Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Shko poshtë

POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Sun 12 Apr 2009 - 9:23

Brahim Avdyli
Brahim (Ibish) AVDYLI ka lindur më 1960 në fshatin
Morinë të Malësisë së Gjakovës. Që në moshë të re u dha pas dy
prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë
dhe bashkimin e popullit shqiptar. I përket brezit të fundviteve të
shtatëdhjeta dhe fillimit të të tetëdhjetave të letërsisë shqipe.
Pas
përfundimit të gjimnazit „Hajdar Dushi“ në Gjakovë i filloi studimet në
fakultetin teknik, dega e arkitekturës. Nga shtrëngesat ekonomike dhe
politike të organeve të pushtetit titist jugosllav u detyrua të
emigrojë në Zvicër. Më vonë, si student me korrespondencë në fakultetin
filologjik vijoi studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe.
Prej
vitit 1979 punoi vetmohueshëm për afirmimin e çështjes kombëtare
shqiptare dhe mbështeti veprimtarinë atdhetare të emigracionit politik.
Ka
botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera
politiko-organizative. Gjatë viteve 1990-1995 ka udhëhequr revistën
„Qëndresa“ në Zvicër.
Brahim Avdyli qe ndër të parët që u vu në
krahun e luftës çlirimtare dhe argumetoi fuqishëm domosdoshmërinë e
organizimit të saj. Shtëpia e tij në vendlindje, në Morinë të Gjakovës,
u shndërrua në bazë të rëndësishme të UÇK-së, ndërsa i vëllai, Sadri
Avdyli, ishte Komandant i Përgjithshëm i Shtabit Lokal të Morinës.
Njësiti i Morinës dha një kontribut të lakmuar në luftën çlirimtare.
Pas rënies së Morinës, autorit iu dogj biblioteka personale dhe shumë
dorëshkrime. Ndër të tjera vlen të përmendet drama „Gremina“, romanet
„Buka“, „Mjegulla“ dhe tregimet e shumta.

Pos botimeve në periodikun shqiptar ka publikuar këto përmbledhje:

Në hijen e Alpeve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983
Buka e kuqe, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990
Kur zgjohet Dodona, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992
Pasqyrë e përgjakur, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994
Klithje nga fundi i ferrit, poezi, Onufri, Tiranë, 1997
Gjuha e dheut tim, poezi, Albin, Tiranë, 1999
Klithje nga fundi i ferrit, botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000
Baraspesha e humbur, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003
Vragat e një kohe, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005
Lëvozhga e vdekjes, Faik Konica, Prishtinë, 2007.
Setele Vesniciei/Yjet e Përjetësisë, BKSHR, Bukuresht, 2008

Është i prezentuar edhe në këto libra:

Rrjedhë e lë gjurmë, poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983
Nebil Duraku: Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985, Rilindja, Prishtinë, 1985
Poezia dal Kossovo, Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali, 1999
Hasan Hasani: Leksikoni i Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, Faik Konica, Prishtinë, 2003.
Libri
i tij i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë
për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“ që filloi të jepej në vitin 1983 për
librin më të mirë të autorëve të rinj. Është fitues i vendit të dytë në
konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, të organit të LPK „Zëri
i Kosovës“ dhe i Penës së Artë në takimet pranverore të krijuesve
shqiptarë të Diasporës, më 2001.
Brahim Avdyli është njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve të Zvicrës
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga rifati prej Sun 12 Apr 2009 - 9:42

ibrahim avdyli ka lindur 1960 ne fshatin morine te malsise se gjakoves

qe ne moshe te re u dha pas artit te fjales levizjes per liri dhe bashkim kombetar ka mbaru studimet ne gjimnazin hajdar dushi ne gjakove,ka emigru ne zvicer per arsye qe dihen te shtetit serbe ,ku ka bere gjithqka per luften ,, levizjet e gjithqka per clirimin e kosoves ,shtepia e tije ka qene nje nder bazat e uck ne morine .
avatar
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:19

flm,per kete shtese z. rifati
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:19

Nga libri poetik

''NË HIJEN E ALPEVE''

Rilindja,
Prishtinë, 1983


OPINGAVE TË MIA

Poetët e mëdhenj do të qeshin
me këto vargje për ju

do të neveriten nga era e djersës
dhe era e baltës.

S’ka gjë,
ata kanë tema të mëdha-
fjalori i tyre s’na përmban,

le të na pranojë kjo tokë
ku hapin e lëshojmë pa drojë
me estetikën tonë kryeneçe-

poetët
le të kërkojnë nëpër libra
fjalë të mëdha!

*) Me këtë poezi programatike fillon botimi
i poezive të fillimit të viteve ‘80. Ajo shpreh
programin e poetit për ngjarjet e mëdha.
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:20

TORZO E SHPIRTIT TIM

A mund të komunikoni gjë me njerëzit
unë dhe koha ju gjymtojmë nga pak-
pjesët e copëtuara veç unë ua njoh.

Sa mëkat
ju lindi dhe ju rris të gjymta
për ta bartur tërë jetën
brengën e fjalës së pathënë
peshën e fajit që më përvëlon.

Kështu siç ju shoh
vetëm mua më lëndoni në shpirt
pse s’ua fala bukurinë-
e vërteta është e hidhur si vetë ju!

Lindja juaj lindje e vështirë
vargje të mia-
torzo e shpirtit tim!
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:20

YLLI PIKONTE GJAK

E kam hapur kopertinën
e historisë në muzeume-

në bebëza dyshimi
rrënjët m’i ka mbjellë

dikush në daulle
hidhte vallen e çoroditur

në sofrën e shekujve
zogut
helm i përgaditej!

Qiellit me re të trembura
ylli pikonte gjak….
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:21

E VETEN
E MADHËRON ME FJALË

Kur shqetësimi i detit
përplasej idhshëm brigjeve të kohës
dikush mbillte farën e dështimit

deti përkundte
valët e mllefit

stuhitë pillnin diçka të re në kohë
stërkalat kaltërorin qiellin…

Kush i vodhi pra
pranverat e mia-

djalli në mes të njerëzve
maskën e ëngullit mbanë në fytyrë,

morden e shkep me lule
e veten e madhëron me fjalë !
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:21

PËR AGUN
E NJË ËNDËRRE

Në ç’breg do të përplasen
dallgët e këtij vërshimi

yllit tim sa rudha
do t’i shtohen në ballë

shumë herë më ke thënë
me zjarr mos luaj

e thonjtë ke fshehur
për agun e një ëndërre

një ditë do të çmendem
me marrëzinë e sendeve

dhe s’do të jem tjetër
pos një pikëquditëse e ngrirë!
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:22

PJESËT E EMRIT

1. (Te ishuli i sirenave)

Kah deti rrodha
me lumin e dëshirave
dashurinë si barkë - ëndërrat vela
grushtat plot rreze t’i sjellë në Itakë

Polifemi përtypte pogaçen e diellit
te Ishulli i Sireneve këndonte vdekja!

E dallgët e dhembjes së përgjakur
rrëmbyen lopët e diellit-
Popsekdoni e zgjoi detin në stuhi,

në sytë e mi
ëndërrash shterrur
Nimfa Kalipso mbolli mashtrimin-

pjesët e emrit humbën nëpër rërë.

2. (Bishti i cigares)

Krejt çka më ka mbetur
nuk mjafton për vargjet,

nëse rastësisht u desh të gjendem
në mes valëve të turbullta
s’është e thënë të fundosem…

Sa keq
gjishtat duhet t’i djeg
për ta kuptuar rëndësinë e gjërave të mia !

3. (Gota)

E shterre burimin tim
për etjet e huaja
pjesa ime e mallkuar!

Tash ke për të pëlcitur
prej zbraztësisë

si buzët e mia do të bjezgohesh!

E shterre burimin tim
gjithmonë në duar të huaja!

4. (Guri i mullirit)

Si su lodhe duke përtypur
rruzat e bardha të jetës
mëkatar i rëndë,

kur s’do të kem asgjë
do të hash vetveten pa tjetër!

5. (Gurra)

Hullive rrjedh
damar i kthjelltë i trollit

rrjedhën tënde
nata s’e përgjum

freskinë ta xhelosojnë
djajtë dhe hyjnitë!

6. (Pasqyra)

Para teje
në maje të flokut
më lulëzonte çmendia

sytë më ngjanin
në varreza të pa mbuluara !

E mbaj mend-
të goditja
si Moisiu ndërgjegjen
me shpatë të zhveshur.

7. (Shporta e grisur)

Në barkun tënd të plasur
hija e natës shkujdesur fle

damarëve të një filli të mundur jete
ylli fiket përvujatshëm e ngadalë
si dhembja e gjërave që s’janë më

e asgjë në dorëzën e brejtur harrese

asgjë në boshllëkun tënd
pos viteve
që rrodhën ndër plagë !

8. (Kërruta)

Thinjat e mia
i bart mbi supe

nganjëherë
dridhesh në ngashërim
për rininë e ikur djerrinave

peshën e viteve
ma bart mbi supe,

hapat e fundit m’i numëron.
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:23

FLETË TË SHKËPUTIRA

Në sallën e ambullancës doganore
Rezultatet e shikimit mjekësor presim
Spanja unë dhe Italia,

grupuar sipas valigjeve të dhembjes.

Sa të ngjarë ka kjo sallë
me fytyrat tona-
historira të shkruara ndër rrudha,

Sytë-
fletë të shkëputura ndarjesh!

Rentgeni
nuk i lexon si unë zemrat tuaja
as mushkëritë e grisura
s’ua sheh dot rentgeni!

(Chiasso, 1980)
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:23

BREGUT TË LIQENIT

Shëtis bregut të liqenit
më i quditshmi unë e vetmia,
dielli varet pas kodre
puhia fryen: vërdallë ma sjell
përfytyrimin e vendlindjes.
Qe një pëllumb në qiell
qe një korb-zi pas
qielli mbushet krrokamë përgjakjesh
një barkë e zbrazët lëkundet mbi valë!
…Në këtë shëtitje mbrëmjeje buzë liqenit
brigjet e ëndërres dhembja ime i rrah!

(Locarno, 1980)
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:24

ZOGJTË NË IKJE
I PUSHTOJNË LARGËSITË

Zogjtë në ikje pushtojnë largësitë

ndarja
jehonë trishtimi
binarëve të kujtimit
shpërdanë dhembje

zgjas duart të të mbërrij-
gishtave të mi
pikon vetmia

heshtja vret fjalën e pathënë mbi buzë-

zogjtë në ikje pushtojnë largësitë…
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Mon 13 Apr 2009 - 1:24

KUR DUA TË FLAS,
MBETEM I PAGOJË

Sa herë i ndez qirinjtë në shpirt
filloj përvuajtëshmërisht të digjem

vjen shtërgatë e zezë atëbotë
e piramidat e së vërtetës m’i rrëzon.

Sa herë i zgjoj damarët e gjakut në këngë
e zjarre në zemër i ndez
për ata që ngrihen në hije

vjen fantazmë e mjerë
e më lidhet në dorë…

Dhe kur dua të flas
mbetem i pagojë.
avatar
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga rifati prej Mon 13 Apr 2009 - 3:26

Kush është Brahim Avdyli Brahim Avdyli i takon plejadës së shkrimtarëve të fundit të viteve shtatëdhjetë në poezinë shqiptare. Librin e parë e botoi në vitin 1983 (Në hijen e alpeve, Rilindja, Prishtinë), i cili i kandidua për një shpërblim letrar. Poeti u lind më 1960 në një familje fisnike fshatare të Malësisë së Gjakovës. Ka studjuar me korrespondencë Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë një nga penat e reja kosovare më të censuruara. Pas një pritjeje të gjatë, në vitin 1992 iu botua përmbledhja me poezi Kur zgjohet Dodona (Rilindja, Prishtinë). Më 1994 e pa dritën e botimit vëllimi Pasqyrë e përgjakur (Marin Barleti, Tiranë), i kurorëzuar me një serë vlerësimesh të larta nga kritika letrare. Pasojnë vepra tjera me vlera lirike si: Klithje nga fundi i ferrit (Onufri, Tiranë, 1997, botim i dytë: Jeta e Re, Prishtinë, 2000),
avatar
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Anakonda prej Fri 16 Nov 2012 - 0:35

edhe pse nuk e kisha ngju naj her ket emer prap se prap poezit me pelqyn tej mase
avatar
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POETI YNË BRAHIM AVDYLI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi