. Me pelqen Agolli, eshte teper i thjeshte ne ato qe shkruan.. me pelqejne gjerat e thjeshta dhe me kuptim.

Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Єямєℓiиdå prej Thu 10 Feb 2011 - 1:58

Dhe sikur.

Dhe sikur ne bote ti mos ishe,
Do jetoja si cdo gje qe jeton,
Vec pa ty kjo bote do levizte
Sic leviz pa ngrohje nje vagon.

S'ma zevendeson ti boten mua,
S'te zevendeson as bota ty,
Por sa boten sigurisht te dua,
Kur jetojme e vdesim tok te dy.


D.Agolli
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Leo_uk prej Mon 14 Mar 2011 - 11:42

Elegji për Qenin
Më dhimsesh qen i vogël! s'pate fat,
Të ktheheshe në oborrin e shtëpisë
U shtrive i përgjakur mbi asfalt
Nga një makinë e egër e pashpirt

E ç'deshe ti që dole shpejt e shpejt
Në mes të rrugës nga një dushk a ferrë?
Njeriu shtyp mikun rrugën kur ia pret
Dhe jo më pastaj një qen qyqar të mjerë!
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Leo_uk prej Mon 14 Mar 2011 - 11:44

Ëndërra të Turpshme

Njeriu sheh ëndrra të tmerrshme në gjumë,
Po sheh dhe ëndrra të turpshme vetmuar në dhomë,
Të tmerrshmet durohen më shumë
Të turpshmet vërtet të tmerrojnë.

Dhe zgjohesh sikur po mbytesh në lumë,
Në lumë të ndytë me gjëra gjirizi e blozë,
Ky turp ka qenë veç turpi i një ëndrre në gjumë,
Megjithatë ta fshish nga ndërgjegja s'ke forcë.
Të mbetet një shenjëz turpi, një gjumë.
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Leo_uk prej Mon 14 Mar 2011 - 11:45

Sikur S'jetoj në Vendin Tim

Më ndodh sikur s'jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.

Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s'ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetën

më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi ato çaste me njëri-tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam ç'të them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshet

I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvish
më bën të qaj si nxënës prapa derës.
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Tonii prej Mon 14 Mar 2011 - 11:45

O Dritero te dua shum kur te lexoj nder vargje e rreshta
te pim nga nje god vere o miku yne i perjetsuar ne fletet e bardha te letres 9999 ah sikur te ish dhe Omar kajami 9999
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Leo_uk prej Mon 14 Mar 2011 - 11:47

Vetmija


E vetmuar ti, i vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ç't'i bësh, nuk dilet tek kjo turmë
Dhe sikur t'i ngjitësh shpirtit vela.

Ja, për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh tek krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.

Dhe këputen ditët si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpëtojmë aspak kësaj vetmie
Dhe nëse na zgjojnë ne treqind gjela.
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Gjeto Gjetani prej Thu 17 Mar 2011 - 1:03


POÇARI

Vajta në Stamboll të bëj pazar,
për kujtim të ble një vazo balte:
- Paqe dhe selam, usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate
Paqe dhe selam, usta poçar!

Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m'u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m'u hap dyqani turk si gropë,
Më erdhi rrotull deti Marmara.

Pa më shau poçari keq turqisht,
Unë e shava shqip e mend i rashë;
Për çudi poçari nuk u ligsht,
Veç dy lot në sytë e kuq i pashë,
Për çudi poçari nuk u ligsht!

Mos u çmend ky turk, ky musliman?
Unë e shaj, ai me duar në qafë!
Poçe tjeter mori në dyqan
Dhe më tha: " Më shaj, për besë, prapë!"
Poçe tjetër mori në dyqan.

Psheretiu si unë: " Jam shqiptar,
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar,
Në dyqan ka vjet që s'e kam ndjerë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar!"

Ikën nga dyqani burra e gra,
Unë e një poçar e tjetër s'kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poçari shqip u fliste,
vazot mbushte deti Marmara...
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 50
Hobi Hobi : leximi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Gjeto Gjetani prej Thu 17 Mar 2011 - 1:04

Fushë - Kosovë

Ah, të çlirohej vetëm me vjersha Kosova,
Unë e çliroja i pari, mua lavdia më ndriste të parit.
Me shpatën e vargut si pjepra do prisja gjokse dhe koka
Dhe flamurin lart do ta ngrija në malet e Sharrit!

Ti qeshte Kosovës vetëm nga vjershat liria dhe fati,
Unë do bëja me vargje kërdinë dhe hatanë:
Në Fushë-Kosovë s'do vritej vetum sulltan Murati,
Do vriteshin katërmbëdhjetë sulltanë,
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 50
Hobi Hobi : leximi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Gjeto Gjetani prej Thu 17 Mar 2011 - 1:04

GJAKU I RASTËSISHËM

Në gjunjët e malit të Sharrit më shkanë këmbët e rashë
Atje ku fillon Kaçaniku i vjetër.
Nga pantollonat e mia më rodhi gjaku im i trashë,
Pastaj e pashë dhe këmbën time të enjtur.

Por kjo nuk ishte diçka për t'u ringjallur paniku,
Se gjëra të tilla ndodhin dhe brenda një oborri të qetë
Çështja qëndron gjetiu: pse ndodhi atje ku fillon Kaçaniku,
Ç'i duhej gjaku i gjurit tim Kaçanikut të rreptë?

Pak gjakra ka parë në gurët e tij Kaçaniku i mjegullt
Në luftëra të tmerrshme ku zgjidheshin rrugët e fatit?
Ky gjaku i gjurit tim s'ia vlente as gjysmën e lekut,
Ndaj s'doja të ishte, - siç ndodhi, - i rastit.

Do desha të ishte e vërtet një gjak Kaçaniku
Dhe s'duhej të ridhte nga shkarja e këmbës së koti!...
Këtë se them aspak me një shpirt romantiku,
E them me bindjen time krejt si gjysherit qëmoti...
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 50
Hobi Hobi : leximi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Gjeto Gjetani prej Thu 17 Mar 2011 - 1:06

NUSJA NGA KOSOVA

Kam dashur t'i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse
Andej nga Kosova në fshatrat e thella,
Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe
Si valë e flamurit tek shpella.

ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra,
Ku rjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj.
Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura,
po veç si qëmoti me kuaj.

Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë,
Me pluhur mbi velo të vinte nusja e nipit tek unë,
me dorën time t'ia shkundja duvakun palë mbi palë
Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.

Dhe s'kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët
Në vatrën time të vjetër sa përralla,
Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër,
Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,

Ku s'merr dot një nuse për nip a për djalë,
Se fisin e ndanë kufiri me dy pasaporta;
Këto pashaporta s'te lënë të marrësh nuse me kalë,
As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta...

kam ëndërruar t'i gjeja një nuse tim nipi të dashur
Në fshatarat e thella andej nga Kosova,
Se s'desha të shkoja në tjetren botë me buzë të plasur,
Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja..
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 50
Hobi Hobi : leximi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga WebMaster prej Thu 17 Mar 2011 - 1:06


Malli per heronjte


S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.


S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.


C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja


Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s'i tund
dhe hesht koridori.


Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta...
Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
Kujdes me fjalen


Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.


Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferia
Kishat e shembura
Malli per heronjte
Kujdes me fjalen
Heshtja




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga WebMaster prej Thu 17 Mar 2011 - 1:07


Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"




Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Gjeto Gjetani prej Thu 17 Mar 2011 - 1:07

UNE DI SHUMË PËR KOSOVËN

Nuk besoj të këndoj si unë asnjëri për Kosovën në vargje,
Dhe s'mendoj të lotojë askush si unë tani për tani.
Unë e njoh Kosovën nga pluhuri i zverdhur në pragje,
unë e gjej Kosovën në pikën e vesës atje në hardhi.

Unë e di si djall dhe lugat çdo gjë në Kosovë,
i di lugët e bujkut, i di stinët kur mbjell e kur korr,
E njoh sërbin dinak me gjarpër në kokë.
Gjarpër që rritën stërgjyshët e sërbit në oborr

Unë e di se ç'mendon malësori i Drenicës,
Minatori i Trepçës e di se ç'mendon,
Unë e di dhe në Vlorë atë lumin ters të Shushicës
se çbën për Kosovën dhe ç'këngë nga Vlora këndon

Unë i di të gjitha dhe s'ka kush më thotë
Se gjoja Kosovën nga larg si poet dashuroj,
Mes Kosovës jam brenda me kokën e ftohtë,
Ndaj Kosovën, si bukën, nga mitet, vërtet çmitizoj...
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 50
Hobi Hobi : leximi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Gjeto Gjetani prej Thu 17 Mar 2011 - 1:09

"I Perndjekuri I Dashurise"

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze

Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua

I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome

Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 50
Hobi Hobi : leximi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Gjeto Gjetani prej Thu 17 Mar 2011 - 1:12

LETRAT

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Kur tretesha e digjesha per ty,
Nga njeri tjetri letrat vinin vone
Kalonte dhe nje muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjalle
Se zjarrin mbanin letrat ne udhetim
Me biciklete a mushke a me kale
Ne vape e shi, debore e thellim.

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim neper dhoma telefone
Dhe ne enderr s'kishte faks dhe internet.

Megjithate me mire qe nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjale e nisur shpejt dhe mund te vriste
Nje dashuri te vjeter , per nje cast.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 50
Hobi Hobi : leximi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Gjeto Gjetani prej Thu 17 Mar 2011 - 1:14

KUJDES ME FJALEN....!

Kujdes me fjalen zonjes me cante,
kudes me fjalen dhe ti zoteri
pushteti i fjales eshte i vecante
gatuan male dhe kakerdhi

Me fjalen rrjedhin perrenj me mjalte
pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen ,zonjez me cante
kujdes me fjalen edhe ti zoteri

Kur fjala nxirret nga buzet jashte
si dallendyshja s'vjen ne shtepi .
Kujdes me fjalen , zonjez me cante,
kujdes me fjalen edhe ti zoteri.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 50
Hobi Hobi : leximi

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Leo_uk prej Tue 18 Oct 2011 - 4:49

bukur.. :)
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 40

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Aяtємιѕα prej Tue 18 Oct 2011 - 4:57

Kur ikja larg, drejt teje vija...Kur vija afer, ikja larg...Per dreq me trembte largesia...Dhe afersia behej çark...
As e kuptoja si te desha...Nje mjegull pus, nje cmenduri...Si nje poet qe shkruan vjersha...Dhe ndez nje shkrepse, i ben hi...
Dhe ndofta kjo ish dashuria...E çakerdisur, kuturu...Per dreq me trembte largesia...Dhe afersia gjithashtu... - ... Dritëro Agolli
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Tonii prej Thu 20 Oct 2011 - 9:35

jet te gjat Driteroit
pervecse shkrimtar ka qen dhe politikan deputet i parlamentit dhe nje Marksist me shume mencuri e urtesi
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Aristogata prej Fri 13 Jan 2012 - 8:55

Dashuri e veshtire

Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
Libri nga gishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire....

Nder poezit e tij me te bukura with love


E nesermja qe te friksonte dje eshte sot!!!!!!!

Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : poezia

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Daku prej Fri 13 Jan 2012 - 8:58

Si artist e respektoj, por politikisht e 10 naj here :P
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Japraku

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Klio prej Fri 13 Jan 2012 - 9:05

Dashuri e veshtire

Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
Libri nga gishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire....

Dritero Agollli eshte vertet nje nga shkrimtaret me te mire qe ka nxjer Shqiperia.....Kjo poezi eshte nje nga te preferuarat e mia
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 24
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga lilars prej Mon 27 Aug 2012 - 3:50

Krevati i Perandorit eshte nje poezi shume e bukur.

lilars
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/08/2012
Mosha Mosha : 63

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Anakonda prej Tue 16 Oct 2012 - 23:55

Njeriu me Top (fragment)



Tregojnë
se plaku Mere njëherë kishte vdekur e pastaj ishte ngjallur. Njerëzit
betohen se kjo që rrëfehet në fshatin Arun, nuk është përrallë, por e
vërtetë si nata. Ai vdiq. Të afërmit e tij u mblodhën, e qanë, e
mbështollën me qefin, e vunë në tabut dhe e morën për ta shpënë në
varre. Binte dëborë dhe ishte ftohtë. Në mes të rrugës që nga tabuti u
dëgjua një zë.
- Allah belaversën! Ç'është ky kiamet e kjo e ftohtë kaq me llahtari! Allah, largoje prej meje Shimbër Jezit Shimbërllarin!
Ara që e mbanin, kur dëgjuan zërin e të vdekurit, u llahtarisën,e lëshuan dhe ia dhanë vrapit. Vetëm xherahu i fshatit Xheladin Durballia që mbante një gunë të madhe, nuk lëvizi vendit.
-
O i madhi i më i madhit, ç'po kurdis me mua shejtan Mulahimi dhe
Jeziti?, - thirri plaku Mere dhe u ngrit, duke shqyer qefinin.
Ai rrotulloi sytë në bardhësinë e ftohtë dhe vuri re vetëm xherah Xheladin Durballinë me këmbë të ngulura në dëborë.
- O hak i madh! Cili është ky? Xherah Xheladin Durballia, apo vetë shejtan Mulahimi?
-Jam
unë xherah Xheladin Durballia, i biri i Xhevatit dhe i nipi i
Abdiresulavziut, - tha xherahu dhe ia hodhi me vrap gunën në supe.
Ashtu
të mbështjellë më gunë e shpuri gjer në shtëpi. E veshi me rrobat që
mbante kur ishte gjallë, i ndezi kandilin dhe e vuri në dyshek që të
vinte në vete. Njerëzit e shtëpisë ishin zhdukur dhe kishin mbetur vetëm
pleqtë e plakat, se kujtonin se gjyshi i madh ishte bërë lugat.Plakut Mere i shërbente vetëm Xheladin Durballia. Ai i tregoi edhe për
ata që kishin ardhur në shtëpi për ngushëllim, edhe për ata që nuk e
kishin ngushëlluar.
- Demek filani e filani nuk më dashkan! - e ngriti kokën nga jastëku plaku Mere.
- Ashtu del, - tha xherah Xheladin Durballia.
- Kush u gëzua me vdekjen time? - pyeti plaku Mere.
- Filani e filani, - tha xherah Xheladin Durballia.
-
O hak i madh! T'i bësh hi, e t'i heqësh zvarë, e t'i shposh në fytyrë e
t'u lësh vrima atyre që s'më duan! O hak i madh! - mallkoi plaku Mere.
Kështu tregojnë e këto nuk janë përralla, po të vërteta si netët.
Gjithë
fshati Arun, e gjithë kazaja ç'merr mali i Kokallës e ç'zë lumi Krak u
habitën me këtë ngjarje të padëgjuar ndonjëherë dhe thamë se tani do t'i
vinte fundi botës. Pastaj njerëzit mësuan, se plaku Mere jetonte me
kandil të ndezur dhe pohuan se edhe fundi i botës nkush e ka kënduar i pari. Kënga thotë:

Ty, mor plaku Mere,
në tabut të vunë,
të xhumanë e zezë
në varre të shpunë.

Po ti seç u ngrite,
thirre nga tabuti,
gjilpëra-gjilpëra
ç'na u bë vuxhuti.uk qenkësh gjë!
Prandaj ngritën edhe një këngë që nuk dlhet se Në tabut të lanë,
këmbët dhè s'u zunë,
Xheladin xherahu,
të futi në gunë.

Xheladin Xherahu,
më t'u thaftë dora,
s'e le plakun Mere
ta hante dëbora.

Xherah Xheladini,
Xheladin xherahu,
S'e solle lugatin,Në tabut të lanë,
këmbët dhè s'u zunë,
Xheladin xherahu,
të futi në gunë.

Xheladin Xherahu,
më t'u thaftë dora,
s'e le plakun Mere
ta hante dëbora.

Xherah Xheladini,
Xheladin xherahu,
S'e solle lugatin,
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Anakonda prej Tue 16 Oct 2012 - 23:57

Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo (fragment)



Nuk
kisha dëshirë të shkoja në asnjë zyrë. Isha lodhur duke ndenjur në
kolltuk para shokut Zylo. Veç kësaj, më pihej një kafe. Kështu që pas
tij dola edhe unë. Hyra në kafe "Tirana" dhe u ula në një tavolinë
përballë dritares. Duke ndenjur i menduar, fillova të qeshja me vete:
"Për mua shoku Zylo është fenomenal. Me shumë njerëz kam punuar. Shumë
njerëzve ua di psikologjinë, karakterin, tekat. Por njerëzit që kam
njohur nuk mund të krahasohen me shokun Zylo. Si do të më shkojë puna me
të, vallë? Më duket se ky do t'i shkruajë vetë referatet dhe raportet.
Unë vetëm do t'i mbledh të dhëna. Të paktën kështu do ta kem më lehtë..." - mendova i ulur në tavolinë. Pastaj, aty
për aty, më ndriti një mendim: "Sikur të shkruaj çdo ditë në një fletore
pjesë nga bisedat me shokun Zylo, pjesë nga fjalimet e tij në telefon
pjesë nga kuvendimet e tij me njerëzit, kjo do të jetë diçka e rrallë.
Po, unë do të merrem përsëri me letërsi! Ta shohë Zenepja se cilat do të
jenë, tregimet më të forta, ato që shkruan Adem Adashi me fejesa e
shfejesa, me burra shpatullgjerë e me hoxhallarë, apo ato që do të
shkruaj unë... "Prapë qesha, por këtë radhë me zë. Por papritur, pas
kësaj qeshjeje, më pushtoi një trishtim i pakuptuar. Në ndërgjegjen time
të dytë vinte jehona e raporteve. Kjo jehonë gjithnjë kështu më ndiqte.
Edhe kur më shfaqej ndonjë gëzim i turbullt, jehona e raporteve
goditëse në muret e ndërgjegjes sime dhe ma shuante këtë gëzim të
pandezur. Edhe te shoku Zylo, - mendova me vete, - nuk do të shpëtoj nga
raportet. Unë i duhem shokut Zylo, prandaj kërkoi të më mbajë pranë. Ta
zemë se për një kohë ai do të më lërë të qetë. Pastaj? - pyeta veten. -
Në mos më ngacmoftë shoku Zylo, do të më ngacmojë shoku Q. Edhe shokut Q
i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkë, do t'i mbajë të gjithaletrat e nxira të futura në dosje të bardha!"
Përsëri qesha si psikopat: "jo, jo, më duket se po lajthit..."

tavolinë m'u kujtua ftesa e shokut Zylo. Sa e priste! Me siguri ajo nuk
i ka ardhur. Kot e pret. Ai e di që nuk i vjen. Edhe sikur të mos i
ketë ardhur, do të thotë se i erdhi, por nuk kishte qejf të shkonte....
Shoku Q. ka rrezik ta lërë mbrëmjen solemne dhe të shkojë në shtëpi të
shokut Zylo (sipas mendimit të tij).
Më erdhi keq për të. Sikur të kisha një ftesë do t'ia jepja. Le të shkonte...
Tek rrija në tavolinë, pashë nga dritarja Bakirin, një nga kolegët e mi. Ai më vuri re dhe u kthye.
- Ne thamë se do të punoje në zyrën tonë; ti e paske punën me shefat, - tha ai.
- U paraqita për herë të parë.
- E, të dha udhëzimet?- Biseduam, - u përgjigja.
- T'i tregoi studimet e para në "prizmin shkencor?" - qeshi ai.
- Folëm për gjëra të tjera, - thashë, pasi nuk doja ta merrja nëpër gojë shokun Zylo.
- Po partiturat e Diogjenit t'i tregoi? - pyeti ai përsëri.
- Jo.
- Çudi! Ai i mban në çantë..., - tha Bakiri duke qeshur.
- Do të merrni një kafe? - e pyeta.
- Asgjë nuk do të marr, - tha ai. - E njihnit mirë më parë shokun Zylo? - shtoi.
- Pak.
- Unë e njoh mirë. Dikur kam pasur mjaft miqësi. Ai kujton se unë tallem me të dhe është larguar, - tha Bakiri.
- Keni qenë edhe më parë bashkë në ndonjë punë?
- Kemi qënë në npërsëri vazhdoi miqësia jonë. Edhe tani kemi njëfarë miqësie.
Heshtëm për një çast. Nga dritarja frynte një erë e ngrohtë. Perdja e hollë lëkundej dhe herë pas here më binte në fytyrë.
- Endrra e shokut Zylo është të emërohet ambasador në ndonjë vend të Evropës, - tha Bakiri.
- E kam dëgjuar, - thashë unë.
Bakiri qeshi.
-
Na tha një ditë se i ishin lutur ta emëronin ambasador në një shtet të
huaj, por e kishte refuzuar, sepse nuk i pëlqente jeta monotone, pa
njerëz të njohur, pa vende të njohura... "jashtë shtetit është mërzi për
njerëzit që janë mësuar mes një shoqërie të madhe", - na tha.
Edhe mua m'u . Bjë klasë në shkollë. Pastaj ai u ngrit në jepte fjalëve intonacionet e shokut Zylo, ai bënte të njëjtat gjeste dhe
të njëjtat lëvizje. Ndofta prandaj shoku Zylo ishte ftohur nga Bakiri.
Nuk ka gjë më të tmerrshme se ta vësh njeriun në pozita qesharake. E
qeshura e çarmatos njeriun. Aristofani me të qeshurat i çarmatosi
perënditë. Bakiri kishte një zakon që kur thoshte ndonjë fjalë me humor,
qeshte me zë të lartë dhe i binte gjunjëve me pëllëmbë, pastaj të
cëmblidhte në krah për të ta tërhequr vëmendjen.
- Po në shtëpi të tij ke qenë? - pyeti ai dhe më cëmbidhi në krah.
- Jo.
-Do të shkosh e do të kënaqesh, - tha Bakiri duke mbyllur njërin sy.
- Pse?
- Nuk të tregoj asgjë që të mos e humbasësh kuriozitetin. Vetëm kur të shkosh më merr edhe mua, - tha dhe u ngrit.
- Rri! Shpejt është.
- Po dal, Demkë.
Mbeta
vetëm në tavolinë. Mendja më shkoi përsëri te shënimet që duhet të
mbaja nga jeta e shokut Zylo. Por në çast m'u thye zemra. Kujtova
"Tartarinin nga Taraskona" të Alfons Dodesë dhe mendova se shënimet e
mia do t'u ngjanin atyre që ishin shkruar në atë libër të zgjuar.
"Njerëzit do të kujtojnë se unë kam imituar përgjegjësi. Megjithatë,Tartarinin nga Taraskona", - thashë me vete. Pastaj prapë u qetësova.
"Tartarini nga Taraskona" është shkruar shumë më vonë nga "Don Kishoti" i
Servantesit dhe "Panairi i kotësive" i Tekerit, por Dodenë nuk e
akuzojnë se ka imituar këto dy romane të famshme.
Pas këtyre
mendimeve u ngrita. Kishte kaluar mesi i ditës. Edhe gruaja duhej të
ishte kthyer nga puna, prandaj u nisa dalëngadalë për në shtëpi.
Kur hyra në dhomë, pashë në tavolinë një zarf, mbi të cilin ishin shkruar: "Shoqes Zenepe".
E hapa dhe nxora që andej një letër të trashë të lëmuar. Ishte një ftesë.
Me ftesën në dorë hyra në kuzhinë. Gruaja po hidhte gjellën në pjatë.
- Ftesë për në mbrëmjen solemne? - pyeta.
- Pse çuditesh? Vetëm ti që shkruan raporte ke të drejtë të shkosh nëpër mbrëmje solemne? tha ajo me një buzëqeshje dhelpërake.
- Çuditem se si nuk i erdhi një ftesë e tillë shokut Zylo, -thashë unë...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi