Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Konversioni intern

Shko poshtë

Konversioni intern

Mesazh nga Babilonasi prej Sat 1 May 2010 - 2:50

Teprica e energjisë në bërthamë mund të mos emetohet si rreze y, por
t'i "dorëzohet" njërit nga elektronet orbitale (zakonisht nga shtresa
K) dhe ai të hudhet nga atomi me një energji të njëjtë me diferencën e
energjisë së tepërt dhe energjisë së lidhjes. Emetimi i fotoneve si
rreze X (X-ray fotone). Duke përcjellë proceset, si E.C. ose
konverzionin intern, formohet një zbrazëti në një nga shtresat
elektronike, zakonisht ajo K. Plotësimi i kësaj zbrazëtie, me një
elektron nga shtresat tjera me një nivel më të lartë të energjisë,
shoqërohet me emetimin e rrezeve të buta (X) me energji të barabartë me
diferencën midis dy shtresave të involvuara. Një izotop, i përshtatshëm
për aplikim në mjekësinë nukleare, duhet të jetë mundësisht emitues i
pastër i rrezeve gama (pa rrezatim korpuskular ose i njëjti të jetë
minimal), duhet të ketë energji prej 20 KeV deri 1 MeV (por energji më
e përshtatshme që mundëson detektimin me aparatet ekzistuese dhe që ka
efekt minimal të dëmshëm në inde do të ishin vlerat mesatare prej disa
dhjeta deri 200 KeV), duhet të ketë kohën e gjysmëzbërthirmit sa më të
shkurtë, në mënyrë që efektet e dëmshme të zvogëlohen në minimum për
kohën efektive më të gjatë se koha e ekzaminimit. Koha e
gjysmëzbërthimit duhet të mundësojë arritjen nga prodhuesi deri te
shfrytëzuesi dhe kryerjen e procedurës diagnostike.
avatar
Babilonasi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 98
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/04/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi